Autostrada kthehet në ring boksi në serbi – Eskorta e kryeministrit dhe njerëzit e Vuçiqit ndajnë grushta në vend të politikës!

Një incident i pazakontë është regjistruar në autostradën drejt Nishit në Serbi, ku ka ndodhur një përplasje midis eskortës së kryeministrit serb Gjuro Macut dhe anëtarëve të kabinetit të presidentit Aleksandar Vuçiq, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja është bërë publike përmes një videoje të shpërndarë në platformën “X” nga kryetari i Partisë Demokratike, Srgjan Milivojeviq. Në pamjet që po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale, dëgjohet një zë femre – që dyshohet të jetë këshilltarja e presidentit, Suzana Vasiljeviq – duke thënë me ton të ashpër: “Tani do t’ia q*** nënën”, teksa e quan një pjesëtar të eskortës së kryeministrit “idiot”.

Pas shkëmbimit verbal, situata eskalon në një kacafytje fizike mes pjesëtarëve të dy eskortave. Në video, një zë tjetër deklaron se automjeti është pjesë e eskortës nga zyra e presidentit serb, para se të ndodhë përplasja.

Rrethanat e sakta të incidentit mbeten të paqarta dhe nuk ka ende një reagim zyrtar për këtë përplasje, e cila ka nxitur debat në opinionin publik serb dhe pritet të zbardhet në ditët në vijim.

VIDEO

 

Gjesti e bën lëmsh rrjetin, e përshendet Eglin me këngën…

Këngëtari i njohur Gjesti ka folur hapur për raportin e tij me Eglin në një intervistë të regjistruar për emisionin Goca dhe Gra.

I pyetur për marrëdhënien e tyre, Gjesti zgjodhi të jetë i sinqertë, duke e përshkruar situatën si një lidhje me ulje-ngritje duke u shprehur se janë të dy të zënë me punë.

“E kemi një lloj marrëdhënie. Kanihere po ndahem, kanihere po ndreqem. Edhe na i kemi punët tona por e kuptoj ngarkesën.”

I pyetur me cilën këngë do e përshëndeste Eglin, ai zgjodhi “E shkuar e harruar”.

“I kënaqur jam ditën kur t’kam njoft”, duke e shoqëruar deklaratën me një buzëqeshje .

Përveç jetës personale, Gjesti u shpreh se është duke punuar në projekte të reja muzikore, që pritet të publikohen së shpejti.

Në të njëjtën puntatë të emisionit, i ftuar live në studio ishte edhe Jozi.

Emocionet e pathëna të Jozit: Nga prangat te pendesa – çfarë tha për Gjestin dhe familjen

Jozefin Marku ishte i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku u rrëfye pas incidentit me Gjestin gjatë ‘prime’ të Big Brother Albania Vip 4. Ai u shpreh se ishte një shpërthim emocional dhe e pa paramenduar.

Pjesë nga intervista:

Egla Ceno: E kisha planifikuar apo ishte moment spontan?

Jozefin Marku: Ndihem mirë që sonte jam pranë publikut, ishte një shpërthim emocionesh, moment aspak i paramenduar.

Egla Ceno: Çfarë të shtyu?

Jozefin Marku: Ka një limit çdo gjë. Për mua loja mbaroi. Meritoja të dilja thjeshtë si njeri. Të përshëndetesha me banorët siç duhej, jo me u mundu sa më nxjerr sa më keq. Duke më prekur atje ku nuk e meritoj, ishte një shpërthim emocionesh.

Mesazhi im është që.. deri në atë moment kam duruar shumë. Kam qenë njeriu që kam duruar më shumë. Në shtëpinë e BBV ka shumë kamera, de patjetër ishte një provokim

Egla Ceno: Të duket vetja më burrë tani?

Jozefin Marku: Është një veprim që nuk më bën krenar dhe ndjej keqardhje për këdo që ka ndjerë këtë situatë.

Egla Ceno: Çfarë tha familja?

Jozefin Marku: E kanë përjetuar shumë keq, në mënyrën më të keqe. ‘Çfarë të shtyu?’. E kanë përjetuar keq.

Egla Ceno: Nuk ishe shoqëruar më para nga policia me pranga?

Jozefin Marku: Ishte e hera e parë.

Rudina Dembacaj: Herë tjetër të kanë marrë prej dore

Jozefin Marku:: Nuk ishte aspak e lehtë. Loja mbaroi. E ndjeva veten shumë keq.

Rudina Dembacaj: Nga kush pretendoje më shumë mirëkuptim?

Jozefin Marku: Nga policia. Nuk doja të shoqërohesha me pranga

Kleoniki Delijorgji: Ishte abuziv, normal me pranga do shoqërohesh.

Jozefin Marku: Ky veprim nuk më bën krenar. Ndjej keqardhje për secilin që e ka përjetuar keq.

Egla Ceno: S’jemi për mua këtu, jemi për ty. Arroganca jote ‘on top’.

Ky është parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

Mot kryesisht me diell parashihet të dielen, me një rritje të temperaturave deri në 18C e 20C. Pasdite pjesëve veriore mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë.

Rrebeshet e shiut pritet të përfshinë vendin më shumë ditën e hënë.

Të martën në mes vransirash të ndryshueshme, priten mundësi për ndonjë rigë shiu.

Më shumë diell të mërkurën, megjithëse shtohen vransira të larta, e krejt më vonë në mbrëmje mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu zonave malore.

