Egli thumbon Gjestin në postimin e fundit – Ky postim ndez rrjetin

Pas daljes nga BBVA, Egli dhe Gjesti kanë vazhduar jetët e tyre.

Ditët e fundit në media u përfol se dyshja nuk janë më bashkë.

Sot Egli ka publikuar një fotografi, ku e ka shoqëruar me këngën e Unikkatilit ”Kanuni i Dukagjini”, duke i hedhur kunja ish të dashurit të saj, Gjestit, shkruan IndeksOnline.

Gjesti është nga Dukagjini, dhe në pjesën e këngës që e ka vendosur Egli dëgjohet ”Çdo njeri ka zemër, por rallë ndokush e përdor atë”.

Gjatë qëndrimit të tyre në BBVA4, ish-banorja shpesh i thoshte fituesit të këtij edicioni se nuk ka zemër dhe ndjenja, si duket edhe jashtë njësoi po mendon.

Postimi:

 

Kajtazi pa filtra për Kurtin: Mos u ulni me të, është komunist

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është një komunist, e të tjerët pas tij i nënshtrohen.

Madje ai thotë se opozita nuk duhet të takohen me të, pasi sipas tij, Kurti dëshiron përçarje brenda partive, transmeton Klankosova.tv.

“Ky dhunshëm është kryeministër, ky mban të uzurpuar institucionet. Cili është ai që ka dalë ka votuar ndryshe prej Albin Kurtit. I kemi pasur në komunë të Prishtinës dy raste. Edmond Azemi, basketbollist, njeri profesionist i fushës, ka votuar për buxhetin e komunës së Prishtinës. Dhëndri i Liburn Aliut, i cili është incizu duke akuzuar partinë që është e përfshirë në një aferë 50 milionëshe. Të dy i ka përjashtuar Vetëvendosja. Për votë e kanë përjashtuar Edmond Azemin. Këta janë komunista. Ky është komunistë, dhe ata të tjerët janë të nënshtruar. Ky po do me shkaktu probleme brenda partive”, tha ai në “Rubikon”

“Me Kurtin duhet as dekë as drekë”.

Kurti për 1 maj: Kemi rritur punësimin – kemi trefishuar numrin e inspektorëve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Maji.

Ai ka thënë se kanë rritur punësimin, dhe kjo ndikon që të zvogëlohet mundësia e shfytëzimit.

Kurti tha se kanë ulur papunësinë dhe kanë rritur numrin e inspektimeve, që sipas tij kanë trefishuar numrin e inspektorëve dhe do të pesëfishojnë deri në fund të vitit.

Postimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Edhe Kosova sikur më shumë se 100 vende të botës e shënon 1 Majin si ditë pushimi. Këtë ditë të lirë e kanë fituar vetë punëtorët. Sot shënohen përpjekjet dhe arritjet e vetë punëtorëve si lëvizje ndërkombëtare. Nën gjuhë e flamuj të ndryshëm por të bashkuar në klasë, në status pune e të punësuar, jemi rreth atyre që e mbajnë edhe shtetin edhe shoqërinë, me ata që jetojnë prej punës së vet.

1 Maji na rikujton të përbashkëtat që kanë punëtorët te ne, me punëtorët në botë.

Që prej fillimit të qeverisjes sonë po punojmë në dy kahje. Njëra është ajo e rritjes së punësimit, dhe, tjetra, është e punës me dinjitet. Duke u rritur punësimi, zvogëlohet mundësia e shfrytëzimit në punë, ngritet ekonomia, shtohet mirëqenia e gjallërohet shoqëria. Kjo është mundësia dhe efekti i atyre që punësohen, e vlefshme edhe për diçka tjetër të rëndësishme. Sa më shumë të punësuar zvogëlohet mundësia e shfrytëzimit e atyre që veçse janë në raporte pune. Sa më e ulët papunësia, ajo nuk mund të shërbejë si masë kërcënuese për ata që veçse janë të punësuar me mundësinë e zëvendësimit. Kahja e dytë është dinjiteti në punë. Në këto dy kahje, gjatë mandatit tonë tre herë i kemi rritur pagat në sektorin publik, kurse pagën minimale në sektorin privat dy herë – nga 135/170 në 264, e pastaj në 350 euro, kemi subvencionuar rritjen e pagës për 17 mijë punëtorë në sektorin privat e mbi 16 mijë të rinj mes moshës 18-29 vjeç janë punësuar përmes platformës qeveritare Superpuna, prej tyre më shumë se gjysma vajza dhe gra. Papunësinë e kemi ulur nga më shumë se 25% në më pak se 11%, e kemi rritur formalizimin e punësimit duke u ofruar kështu punëtorëve qasje në të drejtat e tyre që u takojnë me ligj, i kemi shtuar inspektimet sepse e kemi trefishuar numrin e inspektorëve të punës, dhe do ta pesëfishojmë deri në fund të vitit.

