Jozi trazon rrjetin, uron Gjestin për ditëlindje?

Joz Marku ka trazuar rrjetin me një postim në instastory.

Ai ka publikuar një gotë me verë dhe poshtë saj ka shkruar:

“Hajt gëzuar”

Ndjekësit e ish banorit këtë veprim të tij e aluduan si një urimë për ditëlindjen e Gjestit, shkruan Kosovarja.

Kjo lëvizje e Jozit a është një ngacmim mediatik apo!

Megjithëse Gjesti dje festoj ditëlindjen i rrethuar me miqtë e tij më të afërt.

Delfina, moderatorja e “RTK”-së, gruaja e deputetit të PDK-së

Delfina Krasniqi është një nga fytyrat e njohura të Televizionit Publik të Kosovës.

Delfina prej vitesh është pjesë e programit të mëngjesit, ku shfaqet në rolin e prezantueses.

Krasniqi prek vitesh është e martuar me gazetarin dhe tashmë analistin e përsonazhin e njohur të televizionit, Artan Behrami.

Çifti janë prindër të lumtur dhe kohë pas kohe shfaqen mjaftë të dashuruar në rrjete sociale.

Dhuna s’ka të ndalur në vend – Theren me thikë disa të mitur

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes në qendër të Podujevës, ku disa të mitur janë therur me thikë.

Ngjarja ka alarmuar qytetarët, të cilët kanë parë viktimat e plagosura duke u nisur me urgjencë drejt Qendrës Emergjente.

Policia e Kosovës, menjëherë pas pranimit të informacionit, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën me shirita sigurie.

Ende nuk është bërë ndonjë deklaratë zyrtare nga ana e policisë për motivet apo rrethanat e incidentit.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga sheshi ku ka ndodhur ngjarja, në të cilat shihen forca policore dhe shirita të vendosur për të siguruar perimetrin.

E dhimbshme: Ky është i riu që humbi jetën pasi u zu nga dheu gjatë punimeve

Pas shtatë ditësh kërkimesh intensive, është gjetur paraditen e së premtes trupi i pajetë i Ardit Beshirit, punëtorit 29-vjeçar që humbi jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut, ndërsa po punonte me eskavator, shkruan Gazeta Sinjali.

Beshiri u aksidentua më 3 maj, kur u zë nga një masiv dheu dhe inertesh gjatë punës në zonën e “Qafës së Burrelit”, pranë fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos. Rrëshqitja përfshiu një sipërfaqe të gjerë dhe ndodhi në një distancë rreth 4 kilometrash, çka e vështirësoi ndjeshëm operacionin e kërkimit nga ekipet e emergjencës.

Trupi i viktimës u lokalizua dhe u nxor nga masivi këtë mëngjes. Policia dhe autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar protokollet e sigurisë në vendin e punës.

 

 

Nuk mund t’i mbajë lotët, vetëm pak kohë para lindjes, Dafinës i ndodh e papritura -i mërziti të gjithë

Këngëtarja dhe autorja e hitëve të njohura, Dafina Zeqiri, ka njoftuar ndjekësit e saj për një periudhë të pacaktuar pushimi nga aktivitetet e saj profesionale. Ky vendim ka ardhur pas një lajmi të gëzueshëm dhe shumë të pritur nga fansat e saj, pasi ajo së shpejti do të bëhet nënë.

Ky moment është padyshim një hap i rëndësishëm dhe emocionues në jetën e saj, dhe ajo ka vendosur ta shijojë çdo moment të kësaj periudhe të veçantë të shtatzënisë, duke i dhënë përparësi kujdesit për veten dhe për familjen e saj që po rritet.

Në një postim të gjatë dhe emocionues në rrjetet sociale, Dafina ka ndarë me fansat e saj këtë lajm të bukur dhe ka shprehur se pas një periudhe të gjatë aktivitetesh intensive dhe angazhimesh profesionale, ka ardhur koha që të kalojë më shumë kohë me veten, duke përjetuar dhe shijuar periudhën e shtatzënisë në një mënyrë më private.

