Peci mundohet të sqarohet pas skandalit rreth tenderit: Është mysliman boshnjak nga Novi Pazari

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas raportimeve se një kompani nga Serbia e  fitoi kontratën për përpunimin e mbetjeve shtazore në Kosovë.

Peci ka thënë se këto janë shpifje dhe dezinformim i qëllimshëm.

Ai përmes një postimi ka thënë se fituesi i kontratës është një kompani nga Serbia dhe se pronari sipas tij është mysliman boshnjak nga Novi Pazari.  Sipas tij, përqendrimi i vëmendjes në përkatësinë etnike të njërit prej aksionarëve është i rrezikshëm dhe i padrejtë.

“Nëse aksionari quhej Muhamed Ragipi, shqiptar nga Lugina por shtetas i Serbisë, a do të kishte jehonë të tillë lajmi? Jo. Atëherë pse gjithë kjo zhurmë për një boshnjak/musliman nga Novi Pazari?”, ka shkruar ai.

Peci ka ftuar gazetarët investigativë që të hulumtojnë procedurat e dhënies me qira dhe funksionalizimit të fabrikës, por ka theksuar se nuk ka asnjë shkelje ligjore që mund të justifikojë akuzat që janë bërë.

“Të njëjtit le ta gjejnë bazën ligjore që mundëson eliminimin e konkurrencës për shkak të shtetësisë së një aksionari. Kjo do të përbënte shkelje të rëndë ligjore dhe qasje diskriminuese”, deklaroi ai.

Ai ka sqaruar se fabrika është dhënë me qira për interes publik një konsorciumi italiano-kosovar, në bazë të një procedure ligjore dhe transparente.

“U përballëm me shpifje karshi funksionalizimit të kësaj fabrike. E para ishte pretendimi se mungonte baza ligjore – e demantuam. E dyta, se nuk ishte konsorcium – u vërtetua që është. Të tjerat ishin interpretim tendencioz i dokumenteve dhe përpjekje për të krijuar një narrativë të rreme”, shkroi Peci.

Ai thekson se janë cituar gabimisht dokumente që lidhen me një pronë në Ulpianë dhe janë përdorur për të ngritur dyshime për tokën në Drenas, pjesë e së cilës thotë se është moçal.

Ministri në detyrë thekson se Qeveria e Kosovës nuk ka as kompetencë dhe as autoritet ligjor të kontrollojë marrëdhëniet kontraktuale të shit-blerjes së aksioneve brenda një kompanie.

“Nuk është as në dorë të Ministrit e as të Ministrisë që të jetë në rrjedha të çdo transaksioni. Procesi i regjistrimit në ARBK kërkon përfaqësues të kompanisë, jo edhe të dhëna për nacionalitetin e aksionarëve”, thotë ai.

Peci shprehu gatishmëri për sqarime publike në çdo studio televizive që nga dita e nesërme.

“Bëna hallall, nana ime e dashur” – Meda përlot me fjalët për nënën e ndjerë

Një lajm i dhimbshëm ka tronditur sot familjen Përgjegjaj. Nëna e këngëtarit të njohur të muzikës popullore Meda, zonja Remzije (Maliqi) Përgjegjaj, është ndarë nga jeta më 14 maj 2025, në moshën 69-vjeçare.

Lajmin e ka dhënë fillimisht bashkëshortja e këngëtarit, Luljeta Përgjegjaj, përmes një fotografie tepër prekëse të publikuar në rrjete sociale. Ajo shihet e shtrirë pranë vjehrrës së ndjerë, duke i mbajtur dorën me lot në sy, ndërsa shkruan:

“Shpirti yt në lule të xhenetit vjehrra jem”, duke shoqëruar postimin me emoji lutjeje dhe pikëllimi.

Pas saj, ka reaguar edhe vetë këngëtari Meda, me një mesazh emocional dhe prekës drejtuar nënës së tij.

“Bëna hallall Nana ime e dashur, sa shumë të kam dashtë… do të dua e do të kujtojmë përjetësisht,” – shkruan ai ndër të tjera.

