Kur patriotizmi bëhet tender: Nga Podgorica në Beograd: Rruga e kompanisë që fitoi kontratën në Kosovë

Një hulumtim i #KallxoPërnime i cili transmetohet të premten zbardhë prapavijën e investitorëve të cilët fituan kontratën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për funksionalizimin dhe operimin e objektit të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

#KallxoPërnime ka zbuluar skemën e fshehjes së pronarëve të vertetë të njërës prej kompanieve që e ka fituar kontratën në Ministrin e Bujqësisë. Kompania që kishte 30% të aksioneve të kompanisë kosovare e cila nënshkroi kontratë me Ministrinë e Bujqësisë figuronte e regjistruar në Podgoricë të Malit të Zi, megjithatë #KallxoPërnime ka gjetur se kompania amë e saj është në Beograd dhe pronar është një shtetas i Serbisë.

 

Dosja ekskluzive zbardhë detaje se si biznesmeni me shtetësi serbe u tërhoq nga investimi pak ditë pasi qeveria nënshkroi kontratë me konzorciumin që fitoi kontratën.

Hulumtimi i #KallxoPërnime zbuloi se kompania pak ditë pasi fitoi kontratën për përpunimin e nënprodukteve shtazore vendosi t’i shes aksionet e veta me vetëm 3 mijë euro.

Dosja zbardhë se kompania me seli në Podgoricë dhe Beograd i shiti 20% të aksioneve tek kompania “Arches Bau”, që ka aksionarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe 10% të aksioneve tek Naser Maloku.

Në një bisedë për emisionin #KallxoPërnime, Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sfidohet me transaksionet e pronësisë së kësaj kompanie dhe lëvizjet e aksioneve të cilat u zhvilluan prapa. Ministri Peci në një intervistë të gjatë jep shpjegimet e tij rreth dhënies së kontratës për funksionalizim e objektit të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

“Jo nuk e kam ditë, për herë të parë po dëgjoj nga ju. Nuk e njoh askënd nga pronarët, nuk më takon mua me i hi me shpalos dokumentacionin e konsorciumit” – deklaron ministri Peci.

Kontrata për dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore u nënshkrua nga ministri Faton Peci pas një vendimi që Qeveria e Kosovës e mori në janar të vitit 2025. Kontrata ishtë dhënë për kompaninë “LIP KS & IT” Sh.P.K.

Hulumtimi zbardhë edhe të kaluarën e familjarëve të njërit prej aksionarëve nga Kosov,a i cili ishte i përfshirë në ‘aferën Brezovica’. Detaje për akuzën dhe lidhjet e kësaj familje me dyshimet për mitdhënje për ish-kryetarin e Shtërpcës, Branisllav Nikoliq.

Historia e kontratës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kishte publikuar dy njoftime, më 19.07.2024 dhe më 18.09.2024, në të cilat kërkonte palët e interesuara të aplikojnë për kontarën për funksionalizmin e fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Pesë ditë pasi ishte publikuar thirrja e dytë publike në ueb-faqe të AUV, kompania “LIP KS & IT” SH.P.K. ishte regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Dosja e regjistrimit zbulon që fillimisht themelues të kësaj kompanie kishin qenë tre aksionarë, Naser Maloku, si drejtor menaxhues dhe dy kompani të tjera, “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të zi dhe “LIPITALIA 2000” S.P.S. me adresë në Rosta të Italisë.

Sipas të dhënave që ka siguruar KALLXO.com, pronar i kompanisë “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të zi është një kompani tjetër me emër “MR & Co doo” me seli në Beograd të Serbisë e cila është në pronësi të shtetasit të Serbisë, Muamer Ragipoviq.

Muamer Ragipoviq figuron si drejtor edhe në kompaninë “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të zi që kishte aksione në kompaninë kosovare që e nënshkroi kontratën me Ministrinë e Bujqësisë.

Kompania “MR & MNE” D.O.O. me pronar Muamer Ragipoviq ishte tërhequr nga biznesi që fitoi kontratën nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural më 20.02.2025, 1 muaj e 10 ditë pasi ishte nënshkruar kontrata për fabrikën.

Vlera e aksioneve të kompanisë “MR & MNE” D.O.O. ishte 30% në kompaninë e regjistruar në Kosovë “LIP KS & IT” ose në vlerë prej 3,000 eurove. Aksioniet ishin bartur tek Naser Maloku dhe kompania “ARCHES BAU” Sh.P.K., kompani e cila më vonë do të bashkohej në pronësi të kompanisë që kishte fituar kontratën nga Ministria e Bujqësisë.

Sipas të dhënave publike, kompania “MR & MNE” D.O.O. ka vetëm një punëtor në Podgoricë, ndërsa ka katër punëtorë në “MR & Co doo” në Beograd.

