Përshkallëzim i rrezikshëm mes Indisë dhe Pakistanit – Sulme, viktima dhe kërcënime për hakmarrje

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën, përfshirë një fëmijë, pasi India ka ndërmarrë sulme ajrore në disa lokacione brenda territorit të Pakistanit herët në mëngjesin e së mërkurës.

Autoritetet indiane kanë deklaruar se cak i këtyre sulmeve ishin infrastrukturat që, sipas tyre, po përdoren nga militantët përgjegjës për masakrën e fundit ndaj turistëve në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga India.

Pakistani nuk ka qëndruar duarkryq,  sipas deklaratave zyrtare nga Islamabadi, forcat ajrore pakistaneze kanë rrëzuar disa avionë indianë që kishin depërtuar në hapësirën e tyre ajrore.

Dy prej këtyre avionëve kanë rënë në zona të banuara në Kashmirin e kontrolluar nga India, ku raportohen të paktën 7 civilë të vrarë nga bombardimet e mëvonshme të Pakistanit.

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, ka dënuar ashpër sulmet e Indisë dhe ka paralajmëruar hakmarrje. “Ne nuk do të rrimë duarkryq. Çdo agresion do të marrë përgjigjen e merituar”, ka deklaruar ai.

Tensionet mes dy shteteve që posedojnë armë bërthamore janë rikthyer në nivel alarmant.

Aksion i madh i Policisë në veri

Policia e Kosovës po kryen aksion në tri lokacione në veri të Mitrovicës. Deri tani janë arrestuar dy persona. Aksioni është duke u zhvilluar ende.

 

 

 

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonlinen, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Aksionet  janë duke u zhvilluar në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan për shkak të dyshimeve për posedim të armëve të paligjshme.

Aksioni tashmë ka përfunduar në një lokacion në të dy qytetet, ndërsa kërkimi në një lokacion tjetër në veri të Mitrovicës është ende duke vazhduar”, tha Elshani.

Vuçiq humb terren: Lideri që s’bind më askënd përveç vetes, SHBA e refuzon, BE e paralajmëron

Vizita e ndërprerë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Shtetet e Bashkuara ka nxjerrë në pah krizën e thellë në politikën e jashtme të vendit. Pas një sëmundjeje të papritur gjatë qëndrimit të tij në SHBA, që çoi në anulimin e vizitës, janë ngritur dyshime dhe pyetje të shumta rreth motivave të udhëtimit dhe qëllimit të tij.

Përtej versionit zyrtar për sëmundjen, në opinionin serb ka spekulime se udhëtimi në SHBA mund të ketë qenë një dështim tërësisht i paplanifikuar.

Kjo vjen në një kohë kur Vuçiq kërkon të forcojë imazhin e tij ndërkombëtar në mes të tensioneve politike të brendshme.

Nga ana tjetër, pas dështimit të vizitës në SHBA, Vuçiq po përballet me presion nga Bashkimi Evropian dhe po spekulohet për anulimin e udhëtimit të tij në Moskë për Paradën e Fitores.

Reagimet e ashpra nga BE-ja dhe paralajmërimet për rrezikimin e rrugës evropiane të Serbisë kanë shtuar tensionet.

Në këtë kontekst, diplomacia e Vuçiqit duket gjithnjë e më shumë si një mjet për mbijetese politike, ndërsa përpjekjet e tij për të promovuar imazhin e një lideri global bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Dikur “Vetëvendosje ishte opsioni i vetëm” – Tani Haki Abazi e akuzon Kurtin për bllokim dhe ego personale

Ish-deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Haki Abazi, i cili ka qenë edhe zëvendëskryeministër i vendit, ka kritikuar ashpër “Vetëvendosjen” për bllokadën e Kuvendit.

Ai tha se kjo situatë pasqyron mendësinë e kryeministrit Albin Kurti, i cili sipas tij, nuk e sheh asnjë institucion tjetër më të rëndësishëm, siç thotë ai, se vetveten.

Abazi ka shtuar se për të realizuar objektivat e tij personale, Kurti ka bllokuar çdo mundësi për kompromis politik.

“Kjo është mendësia e Kurtit që asnjë institucion tjetër nuk është më i rëndësishëm se ai vet dhe për të arritur objektivat e tija personale që është një autizim politik e ka bllokuar çdo tentim racional për kompromis politik. Sa më shumë që kalon kohë që Kurti është direkt në politikë aq më shumë njerëz e kuptojnë se nuk e ka për interes të vendit”, ka deklaruar Abazi për “Front Online”.

Këngëtarja shqiptare diagnostikohet me tumor në tru

Kanada, Rinesance, ka njoftuar se është detyruar të bëjë dy ndërhyrje kirurgjike në tru.

Rinesance ka bërë të ditur se ka pak kohë që është diagnostikuar me tumor në tru.

“Tash jom në qendër rehabilitimi e shpejt kom me fillu terapinë radiologjike, që pritet me zgjatë disa javë… Mënyra se qysh ka rrjedhë gjithçka është bekim në vete për mua edhe po e shoh si motiv për me e kalu edhe këtë sfidë e me iu kthy muzikës qashtu qysh di unë”, shkroi mes të tjerash ajo.

Ngjarja e rëndë për Rinesën vjen pak ditë pasi ajo lansoi një bashkëpunim me Butën.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

Egli dhe Gjesti së bashku në Prishtinë, zbulohen detaje

Që nga përfundimi i ‘BBVA’, Gjesti dhe Egli janë parë bashkë në publik vetëm disa herë, për arsye se çdo gjë dëshirojnë të mbajnë private, shkruan Gazeta Sinjali.

Mikja e këngëtares ka konfirmuar thashethemet se çifti ndodhet së bashku në Prishtinë. Ajo ka theksuar se Egli është së bashku me Gjestin në Kosovë dhe për këtë shkuarje të saj ka diçka. Sipas ndjekësve, çifti është duke punuar për projekte të reja që do t’i publikojnë së bashku.

Sulmi i Indisë ndaj Pakistanit, reagon Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump sapo ka reaguar në lidhje me sulmin e Indisë ndaj territorit të kontrolluar nga Pakistani.

Trump raportohet se është pyetur nga gazetarët mbi këtë çështje, ku sipas “The Guardian” deklaroi:

“Është për të ardhur keq. Sapo dëgjuam”.

Ai ka shtuar se “njerëzit e dinin që do të ndodhë diçka duke u bazuar në të kaluarën”, sepse që të dyja palët kanë qenë duke luftuar “për shumë e shumë dekada dhe shekuj”.

“Vetëm shpresoj që të përfundojë shpejt” – ka thënë ai.