E ‘dashura’ e Noizyt çmendë tifozet me pamje në fushë

Futbollistja shqiptare Mimoza Hamidi e ka përfunduar një sezon të vështirë, por me shumë arritje dhe suksese në fushën e lojës. Ajo ka ndarë një moment emocional në Instagram, ku shpreh kënaqësinë që arriti të përfundojë sezonin pozitivisht.

Pavarësisht sfidave të këtij sezoni, ajo thekson se do të punojë edhe më shumë për të u kthyer më e fortë në sezonin e ardhshëm. Mimoza, e njohur për talentin e saj të jashtëzakonshëm si sulmuese në ekipin zviceran Basel, ka bërë emër për vete në botën e futbollit femëror.

“Sezoni ka përfunduar”, shkruan ajo, duke i dhënë një mesazh frymëzues të gjithë ndjekësve të saj. Mimoza është një shembull i përsosur i përkushtimit dhe pasionit që duhet për të arritur sukses në sport.

Me energjinë e saj dhe dedikimin e jashtëzakonshëm, ajo tregon se çdo përpjekje është e vlefshme dhe se përkushtimi sjell rezultate. Tani, ajo po pret me padurim fillimin e sezonit të ri, ku shpreson të shfaqë më të mirën nga vetja.

Kjo është një mundësi për Mimozën që të tregojë aftësitë e saj dhe të çojë skuadrën drejt suksesit. Me një karrierë që po arrin majat, Mimoza vazhdon të frymëzojë shumë të rinj që ëndërrojnë të bëhen futbollistë profesionistë.

Kujtojme se Noizy dhe Mimoza jane perfolur per nje lidhje dashurie te cilet asnjehere nuk e kane konfirumar apo mohuar./InfoKosova/

Shiko foton:

Image

Presidenca i reagon Nexhmedin Spahiut pasi ky tha se Kosova u prezantua me fusnotë në samitin në Tiranë

Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se mediat në Serbi “po thonë” se Kosova në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë është prezantuar me fusnotë.

Mediet e Beogradit po thonë që Kosova në Tiranë është prezantuar me fusnotë. Dhuratë e çmuar e Edi Ramës për Aleksandar Vučić. Nuk po tregojnë gjë cili ka qenë reagimi I Vjosa Osmanit”, ka shkruar Spahiu në ‘Facebook’.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Ridvan Haliti nga kabineti i presidentes Osmani, i cili ka thënë se kjo deklaratë e Spahiut është gënjeshtër dhe shpifje.

Ai ka shtuar se Kosova nuk ka qenë e përfaqësuar me fusnotë as kur samitet janë organizuar në shtetet jonjohëse.

Kjo eshte genjeshter e shpifje e rradhes nga ana e Nexhmedin Spahiut. As ne kete EPC ne Tirane e as ne 5 EPC paraprake Kosova s’ka qene e perfaqesuar me fusnote, madje as kur keto samite jane organizuar ne shtete jonjohese si Spanja e Moldavia. Ne sallen plenare dhe cdo salle tjeter ku mbahen takime, te gjithe lidereve, pavaresisht nga cili shtet vijne, u shkruan emri e mbiemri perpara, pra te gjithe perfaqesohen ne nivel te barabarte. Shihni fotot e bashkengjitura nga samiti ne Tirane qe e deshmojne kete. Madje Kosova sivjet ka qene e perzgjedhur qe bashke mr Kroacine, te udheheqe diskutimet rreth sigurise e migrimit.”

 

Trump njofton kthesën e madhe në luftën Ukrainë – Rusi

Presidenti Donald Trump ka thënë se telefonata e tij me Vladimir Putinin “shkoi shumë mirë” dhe Rusia e Ukraina “do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi”.

Në një postim në Truth Social pak çaste më parë, Trump shtoi se Vatikani kishte shprehur interes për të pritur negociatat.

Ai më pas vazhdoi duke thënë se Rusia “dëshiron të bëjë tregti në shkallë të gjerë” me SHBA-në sapo të mbarojë lufta dhe se Ukraina gjithashtu mund të përfitojë shumë nga tregtia.

Trump tha gjithashtu se kishte informuar Volodymyr Zelenskyy-n, presidentin ukrainas, si dhe udhëheqësit e BE-së, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Finlandës, menjëherë pas telefonatës me Putinin.

Postimi i plotë:

Sapo përfundova telefonatën time dy-orëshe me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë. Besoj se shkoi shumë mirë. Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe, më e rëndësishmja, një FUNDI të Luftës. Kushtet për këtë do të negociohen midis dy palëve, siç mund të bëhet vetëm sepse ato i dinë detajet e një negociate për të cilën askush tjetër nuk do të ishte në dijeni. Toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera.

Nëse nuk do të ishte kështu, do ta thoja tani, në vend që të ndodhte më vonë. Rusia dëshiron të bëjë TREGTI në shkallë të gjerë me Shtetet e Bashkuara kur kjo “gjakderdhje” katastrofike të mbarojë, dhe unë pajtohem. Ekziston një mundësi e jashtëzakonshme për Rusinë për të krijuar sasi të mëdha vendesh pune dhe pasurie. Potenciali i saj është i PAKUFIZUAR. Po kështu, Ukraina mund të jetë një përfituese e madhe në Tregti, në procesin e rindërtimit të vendit të saj. Negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës do të fillojnë menjëherë.

