Rrëzohen dy shtylla elektrike në Prishtinë, reagon komuna

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas një ndërprerjeje të përkohshme të energjisë elektrike që ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati”, si pasojë e dëmtimit të dy shtyllave elektrike.

Në një njoftim drejtuar qytetarëve, komuna bëri të ditur se KEDS është detyruar të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në këtë zonë, deri në sanimin e plotë të dëmtimit.

Sipas njoftimit, ndërprerja pritet të zgjasë rreth 3 deri në 4 orë.

“Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Policisë së Kosovës dhe KEDS-it janë në terren dhe po punojnë intensivisht për zgjidhjen e situatës sa më shpejt që të jetë e mundur,” thuhet në reagimin e komunës.

Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe ka siguruar se do të mbetet e angazhuar për menaxhimin dhe tejkalimin e çdo situate që ndikon në jetën e përditshme të banorëve

Eskalon Big Mama, pështyn dhe shan në serbisht Albën

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur shtëpinë e “Ferma VIP 2”, ku një debat i ashpër ka shpërthyer mes dy fermerëve: Big Mama dhe Alba.

Përplasja mes tyre mori përmasa shqetësuese, kur në kulmin e nervozizmit, Big Mama nuk kurseu fjalët e rënda ndaj Albës, duke e ofenduar publikisht me epitetet: “pise femër”, “njeri pa dinjitet”, “pa moral” dhe “idiote”.

Përveç fjalëve fyese, situata eskaloi edhe më tej, duke përfshirë një veprim skandaloz si pështyrja

Big Mama shau në serbisht Albën dhe më pas e pështyu. Veprim që ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale dhe opinion publik.

“Ferma VIP 2” po dëshmon se, përtej sfidave të zakonshme bujqësore, nuk mungojnë as tensionet dhe dramat në përmasa më të mëdha.

 

Zemra e saj ende tek ai? Xheneta ndez emocionet me veprimin e fundit për Gjestin

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka shtuar misterin në lidhje me marrëdhënien e saj me Gjestin, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas përfundimit të lidhjes së tyre, Xheneta vazhdon të ndjekë në Instagram një faqe që e mbështet çiftin Xheneta-Gjesti, duke ngjallur dyshime te ndjekësit se ndjenjat mes tyre mund të mos jenë mbyllur përfundimisht.

Për më tepër, Xheneta ka lënë disa “kungja” të dukshme në drejtim të Gjestit, që ka shtuar më shumë pyetje për marrëdhënien e saj me të.

 

 

Përballë ngërçit parlamentar: Presidenca thyen heshtjen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur gatishmërinë e plotë që nga data 16 prill për të pritur liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, tha Bekim Kupina, këshilltar për Media.

Jo veç vendime ‘të kundërligjshme’, LDK në kallëzim penal i përfshin edhe ‘keqpërdorimin e pasurisë’ Kurtit dhe ministrave të tij

Nga 27 marsi Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se “qytetarë të thjeshtë” kanë marrë vendime ekzekutive shtetërore – kjo referuar anëtarëve të Qeverisë në Detyrë të Vetëvendosjes të cilët, me t’u certifikuar rezultatet zgjedhore nga KQZ, janë certifikuar si deputetë.

Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji për Qeverinë (që e ka shkruar vetë Vetëvendosja) nuk lejon bartjen e dy pushteteve: atë të pushtetit ekzekutiv (anëtar qeverie) dhe legjislativ (deputet): ndërkaq Albin Kurti me nëntë ish-ministra tjerë të partisë së vetë të certifkuar edhe deputetë, vazhdon të ushtrojë që të dyja pushtetet.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot para prokurorisë deponon kallëzim penal për të gjithë anëtarët e qeverisë që vazhdojnë të ushtrojnë pushtet ekzekutiv të betuar edhe si deputet, për secilin vendim të marrë nga 27 marsi e këndej. Që të gjitha, pretendojnë ata, janë të kundërligjshme dhe anitkushtetuese.

