E refuzoi në BBVA/ G Bani dhe Valbona bashkohen me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes tyre?

G Bani dhe Valbona Mhilli ishin dy nga personazhet më të përfolur të Big Brother VIP 4, të cilët u dukën se disa herë ishin gati të nisnin një romancë mes tyre, gjë që nuk ndodhi kurrë brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

Por duket se gjërat kanë ndryshuar jashtë saj, më këngëtarin e njohur dhe gazetaren që kanë shpërndarë një video në rrjetet sociale, e cila është bërë virale.

Ata shfaqen së bashku dhe në fund i japin një përqafim të ngrohte njëri-tjetrit.

Kjo gjë ka ngritur shumë pikëpyetje në mendjet e fansave, duke lënë të hapur mundësinë të një bashkimi të tyre, kësaj radhe si një çift.

Pas rritjes së çmimit të rrymës, rriten çmimet edhe në motele

Pas vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16.1%, qytetarët e Kosovës po përballen me rritje të njëpasnjëshme të çmimeve në sektorë të ndryshëm të jetës së përditshme. Fillimisht, çmimi i bukës në shmë qytete të Kosova është shtrenjtuar nga 50 në 60 cent, përderisa në disa zona ka arritur deri në 70 apo 80 cent. Po ashtu, një kafe e zakonshme, e cila më herët kushtonte rreth 1.20 euro, tani në disa lokale në kryeqytet ka arritur deri në 2 euro.

Në këtë valë shtrenjtimesh, së fundmi kanë reaguar edhe pronarët e moteleve, të cilët kanë njoftuar rritjen e çmimit të pushimit. Nga 15 euro sa ishte më parë, çmimi për pushim në shumë motele është rritur në 20 euro, shkruan Gazeta Imazhi.

Ky trend shtrenjtimesh po vlerësohet si barrë e rëndë ekonomike për qytetarët, ndërsa njohësit e ekonomisë kanë paralajmëruar për ndikime të mëdha në fuqinë blerëse dhe jetesën e përditshme të popullatës. Shoqata e Mullistëve ka reaguar ashpër ndaj rritjes së çmimit të bukës, duke e cilësuar atë si të paarsyeshme dhe të motivuar nga fitimet e tepruara, e jo nga kosto reale.

Reagon ashpër Shoqata e Mullistëve: Shtrenjtimi i bukës jo real, u rrit për lluks

Pas vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16.1%, qytetarët e Kosovës po përballen me një tjetër goditje në buxhetin e përditshëm.

Çmimi i bukës në Prishtinë është shtrenjtuar nga 50 cent për 60 cent, në qytete tjera të Kosovës raportohet se çmimi i një buke ka shkuar në 70 apo 80 cent, ndërsa një kafe e zakonshme në disa lokale të kryeqytetit nga 1 euro e 20 cent tani kushton deri në 2 euro.

 

Kjo situatë po vlerësohet si barrë e rëndë ekonomike për konsumatorët dhe shqetësim për këta të fundit.

Njohësit e çështjeve ekonomike, nuk janë pajtuar me rritjen e çmimit të bukës duke i cilësuar si enorme dhe çmime të paarsyeshme.

 

Kreu i Mullistëve: Rritja e çmimit të bukës është për luks, jo për kosto reale

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu, ka reaguar ashpër ndaj shtrenjtimit të bukës pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike për 16.1%.

Sipas tij, rritja nuk ka asnjë bazë reale dhe është bërë për përfitime luksi.

Ai sqaroi për “Front Online” se ndikimi i rrymës në çmimin e bukës është minimal, vetëm rreth 2%.

Tutje, ka shpjeguar edhe deri në sa euro mund të shtrenjtohet çmimi i miellit.

“Veç për luks ka ndodh kjo rritje. Pse ka budalla blerës, asnjë arsye s’ka. Buka shkaku i rrymës është dashur për 2% të shtrenjtohet, kaq është pjesëmarrja e energjisë elektrike në pjesëmarrjen e bukës. Në industrinë tonë mielli rritet gjysmë deri në një cent për kilogram, apo 10 euro për një 10 ton miell. Prej 33 cent që është kilogrami i miellit, do të bëhet 34 cent më së shumti. Për një mijë kilogram 1 euro, për 10 mijë kilogram 10 euro”, u shpreh ai.

E pazakontë: Një grua u godit në kokë me një gur ndërsa po udhëtonte me tren

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e së premtes në afërsi të fshatit Graboc, në komunën e Obiliqit, ku një grua ka pësuar lëndime të lehta derisa ishte pasagjere në një tren që udhëtonte në relacionin Prishtinë–Pejë.

Sipas policisë, persona ende të panjohur kanë goditur trenin me gurë, dhe për pasojë një prej tyre ka qëlluar në kokë një nga udhëtaret.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Fsh. Grabovc, Obiliq 03.05.2025 – 17:51. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke udhëtuar në tren (drejtimi Prishtinë–Pejë), dikush ka hedhur një guri në drejtim të trenit, ku ankuesja është qëlluar në kokë. Viktima pas pranimit të trajtimit mjekësor është liruar. Rasti në hetime.”

Sulmi me armë zjarri, vdes i riu 24-vjeçar

Në Spitalin e Traumës në Tiranë ka ndërruar jetë shtetasi Gerald Bitri, 24 vjeç.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur Laçin mesditën e së shtunës, ku pas një përleshje, pesë persona u plagosën pas një breshërie me armë zjarri pranë rrugës që të çon në Kishën e Laçit.

Nga informacionet e bluve të qytetit, ngjarja ka ndodhur pas një sherri, dhe një person i identifikuar si Klevis Ndreca, ka qëlluar me armë drejt një grupi të rinjsh prej katër personash, duke i lënë të plagosur, raproton tch.

Por plumbat kanë kapur edhe një zonjë e cila ndodhej pranë vendit të ngjarjes dhe shiste qirinj.

Pacientët e plagosur me armë zjarri në Laç të cilët po marrin shërbim mjekësor dhe janë në kujdes intensiv nga stafi mjekësor i Spitalit Universitar të Traumës janë Amarildo Ndoj 26 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa Daniel Gjeloshi 26 vjeç, Liridon Ismaili 26 vjeç, dhe Angjelina Gjezaj 58 vjeç, janë në gjendje shëndetësore stabël koshient, dëmtime në gjymtyrët e poshtme të gjithë pacientët.