Shtrenjtimi i rrymës nga ZRRE, Gjykata jep verdiktin e saj

Avokati kosovar Ardian Bajraktari ka njoftuar sot se Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar padinë e dorëzuar nga grupi “Asnjë Cent Më Shumë” ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, kundër vendimit për shtrenjtimin e rrymës për 16.1 përqind.

Në një postim në Facebook, ai ka publikuar dokumentin e vendimit, duke paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit kundër këitj aktvendimi, teksa ka thënë se ankesën e kanë gati.

“Kam pranuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin refuzohet kërkesa për sigurimin e Padisë tonë ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE). Tashmë, gati është Ankesa për Gjykatën e Apelit ndaj këtij Aktvendimi. Beteja ligjore kundër vendimit të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë vazhdon!”, ka shkruar Bajraktari.

Momenti kur influenceria nga Meksika vriťet derisa ishte live në TikTok

Një influencuese meksikane u qëllua për vdekje në sallonin e saj të bukurisë ndërsa ishte live në TikTok.

Valeria Marquez, 23 vjeçare, po dilte nga salloni i bukurisë në qendrën tregtare Santa Maria, Jalisco, kur një burrë mbërriti me motoçikletë për të sjellë një dhuratë.

Por, pa paralajmërim, ai e qëlloi Marquezin në gjoks dhe në kokë përpara se të ikte, thuhet në raport.

 

FOTO: SCREENSHOT/TIKTOK

Vrasja u xhirua drejtpërdrejt në kamera.

Zyra e Prokurorit të Jaliscos po heton rastin.

I dyshuari nuk është identifikuar ende.

Qëndroi 25 minuta, çka ndodhi mes Eglit dhe Xhenetës në ditëlindjen e Loredanës?

Ditëlindja e ish banores së Big Brother Loredana Brati, u shndërrua në gjërat më të komentuara në rrjet.

Shumë pak u pa, por shumë u komentua!

Një nga të pranishmit në këtë ngjarje, Mario, zbuloi për Prive By Liberta Spahiu detaje, përfshirë largimin e Eglit nga ditëlindja.

Mario zbuloi se Egli qëndroi rreth 25 minuta në ditëlindje.

Sigurisht, që të gjitha mendimet për largimin e saj të parakohshëm nga ditëlindja lidhen me emrin e Xhenetës dhe prezencën e saj në ditëlindje.

Ndiqeni materialin më poshtë për të kuptuar më tepër detaje! 

“Janë bërë tre muaj”, Hati flet për ndarjen me Jasharin

Hati është një nga personazhet shqiptare më të famshme në rrjetin social Tik Tok. Lidhja e saj me Jasharin kishte nxitur diskutime në rrjet.

Hati dhe Jashari muaj më parë i dhanë fund lidhjes së tyre shumë vjeçare.

E këtë e konfirmoi vetë Hati në një intervistë.

Ajo nuk dha detaje për ndarjen por konfirmoi se ka tre muaj që më nuk janë bashkë.

“Janë bërë tre muaj nga postimi për ndarjen dhe askush nuk e beson mendojnë që po e bëj për marketing”.

Festë në familjen e Dua Lipës

Rina Lipa, motra e Duas, sot feston ditëlindjen e 24-të.

Përmes një postimi në Instagram, Dua ka uruar motrën e saj, duke i shkruar një urim të veçantë, pak në shqip e pak në anglisht, shkruan IndeksOnline.

“Rinush, 24 n’kajmak”. Urime ditëlindjen mikesha ime më e mirë, motra ime e bukur. Sinqerisht nuk e di si u bëra me kaq fat të të kem në jetë. Kudo që shkon e ndriçon vendin dhe të gjithë ata që janë aty. Je e gjallë, qesharake, e mençur, briliante, e sjellshme, e ëmbël. Përplot gjëra të vogla! Mezi pres të festojmë sapo të kthehem në shtëpi. Të dua shumë shpirti jem!” shkroi Dua.

 

Nuk do besoni si dukej Xheneta Fetahu para operacioneve plastike, publikohen pamjet

Finalistja e BBVK 3, Xheneta Fetahu, është bërë subjekt diskutimi në rrjetet sociale për pamjen e saj të ndryshuar pas disa ndërhyrjeve estetike.

Disa përdorues të platformës X po risjellin në vëmendje fotografi nga e kaluara e saj, duke e krahasuar me pamjen aktuale. E vërteta është se Xheneta nuk e ka mohuar asnjëherë se ka kryer ndërhyrje, ndryshe nga disa figura publike që pretendohen se janë ‘bio’, ‘natyrale’.

Reagimi i saj vjen pas kritikave të shumta që ajo ka marrë se si dukej para ndërhyrjeve. Me anë të një postimi, Xheneta vendosi të ndajë foto nga koha e kaluar për të treguar se si ishte para se të vendoste për ndryshime estetike.

“O të prapambetur, e kam pranuar në Big dhe vazhdoj ta pranoj çdo ditë për çdo ndërhyrje që kam bërë. Qe, shikojeni, gjoksin dhe hundën i kam pasur shumë keq, sepse kam pasur dy herë aksident,” ka shkruar ajo në postimin e saj, duke argumentuar vendimet e saj për ndihmën estetike.

