Duda Balje kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga Sadri Ramabaja

Deputetja Duda Balje ka paditur për shpifje analistin Sadri Ramabaja për deklaratën e tij se kishte informacione që Balje ishte “takuar me Milan Radoiçiq më 28 shkurt”.

Balje tha se sot dorëzoi padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe tha se shpreson se më këtë do t’i ruhet imazhi “i cenuar” nga Ramabaja.

“Siç kam paralajmëruar para dy javësh përmes profileve të mia në rrjete sociale, kam angazhuar përfaqësuesin tim të autorizuar Avokat Fanol Krasniqi të ngre padi për shpifje ndaj z. Sadri Ramabaja, lidhur me deklarimet e tij ndaj meje në emisionin “Debat Plus” në RTV “Dukagjini”, transmetuar më 7 prill 2025, deklarime këto që përbëjnë shpifje. Sot, më 25 prill 2025, kemi dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Shpresojmë që kjo padi të ndikojë sadopak në përmirësimin dhe ruajtjen e imazhit tim, i cili është cenuar nga deklarimet e tani të paditurit Ramabaja”.

Ajo kërkoi përmbajtje në deklarime që dëmtojnë të tjerët.

“Lutemi që të gjithë qytetarët të përmbahen nga deklarime, posaçërisht deklarimet publike me të cilat mund të shqetësojnë apo dëmtojnë të tjerët sikur në rastin tim. Për mua personalisht kanë vlerë mendimet e gjithsecilit, dhe të gjitha mundohem t’i vlerësojë në kuadër të kapaciteteve të mia, natyrisht, përveç atyre që përmbajnë të pavërteta, janë të dëmshme apo janë dashakeqe. Deklarimet e tilla me përmbajtje propagandistitke kanë pasur ndikim që unë dhe familja ime të ndihemi të shqetësuar!”.

Më herët këtë muaj Ramabaja tha se ka informacione se Balje ka pasë kontakt me Milan Radoiçiqin – ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili kishte deklaruar se ishte organizator i sulmit të armatosur në Banjskë.

“Unë e kam pasë informacionin se ajo është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt, ose ka pasë telefonatë”, kishte thënë ai.

Thaçi deklarohet i pafajshëm për formën e re të përgjegjësisë që iu shtua në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Hashim Thaçi ka deklaruar se është i pafajshëm për formën e re të përgjegjësisë për ‘nxitje’, e cila iu shtua pas një vendimi të Apelit në rastin e tij kundër administratës së drejtësisë. Në këtë rast, ai është i akuzuar së bashku me Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun, Isni Kilajn dhe Hajredin Kuçin.

Deklaratën e tij, Thaçi e ka dorëzuar me shkrim përmes mbrojtjes më 24 prill 2025.

“Në përputhje me Rregullën 92 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, deklarata me shkrim e z. Thaçi për mospranim të fajësisë për secilën pikë dhe akuzë në Aktakuzën e Rikonfirmuar të ndryshuar, përfshirë edhe formën shtesë të nxitjes për Pikat 1 deri në 3, është e bashkangjitur me këto parashtresa”, thuhet në njoftimin e mbrojtjes së Thaçit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më 14 prill 2025, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, ka ndryshuar vendimin e saj të mëparshëm për konformimin e aktakuzës, kështu duke konfirmuar formën e përgjegjësisë penale për Thaçin që bie në bazë të nenit 32 (3) të KPRK-së që ka të bëjë për shtytje në kryerjen e veprës penale të “Pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, në bazë të nenit 401 (3) dhe (5) të KPK-së.

Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka aprovuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë ndaj vendimit për konfirmimin e aktakuzës në rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilat, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, ku është shtuar një formë e përgjegjësisë penale ndaj Thaçit në rastin kundër administrimit të drejtësisë..

