Autobusi godet dy fëmijë, Policia jep detajet

Një autobus që bartë nxënës ka goditur dy fëmijë në Novosellë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 17:50 ka ndodhur një aksident në Novosellë të Pejës, një bus që bartë nxënës i ka goditur dy fëmijë”.

“Të njëjtit janë jashtë rrezikut, lëndimet nuk janë serioze, janë në Spitalin Rajonal të Pejës duke u trajtuar”.

Dyshohet se vrau vajzën e tij, Gjykata jep vendimin për shtetasin turk

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me incialet  M.G., shtetas turk, i dyshuar për kryerjen e tri veprave penale.

Sipas njoftimit të gjykatës, ndaj tij ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Paraburgimi do të zgjasë deri më 5 qershor 2025.

A e dinit që Donjeta Kosumi-Kallashi është bërë nënë, ja detajet..

Pas një karriere të gjatë si valltare në klubet e natës, Kallashi është tërhequr nga kjo skenë.

Në një intervistë, ajo ka shprehur se nuk dëshiron më të identifikohet me nofkën “Kallashi” dhe ka theksuar se nuk është më aktive në asnjë punë publike.

Kjo është një vendim i rëndësishëm për Donjetën, e cila e kaloi një pjesë të madhe të jetës së saj duke u angazhuar në argëtim dhe performancë. Pjesëmarrja e saj në jetën publike ka qenë e njohur, por tani ajo ka zgjedhur rrugën e privatësisë.

 

 

Një nga arsyet kryesore të kësaj tërheqjeje mund të jetë ardhja në jetë e fëmijës së saj.

Në mars të vitit 2024, u raportua se Donjeta është bërë nënë, një lajm që ka gjetur mbështetje nga ndjekësit e saj.

Pas ngjarjeve të fundit, Donjeta ka zgjedhur të mbajë momentin e saj privat pa ndarë detaje apo fotografi në rrjetet sociale. Ky veprim ka zgjuar kuriozitetin e ndjekësve dhe fansave të saj, të cilët janë të interesuar të dinë më shumë rreth kësaj faze të re të jetës së saj.

Nisma e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse, ja çfarë thonë nga PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë për, siç tha, të diskutuar zhvillimet e fundit politike, bllokadën institucionale, si dhe propozimet e iniciativat politike aktuale, duke aluduar në propozimin e LDK-së për një qeveri nacionale të tranzicionit.

PDK pas mbledhjes tha se çdo iniciativë që synon zgjidhjen e bllokadës, meriton të dëgjohet dhe diskutohet.

Gjithashtu, kjo parti tha se derisa vendi ndodhet në një krizë institucionale, për të cilën e bën përgjegjëse Vetëvendosjen, propozoi një takim që do ta thërriste presidentja e vendit me të gjitha partitë politike.

“PDK tha se vlerëson se vendi ndodhet në një krizë të thellë institucionale, si pasojë e sjelljes së papërgjegjshme politike të koalicionit që ka dalë i pari në zgjedhje, por i cili në mungesë të shumicës parlamentare po vazhdon ta mbajë peng Kosovën. Në këtë situatë, çdo iniciativë që synon zgjidhjen e bllokadës, meriton të dëgjohet dhe diskutohet”.

“Në këtë frymë, konsiderojmë se Presidentja e Republikës, si institucion mbi-partiak dhe me mandat legjitim, mund të ndërmarrë hapat e nevojshëm për thirrjen e një takimi me të gjitha subjektet politike parlamentare. Një tryezë gjithëpërfshirëse, mund të jetë hapi i duhur për gjetjen e rrugëdaljes nga kriza institucionale”.

Për këtë arsye që nga përfundimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës tha se ka zhvilluar takime me të gjitha partitë politike parlamentare – përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, ndonëse e konsiderojmë atë përgjegjëse kryesore për krizën aktuale.

