Martohet Shqipja e ‘Big Brother’?

Një shoqëri që e ka dëshmuar veten edhe pas mureve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, si ajo mes Shqipes, Adrit dhe Ilirianës, po duket se po shkon si më së miri.

Por një ngjarje e pazakontë ka ndodhur natën e mbrëmshme!

Teksa ishin duke ngarë makinën në rrugët e Tiranës – ku me ta ishte edhe Kaderi Adri dhe Iliriana ia krisën këngës për Shqipen, dhe jo çfarëdo kënge, por pikërisht “Jena gëzu o jena gëzu, që ketë Shqipen e kem martu”!

Ky moment la të nënkuptohet se në jetën personale të Shqipes ka të reja interesante.

 

Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas komentit të Bledit, i cili pyeti kur do të bëhet nënë Shqipja. Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim, por mesa duket, heshtja flet më shumë se fjala në këtë rast.

Video

Të Ngjashme:

Shqipe Hysenaj po bashkëjeton ish-banorin e BBVIP?

 

 

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit të riut, Drilon Muletës

Me dhimbje të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të Drilon Petrit Muletës, i cili ndërroi jetë të dielën pas një sulmi në zemër.

Lajmi për vdekjen e tij ka prekur shumë familjarë, miq dhe dashamirë të tij, të cilët po e kujtojnë me fjalët më të mira një njeri të dashur, të qetë dhe të respektuar, shkruan Gazeta Imazhi.

Familja Muleta ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 12 maj 2025, në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme, duke filluar nga ora 17:00.

“Miq, shokë e dashamirë, me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot humba më të dashurin tim, djalin tim të madh, Drilon Petrit Muleta”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ngushëllime të sinqerta familjes Muleta në këto momente të vështira.

I ndjeri qoftë i xhenetit!

“E goditi tri herë tokën, më pas kokën” detaje të reja nga vdekja e dyshimtë e të riut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 18:20 në Prizren, ku një 24-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, në një rast që dyshohet të jetë vetëvrasje.

Lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

‘’Në stacion policor janë paraqitur, dy persona meshkuj kosovarë dhe të ata kanë deklaruar se kanë shkuar në një zonë malore me viktimën mashkull kosovar për ta provuar një armë të cilën viktima do ta blinte nga njëri prej tyre. Dyshohet se viktima pasi e ka marrë armën ka shtënë tre herë në drejtim të tokës dhe pastaj ka qëlluar veten në kokë’’, thuhet në raport.

Më tej është bërë e ditur se njësitë relevante policore, prokurori dhe ekipi i balistikës nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

‘’Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë pa fishekë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion’’, thuhet ndërkaq.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe ata me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

TË NGJASHME:

Si i shpëtoi Rina vdekjes, mësohen detaje të reja

 

 

Nga grushtet te plumbat: Përleshjet në Kosovë janë bërë të zakonshme

Gjatë ditës së sotme në Ballancë të Vitisë janë rrahur mes vete pesë persona, njëri nga ta e ka përdorë edhe armën e zjarrit por nga të shtënat nuk është lënduar askush.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për Tëvë1 ka thënë se një nga personat është dërguar në Spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor.

Pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Konfirmimi i tij i plotë:

Me datën 11.05.2025 rreth orës 14:10 kemi pranuar informacion se në fshatin Ballancë të komunës së Vitisë si pasojë e një mosmarrëveshje ka ardhur deri te konfrontimi fizik në mes të pesë (5) personave meshkuj kosovar, në të cilin rast dyshohet se nga njëri prej të dyshuarve është përdorur edhe një armë zjarri pistoletë e llojit TT me të cilën dyshohet se është shtënë ti herë nga i dyshuari, nga të cilat të shtëna nuk ka pësuar askush.

Gjatë këtij konflikti fizik lëndime trupore ka pësuar njëri nga të përfshirët në këtë përleshje i cili është duke marrë tretman mjekësore në qendrën emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit, i cili sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes nga ana e zyrtarëve policor është konfiskuar arma e dyshuar, tri gëzhoja dhe tre fishekë. Po ashtu me urdhër të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontroll në shtëpitë e të dyshuarve në dy lokacione të ndryshme.

Pesë të dyshuarit pas intervistimit me aktvendim nga Prokurori i Shteti janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar  të armëve’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Me datën 11.05.2025 rreth orës 14:10 kemi pranuar informacion se në fshatin Ballancë të komunës së Vitisë si pasojë e një mosmarrëveshje ka ardhur deri te konfrontimi fizik në mes të pesë (5) personave meshkuj kosovar, në të cilin rast dyshohet se nga njëri prej të dyshuarve është përdorur edhe një armë zjarri pistoletë e llojit TT me të cilën dyshohet se është shtënë ti herë nga i dyshuari, nga të cilat të shtëna nuk ka pësuar askush.

Gjatë këtij konflikti fizik lëndime trupore ka pësuar njëri nga të përfshirët në këtë përleshje i cili është duke marrë tretman mjekësore në qendrën emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit, i cili sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes nga ana e zyrtarëve policor është konfiskuar arma e dyshuar, tri gëzhoja dhe tre fishekë. Po ashtu me urdhër të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontroll në shtëpitë e të dyshuarve në dy lokacione të ndryshme.

Pesë të dyshuarit pas intervistimit me aktvendim nga Prokurori i Shteti janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar  të armëve’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Takoi prindërit e Gjestit? Zbulohet e vërteta misterioze, ja çfarë bëri Egli në Prishtinë

Mjaftoi vetëm një fotografi në Prishtinë, që Egli Tako të bëhej sërish qendër e vëmendjes gjatë javës që po lëmë pas.