Nga katër pika të ankesës së ZPS-së, u pranua vetëm ajo që kishte të bënte me përgjegjësinë e Thaçit për nxitjen e Kilajt, Smakajt dhe Fazliut për të kryer veprën penale të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Paneli i Apelit ka marrë vendim që një nga katër pikat që kishte ngritur ZPS-ja kundër vendimit për konfirmimin e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, ta pranojë lidhur me përgjegjësinë penale të Thaçit për ‘nxitje’ në kryerjen e veprës penale “Pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Pika e katërt e ankesës së ZPS-së, kishte të bënte me kundërshtimin e konstatimit të gjyqtares që neni 32 (3) i KPRK-së nuk zbatohet për veprën e “Pengim i personave zyrtarë” sipas nenit 401 (3) dhe (5) të KPRK-së.

Sipas ZPS-së, gjyqtarja ka gabuar kur ka konstatuar se për shkak se neni 401 (3) dhe (5) të KPRK-së nuk parashikon dënim deri në pesë vjet burgim, për rrjedhojë neni 32 (1) nuk është i zbatueshëm pasi sipas saj kjo dispozitë zbatohet vetëm për vepra që janë të dënueshme më pak se pesë vjet.

Sipas ZPS-së, gjykatësi i procedurës paraprake ka gabuar duke konstatuar se, për shkak se neni 401 (3) dhe (5) i KPK-së parashikon dënim nga një deri në pesë vjet burgim, neni 32 (3) nuk ishte i zbatueshëm, pasi kjo dispozitë zbatohet vetëm për vepra të dënueshme me të paktën pesë vjet burgim. Mbrojtja e Thaçit kishte thënë se gjyqtarja e ka interpretuar saktë këtë nen.

Neni 32 (3 ) i KPRK-së për “Shtytje” thotë se “Kushdo që me dashje shtytë personin tjetër të kryejë vepër penale të dënueshme me së paku pesë (5) vjet burgim dhe vepra penale as që është tentuar, shtytësi dënohet për tentativë”.

Sipas Panelit, gjyqtarja kishte konstatuar se vepra që bie në nenin 401 (3) të KPRK-së është e dënueshme nga 1 deri në 5 vjet burgim, prandaj e përjashtoi përgjegjësinë e Thaçit sipas nenit 32 (3) të KPRK-së për pikën 1, 4 dhe 4 të aktakuzës.

Veç kësaj, paneli kishte thënë se ka mospajtime për interpretimin e këtij neni pasi sipas tyre, panele më të ulëta kanë interpretuar që ky nen është i zbatueshëm për veprat penale të dënueshme mbi pesë vjet dhe disa për ato të dënueshme nën 5 vjet.

Në vendim thuhet se me shumicë votash, Paneli ka rënë dakord me ZPS-në, duke thënë se neni 32 (3) duhet të zbatohet për vepra që përfshijnë ose edhe i tejkalojnë pesë vite burgim.

“Si rezultat, Paneli konstaton, me shumicë votash, se duke qenë se vepra e pengimit të personave zyrtarë është e dënueshme në format e saj të rënduara me burgim nga një (1) deri në pesë (5) vjet, forma e tretë e nxitjes sipas nenit 32(3) të KPK-së është e zbatueshme në këtë rast”, thuhet në vendim.

Si rrjedhojë, ata e konsideruan gabim konstatimin e gjyqtares së ky nen nuk ishte i zbatueshëm për veprën “Pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”. Kështu që paneli, pranoi pikën katër të ankesës së ZPS-së.

“Duke qenë se konstatimi për ekzistencën e një dyshimi të bazuar mirë se Thaçi i ka nxitur Fazliun, Smakajn dhe Kilajn për të kryer veprën penale të pengimit të personave zyrtarë përfshin një vlerësim faktik të provave, çështja i kthehet Gjykatësit të Procedurës Paraprake për shqyrtim të mëtejshëm”, thuhet tutje në vendim.

Ndryshe, në këtë rast Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt me 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe Fahri Fazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe VllaznimKryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të privilegjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës

Lekaj për Kurtin: Nuk ka lënë gjë pa sharë, nuk ka lënë figurë politike pa fyer

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë kritik ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për situatën në të cilën është vendi për mos konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Në emisionin DPT Fidani, Lekaj është shprehur se Kurti do të duhej të sillej më mirë me partitë e tjera politike që t’i ketë votat, për t’u votuar propozimi për kryetare të parlamentit që është Albulena Haxhiu.