LDK kishte paralajmëruar kallëzimet penale para mëse dy jave: ditën kur edhe zyrtarisht dhjetë anëtarë qeverie të Vetëvendosjes ishin betuar edhe si deputet në Kuvendin e Kosovës, kur pa asnjë mëdyshje finalizohej nisja e mandatit të atyre si deputetë.

Por, për më tepër, Albin Kurti – argumentojnë LDK – ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore edhe po të kishte qenë Kryeministër në detyrë: siç pretendon të vazhdon të jetë ende.

Nacionale merr vesh se krahas kontestimit të vendimeve, sipas tyre të kundërligjshme të Albin Kurtit, në kallëzimin penal që do të dorëzojnë kanë përfshirë edhe “keqpërdoriin e pasurisë, shërbimeve apo personelit qeveritarë në posedim si rezultat të punës së mëhershme si kryeministër”.

Kjo sipas LDK, bën që Albin Kurti me ish-ministrat e vet kanë konsumuar edhe këtë vepër penale të sanksionuar në Nenin 414 për Keqpërdorim të Pozitës apo Autoritetit Zyrtar.

Kësisoji, siç mëson Nacionale, LDK-ja shtron se nuk janë vetëm veprimet ekzekutive të Albin Kurtit që përbëjnë vepër penale, por edhe keqpërdorimi i pasurisë, shërbimeve apo personelit qeveritarë “që është në posedimin e tij si rezultat i punës së tij”.

“Rrjedhimisht duke mos u larguar për asnjë moment nga institucioni i Zyrës së Kryeministrit dhe duke vazhduar të gjithë pasurinë, shërbimet apo personelin qeveritarë në posedimin si rezultat t punës së mëhershme si kryeministër, ka konsumuar edhe elementin e katërt të kësaj vepre penale”.

Çka kishin thënë nga LDK?

Pasi dorëheqjet e ish-anëtarëve të Qeverisë të zgjedhur deputetë u evidentuan si faktike në raportin e Komisionit Verifikues të Mandatave të deputetëve – LDK njoftoi se do të ngrejnë kallëzime penale për çdo vendim që anëtarë të Qeverisë të zgjedhur edhe deputetë, kanë marrë që nga 27 marsi.

“Nga data 27 mars qytetarë të thjesht kanë marrë vendime në ndërtesat e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe LDK do të e çojë këtë çështje fillimisht me kallëzim penale dhe pastaj do të shohim për trajtim në kushtetuese”, pati thënë Hykmete Bajrami para gazetarëve me të kaluar raporti i Komisionit Verifikues.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës synojnë të dëshmojnë që çdo vendim i marrë nga ish-anëtarë të qeverisë në detyrë, Albin Kurti (etj.) është i pavlefshëm, nëse jo në përmbajtje: në procedurë.

“Çdo veprim i kryeministrit dhe ministrave të rizgjedhur deputetë, te cilët sot dhanë betimin, nga dita e certifikimit e tutje, është i kundërligjshem”.

Kështu pati thënë edhe Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, pyetur rreth sfidimit të LDK-së ndaj vendimeve të marra nga Kurti dhe pjesëtarë të kabinitetit të vet qeveritar të zgjedhur deputet.

LDK do t’i pregadisë të gjitha kallëzimet penale të nevojshme dhe t’i dorezojë në prokurori, për kundërligjshmerinë e veprimeve të paautorizuara të ish kryeministrit dhe ministrave te cilët në cilesinë e deputetëve të certifikuar, kanë ndërmarrë veprime ekzekutive në kundershtim me ligjin”, pati thënë mes tjerash ajo.

Takimi me Gjestin? Egli Tako zbulon misterin e vizitës në Prishtinë

Egli Tako, ish banorja e Big Brother, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj pasi publikoi një story nga makina e saj, duke zbuluar se ndodhet në Prishtinë.