Ajo ka theksuar se ky është një moment shumë i rëndësishëm për të, dhe se ka zgjedhur ta shijojë me qetësi dhe dashuri çdo çast të kësaj periudhe, duke i dhënë mundësinë vetes për t’u përqendruar tek përgatitjet për ardhjen e fëmijës dhe për t’u kujdesur për shëndetin e saj dhe të vogëlushit që po pritet.

Dafina është një nga artistet më të dashura të publikut shqiptar, dhe angazhimi i saj në muzikë dhe aktivitete të tjera ka qenë i vazhdueshëm. Megjithatë, tani ajo ka vendosur të marrë një hap prapa dhe të përjetojë një moment shumë të rëndësishëm të jetës së saj, duke u fokusuar më shumë në rolin e nënës dhe në kujdesin për familjen. Ky vendim i saj ka ardhur pas një periudhe të gjatë krijimtarie dhe punë të palodhur në industrinë e muzikës, dhe fansat kanë reaguar me shumë ngrohtësi dhe mbështetje ndaj saj.

Dafina ka shprehur gjithashtu se, edhe pse është duke marrë një pauzë nga angazhimet profesionale, ajo e ka shumë të vështirë të largohet për një periudhë të pacaktuar nga publiku dhe nga fansat që e kanë mbështetur gjithmonë.

Megjithatë, ajo e di se ky është një moment që kërkon angazhim dhe prioritet të plotë ndaj familjes dhe shëndetit, dhe se pas rikthimit të saj, ajo do të jetë më e përkushtuar dhe e gatshme për të sjellë më shumë muzikë dhe projekte të reja që do të ngrohin zemrat e fansave të saj.

Ky është një moment i veçantë dhe për artistët shqiptarë, ku pas disa viteve të aktivitetit të vazhdueshëm, shumë prej tyre kanë zgjedhur të bëjnë një pauzë për të kaluar më shumë kohë me ata që duan dhe për t’u përkushtuar ndjekjes së roleve të tjera, siç është roli i prindit.

Dafina, e cila është e njohur për stilin e saj të veçantë dhe për angazhimet e saj të shumta në industri, tani po përjeton një periudhë të re të jetës dhe është shumë e emocionuar për këtë fazë të re që ka filluar. Pas rikthimit të saj, fansat e saj do të kenë mundësinë të shohin një version të ri të Dafinës, një version që ka kaluar përtej muzikës dhe që tani do të ketë një epitet të ri – atë të nënës.

Në postimin e saj, Dafina ka falënderuar fansat për mbështetjen e pafundme që i kanë dhënë gjatë gjithë karrierës së saj dhe ka theksuar se ky moment i ri i jetës së saj do të sjellë një ndërlidhje më të ngushtë me ta.

Ajo ka thënë se ndihet shumë e bekuar që ka mundësinë të ndajë këtë moment me ta dhe që gjithmonë do të mbetet e lidhur me ata, pavarësisht pushimit që ka marrë nga angazhimet profesionale. Ky është një akt i natyrshëm për një grua që po përjeton një nga momentet më të bukura të jetës, dhe që dëshiron të shijojë çdo moment të tij me qetësi dhe dashuri.

Dafina Zeqiri, e cila ka një karrierë të pasur me disa hite të njohura dhe një numër të madh fansash në të gjitha trojet shqiptare dhe jashtë tyre, do të rikthehet pas një periudhe të pacaktuar për të vazhduar karrierën e saj dhe për të sjellë më shumë projekte muzikore që do të ngazëllejnë audiencën. Me kalimin e kohës, ajo do të marrë edhe epitetin më të bukur, atë të nënës, dhe kjo është një fazë e re dhe emocionuese për të.