KALLXO.com që nga 04.04.2025 ka dërguar kërkesa në Agjencinë e Veterenarisë dhe Ushqimit për të kërkuar qasje në dokumente dhe informata rreth fabrikës e cila nuk ishte funksionaluzar për një kohë të gjatë.

KALLXO.com ka gjetur se procesi për dhënin në shfrytëzim të kësaj fabrike kishte filluar më 19.07.2024 nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

Pesë muaj më vonë, më 09.01.2025, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të aprovohet dhënia në shfrytëzim e tokës dhe fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Një ditë pas, më 10.01.2025, Faton Peci, në cilësinë e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kishte nënshkruar kontratën me titull “Funksionalizimi objektit për përpunimin e nënprodukteve shtazore”.

Fitues i kontratës ishte shpallur “LIP KS & IT” Sh.P.K., të cilës i është dhënë e drejta për operim për 20 vite, duke u llogaritur viti 2024 deri në vitin 2044, me mundësi vazhdimi.

Sipas kontratës, kompania obligohet të paguaj një qira prej 30 mijë euro brenda vitit, që i bie nga 2 mijë e 500 euro çdo muaj.

Neni 4 i kontratës parasheh edhe subvencionin e kompanisë për çdo kilogram të grumbulluar dhe përpunuar.

“Subvencioni për çdo ton të grumbulluar do të jetë në shumën prej 0.16 cent për kilogram (1 kg)”- thuhet në kontratë. Fabrika për përpunimin e nënprodukteve shtazore kishte nis të ndërtohet nëntë vitë më parë.

Gazetari Ermal Panduri: Allo, ministër Faton Peci! Çka po kërkojnë milionat edhe kompanitë serbe me juve?

Ermal Panduri ka reaguar pas publikimit të skandalit të ri se në kontratën që nënshkroi Peci është i përfshirë edhe një serb.

“Studio e Serbisë, gazetari milioner…”, shkruan Panduri në fillim të reagimit të tij ironik, duke i drejtuar më pas disa pyetje ministrit Peci.

“Allo, ministër Faton Peci! Çka po kërkojnë milionat edhe kompanitë serbe me juve?”, shkruan ndër të tjera gazetari.

Në fund të reagimit të tij, Panduri përmend edhe Naser Malokun, me pyetjen: “Naser Maloku, a je jashtë hala?”, pa dhënë më shumë kontekst për përfshirjen e tij.

Sëmuret Xheneta, shihet nën kujdes mjekësor

Ish-banorja e “BBVK”, Xheneta Fetahu, duket se nuk është në ditët e saj më të mira.

Në “instastory” ka ndarë pamje, ku shihet duke marrë infuzion, shkruan Indeksonline.

Pamjen e ka ndarë nga dhoma luksoze ku po qëndron për pushime.

 

 

 

Ndryshe, Xheneta po vazhdon të qëndroj aktive në televizioni duke marrë pjesë në emisione të ndryshme në Kosovë e Shqipëri./Indeksonline/

Lajmërohen nëntë raste të fruthit në Kosovë, janë nga këto qytete

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) informon se nga data 05 deri më 13 maj 2025, në Kosovë janë raportuar 9 raste të fruthit: 4 raste nga Ferizaji; 2 raste nga Shtimja dhe nga 1 rast në komunat: Lipjan, Graçanicë dhe Fushë Kosovë.

Sipas grup-moshave, rastet e raportuara janë: 7 raste të moshës 1-2 vjeç dhe 2 raste të moshës 4-5 vjeç.

Të gjitha rastet kanë të bëjnë më fëmijë të pavaksinuar me vaksinën MMR (fruth, rubeollë dhe shyta).

IKSHPK tërheq vërejtjen se nuk bëhet fjalë më vetëm për raste të “importuara”, por për raste të fruthit të shfaqura brenda komunitetit në Kosovë, drejtpërdrejt si pasojë e mosvaksinimit.

“IKSHPK u rikujton prindërve se Fruthi është sëmundje shumë serioze, 6 herë më ngjitëse se gripi dhe se 1 në 5 persona të infektuar me fruth mund të zhvillojnë komplikime serioze shëndetësore si infeksion të veshit, pneumoni, humbje të përhershme të dëgjimit, inflamacion të trurit dhe vdekje.

Më të rrezikuarit nga fruthi janë fëmijët e pavaksinuar nën moshën 5 vjeçe.

Me qëllim të parandalimit të rasteve të reja dhe komplikimeve, IKSHPK u bën thirrje prindërve që të kontrollojnë kartonin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe t’i vaksinojnë ata sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit në njësitë e vaksinimit në QKMF të komunës së tyre.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Vaksina kundër Fruthit (MMR) jepet në dy doza: Doza e parë në moshën 12 muajshe, ndërsa doza e dytë në moshën 6 vjeçe.

Kjo vaksinë është në përdorim prej më shumë se 60 vjetësh dhe se është e sigurt dhe efektive. Të dhënat shkencore kanë dëshmuar se 2 doza të vaksinës ofrojnë rreth 100% mbrojtja nga fruthi.

