Gërvalla akuzon PDK-në, LDK-në e AAK-në për “unitet të plotë” me Listën Serbe

Pasi u dështoi propozimi që votimi për kryeparlamentar në Kuvend të bëhet në mënyrë të fshehtë, deputetja Donika Gërvalla, i ka quajtur “humbës” partitë tjera.

Ajo ka akuzuar PDK-në, LDK-në, AAK-në për bllokadë, duke përmendur këtu edhe Listën Serbe.

“Bllokada vazhdon. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të gjithë së bashku, kundër votimit të fshehtë për Kryetar të Kuvendit, si mundësi për zhbllokim të proceseve. Mes tyre dhe Listës Serbe unitet i plotë, ndaj deputetëve të tyre mosbesim total. Humbës të dobët”, ka shkruar Gërvalla.

Dorëheqje e papritur në SHBA?

Këshilltari Kombëtar i Sigurisë i SHBA-ve, Mike Waltz, ka dhënë dorëheqjen nga pozita e tij, sipas raporteve nga mediat ndërkombëtare.

Po ashtu, zv/këshilltari i tij, Alex Wong, do të largohet nga posti i tij, thonë këto raporte, transmeton klankosova.tv.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk do të japë komentime lidhur me burimet anonime.

Ky zhvillim ndodh disa javë pasi Waltz mori përgjegjësinë për një bisedë grupi ku zyrtarë të lartë kishin planifikuar sulme ushtarake në Jemen, në praninë e një gazetari që ishte shtuar aksidentalisht në bisedë.

Ky është largimi i parë i një anëtari të rëndësishëm të administratës gjatë mandatit të dytë të Trump-it.

Violetë Kukaj feston ditëlindjen, surpriza më e ëmbël erdhi nga fëmijët!

Këngëtarja e dashur e muzikës popullore shqiptare, Violeta Kukaj, ka festuar sot ditëlindjen e saj të 56-të.

Artistja, e cila prej vitesh ka qenë pjesë e pandashme e skenës muzikore, është befasuar në mënyrën më të bukur nga fëmijët e saj, shkruan Indeksonline.

Ata i kanë përgatitur një tortë, duke e surprizuar me një gjest të ngrohtë dhe plot dashuri.

Ky moment emocional është ndarë edhe në rrjete sociale, ku Violeta është shfaqur e lumtur dhe mirënjohëse për surprizën dhe dashurinë që ka marrë.

 

Vjen paralajmërimi: Prokuroria e Hagës po përgatitet për dënimin e krerëve të UÇK-së

Insistimi i Prokurorisë së Hagës që krerët e UÇK-së të mos lirohen nga paraburgimi, ka shtuar reagimin e ashpër të mbrojtjes.

Në parashtresën e fundit, avokatja e Jakup Krasniqit, përmend dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Në këtë dokument, thuhet se me zhvillimin e fundit, bie ndesh edhe prezumimi i pafajësisë, dhe minimi i të drejtave të njeriut.

“Jakup Krasniqi tashmë ka pësuar katër vjet e gjashtë muaj ndalim. Ky privim i zgjatur i lirisë peshon rëndë kundër ndalimit të vazhduar, sidomos pas së drejtës themelore për të qenë i pafajshëm i supozuar dhe gjatësisë së jashtëzakonshme të kohës të cilën ai tashmë e ka vuajtur pa dënim. Ndalimi është përjashtimi, jo rregulla, dhe duhet të jetë masë e zgjedhjes së fundit. Ndalimi i vazhduar i z. Krasniqi në këto rrethana mund të perceptohet si dënim preliminar, që bie ndesh me prezumimin e pafajësisë dhe do t’i minojë mu të drejtat që e formojnë themelin e një gjykimi të drejtë”, thuhet në parashtresën e mbrojtjes së Jakup Krasniqit të cilën e ka parë Nacionale.

Dënimi i mundshëm dhe minimi i të drejtave të njeriut ka ardhur si rezultat i refuzimit për lirim të përkohshëm.

Sipas avokates, paraburgimi tashmë është krejtësisht i panevojshëm pasi dëshmitarët dhe provat e Prokurorisë së Hagës kanë përfunduar.

“Rrethanat tani kanë ndryshuar thelbësisht. Prokuroria ka thirrur dëshmitarin e saj të fundit dhe arsyetimi kryesor për vazhdimin e paraburgimit – domethënë, rreziku që Z. Krasniqi mund të ndërhyjë te dëshmitarët e Prokurorisë – nuk ekziston më në asnjë formë konkrete ose të besueshme. Nuk ka dëshmitarë të tjerë për të ndikuar. Çdo pretendim se Z. Krasniqi mund të pengojë procedurat duke ndërhyrë te dëshmitarët që kanë dëshmuar tashmë, ose në ndonjë çështje që do të ngrihet nga Mbrojtësi i Viktimave, është tërësisht spekulativ, i mungon çdo bazë faktike dhe është i pamjaftueshëm për të justifikuar privimin e tij nga liria e tij më tej. Mbështetja e vazhdueshme në hamendësime të këtij lloji do të ishte joproporcionale dhe e pajustifikueshme”, thuhet më tutje në parashtrimin e mbrojtjes së Jakup Krasniqit.