 

Sigurisht që mendimi i vetëm i ndjekësve ishte se ardhja e saj në Kosovë lidhej me Gjestin, dhe pati dhe nga ata që aludonin ardhjen për prindërit e fituesit të Big Brother.

Por, Egli nuk zbuloi asgjë më shumë përveç këtij “ngacmimi”, që ndezi kureshtjen në rrjete sociale.

Megjithatë, e vërteta qëndron krejtësisht ndryshe. Vizita e Eglit në Prishtinë nuk kishte të bëjë me jetën personale, por me projekte profesionale.

Publikohen fotot nga ditëlindja e Gjestit, detaji me Eglin merr vëmendje

 

Burime të Prive By Liberta Spahiu bëjnë të ditur se këngëtarja ndodhej në Kosovë për arsye profesionale, dhe është në përgatitje të një bashkëpunimi muzikor.

Se me kë ka zgjedhur të bashkojë forcat Egli në këtë projekt të ri muzikor, e mësoni në materialin më poshtë.

 

“S’e lëshoj Xhenetën”! – G Bani shpërthen ndaj kritikëve, pas fotos së postuar që ndezi rrjetin

Në mesin e tyre ishte edhe ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, shkruan Gazeta Imazhi.

Me këtë të fundit ndau një fotografi në rrjete sociale G Bani, i cili siç shihet mori kritika të shumta.

LEXO EDHE: 

‘Çka po zihet?’ – Xheneta dhe G Bani në qendër të vëmendjes në ditëlindjen e Loredanës!

Ai ndau në InstaStory mesazhin e një ndjekëses, ku i tha se nuk do të ndiqte më për shkak të këtij postimi.

E reperi nga Shqipëria tha: “Jo me më bë unfollow, po edhe më mbyll krejt Instagramin, nuk e lëshoj Xhenetën pse jeni disa talibanë që e keni inat. Hajde udha e mbarë”.

Të njëjtit shihet se kanë raporte të mira dhe se G Bani ka treguar se njihen edhe familjarisht.

 

‘Çka po zihet?’ – Xheneta dhe G Bani në qendër të vëmendjes në ditëlindjen e Loredanës!

 

Xheneta kapet “mat” me të dashurin e ri, prekje, puthje e përqafime në publik – po duket më e lumtur se kurrë

Një fotografi e publikuar së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram ka ngjallur vëmendje dhe reagime të shumta në rrjetet sociale.

Fjala është për moderatoren dhe influencuesen Xheneta Fetahu, e cila është kapur në një moment të pazakontë – duke vallëzuar përqafuar me një maskot të madhe në një ambient të mbushur me drita, muzikë dhe atmosferë festive.

Në imazhin që ajo ka ndarë me ndjekësit e saj, Xheneta shihet teksa përqafon një maskot që ngjan me personazhin e njohur të animuar, Borëbardhën.

 

Ngjarja duket të ketë ndodhur në një klub nate apo organizim të veçantë, ku prania e figurave të tilla të maskuara është e zakonshme për të shtuar dozën e argëtimit dhe interaktivitetit me publikun.

Fotografia është realizuar në një moment ku Fetahu duket e relaksuar, duke shijuar atmosferën, ndërsa personazhi i maskuar mban një qëndrim miqësor dhe përfshirës.

Ajo që e bën këtë fotografi të veçantë dhe që ka marrë shumë reagime në rrjete, është natyra e pazakontë e skenës – një figurë publike si Xheneta, e cila zakonisht shihet në ambiente profesionale si studio televizive apo në përfshirje mediatike, tani shfaqet në një situatë më të lirshme, më argëtuese dhe larg formalitetit të zakonshëm.

Kjo tregon anën tjetër të saj, atë njerëzore dhe të dashur për momente të thjeshta të jetës së përditshme.

Fotografia është shpërndarë fillimisht në opsionin “Story”, duke marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj, ndërsa disa prej tyre kanë ripostuar momentin në faqe të ndryshme në rrjete sociale, përfshirë edhe portalin e njohur “Flasim Drejt”, i cili duket se ka shpërndarë këtë imazh si pjesë e përmbajtjeve të tij.

Për shumë ndjekës, ky moment është komentuar si “i këndshëm”, “fëmijëror” dhe “i papritur”, ndërsa disa e kanë cilësuar si një mënyrë kreative për të promovuar atmosferën pozitive dhe të lirshme që figura publike si Xheneta sjell në skenën mediatike shqiptare.

Deri më tani, Xheneta nuk ka dhënë një koment të drejtpërdrejtë rreth fotografisë, por mënyra se si ajo e ka ndarë në profilin e saj tregon se e ka marrë me sportivitet dhe vetëironi, duke i dhënë ndjekësve të saj një pasqyrë tjetër të karakterit të saj përtej ekranit.

Përveç kësaj, kjo fotografi nxit një reflektim interesant rreth marrëdhënies së figurave publike me audiencën dhe mënyrën se si mediat sociale po shërbejnë si një mjet i fuqishëm për të ndarë momente intime dhe spontane me publikun.

Xheneta, si një emër i njohur në fushën e medias dhe komunikimit, e shfrytëzon këtë platformë për të mbajtur një lidhje të ngushtë me publikun e saj – dhe ky moment i veçantë është një tjetër dëshmi e kësaj strategjie të suksesshme.

Në fund, ajo çfarë mbetet nga kjo fotografi është thjeshtësia, gëzimi dhe një kujtim i bukur që ndoshta do të mbetet në mendjen e ndjekësve si një nga ato momentet që nuk ndodhin shpesh, por që i japin ngjyra jetës publike.