Meda shpreh dhimbjen dhe mirënjohjen e pafundme për nënën, duke shtuar:

“Allahu na bashkoftë në Xhenet, inshAllah” dhe njofton se njoftimet për varrimin do të jepen në vijim.

Në vitin 2015, Meda i kishte kushtuar një projekt muzikor të veçantë nënës së tij, si një formë nderimi për dashurinë dhe përkushtimin që ajo kishte treguar gjatë gjithë jetës.

Ngushëllime të sinqerta për Medën, familjen Përgjegjaj dhe të gjithë ata që ndanë jetën me këtë grua të dashur.

E kemi menduar më të re, por ja sa vite mbushi sot Majlinda, ish e dashura e Majkut

Majlinda Zeka ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë në Instagram, duke e shoqëruar me një përshkrim të ngrohtë që tregon hapësirën e saj të dashurisë për jetën.

Në foton e fundit, ajo shfaqet e veshur me një fustan të bukur në ngjyrë të gjelbër, duke mbajtur në dorë një buqetë me lule që përfaqëson lumturinë dhe mirënjohjen. E gjithë skena tërheq vëmendjen, përveç elegancës së saj, edhe për ambientin përreth, që duket të jetë një vend i mrekullueshëm.

Në këtë postim, Majlinda përkujton rëndësinë e falënderimeve, e cila është një mesazh inspirues për të gjithë ne. Pavarësisht angazhimeve të saj si një figure publike dhe gruaja e reperit të njohur, ajo ndan momente intime dhe të sinqerta me ndjekësit. Kjo tregon se pas çdo fame, ka një person të thjeshtë që vlerëson gjërat e vogla në jetë.

Fustani i saj i gjelbër është jo vetëm stilos, por i përshtatet edhe sezonit të pranverës, duke sjellë një atmosferë freskie.

Qëndrimi i saj i qetë përpara kamerës, së bashku me një grim të lehtë, i japin imazhit një elegancë natyrale. Majlinda ka një ndjesi stilistike që inspiron shumë femra që ndjekin lëvizjet e saj.

Me këtë postim, ajo na kujton se është e rëndësishme të vlerësojmë secilin vit dhe çdo moment të jetës, duke treguar se mirënjohja është çelësi i lumturisë.

Ajo ka mbushur 31 vite jete.

Image

Rama jep lajmin e madh: Ja kur fillon largimi i mbeturinave në kryeqytet

Kryetari I Prishtinës Përpaim Rama ka bërë të ditur se sonte fillon largimi I mbeturinave. Ndërsa ka thënë se Komuna e Prishtinës po përballet me një sabotim të hapur nga ndërmarrja “Pastrimi”, një kompani publike që nën drejtimin aktual, është shndërruar në simbol të keqmenaxhimit dhe mungesës së përgjegjësisë.

Postimi i plotë i Ramës:

Sonte , Kryeqyteti do të fillojë largimin e mbeturinave. Sabotazha nuk kalon!

Komuna e Prishtinës po përballet me një sabotim të hapur nga ndërmarrja “Pastrimi”, një kompani publike që, nën drejtimin aktual, është shndërruar në simbol të keqmenaxhimit dhe mungesës së përgjegjësisë.

Gjatë mandatit tonë, kjo ndërmarrje ka përfituar:

  • 11.5 milionë euro të hyra direkte nga Komuna e Prishtinës, në bazë të detyrimeve kontraktuale,
  • 1.4 milionë euro për blerjen e kamionëve të rinj të pastrimit,
  • 3,800 kontejnerë të rinj, të financuar nga Komuna,
  • 400,000 euro në formë subvencionesh shtesë.

Megjithatë, përkundër kësaj përkrahjeje të jashtëzakonshme, menaxhmenti i “Pastrimi”-t ka keqpërdorur paranë publike për:

  • Rritje të pagave për kryeshefin dhe menaxhmentin,
  • Punësime të panevojshme dhe të motivuara politikisht, në kundërshtim me nevojat reale të kompanisë.