Shqetësimi i saj asokohe për pamjen është i kuptueshëm, veçanërisht kur pasojat e aksidenteve mund të lënë ndikim të thellë në vetëbesim. Mjafton të shikoni pamjen e saj të kaluar për të kuptuar se sa është përkushtuar ndaj gjithçkaje që lidhet me pamjen e saj.

Xheneta ka qenë gjithashtu një figurë polarizuese, ku herë herë është vënë në qendër të kritikave për zgjedhjet e saj për bukurinë dhe përzgjedhjen e estetikës. Sidoqoftë, dhe me çdo kritikë kanë ardhur gjithashtu mbështetje dhe admirim nga fansat e saj, të cilët e konsiderojnë si një personazh të fortë dhe të guximshëm.

Si ju duket ajo sot, duke marrë parasysh transformimin e saj? Një temë e tillë ka provokuar debate të forta në shoqërinë shqiptare, ku perceptimeve për bukurinë dhe standardet për pamjen u jepet rëndësi e madhe.

Shiko fotot:

Image

Image

“Pse veç ai ose askush?”: Mehmetaj rikthen kohën kur Kurti kundërshtonte në vetëm një emër për kryeparlamentar

Gazetari Lirim Mehmetaj ka rikthyer një pjesë të intervistës së deputetit të VV-së, Albin Kurti, te Baton Haxhiu, ku ai kritikonte në atë kohë koalicionin fitues të zgjedhjeve për insistimin në vetëm një emër për kryetar të Kuvendit.

Në postimin e tij, Mehmetaj i referohet deklaratave të mëhershme të Kurtit, ku ai dikur kundërshtonte idenë që një pozitë kaq e rëndësishme si ajo e kryetarit të Kuvendit të lidhej domosdoshmërisht me një emër të vetëm.

“Pse do të duhej që kryetari i Kuvendit të ishte ose ai, ose askush tjetër?”, deklaronte Kurti në atë kohë, ndërkohë që aktualisht po vepron me të njëjtën logjikë, duke insistuar vetëm në Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

Tërmet i fortë në Greqi, lëshohet paralajmërimi për cunami

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter u regjistrua sot rreth dy orë në zonën detare 20 kilometra në jug-jugperëndim të ishullit Kasos, në lindje të Kretës, njoftoi Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 64.4 kilometrash, raportoi Katimerini. Tërmeti u ndje pranë Kretës, si dhe në ishujt Rodos dhe Kos, si dhe në disa pjesë të Turqisë, dhe si masë paraprake u lëshua një paralajmërim për cunami, shkruan euronews.

 

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme të rënda materiale. Presidenti i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet (OASP) dhe profesori i gjeologjisë, Efimios Lekas, tha se thellësia prej 60 kilometrash ishte një tipar kyç i këtij tërmeti, pasi uli intensitetin në sipërfaqe.

Sipas përshkrimeve të para të banorëve, nuk u regjistrua asnjë ndikim i rëndësishëm i tërmetit. Lekas ​​theksoi se tërmete të tilla në atë thellësi zakonisht ndodhin si ngjarje individuale, pa aktivitet të theksuar para ose pas sizmik.

Ai shtoi se tërmeti ndodhi në “Harkun Grek”, vendin ku përplasen pllakat tektonike evropiane dhe afrikane.

Duke komentuar mbi lidhjet e mundshme me tërmetet e fundit në Santorini dhe Turqi, Lekas ​​theksoi se nuk ka lidhje, pasi kushtet gjeotektonike janë të ndryshme.

Vdes një grua në QKUK

Gazeta Sinjali mëson se një rast i vdekjes së papritur të një gruaje është raportuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, më 14 maj 2025, në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, Prishtinë.

Sipas burimeve të sigurta të Sinjalit, viktima është Igballe Krasniqi, 50-vjeçare nga fshati Zllakuqan, komuna e Lipjanit, e cila ndodhej si shoqëruese e një pacienti në klinikë. Ajo është gjetur pa shenja jete rreth orës 02:30 dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj në vend.

Fillimisht, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e infarktit, por për shkak të kërkesës së familjarëve dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit, është vendosur që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve, ndërsa është njoftuar Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka autorizuar procedurat e nevojshme hetimore.

Rasti është inicuar dhe mbetet nën hetim, në pritje të rezultateve të obduksionit që do të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes.

Çfarë do të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 14 maj:

Ministria e Shëndetësisë organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e shënimit të Javës së Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor. (Hotel International Prishtina, ora 09:30)

Rinia për VV mban konferencë për medie me rastin e organizimit të Këshillit Botëror të “International Union of Socialist Youth”, më afro 150 pjesëmarrës nga e gjithë bota. (Zyrat Lëvizjes Vetëvendosje, ora 15:00)

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa arrin në Aeroportin e Prishtinës. (Ora 15:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. (Zyra e Presidentit në Prishtinë, ora 16:30 – pamje në fillim të takimit, ndërsa konferenca për media në orën 17:20 në sallën e Kuvendit)

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti takon presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. (Zyra e Kryeministrit, ora 18:40)