Trump: Nuk dua të bëhem Papë, nuk do mund të martohesha

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka hedhur poshtë shqetësimet se një imazh i tij i krijuar nga Al si Papa i ardhshëm është fyes për katolikët.

Imazhi i diskutueshëm u postua në profilin e Truth Social të Trumpit.

Nuk dihet nëse është postuar nga vetë Trump apo një nga bashkëpunëtorët e t

Por ka shkaktuar reagime të ndryshme.

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi tha se ishte “një imazh që fyen besimtarët, fyen institucionet dhe tregon se lideri i së djathtës globale kënaqet duke qenë një klloun”.

Timothy Dolan, kryepeshkopi i New Yorkut, të cilin Trump e rekomandoi për Papë javën e kaluar, dhe Konferenca Katolike e Shtetit të New Yorkut shprehën gjithashtu pakënaqësi.

Kur u pyet për reagimin negativ të katolikëve ndaj imazhit, Trump u përgjigj: “Mos mendoni për katolikët, mendoni për mediat e lajmeve të rreme. Katolikët e duan atë”.

Trump tha se nuk e kishte parë imazhin deri të dielën mbrëma.

“Nuk e kam idenë se nga erdhi. Mund të ketë qenë Al. Por nuk di asgjë për të. Sapo e pashë mbrëmë. Në fakt, gruaja ime mendoi se ishte e bukur”, tha presidenti amerikan.

Ndryshe, pasi bëri shaka javën e kaluar se do të donte të bëhej Papa i ri, ai tani tha se pozita nuk është në planet e tij në fund të fundit.

“Unë në fakt nuk do të mund të martohesha. Me sa di unë, papët nuk janë adhurues të mëdhenj të dasmave, apo jo? Jo, me sa dimë, nuk janë”, theksoi ai.

Hyseni ‘hap thesin’ për maturantët e Gjilanit – i shpërblen me ekskursion falas në Shqipëri

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka nënshkruar një kontratë në të mirë të maturantëve të Gjilanit ditën e sotme.

Hyseni i ka shpërblyer maturantët, duke ua paguar shpenzimet e ekskursionit në Shqipëri.

”Lajm FANTASTIK Kontrata u nënshkrua – Ekskursioni i maturës në Shqipëri, shpërblim i veçantë për çdo maturant të Gjilanit.” ka shkruar ai në Facebook.

Postimi:

 

Kryeministri Kurti flet për fitime, Prokuroria për hetime – Krimet e Rënda në Telekom

Vetëm një ditë pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se Telekomi i Kosovës është kthyer nga një ndërmarrje me 50 milionë euro borxhe në një kompani me 15 milionë euro fitim, hetuesit e Krimeve të Rënda intervistuan ish-zyrtarë të lartë të Telekomit në kuadër të një procedure hetimore të Prokurorisë Speciale. Kjo përkon me pretendimet për një “hov të ri” zhvillimi në Telekom, ndërsa institucionet e drejtësisë po hetojnë për keqpërdorime të mundshme në të kaluarën. 

Siç merr vesh Gazeta Imazhi, ditën e djeshme janë intervistuar nga krimet e rënda ish kryesuesi i bordit Shpëtim Dobra dhe kryeshefja Burbuqe Hana.

Lidhur me këtë rast, Gazeta Imazhi ka kontaktuar me Telekomin, dhe pas publikimin të këtij teksti thanë se nuk janë në dijeni për ndonjë aksion të krimeve ekonomike.

“Nuk jemi në dijeni për asnjë zbarkim në Telekom”, thuhet në përgjigje.

Lidhur me këtë, Dobra është deklaruar për Insajderin ku ka thënë se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Për sqarim, unë kam qenë e ftuar në cilësinë e dëshmitarit në kuadër të një procedure hetimore, dhe jo si person nën hetim”, ka thënë ai.

 

 

Në vend se të gjobisë, duhet të gjobitet: Polici kapet me veturë pa regjistrim tash e 6 vjet

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë pranuar informacione në të cilat dyshohej se një zyrtar policor i Stacionit Policor të Suharekës drejton veturën e tij private pa regjistrim.

“Pas pranimit të informacionit është verifikuar informacioni dhe zyrtari në fjalë është ndaluar sot në rrugë nga hetuesit e IPK-së ku pas kontrollit të dokumentacionit të veturës së tij ka rezultuar se ky automjet nuk është regjistruar që nga viti 2019”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IndeksOnline raporton se bëhet fjalë për zyrtarin policor M.Gashi.

Inspektorati bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar Njësia e Trafikut Rajonal të Prizrenit, që ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.

Ndërkaq, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin për zyrtarin policor.

