A e uroi Egli Gjestin për ditëlindjen?

Ditën e sotme Gjesti feston ditëlindjen.

Një detaj që ka renë në sy është Egli, e cila deri në këto momente nuk e ka uruar atë, shkruan Indeksonline.

Duke shikuar profilin e saj vërejmë që ajo nuk ka bërë asnjë postim gjatë 24- orëve të fundit.

Nuk dihet nëse dyshja është ende bashkë apo është ndarë, duke lënë nën heshtje veprimet e tyre.

 

 

 

Kufiri që digjet: Rritet frika për konflikt të ri mes dy fuqive bërthamore

India ka kryer sulme me dronë në Pakistan më 8 maj, duke plagosur katër ushtarë tha ushtria pakistaneze. India, ndërkaq, i akuzoi fqinjin e saj për një tentim për sulm, teksa tensionet janë rritur mes dy fuqive bërthamore.

India e pranoi se ka shënjestruar sistemin e mbrojtjes ajrore të Pakistanit dhe Islamabadi tha se ka rrëzuar disa dronë. India, në anën tjetër tha se ka “neutralizuar” përpjekjet e Pakistanit për të goditur caqe ushtarake. Asnjë nga këto pretendime nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Akuzat e ndërsjella vijnë një ditë pasi India sulmoi me raketa disa lokacione në Pakistan, duke vrarë 31 civilë, sipas zyrtarëve pakistanezë. Nju Delhi tha se sulmet ishin hakmarrje për sulmin e armatosur që vrau 26 persona muajin e kaluar në pjesën e Kashmirit, të kontrolluar nga India. Ky shtet ka akuzuar Pakistanin se qëndron prapa këtij sulmi, por Islamabadi ka mohuar se ka gisht në të.

Që atëherë, të dyja palët kanë këmbyer zjarr në Kashmir, dhe Pakistani ka pretenduar se ka vrarë dhjetëra ushtarë indianë, por India nuk ka konfirmuar diçka të tillë.

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, është zotuar se do të hakmerret për sulmet ajrore të Indisë, duke rritur frikën se të dyja shtetet po shkojnë drejt një konflikti të plotë. Udhëheqësit nga të dyja shtetet po përballen me presion që të tregojnë fuqi dhe të hakmerren për sulmet, teksa udhëheqësit kanë ashpërsuar retorikën.

Të dyja shtetet janë në konflikt për Kashmirin. India dhe Pakistani kanë zhvilluar tri luftëra për këtë rajon në Himalaje, që është i ndarë mes tyre dhe që pretendohet nga dy shtetet.

Pas rritjes së tensioneve, India ka evakuuar mijëra njerëz nga fshatrat në kufirin në rajon. Ndërkaq, afër 2.000 banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre në Kashmirin e administruar nga Pakistani.

Festë në shtëpinë e Shkurte Gashit

Sot është një ditë e veçantë për Shkurte Gashin dhe Albertin! Në shtëpinë e çiftit të njohur po festohet me plot dashuri dhe buzëqeshje, pasi djali i tyre i vogël, Kroni, feston ditëlindjen!

Në disa pamje të ëmbla të publikuara në Instagram, Shkurta dhe Alberti shfaqen krah për krah me dy djemtë e tyre, Malin dhe Kronin  një familje e lumtur që rrezaton dashuri.  Postimi është shoqëruar me një dedikim “Urime edhe 100 Kron! Uroj që kjo ditë të jetë po aq e veçantë sa je ti.”

Me vite të tëra bashkë dhe me një familje të konsoliduar, Shkurta dhe Alberti janë një nga çiftet më të dashur të publikut  dhe fansat nuk rreshtin së komentuar për energjinë pozitive që ata transmetojnë.

“Prishtina Parking” – Gjykata rrëzon gjobat dhe bllokimet e veturave

Me një aktgjykim të formës së prerë, Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka vendosur të shfuqizojë disa dispozita të Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës, duke konstatuar se ato janë në kundërshtim me Kushtetutën, me ligjet në fuqi dhe me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Aktgjykimi i lëshuar në prill të këtij viti erdhi pas padisë së parashtruar nga organizata joqeveritare “Qendra për Raste Gjyqësore” ndaj ndërmarrjes publike “Prishtina Parking”.

Dispozitat e kontestuara përfshijnë, ndër të tjera, mundësinë e bllokimit të veturës pas 10 minutave nga momenti i parkimit, vendosjen e tarifave vetëm përmes telefonit, si dhe penalizimet në të ashtuquajturat “vendparkime ilegale”. Sipas Gjykatës, këto dispozita shkelin parimet e proporcionalitetit, mosdiskriminimit, sigurisë juridike dhe të drejtës për pronë, privatësi dhe lëvizje të lirë, të garantuara me Kushtetutë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

 

Në vendim, Gjykata Supreme ka theksuar se “Prishtina Parking”, si ndërmarrje publike komunale, ka vepruar përtej mandatit të saj ligjor dhe statutor, duke ndërmarrë veprime që janë kompetencë ekskluzive e organeve të rendit publik dhe autoriteteve inspektuese. Këto veprime përfshijnë bllokimin, gjobitjen dhe bartjen e automjeteve pa ndonjë vendim ligjor të një organi kompetent, siç janë Policia e Kosovës apo inspektorati komunal.

“Asnjë ndërmarrje publike nuk ka të drejtë të kufizojë lirinë e lëvizjes ose të ndërhyjë në pronën private të qytetarëve në mungesë të një baze ligjore të qartë dhe të një procedure të rregullt administrative”, thuhet në aktgjykim.

Pas këtij vendimi të formës së prerë, ndërmarrja “Prishtina Parking” nuk ka më të drejtë ligjore të bllokojë vetura, të vendosë gjoba apo të urdhërojë bartjen e automjeteve. Të gjitha veprimet ndëshkuese të ndërmarra në të kaluarën në mungesë të një akti administrativ individual dhe të ankimueshëm mund të konsiderohen të paligjshme dhe të hapin rrugë për kompensime ligjore.

 

 

Komuna e Prishtinës obligohet të rishqyrtojë rregulloren ekzistuese, të ndalojë veprimet arbitrare dhe të sigurojë zbatim të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare, për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

 

 

 

“Nderime e përulje përjetë për ty Nanë Ruke” – Një nuse si Lola Haradinaj, i thotë fjalët më të mira për vjehrrën

Lola Haradinaj e njohur për stilin e saj të veçantë dhe shpeshherë për marrëdhënien e ngushtë me familjen, ka surprizuar të gjithë me një postim të ngrohtë për vjehrrën e saj.

Ajo ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të veçantë për vjehrrën “Nderime e përulje përjetë për ty Nanë Ruke”.

Me këtë veprim Lola ka treguar dashurinë dhe mirënjohjen që ka për nënën e bashkëshortit, e për këtë nga ndjekësit ka marrë komplimente të shumta.

 

Trump s’len vend për dyshime, paralajmëron këtë vend: “Pa marrëveshje të fortë, do t’ju godasim”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dhënë një deklaratë të fortë kundër programit bërthamor të Iranit, duke paralajmëruar se do t’i japë fund me çdo kusht.

“Mund t’i hedhim në erë butë, ose t’i hedhim në erë egër. Do të preferoja shumë më tepër një marrëveshje të fortë dhe të verifikuar”, ka thënë Trump në një intervistë për NBC News, duke mos lënë vend për dyshime rreth qëllimeve të tij.

Ai ka shtuar se ekzistojnë vetëm dy alternativa: një marrëveshje e sigurt, ose ndërhyrje ushtarake.

“Do të pranonte vetëm çmontim total të programit bërthamor të Iranit, sepse përndryshe ‘bota do të shkatërrohet’”, ka deklaruar presidenti amerikan.

Në anën tjetër, autoritetet iraniane vazhdojnë të këmbëngulin se qëllimi i programit të tyre bërthamor është vetëm për përdorime civile. Por Trump nuk i beson këtyre pretendimeve.

“E dini, energjia civile shpesh çon në luftëra ushtarake, dhe ne nuk duam që ata të kenë një armë bërthamore”, ka theksuar ai.