“Ky angazhim është shprehje e bindjes sonë se dialogu dhe bashkëpunimi janë rruga e vetme për të dalë nga krizat politike dhe për të rikthyer normalitetin institucional. Andaj, sikur në të kaluarën, as sot dhe as në të ardhmen, ne nuk do të shmangemi nga çfarëdo takimi në interes të qytetarëve”.

“PDK angazhohet dhe është e bindur se zgjidhja më e mirë për vendin është formimi i një qeverie të re, e përbërë nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë. Një qeveri që do të ndalte degradimin institucional, do ta nxirrte Kosovën nga izolimi ndërkombëtar dhe do të zbatonte politika zhvillimore për të gjithë qytetarët, pa dallim. Me një listë të dakorduar të prioriteteve shtetërore, të cilat do ta rikthenin Kosovën në rrugën e duhur të zhvillimit dhe të integrimit euroatlantik.

Njëkohësisht, PDK i bën thirrje koalicionit VV – GUXO – Alternativa që të mos abuzojë edhe më tej me të drejtën kushtetuese për propozimin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit, por, të pranojë realitetin politik dhe të reflektojë për të mos e mbajtur peng edhe më tutje shtetin për interesa të ngushta partiake.

Kosova ka nevojë për institucione funksionale sa më parë. PDK mbetet e angazhuar për të dhënë kontributin e saj në një proces demokratik dhe kushtetues që çon drejt zgjidhjes. Kosova meriton ma shumë. Kosova mundet ma mirë”.

Më në fund, vjen urimi i Jozit për Loredanen

Ditën e sotme Loredana Brati festoi ditëlindjen.

Në mesin e shumë fotografive që I ka publikuar në rrjetet sociale, diçka mori vëmendjen, aty nuk ishte prezentë Jozi, me të cilin kishte krijuar lidhje dashurie gjatë qëndrimit në “BBVA”, shkruan Indeksonline.

Edhe pse me vonesë, Jozi nuk hezitoi dhe I bëri urimin e ndjerë.

“urime ditëlindja”, shkroi ai duke e shoqëruar me emoji me yll.

 

 

 

 

 

Pas videos që pushtoi rrjetin, Driloni thyen heshtjen me një mesazh të fortë, ‘godet’ Sarën

Pas përhapjes së një videoje në rrjetet sociale dhe portale, ku shihet ai duke u puthur me një vajzë, Drilon Rama ka reaguar ashpër përmes një postimi në Instastory. Në një sqarim të gjatë dhe të detajuar, ai mohon çdo lloj lidhjeje romantike me vajzën në fjalë, duke theksuar se mes tyre ka ekzistuar vetëm respekt dhe mirëkuptim, por kurrë diçka më shumë.

Ai u shpreh se videoja që po qarkullon është e vjetër dhe se vajza e ka përdorur për interesa personale. “Une kurrë s’jam marrë me famë, me show, a me bo zhurmë për qef t’njerzve,” shkruan ai, duke theksuar se kjo nuk është bota e tij dhe asnjëherë s’ka qenë.

Driloni nuk e la me kaq! Ai pati edhe një ‘goditje’ për Sarën

Duke marrë parasysh ndjekësit që i apasionuan pas vetes gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother, të cilët me ngulm dëshironin një lidhje mes tyre, Driloni pati një koment për ta.

“Unë me atë personin që po mundoheni me m’lidh – kurrë s’kemi qenë bashkë,” shkruan Driloni, duke shtuar se nuk kanë pasur asnjë kontakt prej më shumë se dy muajsh dhe nuk kanë shkëmbyer asnjë mesazh.

Ai tha se po përpiqeni të krijoni një realitet që nuk ekziston. “Ju keni një film në kokë, e doni me çdo kusht me bo realitet,” thotë ai, duke u kërkuar ndjekësve të ndalen me spekulime dhe “budallaki”.

Ai nuk lë pa përmendur as “clown-at” që bëjnë intervista apo i shkruajnë mesazhe provokuese, duke thënë se nuk do t’i marrë kurrë seriozisht. “Unë luftoj për veti, kujdesna për karrierën teme,” deklaron prerazi.