Në postimin e saj, Egli ka përdorur mbishkrimin “Era Prishtinë”, duke krijuar pyetje te ndjekësit e saj për arsyen e vizitës në këtë qytet. Një herë tjetër ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për aktivitete të ndryshme në jetën e saj pas Big Brother.

Postimi përmbante një foto elegante të saj, ku ajo pozonte nga sedilja e shoferit me syze në dorë, duke e theksuar stilin e saj të thjeshtë dhe të sofistikuar.

Megjithatë, ajo nuk ofroi detaje të mëtejshme mbi arsyen e vizitës së saj në Prishtinë. Ky mister ka bërë që ndjekësit e saj të spekulojnë nëse ajo është aty për t’u takuar me Gjestin, me të cilin ajo ka pasur një lidhje të njohur, ose nëse kjo është një vizitë e lidhur me ndonjë projekt të ri muzikor ndërmjet dy artistëve.

Disa nga ndjekësit e saj kanë sugjeruar se mund të jetë një përgatitje për një duett të ri, duke shpresuar se ky mund të jetë një tregues për një bashkëpunim muzikor të shpejtë. Sa më shumë që kalon koha, ajo ka filluar të ndajë më shumë informacione në lidhje me karrierën e saj dhe projektet e ardhshme.

Pas shumë spekulimeve, ndjekësit e saj tani janë duke pritur me padurim për të zbuluar se çfarë tjetër do të ndodhë nga kjo vizitë në Prishtinë. A do të ndodhë ndonjë bashkëpunim i ri muzikor? A do të shohim Egli Tako dhe Gjesti në një video muzikore së shpejti?

Misteri i qëllimeve të saj në Prishtinë është bërë një temë e diskutimeve mes fansave, dhe po ashtu është interesante të shohim se si Egli shkrihet në ambientin e këtij qyteti të njohur, i cili po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në tregun muzikor.

Me këtë qëllim, ajo bënte thirrje për ndjekësit e saj që të qëndrojnë të përgatitur për lajm të reja për aventurat e saj të reja, që tani më duket se do të jenë të shumta. Koha do të tregojë se çfarë do të ndodhë pas kësaj vizite misterioze!

Këto ushqime nuk duhet t’i fusni kurrë në frigorifer

Frigoriferi është “hero” i kuzhinës, pasi ndihmon për të mbajtur ushqimin e freskët dhe për të parandaluar rreziqet e vakteve.

Por a e dini se jo gjithçka duhet të ftohet?

Ndërsa qumështi rekomandohet të mbahet në temperatura të ftohta, ka ushqime befasuese që nuk i përkasin frigoriferit.

Disa nga to mund të paraqesin rrezik për shëndetin kur ruhen në mënyrë të gabuar.

Lexoni më poshtë cilat ushqime nuk duhet t’i futni në frigorifer:

Domatet

Patatet

Bananet

Qeptë

Kafeja

Hudhra

Sosi djegës

Buka

Vaji

Mjalti

Pjeshka, Mango, Kivi

Mielli

Vezët

Avokado

Specat

Dardhat

Tranguj

Molla

“Dil, t’i q***** robët”, e tmerrshme: Një burrë i del me shkop bejsbolli shoferit tjetër pasi u aksidentuan

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Kijevë-Malishevë, për të cilin deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Përveç dëmeve materiale, mes të përfshirëve në këtë aksident, pati edhe konfrontim.

Në pamjet e publikuara nga media lokale “Klina Info”, shihet se njëri nga shoferët e ka sulmuar shoferin tjetër duke e goditur dritaren e pjesës ku ndodhej ai.

“Dil, dil, t’i q**** robët”, dëgjohet duke e ftuar në përleshje, teksa mbante në dorë një shkop bejsbolli.

Në pamje shihen edhe dy gra të cilar tentojnë ta ndalojnë.

“A po shikojnë që ta themelojnë mesxhidin”, dalin mesazhet e Hysri Selimit me BIA-n serbe

Hysri Selimi është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.

