Kuvendi s’u konstituua, por selfie-ja u realizua – Edona Llalloshi pozon me Saranda Bogujevcin dhe Albulena Haxhiun

Këngëtarja dhe deputetja e njohur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, pak para nisjes së seancës së 17-të në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë ‘selfie’, ajo shihet duke pozuar së bashku me deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci, dhe ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu – e cila njëherësh është edhe kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

“Dy gra të fuqishme, që thyejnë limite, jo për t’u dalluar, por për të hapur rrugë për të tjerat”, ka shkruar interpretuesja e hitit “Ditë për Ditë” në mbishkrimin e fotografisë.

Ndahet nga jeta Dr. Kujtim Bakiqi, shefi i Urgjencës në QKMF-në e Prizrenit

Dr. Kujtim Bakiqi, shef i Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Lajmin për ndarjen nga jeta të mjekut e kanë bërë të ditur të afërmit e tij përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ku kanë shkruar:

“Te dashur miq dhe dhashamirë,

Me dhimbje të thellë ju njoftojme se më i dhashuri ynë, Dr KUJTIM BAKIQI, nderroji jetë sot në orët e hershme te mengjesit.

Shpirti i tije pushofte ne paqe.”

 

Krasniqi: Ndodhi një zhvillimi papranueshëm, deputetët e VV-së kërkuan që …

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pasi ka dështuar për të 17-tën herë seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se sot ndodhi një “zhvillimi i papranueshëm” në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se deputetët e Vetëvendosjes, kundër rregullores, kanë kërkuar që të mblidhen një herë në javë në Kuvend dhe jo çdo 48 orë.

“Zhvillimi papranueshëm. Deputetët e VV-së erdhën me vonesë dhe kërkuan që ta shkelin rregulloren. Ata kërkuan që të mblidhemi një herë në javë. Është e papranueshme të bëhet një kërkesë e tillë. Kjo tregon që vullneti i tyre s’është për të tentuar për të bërë lëvizje. Për keqardhje kjo mungesë totale e përgjegjësisë para qytetarëve”.

Ndahet nga jeta profesori i njohur

Është ndarë nga jeta Prof. Dr. Naser Kamberi, një ndër emrat më të njohur në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor në vendin tonë. Ai njihej për përkushtimin ndaj dijes dhe ndikimin e madh në formimin e gjeneratave të reja.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Naser Kamberit – profesor i shquar, studiues i palodhshëm dhe figurë e rëndësishme e arsimit dhe shkencës në vendin tonë… Humbja e tij është një boshllëk i madh për të gjithë ne, por kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive dhe një frymëzim i përhershëm.”

UBT thekson se Kamberi ishte një nga bashkëpunëtorët më të përkushtuar që nga fillimet e programeve akademike të institucionit dhe se kontributi i tij do të mbetet pjesë e kujtesës kolektive.

“Humbja e tij është një boshllëk i madh për të gjithë ne, por kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive dhe një frymëzim i përhershëm.”

Varrimi i profesorit bëhet sot në varrezat e fshatit Zhunicë, në Preshevë.

Para seancës Kurti fton në kafe komunitetet joshumicë, i mungojnë dy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim informal me përfaqësues të komuniteteve joshumicë para seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit, e cila pritej të nisë në orën 10:30.

Kjo është tentativa e 17-të për ta konstituuar Kuvendin, pas disa përpjekjeve të pasuksesshme në javët e fundit.

Takimi me kafe është mbajtur në një atmosferë të qetë, mirëpo është vërejtur mungesa e dy deputetëve: Duda Balje dhe Veton Berisha, të cilët nuk morën pjesë në këtë takim joformal.

Nuk dihet nëse mungesa e tyre është e lidhur me zhvillimet politike të fundit.

A po ndryshon emri për kryeparlamentar? Ja çfarë u konfirmua sot nga VV-ja

Sot nga ora 10:30 do të bëhet tentimi i 17-të për konstituimin e Kuvendit.

Arben Vitia, deputeti i LVV-së, ka thënë se nuk pret se do të ndryshojë kandidati për kryeparlamentar.

“Jo, në asnjë mënyrë. Po presim përgjigje edhe gjykata kushtetuese, nuk pritet të ndryshojë as forma e votimit”, tha Vitia.

Ai tha se konstitutimi i Kuvendit “natyrisht se është urgjent”.

Shpërthen rrjeti, Egli dhe Olsi Bylyku shihen bashkë në koncert?

Një video është bërë mjaft virale në rrjetet sociale, ku pretendohet se dy personazhet e njohur, dikur partnerë, Egli Tako dhe Olsi Bylyku janë në praninë e njëri-tjetrit.

Sipas pamjeve të publikuara, thuhet se Olsi dhe Egli janë bashkë në koncert duke shijuar momentin bashkë. Mirëpo e vërteta është ndryshe!

Vajza që shihet pranë Olsit, edhe pse ka ngjashmëri me Eglin, nuk është ajo, por këngëtarja Krusita, e cila ka edhe projekte muzikore me Olsin.

Ja që mori fund dilema: Vajza në video nuk është Egli Tako por Krusita.

Shiko videon:

 

Nuk pritej, ja kush ka humbur më së shumti ndjekës në “Instagram”

Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar te “Big Brother VIP 4” dhe ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

Në vend të pestë, për herë të parë, renditet Gjesti, i cili këtë herë rezulton me humbje. Nga 610K, Gjesti ka humbur 1 mijë ndjekës dhe tashmë numëron 609K. Rozana Radi nuk ka pësuar asnjë ndryshim nga java e kaluar dhe numëron sërish 469K.

Në vend të tretë renditet Egli Tako me vetëm 1 mijë ndjekës të shtuar. Nga 361K, Egli tani ka 362 mijë ndjekës në “Instagram”-in e saj. Gerta Gixhari nga ana tjetër, ka fituar plot 12 mijë ndjekës. Nga 108K që numëronte javën e shkuar, tani ajo ka 120K ndjekës. Në vend të parë edhe për këtë javë renditet Loredana Brati me plot 13 mijë ndjekës të shtuar. Nga 149K fansa, tani ajo numëron 162K në faqen e saj.

Treni përplaset me një veturë (FOTO)

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Qikatovë të komunës së Drenasit, ku një tren është përplasur me një veturë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, por ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacion rreth këtij rasti dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

Gresa flet për herë të parë: A ia mori Vullneti të dashurin?

Aktorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3 ishte e ftuar sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Përveç planeve të saj për karrierën, ajo foli edhe për të thënat e  prishjes së një miqësie.

Prej disa javësh, në rrjete sociale po qarkullojnë zëra se miqësia e saj me gazetarin dhe ish-banorin tjetër të BBVK3, Vullnet Krasniqin ka marrë fund.

Por a ka ndodhur me të vërtetë ndonjë krisje mes tyre, apo gjithçka është vetëm një lojë për të tërhequr vëmendje?