Në fund, Driloni falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur që në ditën e parë dhe thekson se fokusi i tij janë vetja, familja, shqiptarët dhe ëndrrat e tij. Ai premton se do t’i bëjë ndjekësit krenarë dhe se do të vazhdojë të punojë për këtë.

PDK mban mbledhjen e Kryesisë – merret ky vendim

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë për të diskutuar zhvillimet e fundit politike, bllokadën institucionale, si dhe propozimet e iniciativat politike aktuale.

PDK vlerëson se vendi ndodhet në një krizë të thellë institucionale, si pasojë e sjelljes së papërgjegjshme politike të koalicionit që ka dalë i pari në zgjedhje, por i cili në mungesë të shumicës parlamentare po vazhdon ta mbajë peng Kosovën. Në këtë situatë, çdo iniciativë që synon zgjidhjen e bllokadës, meriton të dëgjohet dhe diskutohet.

Për këtë arsye që nga përfundimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar takime me të gjitha partitë politike parlamentare – përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, ndonëse e konsiderojmë atë përgjegjëse kryesore për krizën aktuale.

“Ky angazhim është shprehje e bindjes sonë se dialogu dhe bashkëpunimi janë rruga e vetme për të dalë nga krizat politike dhe për të rikthyer normalitetin institucional. Andaj, sikur në të kaluarën, as sot dhe as në të ardhmen, ne nuk do të shmangemi nga çfarëdo takimi në interes të qytetarëve. Në këtë frymë, konsiderojmë se Presidentja e Republikës, si institucion mbi-partiak dhe me mandat legjitim, mund të ndërmarrë hapat e nevojshëm për thirrjen e një takimi me të gjitha subjektet politike parlamentare. Një tryezë gjithëpërfshirëse, mund të jetë hapi i duhur për gjetjen e rrugëdaljes nga kriza institucionale. PDK angazhohet dhe është e bindur se zgjidhja më e mirë për vendin është formimi i një qeverie të re, e përbërë nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë”, thuhet në njoftimin e PDK-së..

Në njoftim po ashtu thuhet se një qeveri që do të ndalte degradimin institucional, do ta nxirrte Kosovën nga izolimi ndërkombëtar dhe do të zbatonte politika zhvillimore për të gjithë qytetarët, pa dallim.

“Me një listë të dakorduar të prioriteteve shtetërore, të cilat do ta rikthenin Kosovën në rrugën e duhur të zhvillimit dhe të integrimit euroatlantik”, thuhet në njoftim.

Njëkohësisht, PDK i bën thirrje koalicionit VV – GUXO – Alternativa që të mos abuzojë edhe më tej me të drejtën kushtetuese për propozimin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit, por, të pranojë realitetin politik dhe të reflektojë për të mos e mbajtur peng edhe më tutje shtetin për interesa të ngushta partiake.

“Kosova ka nevojë për institucione funksionale sa më parë. PDK mbetet e angazhuar për të dhënë kontributin e saj në një proces demokratik dhe kushtetues që çon drejt zgjidhjes. Kosova meriton ma shumë. Kosova mundet ma mir”, thuhet në njoftim.!

Nis mbledhja e PDK-së, pritet të merret ky vendim

Ka nisur takimi i Partisë Demokratike të Kosovës, ku mes tjerash pritet që të diskutohet edhe propozimi i kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për një qevei të tranzicionit.

Kyesia e PDK-së tashmë ka arritur në zyret e këtij subjekti politik, ndërsa Nacionale ka parë edhe rendin e ditës.

Aty thuhet shkurt: “Diskutim rreth aktualitetit politik”.

Theksojmë se deri më tani vetëm Partia Demokratike e Kosovës s’e ka dhënë qëndrimin mbi këtë ide, ndërsa pritet ta bëjë një gjë të tillë përmes një komunikate për media pas përfundimit të takimit.

Lëvizja Vetëvendosje në anën tjetër e ka refuzuar, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka mirëpritur këtë propozim.