Ndërkaq, sindikatat tona duhet të jenë me më shumë punëtorë, e gjithnjë e më pak punëtorë pa sindikata. Dhe, ato të bëhen e të jenë pjesë aktive e rrjeteve të sindikatave në Evropë për më shumë solidaritet për njëri-tjetrin, organizim e mbrojtje të të drejtave dhe lirive të punëtorëve.

Përkundër progresit dhe përmirësimeve, nuk jemi ende aty ku duam e duhet të jemi, andaj puna, angazhimi dhe përkushtimi ynë për të rritur mirëqenien e qytetarëve përmes punësimit dhe mbrojtjen e punëtorëve në vendet e punës vazhdon.

Urime 1 Maji i punëtorëve!

Shkrumb e hi nga zjarret në Jerusalem, Netanyahu shpall gjendje emergjente

Aleatët e Izraelit në Evropë po dërgojnë ndihma për të trajtuar zjarret e ndezura, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e shpalli situatën një emergjencë kombëtare, duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare.

Zjarret që shpërthyen në Jerusalem thuhet se kanë shkatërruar pothuajse 5,000 hektarë tokë, duke përfshirë 3,000 hektarë pyll, sipas Shërbimeve të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.

Aeroplanë zjarrfikës nga Greqia, Qiproja, Kroacia dhe Italia do të mbërrijnë për të shuar flakët në orët e ardhshme, me raporte se Ukraina, Spanja, Franca dhe të tjerë janë angazhuar gjithashtu për të dërguar ndihma, shkruan The Independet.

Shkaku i flakëve mbetet i paqartë, megjithëse Netanyahu tha se 18 persona ishin arrestuar nën dyshimin për ndezjen e zjarreve.

Paralajmërimi se Prokuroria po përgaditet për dënimin e krerëve të UÇK-së janë alarm për drejtësinë dhe shtetin

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër pas paralajmërimeve të fundit të bëra publike nga ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit, duke i cilësuar ato si një sinjal të rëndë dhe alarmues për drejtësinë dhe vetë shtetin e Kosovës.

Sipas kësaj organizate, deklaratat e ekipit mbrojtës që paralajmërojnë përgatitjen e dënimeve të tjera nga Prokuroria në Hagë kundër krerëve të UÇK-së, forcojnë bindjen se procesi gjyqësor ndaj tyre nuk ka si qëllim zbardhjen e së vërtetës, por ndëshkimin politik të figurave udhëheqëse të luftës çlirimtare.

“Janë bërë katër vjet e gjysmë që nga momenti kur krerët dhe pjesëtarët e UÇK-së po mbahen në paraburgim në Hagë, në rrethana që çdo ditë më shumë dëshmojnë karakterin e padrejtë dhe të njëanshëm të këtij procesi”, thuhet në reagimin e OVL-së.

Duke përmendur dënimet ndaj Sali Mustafës dhe Pjetër Shalës si shembuj të vendimeve të padrejta, organizata thotë se këto procese janë bërë në emër të drejtësisë, por në fakt synojnë të godasin legjitimitetin e luftës çlirimtare dhe të dëmtojnë shtetësinë e Kosovës.

“Luftëtarët e lirisë që sot ndodhen pas grilave janë burra që kontribuuan në çlirimin e vendit dhe themelimin e shtetit të Kosovës. Në vend që të nderohen, ata po përballen me një proces që më shumë ngjan me ndëshkim politik sesa me drejtësi ndërkombëtare”, vijon reagimi.

OVL e UÇK-së thekson se Gjykata në Hagë nuk ka për qëllim vetëm ndjekjen e individëve të caktuar, por, sipas saj, po tenton të minojë legjitimitetin e UÇK-së dhe përmes saj edhe vetë shtetësinë e Kosovës.

Në përfundim, organizata u bën thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të mos heshtin përballë zhvillimeve në këtë proces dhe të ndërmarrin hapa të qarta për të mbrojtur të vërtetën e luftës çlirimtare dhe për të kërkuar drejtësi reale.

“Heshtja institucionale në këto rrethana është e papranueshme. Është detyrë shtetërore dhe kombëtare të mbrohet e vërteta e luftës sonë”, thuhet në reagim.

Koalicioni me VV-në? Deklarohen nga PDK-ja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në FRONTAL në T7 ka hedhur poshtë çdo mundësi për një koalicion të mundshëm mes kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Express.

Tahiri ka deklaruar se PDK është e bindur që me VV-në s’mund ta bëjnë Kosovën më mirë.