Javën e kaluar, si Kryetar i Kryeqytetit, kam thirr seancë të jashtëzakonshme për datën 13 maj 2025, me qëllim të subvencionimit të pagave të punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje në vlerë prej 300,000 euro. Për fat të keq, kjo seancë dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së qëllimshme të opozitës.

Për informimin e qytetarëve:

Komuna e Prishtinës në dhjetor 2024 dhe në shkurt 2025 ka ftuar zyrtarisht ndërmarrjen “Pastrimi” për të nënshkruar kontratën e shërbimeve, por kjo është refuzuar qëllimisht nga menaxhmenti i saj, në një përpjekje të hapur për sabotim politik.

Kulmi i këtij sabotimi është arritur sot, me ndaljen e shërbimeve të mbledhjes së mbeturinave në të gjithë Prishtinën, ndonëse Komuna e Prishtinës është financuesi më i madh i kësaj ndërmarrjeje.

Skandaloz është fakti se kjo ndalesë vlen vetëm për Kryeqytetin, gjë që dëshmon qartë motivet politike prapa këtij vendimi.

– Deklaratat e menaxhmentit të Ndërmarrjes Pastrimi, se Komuna e Prishtinës i ka borxh 2.7 milionë euro, janë të PAVËRTETA.

– Komuna e Prishtinës ka ZERO borxh ndaj ndërmarrjes “Pastrimi”.

Situata e krijuar si rrjedhojë e mosofrimit të shërbimeve nga ndërmarrja “Pastrimi”, që rrezikon shëndetin publik në kryeqytet, do të përfundojë menjëherë.

Sonte, Kryeqyteti do të fillojë largimin e mbeturinave.

Do të shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat alternativë që kemi në dispozicion.

Sabotazha nuk kalon!

Ju sigurojmë që Kryeqyteti është duke shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore për të mos lejuar përsëritjen e situatave të tilla.

Qytetarët e Prishtinës meritojnë shërbim të denjë – jo shantazh politik!

Ministri ‘shqiptarë’ në Qeverinë e Serbisë, Demo Berisha, e do Preshevën e Bujanocin me më pak shqiptarë

Shqiptari i njohur për qëndrimet antishqiptare, e që është emëruar Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Qeverinë e Serbisë, Demo Berisha, në një intervistë për një televizion serb, ka deklaruar se i sheh problematike dy nga tri komunat shqiptare të Luginës së Preshevës.

Derisa thotë se në komunën e Medvegjës, ku numri i shqiptarëve është zvogëluar drastikisht, marrëdhëniet ndëretnike janë rregulluar, ai kërkon që e njëjta të bëhet edhe në Preshevë e Bujanoc, duke zvogëluar numrin e shqiptarëve.

Ish kryetari i këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, duke publikuar pjesë nga intervista e ministrit në Qeverinë e Serbisë, thotë se “ky ministër Preshevën dhe Bujanocin e do pa shqiptar, ‘të spastruar etnikisht me mjete administrative’ siç e patë cilësuar Komiteti i Helsinkit në Beograd ‘pasivizimin e adresave’. Edhe atë, në emër të rregullimit të marrëdhënieve ndëretnike!

Madje thotë se Bujanoci është në “rrugën e duhur drejt përfundimit”!?

Pra, këtë po e thotë ministri/kumbar i koalicionit pushtetit lokal të ndarë 1:1 në Bujanoc”, ka shkruar Mustafi, transmeton Telegrafi.

Në pyetjen e gazetarit nëse Bujanoci dhe Presheva do të jenë nga detyrat e rëndësishme …?

Ministri Berisha i përgjigjet se nga tri komunat e Luginës dy janë problematike.