Selimi, është emër i njohur për autoritetet kosovare për përfshirjen e tij të mëhershme në aktivitete terroriste.

Gazeta Insajderi nga burime brenda institucioneve të sigurisë kishte raportuar se janë konfirmuar dyshimet për përfshirjen e Serbisë në përhapjen e rrymave radikale fetare në Kosovë, duke iu referuar arrestimit të Selimit.

Ndërsa tashmë kanë dal edhe disa mesazhe që Hysri Selimi ka zhvilluar me një zyrtari të BIA-s, përmes aplikacionit Viber.

Këto biseda të cilat i ka siguruar Telegrafi zbulojnë një bashkëpunim të strukturuar mes Selimit dhe BIA-s, përfshirë raportime të detajuara për arrestime në Kosovë, lëvizje të grupeve radikale dhe interesim për krijimin e mesxhideve (xhamive) ilegale jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

Bisedat përmes Viber që zbulojnë detaje të reja:

Në një nga mesazhet e datës 5 qershor 2024, Selimi njofton zyrtarin serb për arrestimin në Ferizaj të dy personave të dyshuar si bashkëpunëtorë të Serbisë, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi.

Më pas, ai shpreh shqetësim për mundësinë e përfshirjes së tij në këtë rast.

“A keni dëgjuar për këtë lajm? A është e mundshme ta kem ndonjë problem? Pavarësisht, unë udhëtoj si njeri i lirë,” i shkruan Selimi zyrtarit të BIA-s serbe.

Zyrtari i BIA-s i përgjigjet të nesërmen: “Jo bre. Çfarë lidhje ke ti. Shihemi nesër rreth orës 08:30!”

Në një komunikim tjetër, mes Selimit dhe zyrtarit të BIA-s, konfirmohen dyshimet e mëhershme për përfshirjen e Serbisë në nxitjen e rrymave radikale në Kosovë.

Selimi shkruan: “Genci dhe Alejhimi jo… nuk flasin me grupin e tij”. Menjëherë pason përgjigja e zyrtarit të BIA-s: “A po shikojnë që ta themelojnë mesxhidin?”.

Kjo është konsideruar si një nga bërthamat kryesore të bashkëpunimit të Selimit me BIA-n.

Sipas dosjes së PSRK-së, Selimi ka mbledhur e më pas i ka dhënë informacione BIA-s për numrin e personave të radikalizuar dhe numrin e atyre qytetarëve të Kosovës që kanë shkuar për të luftuar në Siri.

Përveç kësaj, ai kishte siguruar të dhëna për zyrtarë të lartë të partive politike në Kosovë dhe informacione rreth institucioneve të sigurisë.

Në dosje thuhet se informacionet për BIA-n janë dorëzuar në takime fizike në territorin e Serbisë, ndërkohë që Selimi ishte paguar deri në 700 euro për shërbimet e tij. Po ashtu, BIA i kishte pajisur Selimin me telefona të mençur për të mundësuar komunikimet sekrete me zyrtarët serbë.

Arrestimi i Selimit është parë si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të luftuar rrjetet e spiunazhit dhe ndikimin e jashtëm në çështjet e brendshme të sigurisë së Kosovës.

Haradinaj thotë se Gjykata e Strasburgut ia ka pranuar ankesën kundër Gjykatës së Hagës, lajmërohet nga atje

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka treguar se gjendet në Strasburg të Francë, për t’u ankuar rreth Gjykats Speciale dhe procesit gjyqësor që ka kaluar në Hagë.

Haradinaj në T7 ka thënë se ankesa e tij është pranuar dhe se e kanë telefonuar për të dhënë edhe një nënshkrim pas pranimit të ankesës.

Haradinaj në Gjykatën e Strasburgut është ankuar duke shfrytëzuar shtetësinë e tij suedeze, meqë Kosova s’ka të drejtë të referojë çështje në këtë Gjykatë meqë ende s’është anëtare e Këshillit të Evropës.