Mbrojtja përmend edhe sfidat e Jakup Krasniqit në paraburgim, përfshirë moshën e shtyrë.

“Rrethanat personale të Z. Krasniqi kanë evoluar ndjeshëm dhe meritojnë konsideratë të dhembshur. Së pari, ai tani është 74 vjeç dhe [I REDAKTUAR] në katër vjet e gjysmë të fundit, [I REDAKTUAR]. 2 Paneli është në dijeni të [I REDAKTUAR]. Kohët e fundit, [I REDAKTUAR]. 4 [I REDAKTUAR] nuk janë thjesht ndihmëse – ato shkojnë në zemër të [I REDAKTUAR] për të marrë pjesë në mënyrë kuptimplote në mbrojtjen e tij, veçanërisht në kushtet e paraburgimit të zgjatur. Që nga fillimi i paraburgimit të tij kanë lindur dy nipër e mbesa. Z. Krasniqi tani kërkon të kthehet në familjen e tij me dinjitet dhe të kalojë kohë kuptimplote me familjen e tij në rritje – një nxitje që vetëm sa forcon motivimin e tij për t’iu përmbajtur çdo kushti që Paneli mund të vendosë”, thuhet më tutje.

Mbrojtja e Kadri Veselit ka insistuar se Prokuroria e Hagës po synon në çdo formë që t’i mbajë në paraburgim të akuzuarit, dhe kjo përbën shkelje.

Mbrojtja e Jakup Krasniqit ka propozuar 7 masa konkrete të cilat Krasniqi është i gatshëm t’i zbatojë në arrest shtëpiak, vetëm që të lirohet dhe të qëndrojë pranë familjes.

Kundërshtime në pretendimet e Prokurorisë së Hagës ka pasur edhe mbrojtja e Rexhep Selimit. Sipas avokatëve, Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë që Rexhep Selimi mund të arratiset, ose ka synim të ndikojë në prova dhe dëshmitarë.

Të gjitha ekipet mbrojtëse, njëzëri, kritikojnë faktin se pavarësisht që kanë përfunduar dëshmitarët e Prokurorisë dhe janë dorëzuar të gjitha provat, klientët e tyre nuk po lirohen

“U kry çdo sen”, Egli e pranon ndarjen nga Gjesti

Pas një rrugëtimi të bujshëm në edicionin më të fundit të “Big Brother VIP Albania”, ku arriti deri në finale duke fituar zemrat e publikut me karakterin e saj të çiltër, batutat e natyrshme dhe momentet e ndjera, këngëtarja Egli Tako po shfaqet sërish në qendër të vëmendjes.

Kësaj here, ajo është e ftuara speciale në episodin e radhës të spektaklit të humorit “Portokalli”, që është xhiruar ditën e mërkurë dhe pritet të transmetohet në ekranin e Top Channel të dielën në mbrëmje.

Pjesëmarrja e saj në këtë program vjen në një moment kur emri i Eglit është kthyer në një ndër më të lakuarit në media dhe rrjetet sociale, jo vetëm për pjesëmarrjen e saj të suksesshme në BBVA, por edhe për raportet personale që kanë ngjallur interes të madh tek publiku.

Në intervistën e realizuar në kuadër të “Portokalli”, Egli është përballur me një seri pyetjesh që kanë prekur jo vetëm jetën e saj artistike dhe rrugëtimin në skenë, por edhe aspektet më intime të përvojës së saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri

Një intervistë që kalon kufijtë e zakonshëm

Në një atmosferë të mbushur me të qeshura, batuta spontane dhe provokime të vogla me stilin karakteristik të aktorëve të “Portokalli”, Egli u shfaq e qetë dhe e vendosur, duke ruajtur balancën mes diplomacisë dhe sinqeritetit.

Ajo nuk nguroi të komentojë edhe mbi marrëdhënien e përfolur me banorin tjetër të BBVA, Gjestin, me të cilin pati një lidhje të dukshme afërsie gjatë qëndrimit në shtëpi, që për shumë ndjekës u interpretua si diçka më shumë sesa një miqësi e thjeshtë.

Në një nga momentet më të komentuara të intervistës, një nga aktorët e “Portokalli”-s e pyeti troç: “A bërë gjë me Gjestin?”, duke i lënë të pranishmit në pritje të një përgjigjeje të zakonshme, ose ndoshta një shmangie të mençur.