I njëjti shtoi se Kurti ka fyer kryetarët e partive të tjera politike.

“Këtë shkollën e fyerjeve e ka sjellë vet Z.Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka lënë gjë pa sharë, nuk ka lënë gjë pa fyer, nuk ka lënë figurë politike apo kryetarë të subjekteve politike pa i fyer këto katër vite”.

“Dhe ajo çfarë ka ndodhur? Është dashtë ne të mendojmë të gjitha subjektet politike pa përjashtim se do të vijë një ditë që duhet të ketë bashkëpunim”, ka thënë Lekaj

Ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Një prej zyrtarëve publikë me pagën më të lartë në vend vazhdon të mbetet drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovë (Trust), Adrian Zalli.

Pas tij, pason guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, që paguhet gati sa Zalli.

Sipas Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, drejtori Adrian Zalli merr pagë vjetore 56 mijë e 823 euro ose 4 mijë e 735 euro pagë mujore.

Pagën vjetore, Zalli e ka deklaruar për vitin 2025 në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), raporton KosovaPress.

Përveç pagës së majme, Adrian Zalli ka deklaruar gjithashtu edhe paratë e gatshme në llogari rrjedhëse, siç deklaron ai në APK, ka mbi 200 mijë euro para të gatshme të kursyera në depozita, në euro dhe në valuta tjera të huaja.

Zalli ka deklaruar se posedon një veturë të blerë në vitin 2007 në vlerë 14 mijë e 800 dollarë.

Zyrtari tjetër më i paguar në vend pas Zallit, është guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

As Ismaili nuk qëndron keq me pagë mujore.

Ismaili ka deklaruar pagën vjetore 51 mijë e 793 euro ose 4 mijë e 316 euro ose pagë mujore.

Të dy zyrtarët e lartë përmendur kanë pagën me të lartë edhe se të presidentit dhe kryeministrit në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar në APK për vitin 2025, pagën vjetore 33 mijë e 104 euro ose 2 mijë e 758 euro pagë mujore.

Ndërsa, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar sivjet pagën vjetore 20 mijë e 278 euro ose pagë mujore 1 mijë e 689 euro. Derisa Glauk Konjufca më 31 mars 2025 ka deklaruar në APK si kryetar i Kuvendit të Kosovë, pagën vjetore 35 mijë e 857 euro.

A i ra Jozi pishman për shpullën ndaj Gjestit?

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Rexha ka folur rreth incidentit në BBVA, kur Jozi goditi me shpullë fituesin e këtij shou, Gjestin.

Duke qenë kolegë me Jozin, Rexha thotë se pas këtij incidenti, është i sigurt që Jozi i ka rënë pishman,dhe është penduar. Jozi më ka thirrur menjëherë, por unë nuk kam dashur t’ia hapi telefonin”, u shpreh Rexha.

Për më shumë klikoni në videon e mëposhtme:

Paralajmërohet sulme fizike mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Në episodin e sotëm të emisionit Kosova LIVE në T7, u trajtua tema politike lidhur me dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

I ftuar në studio ishte juristi Xhevdet Smakiqi, i cili dha një vlerësim kritik dhe të drejtpërdrejtë për situatën aktuale politike.

Gjatë diskutimit, Smakiqi bëri një deklaratë të fortë duke thënë se nëse Albulena Haxhiu emërohet kryetare e Kuvendit, kjo mund të sjellë përplasje serioze në sallë, madje edhe fizike.

Refuzimi i ftesës së Prokurorisë për të dëshmuar, Kurti mund të dënohet me burg

Drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani, është deklaruar për “Front Online” rreth pasojave ligjore për dëshmitarët që refuzojnë të dëshmojnë, si në rastin e kreut të LVV-së, Albin Kurti.

Ajo tha se sipas Kodit të Procedurës Penale, nëse një dëshmitar vazhdon të refuzojë të dëshmojë pas shqiptuarjes së gjobave, ai mund të burgoset.

 

Demolli-Nimani gjithashtu ka nënvizuar se ky kod nuk parashikon përjashtime për zyrtarët e lartë publik, duke thënë se ata janë të detyruar të dëshmojnë si çdo qytetar tjetër.