IKSHPK u rikujton institucioneve parashkollore dhe atyre shkollore detyrimin për zbatimin e Qarkores Informuese Nr. 05/2005 për Informimin e prindërve për vaksinimin e obliguar të fëmijëve, zbatimi i së cilës do të mbikëqyret nga inspektoratet përkatëse.

 

Aksident me fatalitet në Autostradën “Ibrahim Rugova”- Kjo është 32 vjeçarja që mbeti e vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren – Morinë.

Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën si dhe janë lënduar dy të tjerë.

Viktima është, Xhensila Xixa, rreth 32-vjeçare, pasagjere në veturën Tiguan, me banim në Fushë-Krujë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, thotë Sinjali.

Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit.

E rëndë në Shqipëri: Humbin jetën dy të ri

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy të rinjve 23 dhe 18 vjeç ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Policia tha se aksidenti ndodhi rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, ku automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L. /euronews.al/

Egli Tako befason me pamjen e re – ndjekësit të habitur nga transformimi i saj

Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve së fundmi me një pamje të re mahnitëse, falë duarve të grimierit të njohur kosovar, Arber Bytyqi.

Me një grim të sofistikuar që vë në pah tiparet e saj, Egli duket rrezatuese dhe plot vetëbesim. Detajet e grimit tregojnë mjeshtrinë e Bytyqi-t, i cili është i njohur për metodat e tij unike dhe stilin e veçantë.

Të gjithë dimë se pamja e jashtme ka një ndikim të rëndësishëm në vetëbesimin e individëve, dhe Egli është një shembull i shkëlqyer i kësaj. Rritja e numrit të fansave të saj dhe reagimet pozitive në rrjetet sociale tregon se shikimi i saj i ri ka kapur zemrat e shumë njerëzve.

Për më tepër, ky ndryshim i pamjes vjen në një kohë kur Egli është duke punuar në projekte të reja, të cilat pritet të jenë mjaft interesante. A është ky një paralajmërim për një emocion të ri artistik? Vetëm koha do ta tregojë.

Fansat kanë shpërthyer në komente pozitive, duke e komplimentuar për hijeshinë dhe sharmin që reflekton në çdo detaj. Komentet e tyre janë të mbushura me entuziazëm dhe admirim, duke i bërë Egli Tako një figurë të njohur dhe të dashur për publikun.

Një nga arsyet se pse ndryshimi i saj është kaq i suksesshëm është edhe përdorimi i teknologjisë së avancuar në makijazh, që i jep asaj një pamje freskuese dhe moderne. Arber Bytyqi është një ekspert në këtë fushë, dhe kjo është evidentuar në stilin e ri të Egli-t.

Nuk është e habitshme që artistët e njohur dhe ata që janë në rritje në botën e artit dhe modës po e ndjekin Egli Tako, duke ofruar kështu mundësi të reja bashkëpunimi dhe rritjeje të markës së saj personale.

Pas suksesit të saj në skenë, Egli duket se po bën një hap të rëndësishëm përpara me këtë transformim. Të rejat e saj si person këngëtar dhe figura publike po shndërrohen gradualisht, duke e bërë atë një influencuese në industrinë e modës dhe grimit.

 

Shembull për t’u ndjekur: Imami i njohur dorëzon kuletën me 1300 euro në polici

Policia në Pejë ka bërë të ditur se një imam në Junik ka gjetur një kuletë me 1300 euro në të dhe dokumente personale.

I njëjti e ka dorëzuar në polici dhe i janë kthyer pronarit.

Njoftimi i plotë:

Me datë 08. 05. 2025, në Stacionin Policor Junik, qytetari Imer Krasniqi Imam nga Juniku, kishte sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në qytetin e Junikut, në kulet kishte të holla në shumë prej njëmijë e treqind (1300) euro dhe dokumente personale.

Policia ka identifikua dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta. I njëjti është ftuar në Stacionin Policor Junik, të cilit nga zyrtaret Policor ju ka kthyer kuleta s’bashkua me të holla dhe dokumente personale.

Policia e Kosovës, e falënderon qytetarin Imer Krasniqi për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare./

Einxhel dhe Dagz bëhen prindër për herë të dytë

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë bërë prindër për herë të dytë.

Lajmin e ka konfirmuar vet prezantuesja me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.

 

 

Ajo tregon se u bë nënë më 10 prill, por që e ka mbajtur të fshehtë deri më tani.

 

Sidoqoftë, dyshja kanë mirëpritur një djalë, emrin e të cilit nuk e kanë ndarë akoma me publikun.

“Dhe një zemër më shumë. Faleminderit Zot”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë videos.

Ata kanë edhe një djalë tjetër të quajtur Trev, që erdhi në jetë në dhjetor të vitit 2022.

Të njëjtit kujtojmë se u njohën në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania, ku nga nisi gjithçka.