Arbër Hajdari pas përfundimit të “Big Brotherit”, flet për njërin nga banorët: Dyfytyrësha njëri më shau pastaj më përqafoi

Opinionisti i katër edicioneve të “Big Brother VIP Albania”, Arbër Hajdari, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Ftesë në 5”.

Ai ka folur për eksperiencën e tij në këto katër vite dhe për problemet që ka hasur.

Mes tjerash, Arbëri thotë se ka pasur dyfytyrësha shumë, të cilët i kanë ndërruar qëndrimet për një javë.

“Kemi pasur dyfytyrësha boll. Kanë mbajtur dy qëndrime në një javë, dy qëndrime të ndryshme, sepse ashtu i ka leverdisur. Nuk është etike t’i përmendi, “Big Brotherin” ka mbaruar”, u shpreh ai.

 

 

I njëjti tregoi një rast me një person që kishte, i cili e kishte sharë në rrjete sociale e më pas në takim shkoi për ta përqafuar.

“E kam rastin me një person që më shau në rrjete sociale në nja dy vende dhe më pas kur u takova m’u hodh në krahë më përqafoi edhe i them si ke qenë mirë, kam qenë me nerva nuk kam pasur gjë me ty. Më pas bëri fotografi me mua dhe e postoi”, tha ai ndër tjera.

Arbëri duhet theksuar se është pjesë e “Big Brother VIP” në rolin e opinionistit që nga fillimi i këtij spektakli.

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë policinë

Sektori i Hetimeve të kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

 

 

 

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje veprat përdorim i armës dhe armëmbajtje pa leje.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.

Vjen thirrja: Qytetarët ta rrethojnë kuvendin deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit

Juristi Azem Vllasi ka thënë se nëse nuk ka zgjidhje të krizës në kuvend, ku po dështon zgjedhja e kryetarit, duhet të ketë presion nga qytetarët.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të mblidhen në numër të shumtë dhe ta rrethojnë kuvendit dhe nëse deputetët nuk e zgjedhin kryeparlamentarin, të mos t’i lejojnë të dalin nga aty.

“Masi po luajnë kështu deputetët e parlamentit me vullnetin votueseve në dëm të popullit dhe shtetit, është mirë të mblidhen disa mijëra qytetarë – votues, kur të mblidhen deputetët, ta rrethojnë kuvendin e ta bllokojnë mirë, në mënyrë paqësore, pa dhunë, eventualisht t’i marrin do vezë dhe nëse nuk kryejnë punë dhe nuk e zgjedhin kryetarin e parlamentit dhe tentojnë të dalin, mos të lejohen të dalin deri sa ta zgjedhin kryeparlamnetarin, përndryshe i presin vezët shpinës”, ka thënë Vllasi në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje, nuk sheh zgjidhje tjetër përveç ngritjes së popullit në kuvend.

Sipas tij, zgjedhjet e reja nuk duhet të shihen si opsion.

A po e ndryshon PDK qëndrimin për Haxhiun si kryeparlamentare? Ja çfarë u konfirmua sot

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ndeklaroi se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka asnjë shqetësim që nuk ka marrë letër nga Albin Kurti për bashkëpunim.

Ai theksoi se Vetëvendosje e ka PDK-në si oponentin kryesor politik dhe se qëndrimi i partisë së tij është i qartë: nuk do të ketë koalicion me VV-në, as tani, as në të ardhmen.

”Me thënë të drejtën nuk na ka mbetur merak aspak që nuk kemi pranuar letër nga Kurti. Kurti realisht oponent kryesor poliitk e ka PDK. PDK-ja ka vendosur që mos të shkoj në koalicon me VV-në as sot as nesër dhe as fare”, tha Qalaj. /Rtv21

Rasti me Belgin Jasharin, Bajram Shala: Ai vrapoi për t’u përfshirë në incident!

Gazetari i sportit dhe ish-zyrtari i FFK-së, Bajram Shala, ka komentuar incidentin e Belgin Jasharit, ku djaloshi 15 vjeç nga komuniteti ashkali u sulmua fizikisht në fushë gjatë kohës sa po zhvillohej ndeshja.

Shala pati një mendim ndryshe në raport me këtë ngjarje, e cila ka nxitur shumë reagime në publik, madje edhe nga presidentja e Kosovës.

Teksa një pjesë e madhe e shoqërisë reagoi për këtë rast të cilit iu dha ngjyrimi racist, Shala po ashtu pyeti se pse Belgini u fut në këtë incident në radhë të parë.

”A e keni pa se si Belgini vrapon prej anës tjetër komplet për t’u përfshi në atë incident? Edhe pastaj i kom dëgju disa prej prononcimeve të tij ku ai po doket shumë i pafajshëm, ai m’tha kështu unë i thashë faleminderit. Pse shkove me hi në incident? Po vrapon 50 metra me u përfshi”, tha Shala në ATV Context.