“IPK falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunim duke mbetur e përkushtuar drejt ndërmarrjes së veprimeve që synojnë fuqizimin e integritetit policor”, deklaron IPK-ja.

Sipas Gërvallës, Abdixhiku dha mesazh se nuk dëshiron koalicion pa qenë aty edhe PDK

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se kryetari i LDK-së nuk hynë në një koalicion pa PDK-së.

Sipas saj, ky ishte mesazhi që Abdixhiku e dha të martën ku refuzojë ftesën e Kurtit për koalicion dhe dha një propozim për një “qeveri të tranzicionit”

“Jo pa PDK-në, vetëm bashkë me PDK-në!Ky ishte mesazhi i sotëm i Lumir Abdixhikut, kryetarit të “Lidhjes së Re” dhe ideatorit të “Rrugës së Re”. Ja pse votuesi i LDK-së e ka braktisur këtë parti dhe këtë kryetar të përkohshëm”, ka shkruar Gërvalla.

Të martën, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se nuk do ta pranojë ftesën e Kurtit.

Kjo është hera e dytë që LDK i thotë “jo” LVV-së për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Qeveri tranzitore? Ky është vendimi i PDK-së pas propozimit të LDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar rreth propozimit të LDK-së sa i përket formimit të një qeverie tranzicionale.

Në një prononcim për IndeksOnline, Krasniqi tha se kryesia e PDK-së do të mblidhet nesër dhe do të diskutohet edhe kjo gjë.

Ai thotë se qëndrimet e Partisë Demokratike janë të qarta dhe konsistente.

“Qëndrimet tona lidhur me situatën e krijuar janë të qarta dhe konsistente. Ne kemi theksuar vazhdimisht se vendi nuk mund të mbetet peng i interesave të ngushta politike dhe se bllokada institucionale është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po insiston me çdo kusht ta mbajë vendin në krizë.

Sa i përket propozimit të LDK-së, jam i informuar tashmë. Gjithsesi, vendimet e rëndësishme ne i marrim në organet e partisë, andaj nesër, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet politike dhe për hapat e mëtejshëm”, u shpreh Krasniqi.

Kjo është gruaja që humbi jetën tragjikisht në Fushë Kosovë – ra nga kati i 9-të i banesës

Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për një incident të rëndë që ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku një grua ka rënë nga një ndërtesë dhe ka humbur jetën.

Sinjali mëson ekskluzivisht se gruaja që ka humbur jetën është Shehrije Mustafa, 46 vjeçare.

Këtë rast për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Duke shtuar tutje se Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Postimi misterioz, Egli Tako në Prishtinë!

Egli Tako ndodhet në Prishtinë.

Ish banorja e Big Brother ka ndarë një story nga makina, ku njoftoi që gjendet në Prishtinë, me mbishkrimin “Era Prishtinë”.

Egli në postimin e saj ndau foto e vetme pa bërë të ditur nëse me të është Gjesti.

E veshur me stil të thjeshtë por elegant, Egli shihet teksa pozon nga sedilja e shoferit, ndërsa mban në dorë syzet.

Pa ndarë detaje, Egli me postimin i bëri ndjekësit kuriozë për arsyen e vizitës së saj.

Vizitë vetëm për Gjestin, apo për duetin e tyre ashtu siç është përfolur.

Këtë më së miri koha do të na e tregojë!

U publikuan momente intime mes Drilonit dhe një vajze, Sara vjen me këtë reagim

Shumë ngjarje u zhvilluan dje rreth emrit të Drilon Ramës.

Prive BY Liberta Spahiu raportoi për vendimin e AIP për çështjen me Xhenetën që mbylli rastin duke e konsideruar vazhdimin si të “kotë”.

Jo pak më vonë, qarkulloi në rrjet një video e Drilonit duke u puthur me një vajzë në një parking në Gjermani.

E sot ka zhvillime të reja.

 

 

Fotot e Drilonit me Sarën janë hequr dhe ata më nuk ndiqen në rrjete sociale.

Nuk dihet nëse Sara i ka bërë “bllok” Drilonit, tashmë kur nuk ka asnjë hapësirë për të vazhduar “loja” me episode duke ushqyer publikun me diçka që nuk ka ekzistuar kurrë apo është një episod i ri i serialit për pak zhurmë!

Një gjë është e sigurt – fansat nuk do kenë tani e tuje material për të ëndërruar çiftin që s’u bë kurrë Drilon-Sara!

Tragjedi në Fushë Kosovë – Gruaja bie nga ndërtesa dhe humb jetën

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në lagjen Bresje të Fushë Kosovës, ku një grua ka rënë nga lartësia e një ndërtese, e cila ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, shtoi ajo.