Tragjedi në gjumë – Babai dyshohet se vrâu vajzën 15-vjeçare dhe plagosi familjen

Prizreni dhe mbarë vendi u tronditën mëngjesin e së martës nga një ngjarje e rëndë që përfundoi me vrasjen e një vajze 15-vjeçare, shtetase turke. Dyshohet se autor i këtij krimi makabër është babai i saj, Mehmet Gorenç, i cili tashmë ndodhet në paraburgim, pas miratimit të kërkesës së Prokurorisë nga Gjykata Themelore në Prizren, transmeton Insajderi.

Sipas burimeve të Klanit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas orës 05:00 të mëngjesit, kur i dyshuari ka sulmuar vajzat e tij ndërsa ato ishin në gjumë. Viktima 15-vjeçare nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Sulmi u krye me një thikë mbi 20 centimetra të gjatë, me të cilën Gorenç dyshohet se plagosi rëndë edhe vajzën tjetër, rreth 10-vjeçare, si dhe bashkëshorten e tij, e cila pësoi lëndime më të lehta.

 

 

Në kërkesën për caktimin e paraburgimit, Prokuroria përmend edhe një deklaratë të rëndë të të dyshuarit drejtuar bashkëshortes së tij: “Duhet të vdesim të gjithë.”

Prokurori ka vlerësuar se paraburgimi është i domosdoshëm për shkak të natyrës së rëndë të veprave penale, të kryera brenda familjes, si dhe për shkak të rrezikut të arratisjes, duke qenë se Gorenç nuk ka vendbanim të përhershëm në Kosovë.

Ai do të hetohet nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Masa e paraburgimit është caktuar për 30 ditë.

 

 

Kodi Penal i Republikës së Kosovës parashikon dënim me jo më pak se 10 vjet burg ose burgim të përjetshëm për ata që kryejnë vrasje ndaj fëmijëve, anëtarëve të familjes, në mënyrë mizore apo me rrezikim të jetës së personave të tjerë.

Këngëtari i njohur njofton se është diagnostikuar me kancer

Brad Arnold, vokalisti i grupit “3 Doors Down” njoftoi se turneu veror do të anulohet, sepse ai është diagnostikuar me kancer në veshka në fazën 4 që i është përhapur në mushkëri.

Arnold e dha lajmin përmes një videoje për fansat e tij të mërkurën, duke u thënë atyre se diagnoza “nuk ishte shumë e mirë”, por falë besimit në Zot, ai “nuk ka frikë”.

Në mbishkrim, Brad shkroi se hiti i vitit 2008 i grupit “It’s not my time” është bërë një himn personal në këtë betejë. Kënga flet për forcën, vendosmërinë dhe refuzimin për t’u dorëzuar përballë vështirësive dhe është frymëzuese për shumë njerëz që përballen me sfida të mëdha në jetë.

“3 Doors Down” u formua si grup në vitin 1996 dhe u bë i famshëm në vitin 2000 me albumin “The better life”, që përmbante hitin “Kryptonite”. Anëtarët e grupit kanë ndryshuar herë pas herë dhe aktualisht janë Arnold, kitaristi dhe vokalisti mbështetës Chris Henderson, kitaristi Chet Roberts, bateristi Greg Upchurch dhe basisti Justin Biltonen.

 

 

Evrodeputeti polak e djeg flamurin e Bashkimit Evropian

Eurodeputetit polak të ekstremit të djathtë, Grzegorz Braun , i cili kandidon për president të Polonisë në zgjedhjet e ardhshme, iu hoq imuniteti parlamentar.

Gjatë një vizite në një institucion shtetëror në Katowice të Polonisë, Braun vuri re flamurin e Bashkimit Evropian pranë flamurit polak në korridor. Ai iu afrua flamurit, e hoqi dhe pastaj e hodhi në mënyrë demonstrative në dysheme.

“Emblema të tilla nuk i nënshtrohen asnjë mbrojtjeje ligjore në territorin e Republikës së Polonisë. Kjo është Polonia, jo Brukseli”, bërtiti Brauni.

Pastaj, për ta përfunduar këtë vepër, ai e spërkati flamurin me benzinë ​​dhe i vuri flakën në oborrin e institucionit.