G Bani largohet nga BBVA, Ledioni i jep lajmin e trishtë

Prime i kësaj të marte ka nisur në një mënyrë tepër të pazakontë, me Ledion Liçon që u fut në shtëpi.

Ai i dha një lajm të trishtë G Banit, babai i së cilit ka pësuar një ishemi dhe ndodhet në spital në Londër.

“Keni kaluar disa ditë jo dhe fortë të mira për shkak të gripit por më vjen mirë që jeni të gjithë mirë. Sonte duhet të vija brenda për dikë prej jush që duhet t’ia thoja vetë. Nuk është shumë e rëndë. G Bani duhet të të them diçka. Pak kohë më parë na kanë njoftuar se babai yt është sëmurë dhe ndodhet në spital. Ka pësuar një ishemi dhe për momentin gjëndja është e stabilizuar. Mami dhe vëllai e dinë sa shumë ti e do këtë eksperiencë, por ata duan që të ndodhesh pranë tij këto momente. Produksioni të ka prerë biletën e avionit që të nisesh për në Londër që këto momente”, i tha Ledioni banorit.

Ky i fundit, menjëherë është çuar dhe ka zgjedhur që të largohet nga shtëpia, për t’iu gjendur pranë babait të tij.

Publikohen pamje, Gjesti dhe Egli shkëmbejnë puthje tjetër pasionante

Puthja në buzë që ndodhi mes Gjestit dhe Eglit, të shtunën gjatë natës Prime, nuk mbeti e vetmja.

Ishte e para dhe jo e fundit!

Në promon e publikuar sot nga BBVA, shihet dyshja duke u puthur edhe në dhomën e rrëfimeve.

Se çfarë po ndodh mes tyre, dhe cila do të jetë lidhja e tyre, është ende e dyshimtë, pasi siç dihet deri më tani raporti i tyre është ende shumë i lëkundur.

Por, mbetet ta kuptojmë në vijim!

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren – kapet nga kamerat e sigurisë

Një incident i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një qytetar është kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin.

Ngjarja ka ndodhur në ditën e tretë të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e bërë aktin edhe më të ndjeshëm për besimtarët myslimanë.

Pamjet e këtij veprimi janë shpërndarë në Facebook nga qytetari, Halid Jonuzi.

Grisja e Kuranit vazhdimisht ka nxitur reagime të forta tek myslimanët, të cilët e konsiderojnë një veprim fyes dhe provokues ndaj besimit të tyre.

Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë dënuar ashpër aktin, duke e quajtur një shkelje të vlerave fetare dhe duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve kompetente për të marrë masa kundër personit të përfshirë.

Duhet kujtuar se burri që pati nxitur protesta të dhunshme pas djegies së librit të shenjtë Kuranit, është qëlluar për vdekje në Suedi, në fund të muajit janar të 2025-ës.