“Një nga çështjet kryesore, një nga prioritetet do të jetë adresimi i problemeve që aktualisht janë urgjente në Serbinë jugore (Luginën e Preshevës), konkretisht në tri komuna. Dy janë interesante, interesante me probleme, ndërsa e treta është më pak interesante. Po i referohem Medvegjës, Medvegja është një komunë që ka rregulluar marrëdhëniet ndëretnike. Ajo që do të bëjmë është e njëjta gjë edhe në Preshevë, sepse them në Bujanoc është në rrugën e duhur drejt përfundimit”, ka thënë ai, duke aluduar në zvogëlimin e popullatës shqiptare në ato dy komuna.

Kohë më parë deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se propozimi i Demo Berishës për postin e Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave është një goditje e rëndë për çdo shqiptar që ka vuajtur, rezistuar dhe sakrifikuar për të drejtat e veta në Serbi.

Sipas tij, ky emërim është jo vetëm politikisht i papranueshëm, por edhe moralisht i turpshëm, sepse Demo Berisha nuk është një përfaqësues i të drejtave të njeriut, por një simbol i mohimit të identitetit kombëtar dhe politik të shqiptarëve të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës. /Telegrafi/

Në këtë orar i pret nesër Osmani liderët politik

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca nis nga ora 10:30 por si herave të kaluara edhe nesër nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim.

E për të zgjidhur këtë ngërq politik, e para e vendit Vjosa Osmani ka ftuar në një takim liderët politik.

Takimi midis Osmanit dhe liderëve politik do të zhvillohet nesër nga ora 13:00.

E sot Osmani ka paralajmëruar se takimi i së enjtes me liderët e partive është vetëm fillimi i një serie takimesh dhe diskutimesh lidhur me këtë çështje.

Ajo ka shtuar se nuk dëshiron të paragjykoj për rezultatet e këtij takimi por ka uruar që secili nga liderët do të angazhohet duke vënë si parësor interesin e Kosovës.

“Unë i falenderoj liderët e partive që i janë përgjigjur pozitivisht. Ky është vetëm fillimi i një serie takimesh ne do të vazhdojmë varësisht se si shkojnë diskutimet nesër, qoftë në atë format, qoftë në formate të ngjashme, qoftë në takime një nga një me liderët e partive. Si institucion i Presidencës jemi në zbatim të detyrave kushtetuese sepse siç e dini neni 84 përcakton që presidentja e vendit ka për detyrë të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve. Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës e rrezikon pikërisht funksionimin kushtetues të institucioneve që është edhe arsyeja pse i kam ftuar liderët që të diskutojmë rrugën përpara. Nuk do të doja të paragjykoja tani për rezultatet por shpresoj që secili do të angazhohet duke vënë si parësor interesin e vendit dhe kur ndodhë kjo rezultatet gjithmonë janë pozitive”, ka thënë Osmani gjatë konferencës për media, pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa./

Vdes nëna e Medës, lajmin e ndan Lulja me foto prekëse

Një lajm i dhimbshëm ka tronditur sot familjen Përgjegjaj. Nëna e këngëtarit të njohur të muzikës popullore Meda, zonja Remzije (Maliqi) Përgjegjaj, është ndarë nga jeta më 14 maj 2025, në moshën 69-vjeçare.

Lajmin e ka dhënë fillimisht bashkëshortja e këngëtarit, Luljeta Përgjegjaj, përmes një fotografie tepër prekëse të publikuar në rrjete sociale. Ajo shihet e shtrirë pranë vjehrrës së ndjerë, duke i mbajtur dorën me lot në sy, ndërsa shkruan:
“Shpirti yt në lule të xhenetit vjehrra jem”, duke shoqëruar postimin me emoji lutjeje dhe pikëllimi.

Pas saj, ka reaguar edhe vetë këngëtari Meda, me një mesazh emocional dhe prekës drejtuar nënës së tij.

“Bëna hallall Nana ime e dashur, sa shumë të kam dashtë… do të dua e do të kujtojmë përjetësisht,” – shkruan ai ndër të tjera.

Meda shpreh dhimbjen dhe mirënjohjen e pafundme për nënën, duke shtuar:

“Allahu na bashkoftë në Xhenet, inshAllah” dhe njofton se njoftimet për varrimin do të jepen në vijim.