Maksimalet shënojnë rritje deri në 21C e 23C. Minimalet luhaten ndërmjet 3C e 8C. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 3-12m/s.

Konfirmohet ndarja e Gjestit dhe Eglit?

në ‘Big Brother VIP Albania’ ashtu edhe pas përfundimit, raporti mes Gjestit dhe Eglit vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes.

Pas përfundimit të spektaklit, shumë njerëz janë shprehur për marrëdhënien e dy ish-banorëve, por ata vetë ishin të heshtur deri tani. Ish banorja Amber, e cila ishte shumë aktive gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother, ka dalë në një emision dhe ka zbuluar se Gjestit dhe Eglit janë ndarë.

Amber, gjatë diskutimit në emisionin ‘S’luan topi’, ka shprehur se, “Pas përfundimit të ‘Big Brother’, ai (Gjestit) nuk ka marrëdhënie me asnjë ish banor, madje as me Eglin; ata janë ndarë.” Këto deklarata kanë sjellë një debat të ri mbi jetën post-Big Brother dhe vështirësitë e ruajtjes së marrëdhënieve nën presionin e medias dhe opinionit publik.

Datë simbolike, Engjëllusha Salihu me postim të veçantë

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Engjëllusha Salihu, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment shumë të veçantë dhe plot dashuri – njëvjetorin e fejesës me partnerin e saj Mergimin.

Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, të ndarë nga fejesa e tyre, Engjëllusha ka shkruar:

“Gëzuar përvjetorin, dashuria ime”, duke kujtuar edhe një herë këtë datë simbolike të tyre.

Kujtojmë që Engjëllusha herë pas herë ndan momente të veçanta krah partnerit të saj.

 

Paralajmërohet risi në dialogun Kosovë-serbi, është duke u konsideruar mundësia e…

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka thënë se Kosova është në rrugë të mirë dhe se këtë e ka potencuar edhe raportin e tij.

Ai thotë se si pushteti, ashtu edhe opozita janë shumë të interesuar në integrimet evropiane. Por, thotë se këtë dëshirë e kanë edhe qytetarët e Kosovës.

Megjithatë, ai thotë se për të hartuar raporte të tilla duhet t’i shihen të gjitha anët dhe thotë se kanë identifikuar disa gjëra të cilat mund të përmirësohen.

“Liria e mediave njëra ndër to. Raporti ka dalë para se të publikohej ky raporti i fundit i Reporterëve pa Kufij, kemi parë se ka pasur probleme, rënia e Kosovës për 24 vende në këtë indeks është diçka që e dëshmon nevojën që Kosova ka për ta përmirësuar lirinë e medias, që është një ndër elementet bazike të sundimit të ligjit”, u shpreh Terras, raporton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, ai thotë se kanë vënë re që Qeveria tashmë e dorëhequr e Kosovës po e lufton korrupsionin, por shton se “ka ende punë për t’u bërë”.

Terras tha se në raport është prekur edhe tema mbi dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i cili, sipas tij nuk po shkon mirë, ndërsa shton se i njëjti është parakusht për integrimin evropian.

“E kuptoj qëndrimin e Kosovës dhe e kuptoj që Serbia nuk po e bën punën e saj por është e rëndësishme që dialogu të vazhdojë, është e rëndësishme për procesin si tërësi. Nuk më takon mua të vendos, unë thjesht raportoj për atë se në çfarë niveli e gjendje janë gjërat, por nga ana e Komisionit është caktuar tashmë një ambasador i ri, ambasadori Peter Sorensen i cili ka shumë përvojë në rajon dhe që ka top-detyrë t’i sjellë të dyja palët sërish në tavolinën e bisedimeve”.

“Nga ana e Parlamentit jemi duke e konsideruar mundësinë e fillimit të bisedimeve ndërmjet politikanëve, pra deputetëve, bisedime ndërmjet dy parlamenteve duke qenë se Parlamenti Evropian do të mund të ishte ndërmjetësues i këtyre bisedimeve por gjëja kryesore patjetër është ajo se përfaqësuesja e lartë Kallas dhe stafi i saj duhet të punojnë për këtë temë”, deklaroi për KlanKosova Riho Terras.

Seanca dështon, tension në Vetëvendosje? Dalin pamjet, ja çfarë ndodhi mes Albulena Haxhiut dhe Kurtit

Sot është mbajtur tentativa e 17-të për konstituimin e Kuvendit, e cila, ashtu si herët e kaluara, ka përfunduar pa sukses.

Megjithatë, para fillimit të seancës, kamerat kanë kapur një moment interesant mes kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe liderit të kësaj partie, Albin Kurti.

Në pamjet e transmetuara shihet se, teksa Haxhiu hyn në sallën e Kuvendit dhe kalon përballë Kurtit, ky i fundit as nuk e përshëndet.

Minuta 47:50 në videon poshtë

Seanca Konstituive 17.05.2025

Trump paralajmëron Rusinë: Do të jenë dërrmuese…

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, një qëndrim që duket se po merr mbështetje edhe nga presidenti amerikan Donald Trump, shkruan Gazeta Sinjali.

Trump tha se do të ishte i gatshëm për sanksione më të forta për të bërë presion ndaj Vladimir Putin. “Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë – kjo do të jetë dërrmuese për Rusinë”, tha ai, transmeton SkyNews.

Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë. Nëse ky shkëmbim realizohet, do të jetë shkëmbimi më i madh i të burgosurve në më shumë se tre vjet, që kur Rusia nisi agresionin në Ukrainë në shkurt 2022.