“Shpërthen rrjeti”, Gjesti komentohet nga artisti me famë botërore

Fituesi i Big Brother Vip Albania 4, Gjesti ka marrë vëmendje pasi këngëtari i njohur australian Dean Lewis komentoi në një nga postimet e tij në Instagram.

Në video ku ishte përdorur kënga “With You”, Dean Lewis reagoi me tre zemra të kuqe, një shenjë vlerësimi që tregon se muzika e Gjestit po dëgjohet përtej kufijve.

Ky moment është parë nga ndjekësit si një hap i rëndësishëm për afirmimin e artistëve shqiptarë në skenën globale.

Zbulohen detajet e fundit nga lidhja Gjesti-Egli

Marrëdhënia e Gjestit dhe Egli që pas ‘BBVA’ është mjaftë e përfolur në mediat rozë, Gazetari Tiron Alili ka ndarë disa detaje të reja për çiftin e ri.

Mes uljeve dhe ngritjeve që kishin në shtëpinë m të famshe në vend, ndërsa jashtë saj sipas Alilit raporti i tyre po vazhdon të jetë mjaftë i ngushtë, shkruan “Kosovarja”.

Mes tjerave ai thekson se Gjesti dhe Egli po vazhdojnë të qëndrojnë së bashku në hotel, e gjatë ditës së sotme e pranishme ishte edhe motra e Eglit e cila kaloi disa çaste bashkë.

Sipas tij, çifti po qëndron larg vëmendjes mediatike dhe ndjekësve për një periudhë të pacaktuar.

Për më shumë ndiqeni në video.

 

 

Përplasja me Ramën, deklarohet Sejdiu: U ndjeva…

Ish nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka folur për përplasjen që pati sot me kryetarin aktual të kryeqytetit, Përparim Rama, për Planin Zhvillimor.

“U ndjeva jashtëzakonisht keq, sjellja ke e keqe, intimiduese”, tha ai në T7.

“Kryetari e kish thirr seancën prapë për të martën që ta kalojë këtë dokument. Nëse kalon duhet me i dërgu krejt komentet brenda 30 ditëve”, tha ai.

“Pa konsultim publik është brengosëse. Nuk kemi pa që ka marrë feedback prej qytetarëve”, shtoi ai.

Sejdiu pati kritika edhe sa i përket arsimit në kryeqytet.

“A ka digjitalizim?…Shkollat që janë përfundu u patën nis në mandatin e kaluar”, tha ai.

Egli shkakton trazira në rrjet, bën veprimin e papritur ndaj motrës së Gjestit

Nga romanca e njohur mes Gjestit dhe Eglit, një ngjarje e papritur ka tronditur fansat dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Një veprim i papritur i Eglit ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, i cili me padurim ndjek çdo hap të çiftit të njohur.

Në një moment të papritur, Egli ka hequr motrën e Gjestit, Blerina, nga lista e tij e ndjekësve në rrjetin social. Ky veprim ka ngritur shumë pyetje, sidomos pasi Blerina kurrë nuk e kishte ndjekur Eglin në llogarinë e saj, duke lënë pas vetes një mister të paqartë rreth marrëdhënies mes të dyve. Mënyra se si kanë reaguar fansat, dhe dyshimet që kanë lindur në lidhje me marrëdhënien e tyre, janë bërë temë diskutimi e vazhdueshme.

Ngjarjet e tilla në jetën e personazheve publikë sipas zakonit bëjnë jehonë të madhe, veçanërisht kur ato lidhen me dinamika familjare dhe lidhjeve romantike.

E gjithë kjo ka tërhequr vëmendjen e fansave të çiftit, të cilët nuk kanë munguar të hedhin dyshime se marrëdhënia e Gjestit dhe Eglit ndoshta nuk është në gjendjen më të mirë. Megjithatë, vetë ata nuk kanë bërë asnjë komentin publik në lidhje me këtë situatë.

Ndërkohë, kujtojmë se në festën e organizuar nga ‘Big Brother’, Gjesti dhe Egli ishin shfaqur bashkë dhe dukeshin më të lumtur se kurrë. Kjo atmosferë e dashurisë dhe gëzimit duket se tani është zbehur nga vendimi i Egli për të hequr Blerinën nga lista e ndjekësve, i cili ka komplikuar situatën. Ajo çfarë sheh opinionin publik është se marrëdhëniet janë të ndërlikuara dhe të mbushura me tensione.

Blerina, e cila është gjithashtu një figurë e njohur në media, ka ndarë momente të shumta nga jeta e saj personale, por këtë herë mbetet e panjohur se si ajo e percepton këtë veprim të Eglit. Fansat e saj dhe atij të Gjestit janë të etur për të kuptuar se çfarë fshihet pas kësaj lëvizjeje të papritur, e cila duket se është një pasqyrë e marrëdhënies së komplikuar që ata të dy kanë me njëri-tjetrin.

Përveç aspektit emocional, ky veprim i Eglit gjithashtu ngre pyetje të tjera më të gjera rreth aspekteve sociale dhe ndikimit që kanë fansat në jetën private të personazheve të njohur. Si duhet t’i përgjigjen publiku, dhe cila është përgjegjësia që ata kanë në ruajtjen e një imazhi të pastër për idhujt e tyre?

Në këtë kontekst, ndikimi i medieve sociale është gjithmonë në rritje, duke krijuar një hapësirë ku çdo veprim mund të merr një kuptim më të thellë, të cilin ndoshta as vetë protagonistët nuk e kuptojnë. Kjo situatë është një përkujtim se fama ka çmimin e saj, dhe ndjeshmëria e marrëdhënieve njerëzore është diçka që shpesh mund të lihet pas).

Për momentin, fansat do të vazhdojnë të spekulojnë për marrëdhënien mes Egli dhe Gjestit, duke shpresuar për ndonjë sqarim ose reagim nga ana e çiftit. Përfundimisht, e vetmja gjë që mbetet të pritet është se si do të evoluojnë ngjarjet në ditët në vijim dhe nëse kjo situatë do të sjellë më shumë sfida për marrëdhënien e tyre.

Egli publikon foto nga makina, por a është Gjesti me të?

Gjesti dhe Egli vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të ‘Big Brother VIP Albania’ andaj veprimi i fundit nga këngëtarja ka ngjallë reagime nga ndjekësit.

Një foto e publikuar nga Egli ku shihet në veturë nga ulësja e pasagjerit, fansat kanë aluduar se shofer ndoshta mund të jetë Gjesti.

Por Tako është shfaqur mjaftë e rezervuar duke mos ndarë detaje më tepër.

Pas kësaj përvoje, çifti mori pjesë në festën e ‘Top Channel’, duke u shfaqur më të lumtur se kurrë.

Javë historike për Gjestin, arrin një tjetër sukses

Një javë historike për këngëtarin Gjesti.

Me 19 prill Gjesti u shpall fitues i Big Brother VIP Albania 4, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, shkruan Indeksonline.

Por suksesi nuk ndalet me kaq, pasi profili i tij në Instagram shpërtheu, duke kapur shifrën 600 mijë ndjekës.

Kjo rritje e madhe dëshmon për dashurinë e madhe që publiku ka treguar për të gjatë gjithë rrugëtimit të tij në “Big”.

 

“Natën e mirë!”, ishte fraza me të cilën Gjesti mbylli finalen, por për të duket se kjo është vetëm fillimi i një rruge edhe më të ndritur në karrierën publike.

Me këtë fitore dhe këtë përkrahje të madhe në rrjete sociale, Gjesti pritet të jetë një nga figurat më të rëndësishme të showbiz-it shqiptar në muajt që vijnë./Indeksonline/