Personi që vdiq në aksidentin në Suharekë është mik i Anton Qunit, ky bën një postim prekës

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën ndërmjet fshatrave Shirokë dhe Sopij të komunës së Suharekës, ku si pasojë e një vetaksidenti ka humbur jetën një person, shkruan Insajderi.

Personi që humbi jetën është Enver Kolgeci, mik i Anton Qunit.

Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person
Quni ka reaguar në “Facebook”, duke e vlerësuar lart personalitetin e të ndjerit.

“Lamtumirë Enver Kolgeci Miku im Enver, ike herët duke m’i lënë vetëm kujtimet. Do të të kujtoj me të gjitha ato vlera njerëzore; i drejtë e i sinqertë, këmbëngulës, gazmorë e i fjalës. Ishe shembull se si me modesti ju gëzoje fitoreve e sa me dinjitet i përballoje humbjet dhe dhimbjet. Jam krenar që të njoha dhe të kisha mik të veçantë!Pushofsh në paqe!“, shkroi ai.

Shqetësuese për qytetarët: Rritet çmimi i bukës

Ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë, çmimi i bukës në Gjakovë ka shënuar ngritje.

Nga sot (e premte), qytetarët do të paguajnë deri 0.70 euro për bukën, në vend të 0.50 eurove sa ishte më parë.

Kryetari i Shoqatës së Furrtarëve në Gjakovë, Genc Fetahu, tha se kjo rritje ishte e pashmangshme, për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve bazë që përdoren për përgatitjen e bukës.

“Çmimi i miellit, energjisë elektrike, punës, tatimeve – të gjitha janë rritur ndjeshëm. Nuk kishim si ta shmangnim rritjen e çmimit të bukës. Nëse nuk e rrisnim, do të punonim me humbje”, deklaroi Fetahu për televizionin lokal Tv Syri Vizion.

Ai theksoi se furrtarët janë përballur me rritje të dyfishtë të çmimeve të furnizimeve, ndërsa shtoi se vendimi për çmimin e ri është marrë në koordinim me të gjithë furrtarët e komunës.

Reagime të përziera nga qytetarët

Rritja e çmimit të bukës ka shkaktuar reagime të shumta në mesin e qytetarëve të Gjakovës. Shumë prej tyre janë të shqetësuar, duke theksuar se kostoja e jetesës po rritet përditë, ndërsa të ardhurat mbeten të njëjta.

“Rritja e çmimit të bukës, së bashku me rritjen e rrymës, po ndikon në të gjitha produktet. Po bëhet gjithnjë e më vështirë për ne”, tha një qytetar.

Një tjetër qytetar vlerësoi situatën më ndryshe, duke thënë se edhe furrtarët nuk kanë faj, pasi janë prekur nga të njëjtat rritje të çmimeve. Ai vuri në dukje edhe problemin e shpërdorimit të bukës nga qytetarët.

“Na nuk ia dimë vlerën bukës. E gjen në kontejnerë. Rritja po godet më së shumti pensionistët e familjet në asistencë sociale”.

Qytetarët shpresojnë që rritja e çmimit të bukës të mos pasohet me rritje të tjera të produkteve bazike, pasi kjo do të rëndonte edhe më shumë shportën familjare të konsumatorëve në Gjakovë dhe më gjerë.

VIDEO: Koncerti i Gjestit, Oriola Marashi i përmend Xhenetën

Mbrëmë Gjesti ka mbajtur koncertin e tij të parë pas daljes nga BBVA.

Aty ishte e pranishme edhe modelja e njohur Oriola Marashi. Ajo ka ndarë disa storie.

Por, në një prej tyre teksa këndon këngën e Gjestit, ajo vërehet se për pak sa nuk e thotë emrin e Xhenetës me të cilën këngëtari kishte pasur lidhje sa ishte në BBVK, shkruan Insajderi.

“Se ti je Xhenki jem”, ishte një pjesë që Gjesti i kishte dedikuar Xhenetës, ndërsa modelja Oriola Marashi dëgjohet duke thënë “se ti je xhe-loqka jem”.

 

28-vjeçari nga Kosova vdes aksidentalisht në Zvicër, sot iu dha lamtumira e fundit

Një 28-vjeçar nga Kosova, Fluturim Rexha, që jetonte dhe vepronte në Zvicër, ka vdekur tragjikisht në një kantier ndërtimi.

Sipas medieve zvicerane dhe familjarëve të të ndjerit, i njëjti vdiq në një kantier të madh ndërtimi në Schlieren të Kantonit të Cyrihut të mërkurën.

Ndërsa Rexha është varrosur në fshatin e tij në Dobrosh të Gjakovës, transmeton Klankosova.tv.

Për varrimin e Rexhës ka shkruar ish-deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila tha se Rexha ishte nxënës shembullor dhe me kulturë të lartë.

“Sot me nderimet më të larta, me pikëlim të madh i dham lamtumirën e fundit bashkëvendasit tonë të shkëlqyeshëm, ish nxënësit tonë shembullor që kurdo rrezatoi dashuri dhe kulturë të lartë njerëzore dhe qytetare, Fluturim (Ramiz) Rexha”, shkroi ajo.