Fansat e Dafinës janë të emocionuar për rikthimin e saj dhe presin me padurim që ajo të vazhdojë të ndihmojë në formësimin e skenës muzikore, por gjithashtu të shijojë periudhën e shtatzënisë dhe të krijojë kujtime të bukura me familjen e saj./ORAinfo/

“Nxehet” Agim Bahtiri, bën këtë veprim ndaj Hykmete Bajramit derisa po fliste në Kuvend

Kryesuesi i Seancës së Kuvendit, Avni Dehari, ia ndërpreu fjalën deputetes Hykmete Bajrami, gjatë seancës së sotme konstituive, pasi u kërkua nga partitë që të propozojnë nga një anëtarë për Komision rreth ndryshimit të procesit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Dola këtu për të thënë që mundesh me na thirrë edhe 48 herë çdo 48 orë..”, ka thënë Bajrami, ku më pas Dehari ndërhyri.

E vëmendje mori, reagimi i deputetit të betuar të VV’së, Agim Bahtirit.

Në atë moment është “nxehur keq”, ku ndëgjohet Bahtiri, duke ulërit në Kuvend: Nalja, naljaaa

Këtu mund ta shihni videon:

https://www.facebook.com/reel/1188256272568404

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve

Pas më shumë se një jave kërkime në Klos, është gjetur trupi i të riut i cili mbeti i bllokuar nën masivin e dheut.

Në Qafën e Burrelit vijuan kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me ekskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë pranë fabrikës së përpunimit të Kromit.

Në operacionin kompleks u përfshin Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi i bashkisë Klos, Forcat e Policisë, Punonjës të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM), Ekip mjekësor me autoambulancë, Forca vullnetare nga komuniteti, Efektivë të Forcave të Armatosura me pajisje për detektimin e metaleve, Punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. / abcnews.al

Kuvendi në krizë të thellë, Edona Llalloshi: “Për Kosovën po bëhet edhe më mirë….”

Deputetja e betuar e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, është shfaqur entuziaste në një fotografi të publikuar përpara nisjes së seancës plenare, ndërkohë që Kuvendi është në një krizë të thellë.

Në foto, ajo shfaqet pranë kryetarit të partisë, Albin Kurti, dhe kolegëve të saj deputetë.

Llalloshi, e cila është për herë të parë deputete, ka shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Për artin-kulturën po bëhet mirë, e për Kosovën edhe më mirë…”.

Megjithatë, përkundër entuziazmit publik të deputetëve të VV-së, realiteti politik mbetet ndryshe. .

Kosova po vazhdon të jetë pa Kuvend të konstituuar. Përpjekjet për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit kanë dështuar disa herë, meqë Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin të sigurojë votat e nevojshme për kandidatin e saj.

Pavarësisht këtyre pengesave të vazhdueshme, VV nuk ka ndryshuar qasjen dhe as kandidaturën, duke e thelluar ngërçin, ndërkohë që partitë e tjera s’po ia votojnë Albulena Haxhiun.

“Mund të na ftoni për herë të 48 çdo 48 orë por…”, Avni Dehari bën veprimin e papritur ndaj Hykmete Bajramit

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar për herë të 13’të.

Kryesuesi më i moshuar i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, i ka ftuar partitë opozitare, që ta propozojnë kandidatin për kryetar të komisionit.

Nga radhët e LDK’së, ka dal Hykmete Bajrami, e cila tha se “mund të na ftoni për herë të 48 çdo 48 orë, por…”.

Në këtë moment Bajramit iu ndërpre fjala nga Avni Dehari, duke i thënë mund të flasësh vetëm nëse e prezantoni kandidatin.

Peci: Çdo ditë po vijmë me shpresën që partitë do të reflektojnë, por me të njëjtin propozim që s’kalon

Deputeti nga lista e Vetëvendosjes, Faton Peci, tha se edhe sot do të provojnë të themelojnë Komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit/es. 

“Ne çdo ditë vijmë me vullnet pozitiv me shpresën që edhe partitë tjera do të reflektojnë. Ne edhe sot do të provojmë të themelojmë komisionin”.

I pyetur për një takim të mundshëm me të gjitha partitë të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, Peci tha se janë për dialog, por se duhet ta shohin edhe përmbajtjen e ftesës.

“Përveç ftesës është shumë e rëndësishme edhe përmbajtja e ftesës”.

Ai po ashtu tha se e kanë të njëjtin emër për kryeparlamentare – Albulena Haxhiun.