Në vitin 2015, Meda i kishte kushtuar një projekt muzikor të veçantë nënës së tij, si një formë nderimi për dashurinë dhe përkushtimin që ajo kishte treguar gjatë gjithë jetës.

 

Shota Baraliu “nuse” për herë të parë, por ‘dhëndri’ qenka shumë më i vjetër

Një prej personazheve më të komentuar të Big Brother VIP Kosova 1, Shota Baraliu, ka veshur fustanin e bardhë për herë të pare.

Përmes një postimi në faqen e saj në Instagram, Shota është shfaqur në xhirimet e filmit të saj më të ri, “Festa e Beqarisë 10”, ku partner në skenë ka aktorin e njohur Sevdai Radogoshi i njohur për publikun si Qumili.

E veshur me një fustan nusërie tejet vezullues dhe sensual, Shota shkëlqen në çdo detaj, ndërsa dhëndrri në këtë “dasmë artistike” është pikërisht Qumili.

Megjithatë, mos ndoshta do ta shohim Shotën së shpejti në altar edhe në jetën reale?

Në çdo dalje publike, Shota Baraliu ka rrëmbyer vëmendjen me linjat e saj trupore perfekte dhe stilin gjithmonë provokues.

Kësaj here, ajo ka vendosur t’i lërë të gjithë pa fjalë si me pamjen, ashtu edhe me mesazhin pas saj.

Luiz Ejlli i hynë politikës?

Këngëtari i njohur shqiptar Luiz Ejlli, ka reaguar me një mesazh për të gjithë ata që e shohin atë si një figurë të mundshme politike.

 

 

 

Ai theksoi se nuk ka asnjë interes të përfshihet në politikë, shkruan Indeksonline.

Sipas tij arsyeja është e thjeshtë: ai beson te arti, jo te pushteti.

“Të shumtë janë ata që më kërkojnë të hyj me politikë. Mbase ngaqë më shohin si zë që dëgjohet, apo si një njeri që nuk ka frikë të flasë. Unë nuk kam ardhur në këtë jetë për të ndarë njerëzit. Por për t’i bashkuar. Nuk dua të jem arsyeja pse njerëzit zihen mes tyre, kur gjithçka që dua është t’i bëj të buzëqeshin bashkë. Unë besoj te muzika, te dashuria, te forca e një fjale që shëron dhe jo që përçan. Politika kërkon të zgjedhësh një anë. Unë kam zgjedhur njeriun! Nuk dua të je mi një krahu, kur mund të jem krah për të gjithë. E kam parë se çfarë bën politika me njerëzit. Si ua ndryshon sytë, zemrat, fjalët. Nuk dua pushtet mbi askënd. Dua t’i mbaj duart e lira që të përqafoj, jo të nënshkruaj vendime që lëndojnë. Dua dua zyrë, dua skenë! Ndaj, më falni nëse ju jam zhgënjyer duke mos u bërë pjesë e politikës. Kjo është mënyra që unë kam zgjedhur për të mbrojtur atë që dua më shumë, njeriun, familjen, artin, fjalën e lirë dhe vetveten”, shkroi ai./Indeksonline/

 

 

 

 

 

Nga Big Brother në ekranin e madh: Ish-banoret e ‘BBVA4’ bëhen moderatore në ‘Goca dhe Gra’

Programi “Goca dhe Gra” starton në prime time në orën 21:00 çdo të shtunë në ekranin e Top Channel.

5 bashkëmoderatoret e këtij sezoni, për herë të parë në tryezën e diskutimeve do të jenë Kleoniki Delijorgji, Loredana Brati, Gerta Gixhari, si dhe Egla Ceno, Rudina Dembacaj nga sezoni i shkuar.

“Goca dhe Gra” është talk show që bën bashkë pesë moderatore dhe të ftuara njëkohësisht, aty ku trajtohen tema të mprehta dhe çështje të përditshme nga një këndvështrim ndryshe.

Çdo të shtunë, ora 21:00, në ekranin e Top Channel.