“Paragrafi 1 dhe 2 i nenit 132 i Kodit të Procedurës Penale e parasheh qartë se nëse edhe pas gjobave të shqiptuara, dëshmitari vazhdon të refuzojë të dëshmojë, ai mund të burgoset. Burgimi zgjat derisa dëshmitari nuk pranon të dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij bëhet i panevojshëm, ose derisa procedura të përfundojë, por nuk mund të zgjas më shumë se 1 muaj. Ky kod nuk parasheh përjashtime për zyrtarët e lartë publik”, deklaroi ajo.

Ja ku do ta shohim Egli Takon së shpejti në ekran

Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, ka ardhur në sezonin e 43-të, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm.

Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar do t’ju bashkohen emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, do të bëhen pjesë gazmore e gjithë familja shqiptare këtu dhe kudo ndodhen nëpër botë.

E ftuar në shfaqjen e 30 Prillit, në “Portokalli” do të jetë Egli Tako ku do ta shohim totalisht ndryshe.

“Albin Kurtin e pret burgu, dy herë u gjobit financiarisht”

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është dënuar edhe me 250 euro gjobë nga Gjykata Themelore e Prishtinës për shkak të refuzimit të paraqitej në Prokurorinë Speciale për intervistim si dëshmitar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Kjo është hera e dytë që dënohet financiarisht Kurti, ndonëse për herën e parë që ishte dënuar shefi i Qeverisë kishte bërë ankesë.

 

Në rast se sërish, ish-kryeministri Albin Kurti e refuzon ftesën e Prokurorisë për të dëshmuar, sipas njohësve të ligjit, ai mund të burgoset për një muaj.

Avokati Arbër Jashari për “Front Online” ka folur lidhur me gjobën e dytë të shqiptuar nga Gjykata për mosprezencën e kreut të LVV-së Albin Kurti në ftesat e Prokurorisë, ku ai ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit.

Jashari tha se Prokuroria mund ta ftojë sërish për intervistë, ose mund të heqë dorë nga marrja e deklaratës së tij, duke e lënë për një fazë më të vonshme.

 

“Prokuroria mund ta ftoj serish në intervistë, ose mund të heq dorë nga marrja e deklaratës se tij, duke e lënë për ndonjë fazë të me vonshme, nëse kjo do të konsiderohej si relevante”, shprehet ai.

Në rast se Kurti ftohet përsëri dhe nuk paraqitet, Jashari thotë se ai mund të përballet me shoqërimin me dhunë dhe burgimin.

Sipas avokatit, burgimi mund të zgjasë deri një muaj, derisa dëshmitari të pranojë të dëshmojë, ose derisa dëshmia të bëhet e panevojshme.

“Në rast se z. Kurti ftohet serish nga ana e prokurorisë, dhe ai nuk paraqitet, atëherë mund të përballet me pasoja me të rënda, siç janë shoqërimi me dhunë dhe burgimi. Burgimi zgjat derisa dëshmitari nuk pranon te dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij behet i panevojshëm, ose derisa procedura te përfundojë, por jo me shumë se nje (1) muaj. Kjo, bazuar ne nenin 132 të Kodit të Procedurës Penale”, theksoi avokati Jashari.

Avokati Xhevdet Smakiqi është prononcuar për “Front Online” në lidhje me çështjen e dëshmitarit Albin Kurti, i cili ka refuzuar ti përmbahet ftesave të Prokurorisë.

Ai ka thënë se, megjithëse neni 132 i Kodit të Procedurës Penale parashikon një gjobë prej 250€ për dëshmitarët që refuzojnë të dëshmojnë, kjo nuk e mundëson gjyqtarin të vendosë gjobën më shumë se një herë.

“Edhe pse neni 132 i Kodit të Procedurës Penale nuk e saktëson se sa herë dëshmitari refuzues mund apo duhet të gjobitet me 250€ kur refuzon ftesat e Prokurorisë së Shtetit dhe Gjykatës, kjo dispozitë nuk i garanton gjykatës apo gjyqtarit të procedurës paraprake diskrencion të pa kufizuar që ta dënon me gjobe disa herë dëshmitarin Albin Kurti”, shprehet ai.