E kam informuar Presidentin Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës, Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, Presidentin Emmanuel Macron të Francës, Kryeministren Giorgia Meloni të Italisë, Kancelarin Friedrich Merz të Gjermanisë dhe Presidentin Alexander Stubb të Finlandës, gjatë një telefonate me mua, menjëherë pas telefonatës me Presidentin Putin. Vatikani, i përfaqësuar nga Papa, ka deklaruar se do të ishte shumë i interesuar të priste negociatat. Le të fillojë procesi!

Presidentja Osmani nën kërcënime të vazhdueshme – Asnjë ndëshkim ndaj autorëve

Presidenca e Kosovës ka pranuar një email kërcënues të drejtuar ndaj Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani.

Emaili është dërguar në adresën zyrtare të Presidencës dhe përmban gjuhë fyese e kërcënuese, duke përfshirë etiketime si “kriminele”, “ordinere” dhe “antikushtetuese”, si dhe kërcënime serioze për jetën e Presidentes.

Bekim Kupina Këshilltari për Media i Presidentes tha se kërcënimi i kësaj jave është vazhdimësi e kërcënimeve të vazhdueshme me jetë ndaj Presidentes Osmani.

Sipas tij, ajo çka i bashkon këto kërcënime është mosveprimi i institucioneve të drejtësisë.

Kupina theksoi se përkundër kërcënimeve nuk është marrl asnjë veprim ndaj kërcënuesve për vite me radhë.

“Përkundër dhjetëra kërcënimeve — shumica prej tyre kërcënime me jetë — asnjë veprim nuk është ndërmarrë ndaj kërcënuesve për vite me radhë. Kjo, edhe pse në shumicën e rasteve, kërcënimet bëhen me emër, mbiemër dhe nga profile të identifikueshme. Disa kërcënime janë bërë madje edhe në emisione televizive, por edhe atëherë kanë munguar veprimet për t’i përballur kërcënuesit me përgjegjësi.”, tha ai.

Ai thekson se këto kërcënime janë të vetmet në historikun e institucioneve.

“Rasti i kërcënimeve të njëpasnjëshme me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj është i vetmi në historikun e institucioneve, siç na është thënë nga institucionet e sigurisë, ku asnjë nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë.”, u shpreh ai.

“Kur kërcënimet e rënda nuk trajtohen me seriozitetin që meritojnë, ato jo vetëm që nuk ndalen — përkundrazi, inkurajohen. Kjo klimë e rrezikshme nxit të tjerë të ndjekin të njëjtin model: nxitje dhune, thirrje për eliminim fizik dhe përçmim të plotë ndaj rendit kushtetues.”, tha mes të tjerash ai.

E papritur! Xheneta pjesë e videoklipit të Gjestit

Edhe pse marrëdhënia mes tyre përfundoi gjatë kohës që ishin pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu dhe Gesti vazhdojnë të jenë emra që herë pas here përmenden bashkë, sidomos kur bëhet fjalë për tema që lidhen me ndjeshmëri, art dhe nostalgji publike. Në episodin më të fundit të emisionit “Trotuar” në “E Diell”, u rikthye për pak çaste tema e tyre, dhe këtë herë në një mënyrë më të çiltër e artistike.

Moderatorja Nevina Shtylla, me stilin e saj të drejtpërdrejtë, i drejtoi Xhenetës një pyetje që shkaktoi kuriozitet dhe buzëqeshje në publik:
“Nëse Gesti të ftonte të ishe pjesë e një videoklipi të tij, do e pranoje?”

Reagimi i Xhenetës ishte mjaft interesant dhe larg pritshmërive të zakonshme që dikush mund të kishte pas një ndarjeje mediatike. Ajo nuk e mohoi këtë mundësi, përkundrazi, u tregua mjaft e hapur dhe e sinqertë.
“Nëse do të bëhej një ‘Katile 2’, do e pranoja pa problem. Ajo është kënga e vetme e Gjestit që më pëlqen realisht. Është një këngë me stil, e bukur, me ndjenjë,” – tha Xheneta, duke i dhënë edhe një notë profesionale vlerësimit të saj.

Ky pohim i saj befasoi edhe vetë moderatoren, e cila nuk priti një përgjigje kaq pozitive për dikë që ka pasur një histori dashurie publike që nuk përfundoi në termat më të mirë. Megjithatë, Xheneta tregoi se ndarja nuk ka ndikuar në aftësinë e saj për të vlerësuar talentin e tjetrit dhe për të ndarë respekt në distancë.

Në bisedë, ajo zbuloi edhe një detaj personal që deri më tani nuk ishte bërë publik. Pavarësisht përfundimit të lidhjes, ajo e ka kontaktuar Gjestin pas daljes së tij nga formati.
“I kam shkruar për ditëlindje dhe për t’i uruar sukseset që ka arritur. Megjithatë, nuk kam marrë asnjë përgjigje nga ana e tij,” – rrëfeu ajo.

