E di që s’ka gjë nga seanca e 13 e Kuvendit?, Kurti e lë një aktivitet nga ora 11:00

Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvillon sot një aktivitet politik, vetëm pas një ore nga thirrja për seancën e 13-të konstituive të Kuvendit.

Vetëm një orë pas fillimit të seancës, Kurti zhvendoset në Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania për të bërë homazhe me rastin e 27-vjetorit të rënies së heroit Ilir Konushevci dhe dëshmorit Dr. Hazir Malaj.

Duke filluar nga ora 10:00 deputetët do të kuptojnë se cili do të jetë propozimi i radhës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje- si fitues të zgjedhjeve për kryvekuvendar.

Në tri seancat e fundit nga Vetëvendosje u tentua të formohet komisioni për votim të fshehtë që të mund të votohet e propozuara e tyre Albulena Haxhiu në mënyrë të fshehtë.

Por edhe k y propozim dështoi duke mos siguruar votat e mjaftueshme.

E siç duket situatë e njëjtë do të jetë dehe sot.

Madje kryeministri në detyrë, kreu i VV-së Albin Kurti ka zgjedhur edhe agjendë tjetër duke nis nga ora 11:00, duke qenë i sigurtë se edhe seanca e sotme do të jetë njësoj, e dështuar.

“1. Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bën homazhe me rastin e 27-vjetorit të rënies së heroit Ilir Konushevci dhe dëshmorit Dr. Hazir Malaj. VENDI: Varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania. KOHA:11:00”, thuhet në njoftim.

Çitaku: Kurti e di që ka emra për kryeparlamentar që do të siguronte 61 vota (VIDEO)

Sekretarja  e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku ka qenë e ftuar mbrëmë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës.

Ajo theksoi se kryeministri i dorëhequr Albin Kurti është në dijeni se ka emër që mund të votohet për kryeparlamentar dhe do ti siguronte 61 vota.

“Të gjitha subjektet politike bashkërisht duhet të bëjnë përpjekje serioze për të gjejnë një emrin që do të siguronte 61 vota. Kurti e din që emra të tillë ka, por kam përshtypjen që ende nuk po e ndjenë mjaftueshëm peshën e përgjegjësisë që e ka”,tha Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

Publikohen fotot nga ditëlindja e Gjestit, detaji me Eglin merr vëmendje

Gjesti ka festuar ditëlindjen e tij të 25-të, i rrethuar nga shoqëria e ngushtë. Kështu të paktën la të nënkuptohet përmes një postimi në InstaStory, teksa ka ndarë një moment nga festa, ku shfaqet i buzëqeshur me shokët e tij të ngushtë, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “FAM”.

Ajo që ka rënë në sy ishte mungesa e partneres së tij, Eglit, e cila jo vetëm, por nuk ka ndarë asnjë urim publik për ditëlindjen e Gjestit. Kjo ka ngjallur dyshime në rrjet për marrëdhënien mes tyre, pasi që ndjekësit kanë pritur me entuziazëm të madh ditën e sotme një urim nga Egli.

Ndërkohë, vetë Gjesti është dukur në humor të mirë, i rrethuar nga miq të afërt, duke festuar me muzikë dhe pije, ndërsa mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse do të kemi një reagim nga çifti.

Pak para fillimit të seancës, VV-ja jep detaje, ky është propozimi i tyre për kryeparlamentar sot

Deputeti i VV-së Dimal Basha ka thënë se Albulena Haxhiu është serish kandidate për kryetare të Kuvendit. Ndërsa ka thënë se opozita duhet ta zhbllokojë procesin.

“Presim me u zhblloku kuvendi. Qytetarët kanë votuar për parlament dhe presin një qeveri të re. Është e paarsyeshme, votimin e hapur e refuzojnë po ashtu dhe votimin e fshehtë. Kemi ofruar dhe koalicion dhe para qytetarëve kemi dal faqebardhë. Besoj që opozita e ka radhen me zhblloku kuvendin. Me kushtetutë na takon propozimi neve. Është e drejtë e jona. Sbesoj që z.haxhiu është problemi. Ata janë fut në një rrugë pa kry. Besoj që tash duhet ta zhbllokojnë”, ka thënë Basha.

“Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

Gjergj Dedaj ka bërë të ditur se dje është kontaktuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Dedaj thotë se ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm dhe duhet të kthehen në shtëpi.

“Sot jam kontaktuar përmes një bisede telefonike, nga zyrtarêt për çështje të sigurisë së dëshmitarëve, nga DHS të Gjykatës Speciale, në Hagë, lidhur me shqetësimet e mija të ngritura dhe tendencat e keqëpërdorimit dhe keqëinterpretimit të qëllimshëm apo me porosi, të disa mediave, portaleve, gazetarëve dhe individëve( të njohur për DHS të GJS), të deklaratave të mija të dhëna para Trupit Gjykues në Hagë, në nëntor 2023.

Këto tendenca të izoluara, me gjasë kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes, ndrësyrjet për kercënim, rrezikim, bullizim dhe shantazh ndaj meje, duke keqëpërdorur, prerë dhe nxjerrur nga konteksti, të deklaratave të mija, gjatë dëshmisë në Hagë, ku edhe aty kam ngritur pafajësinë dhe kam thëne se kjo gjykatë është antishqiptare, politike dhe e padrejtë, dhe se UÇK ka berë luftë vetëmbrojtëse, të pastër dhe çlirimtare, ndërsa janë forcat serbe ato të cilat kanë bërë krime dhe gjenocid në Kosovë, madje edhe ndaj familjes sime!

Zyrtarëve të sigurisë së DHS të Gjykatës Speciale edhe njëherë ua bëra me dije se kurrë nuk kam pasur asnjë shqetësim dhe as më të voglen ndërhyrje nga familjarët, pjesêtarët e rrethit të gjërë, sipmatizantët dhe rajoni nga vinë ish krerët e UÇK, por këtë e bëjnë vetem disa individ dhe klane të cilat kane për qëllim dezinformimim dhe nxitjen e urrejtjes dhe të kërcënimit ndaj meje dhe familjes sime atdhetare dhe martire!

Edhe njëhere ua pëserita gjatë kësaj bisede të sotme, zyrtarëve të DHS të GJS, sè gjatë dëshmisë sime në Hagë, e kam thënë të verteten troq, se ish krerët e UÇK janë të pafajshem dhe se duhët të kthehen në shtëpi!”, tha ai.

E 13-ta herë – A do të dalë tym i bardhë apo sërish zi nga oxhaku i Kuvendit?

Të premten do të mbahet edhe një seancë për konstituimin e Kuvendit, që do të jetë e 13-ta që nga e para kur është mbajtur më 15 prill.

Në seancën që është thirr nga ora 10:00 pritet që partitë të shkojnë më qëndrime të njëjtë.

Për dallim nga dy seancat e kaluara ku nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari ishte propozuar votim i fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarin, në seancën e së mërkurës u propozua për votim të hapur.

Por edhe në këtë seancë, e propozuara e LVV-së, Albulena Haxhiu nuk mori votat e mjaftueshme.

LVV ka deklaruar se nuk e ndërron kandidaten për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun, ndërsa që PDK, AAK e LDK kanë thënë se nuk kanë votë për të.

Ky është moti për sot

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.

Në mbrëmje lokalisht intensifikim i reshjeve, kryesisht në sasi të pakta dhe më të përqëndruara drejt jugut, juglindjes dhe lindjes.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi prej 10-35 km/h, raporton MeteoKosova, transmeton Gazeta Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale nga 16 deri në 21°C.

Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura – PAMJE

Pak minuta më parë një punëtor i kompanisë “Pastrimi”, është goditur nga një veturë, në lagjen “Mati 1”, në kryeqytet.

Lidhur me këtë rast në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia e Kosovës, me ç’rast ka arrestuar disa persona.

Më poshtë mund të shihni pamjet e siguruara nga IndeksOnline.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast.