Gjesti flet për Xhenetën pas fitorës në BBVA, befason me fjalët për të

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, bëri paraqitjen e parë televizive në programin e “Portokalli”.

Ai u pyet për Xheneta Fetahun nëse e ka uruar për fitoren në këtë edicion, duke qenë se ishin shumë të komentuar.

“Të uroj Xheneta për fitoren?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

“Kush është ajo?”, u përgjigj artisti pejan duke e injoruar totalisht ish-partneren e tij.

Tragjike: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin tragjik në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se personi që nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda si pasojë e vetaksidentit tragjik që ndodhi në fshatin Vogovë të Gjakovës është i ri nga fshati Krum i Shqipërisë, Musli Pavdeja.

Sipas burimeve, aksidenti ndodhi rreth orës 02:00, kur automjeti me targa shqiptare, ku ndodheshin tre persona, doli nga rruga dhe përfundoi në ujë, pasi goditi anësoret prej betoni të urës në fshatin Vogovë.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, një nga të rinjtë humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët u dërguan me lëndime të rënda në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Njësitë policore dhe ekipet e emergjencës kanë reaguar me shpejtësi, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti fatal janë duke vazhduar.

U komentua shumë, Egli Tako rrëfen takimin me prindërit e Gjestit pas finales

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako ka ndarë së fundmi disa detaje mbi marrëdhënien e saj me familjen e Gjestit.

Ajo ka treguar se ka pasur një takim të ngrohtë me prindërit e tij, duke theksuar se gjithçka ka shkuar mirë dhe pa tensione.

“Kam pasur një takim të ngrohtë me prindërit e Gjestit. Pjesa është prerë, por nuk ka pasur asnjë dramë të madhe,” është shprehur Egli, duke hedhur poshtë çdo aludim për ndonjë përplasje mes tyre.

Debate të forta në post ‘Big Brother VIP Albania’, për pak sa nuk eskaloj në përplasje fizike

Në post ‘Big Brother VIP Albania’ ka ndodh një debate mes Rozana Radit dhe Neda Ballukut.

Ish banorja ka akuzuar rëndë opinionistën ku është shprehur se “Ju ke kerku të gjithë banoreve që të ndihmojnë të më sulmosh mua, nëse je e fortë bëjë vetë, po nuk je e zonja të më mposhtësh”.

Andaj Neda në mes spektaklit ka obliguar të gjithë banoret të shprehen se kujt i kam kërkuar nga ju ndihmë.

Ndërsa banoret nuk kanë reaguar në lidhje me këtë akuzë

Dhe në debat e sipër Rozana u qua në këmbë dhe iu afrua Nedës.

Dhuna e Jozit, Gjesti ‘nxehet’ me Rozanën dhe Laertin, ja se çka ju tha

Sonte Loredana ka folur për dhunën që Jozi ka ushtruar ndaj Gjestit.

Ajo ka thënë se ndihet keq pse kjo situatë është komentuar si sulm ndaj Kosovës. Sipas saj, ajo ka qenë shuplakë ndaj Gjestit.

Edhe pse Gjesti nuk ka dashur të komentojë situatën në fjalë, fjalia që ka thënë ishte: Laerti dhe Rozana janë të mbushur me mlef. Ai ka thënë se Rozana ka pasë qejf ta shoh në atë gjendje