Por Egli befasoi të gjithë me një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe plot siguri: “U kry çdo sen” – një deklaratë që menjëherë ndezi reagime dhe do të mbetet padyshim një nga frazat më të cituara në ditët në vijim.

Ky moment, edhe pse i shoqëruar me të qeshura nga publiku dhe aktorët, ishte një sinjal i qartë se Egli nuk ka ndërmend të fshehë apo mohojë eksperiencat e saj, pavarësisht ndjeshmërisë së temës.

Në vend që të mbulojë situatën me eufemizma apo të anashkalojë pyetjet me përgjigje të përgjithshme, ajo zgjodhi të jetë e hapur, duke fituar edhe më shumë respekt nga një pjesë e audiencës që vlerëson sinqeritetin dhe autenticitetin.

Koment mbi zërat për një lidhje të re jashtë BBVA

Përveç çështjes së marrëdhënies me Gjestin, Egli u pyet gjithashtu edhe për një tjetër thashethem që ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale dhe disa portale rozë: lidhja e mundshme me trajnerin e fitnesit, Marion. Lidhja e supozuar ka marrë hov pas daljes së saj nga shtëpia e BBVA, duke ngjallur dyshime për një raport të ri në jetën e saj private.

Kur u përball me këtë temë, Egli reagoi me humor dhe shprehje karakteristike, duke e relativizuar gjithë situatën dhe duke vendosur në qendër të përgjigjes vetveten si një grua që e ka për zemër të mos etiketohet në mënyrë të shpejtuar për çdo marrëdhënie apo kontakt.

Ajo tha me të qeshur:
“Atje brenda gjithë shokët që kisha mi bëtë për burra, po dhe jashtë nuk po më lini rehat. Lëri burrat me gratë tyre në shtëpi dhe mua me këtë burrin në tentativë që kam”.

Përmes kësaj deklarate, Egli nuk vetëm që mohoi kategorikisht një lidhje të konfirmuar me Marionin, por në të njëjtën kohë theksoi vështirësinë me të cilën përballen personazhet publikë në ruajtjen e privatësisë. Ajo përdori ironinë si armë për të shfryrë presionin e spekulimeve, ndërsa nuk e mohoi faktin që mund të ketë dikë që i intereson, por pa dhënë më shumë detaje.

Rikthimi në skenë dhe planet për të ardhmen

Gjatë bisedës me aktorët e “Portokalli”, Egli foli edhe për planet e saj në muzikë dhe dëshirën për të vazhduar karrierën artistike në një nivel më të lartë pas përfundimit të BBVA.

Ajo zbuloi se ka në punë disa projekte muzikore, ndër të cilat një këngë e re që pritet të lançohet gjatë muajve të verës. Përveç kësaj, Egli shprehu interes për të eksploruar edhe formate të tjera televizive dhe projekte skenike, duke e konsideruar këtë moment si një rilindje në jetën e saj publike.

Përfundimisht, paraqitja e saj në “Portokalli” konfirmon se Egli Tako nuk është më thjesht një konkurrente e suksesshme në një reality show, por një figurë publike që di të përdorë vëmendjen në mënyrë inteligjente, duke e kthyer çdo pyetje të sikletshme në një mundësi për të treguar personalitetin e saj.

Përfundon takimi Krasniqi-Kurti – zbulohet çfarë u diskutua

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se kryetarit të LVV-së, Albin Kurti ia kërkoi “një figurë të pranueshme” për kryetar të Kuvendit, por tha se nuk ëshë i bindur se ai do ta bëjë një gjë të tillë.

Ai tha se kanë shkëmbyer “idetë dhe diskutimet sa i përket konstituimit të Kuvendit”.

“Nuk besoj që ka ndryshu si situatë, por që ta dinë edhe të tjerët, Partia Demokratike e Kosovës, asnjëherë në të kaluarën e as sot nuk i heziton dialogut edhe diskutimeve me këdo”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se qëndrimi PDK-së s’ka ndryshuar.

“Krejt çka ka ndodh sot është e qartë. I kam thënë: zotni, ndërroje kandidaten nëse e ke përnjëmend me e konstituu Kuvendin”, tha ai.

Ai tha se s’i ka përmendur emra që PDK-ja do të mund t’i votonte për kryetar të Kuvendit, por përsëriti se “Albulena Haxhiu s’kalon”.

Krasniqi tha se LVV-ja se ka mundësinë dhe duhet ta mundësojë konsituimin e Kuvendit sa më shpejt, por tha se kandidati “nuk mund të imponohet”.

“Edhe z.Kurti i thashë që do të ishte mirë me mendu për kandidatë apo kandidatura të tjera”, tha Krasniqi.

Krytetari i PDK-së tha se “nënkryetarët as që diskutohen”, pasi “janë çështje të ndara”.