Deklarata që ajo ka marrë iniciativën për ta uruar, edhe pa pasur një marrëdhënie aktive mes tyre, u vlerësua nga shumë ndjekës në rrjete sociale si një akt pjekurie dhe maturie. Moskthimi i përgjigjes nga Gesti mund të jetë interpretim i zgjedhjeve të tij personale, por që në sytë e publikut vetëm sa i ka shtuar më shumë vlerë qëndrimit të Xhenetës.

A do të shohim Xhenetën në një klip të ardhshëm të Gjestit? A është kjo një shenjë e një pajtimi artistik? Kjo mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: marrëdhënia mes tyre, edhe e mbyllur, vijon të zgjojë interes dhe të mbetet pjesë e narrativës mediatike që ndjek publikun shqiptar.

Kërcënohet presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar sërish me jetë përmes një mesazhi të dërguar në adresën elektronike zyrtare të Presidencës. Ky rast i fundit vjen në një seri kërcënimesh që, sipas burimeve, janë shpeshtuar kohëve të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në fotografinë e publikuar së fundmi, mund të shihet përmbajtja e mesazhit kërcënues, që i është drejtuar presidentes Osmani. Deri tani, nuk ka detaje shtesë për autorin apo autorët e mundshëm të këtij akti.

“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, shkruhet në mesazhin e dërguar.

Në lidhje të komplikuar, Gjesti bën veprimin e papritur me Eglin në koncert, ndez turmën

Edicioni i Big Brother VIP Albania 4 ka mbaruar që një muaj, derisa ish-konkurrentët po vazhdojnë me angazhimet e tyre profesionale.

Fituesi i spektaklit ka filluar punën me projekte të reja muzikore, por edhe me koncerte.

Ai kishte rezervuar disa data në vende të ndryshme të Evropës, teksa ditë më parë performoi në Austri.

Foto: Screenshot/TikTok

Në koncertin e fundit ai nuk hezitoi që ta përmend edhe partneren e tij, Egli Takon, me të cilën siç tha ka një marrëdhënie të komplikuar.

“O ku u martova, tash Egli kumedit çka thotë”, u shpreh ai gjatë mbrëmjes.

Foto: Screenshot/TikTok

E më pas mori duartrokitje të mëdha nga publiku, ku filloi me interpretimin e këngës tjetër.

Sido që të jetë, nuk janë shfaqur më në publik së bashku që nga Big Brother.

VIDEO

 

Tragjike në Itali: Vdes shqiptari në vendin e punës, u shtyp nga një kamion ndërtimi

Një aksident tragjik në vendin e punës ka ndodhur mëngjesin e sotëm, më 19 maj, në komunën Vernio pranë Pratos, Itali, ku një punëtor shqiptar 56-vjeçar humbi jetën, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportimeve nga La Repubblica, viktima ishte duke shkarkuar materiale ndërtimore nga një kamion në zonën via del Bisenzio, në fshatin Mercatale. Mjeti ishte ndalur në një shpat, por për shkak të humbjes së tërheqjes në asfalt, kamioni lëvizi papritur, duke e shtypur punëtorin dhe i shkaktoi atij vdekjen e menjëhershme. Më pas, automjeti përfundoi në një kanal anës rrugës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 paradite. Viktima ishte i punësuar nga një kompani që punonte për llogari të Hekurudhave Shtetërore italiane. Edhe pse në vendin e ngjarjes mbërriti shpejt një ambulancë e emergjencës 118, mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Në vendngjarje ndërhynë gjithashtu zjarrfikësit, karabinierët, policia bashkiake dhe inspektorë të ASL Centro. Prokuroria e Pratos, nën drejtimin e prokurorit Luca Tescaroli, ka nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia. Janë sekuestruar zona ku ndodhi aksidenti si dhe vetë kamioni, për të hetuar nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Nga 31 deri në 127 euro për metër, dalin në shitje drutë e sekuestruara

Agjencia Pyjore e Kosovës i ka vënë në shitje drutë e sekuestruara nëpër komuna të vendit.

Çmimi fillestar për metër nis nga 31 euro e shkon deri në 127 euro, varësisht nga lloji i drurit. Çmimi më i lartë është për dru teknik.

Kompanitë e interesuara mund të bëjnë edhe inepsktimin e druve që janë në shitje.

Kriter për dhënie të kontratës është çmimi më i lartë.

Në dosje theksohet se çmimet e ofruara nën çmimin fillestar do të eliminohen.

Ofertat duhet të dorëzohen deri më 22 maj, në orën 14:00.

“Ofertat e vonuara do të refuzohen. Ofertat do të hapen në prezencë të përfaqësuesve të ofertuesve të cilët dëshirojnë te marrin pjese në adresën e cekur më lartë”, thuhet në dosje./Reporteri

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen dy kamioneta

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër fshatit Mazgit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 15:00 dhe në aksident janë përfshirë dy kamioneta.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka deklaruar për Telegrafin se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht, deri në këtë fazë nuk raportohet për të lënduar.

“Ekipet policore janë duke kryer hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Hoxha.