Ky është i dyshuari kryesor për vra’sjen e rreshterit në Kaçanik

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të miturit Rejan Bela, si i dyshuar kryesor për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik.

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të miturit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale në bashëkryerje vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e gjtkatës Themelore në Ferizaj.

Ndryshe gjatë ditës së sotme burime të IndeksOnline, të afërta me hetimet, kanë konfirmuar ekskluzivisht se personat e arrestuar janë: Rejan Bela, Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Qaka.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti për të Mitur – Shabi Idrizi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi I bazuar, se më datë 1 prill 2025 rreth orës 23:00 në Kaçanik, përkatësisht në hyrje të një ndërtese, i mituri në bashkëkryerje me madhorët H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K. dhe D.G., me dashje dhe me përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policorë – Rreshter M.L., me detyrë në Stacionin Policorë në Kaçanik, në atë mënyrë që viktima pas përfundimit të orarit të punës në ora 22:53, rrugës për në banesën e tij ku i njëjti ishte përcjellur në vazhdimësi nga madhorët deri tek hyrja e banesës së tij, ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ai ka jetuar, duke u ngjitur shkallave, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor, pas tij hyn edhe i mituri ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gërzhoja të kalibrit 9.19 mm dhe nga plagët e marra viktima M.L., në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, e pastaj i mituri pas kryerjes së vrasjes ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të një lokali, ku bashkohet me të pandehurin R.M., i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes një rrufe të qytetit ku ishin duke vrapuar I mituri dhe i pandehuri dëgjohet një zë duke i thënë “Bravo ik”, paraprakisht nga pamjet e kamerave vërehet i mituri së bashku me të pandehurin R.M. dhe V.Ç., dhe lëvizjet e të pandehurve tjerë, ndërsa pas vrasjes i pandehuri D., ka ndihmuar të miturin të largohet nga vendi i ngjarjes kurse i pandehuri H.B., rreth 14 minuta mbrapa vrasjes vjen në vendin e ngjarjes ndërsa pas 2 minutave largohet”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Në njoftim po ashtu thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK- së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Gjesti reagon pas fitimit të BBVA: Jam tu u ndi…

Fituesi i Big Brother Vip Albania, Gjesti pak minuta më parë ka bërë reagimin e parë përmes rrjeteve sociale.

“Po dal prej ni eksperience qe s’kom me harru kurre! S’e kom dite qe jashte atyne mureve ka me m’prit kaq shume dashni. Jom tu u ndi shume i bekum! Falemnderit per krejt mesazhet, dashnine dhe përkrahjen qe ma keni dhon! Prej pamundësisë me ja kthy secilit, po du me ju thonë qe jom shume mirënjohes edhe ju du pafund.! Gati per patitullin e ri.”, ka shkruar Gjesti ,transmeton IndeksOnline.

Nga ana tjetër, Gjesti po vazhdon romancën e krijuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Ai dhe Egli nuk po ndahen nga njëri- tjetri.