Smakiqi ka shtuar se gjyqtari në këtë rast nuk ka të drejtë të aplikojë përsëri masën e gjobës, pasi dëshmitari, Albin Kurti, ka sfiduar publikisht ftesat dhe ka refuzuar të paguajë gjobën.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake i kësaj çështje konkrete penale ku dëshmitari refuzues Kurti publikisht ka sfiduar PSRK-ne në dy ftesa për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, ka deklaruar publikisht se nuk do ti përgjigjet ftesave ka kanosur verbalisht që prokurorët të vijnë në zyrën e tij nëse kanë guxim, ka refuzuar pagesën e gjobës në këto rrethana gjyqtari i çështjes nuk mund te provoj me masën e njëjtë”.

Ai ka sugjeruar që, duke pasur parasysh veprimet e Kurti-t, gjyqtari duhet të vendosë për burgimin 30 ditor, duke i dhënë fund abuzimit me sistemin dhe duke ruajtur besimin e publikut në drejtësi.

“Gjyqtari nëse vazhdon me keqpërdorë diskrecionin e paragrafit të nenit 132 të KPPRK-së e privilegjon dëshmitarin dhe dorëzohet para sjelljes anarkiste të dëshmitarit dhe kjo shemb besimin e publikut në drejtësi. Kjo qasje e gjyqtarit mund te konsiderohet edhe shmangie nga guximi profesional për ta zbatuar saktë nenin për ti caktuar dëshmitarit refuzues burgimin 30 ditor”, tha ai.

Drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani, është deklaruar për “Front Online” rreth pasojave ligjore për dëshmitarët që refuzojnë të dëshmojnë, si në rastin e kreut të LVV-së, Albin Kurti.

Ajo tha se sipas Kodit të Procedurës Penale, nëse një dëshmitar vazhdon të refuzojë të dëshmojë pas shqiptuarjes së gjobave, ai mund të burgoset.

Demolli-Nimani gjithashtu ka nënvizuar se ky kod nuk parashikon përjashtime për zyrtarët e lartë publik, duke thënë se ata janë të detyruar të dëshmojnë si çdo qytetar tjetër.

“Paragrafi 1 dhe 2 i nenit 132 i Kodit të Procedurës Penale e parasheh qartë se nëse edhe pas gjobave të shqiptuara, dëshmitari vazhdon të refuzojë të dëshmojë, ai mund të burgoset. Burgimi zgjat derisa dëshmitari nuk pranon të dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij bëhet i panevojshëm, ose derisa procedura të përfundojë, por nuk mund të zgjas më shumë se 1 muaj. Ky kod nuk parasheh përjashtime për zyrtarët e lartë publik”, deklaroi ajo.

Paralajmërohet burgimi i Kurtit, ose…

Jashari tha se Prokuroria mund ta ftojë sërish për intervistë, ose mund të heqë dorë nga marrja e deklaratës së tij, duke e lënë për një fazë më të vonshme.

“Prokuroria mund ta ftoj serish në intervistë, ose mund të heq dorë nga marrja e deklaratës se tij, duke e lënë për ndonjë fazë të me vonshme, nëse kjo do të konsiderohej si relevante”, shprehet ai.

Në rast se Kurti ftohet përsëri dhe nuk paraqitet, Jashari thotë se ai mund të përballet me shoqërimin me dhunë dhe burgimin.

Sipas avokatit, burgimi mund të zgjasë deri një muaj, derisa dëshmitari të pranojë të dëshmojë, ose derisa dëshmia të bëhet e panevojshme.

“Në rast se z. Kurti ftohet serish nga ana e prokurorisë, dhe ai nuk paraqitet, atëherë mund të përballet me pasoja me të rënda, siç janë shoqërimi me dhunë dhe burgimi. Burgimi zgjat derisa dëshmitari nuk pranon te dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij behet i panevojshëm, ose derisa procedura te përfundojë, por jo me shumë se nje (1) muaj. Kjo, bazuar ne nenin 132 të Kodit të Procedurës Penale”, theksoi avokati Jashari.