Ai ka thënë edhe se këtë parti s’mund t’i rrisësh as pagat, as pensionet e s’mund t’i largosh sanksionet.

‘‘Jemi të bindur që me VV-në në koalicion nuk mund të bëjmë këtë vend më mirë. 2 vjet që jemi nën sanksione të BE-së, dallimet në qeverisje i kemi jashtëzakonisht të mëdhaja. Përgjigjja jonë është e prerë JO, jemi të interesuar që VV-në me dërguar në opozitë. Me VV s’mundesh as mi rritë pagat, as pensionet as s’mundesh me i hjek sanksionet, qysh me qeverisë me ta?’’, ka thënë ai.

Pas skandalit, Jozi sërish vjen me një mesazh për Gjestin

Pas një kohe, Jozefin Marku ‘është bërë i gjallë’ me postime në llogarinë e tij në Instagram.

Me anë të një video në Instastory, ai ka zgjedhur ta përqojë një mesazh duke përdorur një këngë të reperit të njohur shqiptar, Unikkatil.

Në story-n e shpërndarë, Jozi ka ndarë vargjet e këngës “Caku i arritun”, duke lënë të nënkuptohet mesazhin që ai nuk do të ndalet, e as të harrohet si disa me kohë.

“Unë su nala dost ja për cka vazhdova, du me lan ni shenjë qe yje ekzistova, jo si shumica që harrohen me kohë,” ishte një pjesë e këngës së ndarë nga Jozi.

Ky mesazh i Jozit ka marrrë vëmendjen e mënjehershme, dhe është nënkuptuar nga ndjekësit si thumb i drejtëpërdrejtë ndaj Gjestit.

Incidenti skandaloz në AIP, dy zyrtare të shtetit u rrahën mes vete për një burrë

Një histori tipike për skenar telenovelash spanjolle ka eskaluar në rrahje mes dy zyrtareve të shtetit, brenda një institucioni po ashtu shtetëror të Kosovës. Incidenti i dhunës fizike ka ndodhur dje paradite në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Gazeta online Reporteri.net merr vesh se dy zyrtare shtetërore janë rrahur dje mes vete. Dyshimet janë se gjithçka ndodhi për një burrë, që po ashtu sipas informacioneve është zyrtar shtetëror në një ministri tjetër.

Gjithçka nisi kur njëra prej tyre, zyrtare e një Ministrie shkoi në vendin e punës së tjetër, në AIP, dhe e sulmoi atë fizikisht.

Incidentin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, që rastin po e trajtojnë si “sulm ndaj personit zyrtar”.

“Më datë 30.04.2025, rreth orës 10:15 është pranuar informata për një sulm fizik në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka intervistuar palët e përfshira, dhe dyshimet janë ngritur se ngjarja ka rrjedhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme që palët kishin mes vete. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe hetimi vijon në procedurë të rregullt”, ka konfirmuar për gazetën Reporteri.net, zëdhënësi Agron Borovci.

Gazeta Online Reporteri.net, të enjten, ka provuar të kontaktojë përmes telefoni me Drejtoreshën e Përgjithshme të AIP, Lumnije Demi, për ta konfirmuar rastin, mirëpo e njëjta s’është përgjigjur në thirrjen e mediumit.

Mediumi ka dërguar pyetje edhe në adresë të AIP, që drejtohet nga Krenare Sogojeva Dërmaku, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje, duke pasur parasysh se dita e sotme është ditë pushimi.

Ish-banorja e “Big Brother Albania” dhunon vajzën e mitur në një market

Disa pamje shqetësuese janë bërë publike në media, ku protagoniste ka qenë ish-banorja e “Big Brother”, Genta Gjalpi, e cila tashmë është kthyer në një personazh TikTok-u.

Në një video të publikuar nga JOQ, Genta shfaqet duke pasur një sjellje të papërshtatshme ndaj një fëmije të mitur në një ambient publik, konkretisht në një market.

Sipas denoncuesve, vajza e vogël që shfaqet në video është e bija e partnerit të Genta Gjalpit.

Ish-banorja e “Big Brother”, shihet duke e kapur fëmijën nga flokët, duke u rrëzuar gjatë ndjekjes së saj dhe më pas duke e tërhequr nga rrobat me forcë, për ta nxjerrë jashtë ambientit.

Ngjarja ka ndodhur në një supermarket në një kompleks në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, ku banon edhe vetë Genta me partnerin e saj prej më shumë se 1 viti.

Kjo sjellje ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë konsideruar aktin si të papranueshëm, sidomos duke marrë parasysh që ndodhi në një vend publik dhe para syve të njerëzve të tjerë.