Blero’s nuk po i ec, ndahet edhe nga e dashura e re?

Duket se ka një krisje mes Bleros dhe të dashurës së tij të re, Agnetes.

Ishte modelja ajo e cila me anë të një “Instastory” publikoi një thënie e cila duket se është drejtuar këngëtarit, shkruan Indeksonline.

“Ske nevoj me I than të dua njerit, veç me vepra kallzon e je nrregull”, thuhet ndër të tjerash në publikim.

Duke hulumtuar profilet e tyre në rrjetet sociale shohim që dyshja nuk e ndjekin më njëri=tjetrin në Instagram.

 

Shpresojmë që çifti të ribashkohen sërish.

 

 

 

 

Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari po kalon në një periudhë të rëndë shëndetësore.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Jasharaj është i shtrirë në Spitalin e Pejës dhe ndodhet nën kujdes intensiv.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe njëri nga mjekët që ka pranuar Jasharajn nën kujdes mjekësor, por që nuk ka pranuar të jap detaje të reja për gjendjen e tij shëndetësore./

Kurti në Podujevë injoron gazetarët: Çështjet e bllokimit në Prishtinë, këtu jemi për ndërtim

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, s’është përgjigjur në pyetjet rreth bllokadës në Kuvend në një ngjarje në Podujevë ku ai shkoi për të marrë pjesë në vënien e gurthemelit të banimit të përballueshëm dhe social.

Kurti injoroi plotësisht pyetjet e gazetarëve, ndërsa foli për banimin social.

“Çështja të tjera të bllokimit janë në Prishtinë, ne jemi për ndërtim këtu”, tha Kurti.

Ky është kosovari i arrestuar për plagosjen në Gjermani (Foto)
Një kosovar u arrestua në Gjermani për plagosjen e 3 personave, përfshirë një fëmijë, përpara një ndërtese banimi në Halle, në Saksoni-Anhalt.

 

Viktimat janë një burrë 29-vjeçar, që u plagos rëndë, ndërsa një tjetër 47-vjeçar dhe një vajzë 11-vjeçare pësuan lëndime të lehta nga thika.

Siç raporton Bild, kosovari i dyshuar është i lirë dhe tashmë është publikuar fotografia e tij

Gjermani: Dyshohet për plagosjen e tre persona, arrestohet kosovari

Në Halle, tre persona u plagosën në një sulm që ndodhi në mbrëmjen e së dielës; njëri prej tyre rëndë. Policia arriti të arrestonte një të dyshuar. Motivi është ende i paqartë, transmeton albinfo.

Tre persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën në një sulm përpara një ndërtese banimi në Halle, në Saksoni-Anhalt. Sipas policisë, një burrë 29-vjeçar u plagos rëndë, ndërsa një tjetër 47-vjeçar dhe një vajzë 11-vjeçare pësuan lëndime të lehta. Lidhur me të plagosurit, policia flet për prerje dhe plagë me thikë.

Sipas deklaratave të tyre, policia u thirr në orët e para të mbrëmjes për një grindje me disa persona përpara hyrjes së bllokut të apartamenteve, shkruan dpa.de. Atje gjetën të plagosurit, të cilët më pas u dërguan në spital.

Pas raportimeve të dëshmitarëve, një 46-vjeçar nga Kosova u arrestua si i dyshuar menjëherë më pas. Një zëdhënës i policisë tha se hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar se si kanë ndodhur lëndimet dhe çfarë i ka shkaktuar ato, përcjell albinfo.ch. Situata është nën kontroll. Hetimet për motivin dhe armën e vrasjes janë duke vazhduar.

Gazeta “Bild” raportoi, duke cituar një dëshmitar, se debati kishte shpërthyer nga shkaku i zhurmës së madhe të fëmijëve.

Departamenti i hetimit penal siguroi prova në vendngjarje atë mbrëmje dhe intervistoi dëshmitarët.

Pritet tension – dënimi i Thaçit, do të sjellë trazira në rajon

I mbijetuari i masakrës së Dubravës, Naim Hasani ka paralajmëruar trazira rajonale në rast se dënohet në Hagë ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Hasani teksa fliste për vuajtjet e shqiptarëve gjatë luftës, tha se janë pikërisht ata të cilët po përballen me gjykata 26 vite pas saj.

“Ajo çka është më e rëndësishmja e gjithë kësaj është se gjithë ky krim, gjithë kjo masakër e gjenocid, ne hala sot jemi duke u përballur më gjykata, me Gjykatën Speciale në Hagë. Sot i kemi atje njerëzit që e kanë drejtuar luftën, është Hashimi, është Kadria, është Rexha, Jakupi etj. Atje po gjykohet lufta jonë“, deklaroi Hasani në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Ai u shpreh i bindur se kudo që ka shqiptar në rajon, në rast se dënohen ish-krerët e UÇK-së, do të ketë trazira.

 

 

Mes tjerash, Hasani përmendi edhe vizitën tek ata në Hagë, duke treguar se nuk u mungonte besimi në drejtësi.

“Për mua gjykimi i Hashim Thaçit, ne kur sot i kujtojmë e i flasim 26 vjet pas nga ky gjenocid që është bë, ata atje gjykohen për lirinë tonë. Nëse gjykohet Hashim Thaçi kush na siguron neve që nuk do të ketë trazira në rajon? Kush na beson neve që një liri e jona me u gjyku? Unë besoj se do ketë trazira në rajon, tek të gjithë shqiptarët. Me e gjyku lirinë, luftën e historinë time, nëse dënohen besoj se kjo ka me ndodh. Nëse dënohen, po patjetër. Kush janë ata që duhet me na gjyku? Për teke të Serbisë me na gjyku luftën tonë? Të gjithë ata njerëz ka me i thirr në revoltë kundër, e pastaj mospajtimet e shkalla, është një tjetër problem. Revoltë, në mosdëgjim.Kush ka mundësi e kush beson. Atje është një paragraf, i 35-të, i akuzës shkruan: Ndërmarrje e përbashkët kriminale  nga komandanti i përgjithshëm atje deri tek ushtari i fundit. A do ta pranojnë gjithë ata ushtarë që kanë qenë kriminel, në paragraf shkruan edhe brigada edhe njësiti. Ishim atje në Hagë, ata e kanë besimin në drejtësi e ne u japim shpresë atyre, u japim edhe besim por edhe ata na dhanë. Ne iu themi që ky proces do  të përfundoj pozitivisht sepse e dimë që s’kemi bo krime”, shtoi tutje Hasani.

 

Lexo edhe:

Fitorja e Trumpit në Amerikë, paralajmërohet lirimi i Thaçit dhe të tjerëve së shpejti

 

E rëndë: Kjo është viktima e dytë e aksidentit fatal në Fushë Kosovë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku si pasojë e një vetaksidenti humbën jetën dy persona, përfshirë një të mitur.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se mbrëmë pas orës 22:00, është raportuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse dy personave që gjendeshin në të.

Viktimë e rastit është 27-vjeçarja Heroina Haliti – Aliu, e cila drejtonte automjetin.

Viktima e dytë e rastit, siç mëson Gazeta Sinjali është: Anita Vrellaku, 17-vjeçare, që ishte pasagjere.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetimore, për të bërë ekzaminimin e plotë të vendit të aksidentit.

Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi.

Rasti është iniciuar si “Aksident trafiku me fatalitet” dhe hetimet janë në zhvillim.