Gjesti pas fitores kështu po investon në shtëpinë e prindërve

Gjesti është fituesi i këtij edicioni në “Big Brother VIP Albania”, ai pas fitores duket se po investon edhe në shtëpinë e tij në fshatin Pavlanë të Pejës.

Një muri dekorativ ka marrë vëmendjen e rrjetit, pasi së fundmi po rinovohet.

Ky është investimi i parë që u bë publik i Gjestit, shkruan “Kosovarja”.


Duket se ky është vetëm fillimi i investimeve që ai ka në plan për të ardhmen, pasi gjatë qëndrimit të tij në ‘BBVA’, ai theksoi shpesh se nuk ka ndërmend ta lëshojë kurrë vendlindjen.

Deklaratë shqetësuese nga ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Edhe kaq muaj i kanë mbetur jetë Bidenit

Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili në një intervistë ekskluzive për Washington Free Beacon tha se ish-presidenti amerikan, Joe Biden ka vetëm 12 deri në 18 muaj jetë.

“Megjithëse kjo nuk është fusha ime e specializuar, kam konsultuar shumë urologë pas daljes së lajmit dhe të gjithë ata kanë arritur në të njëjtin përfundim”, tha Dr. Jackson.

Ai theksoi se bazuar në informacionet që ka dhe analizat e mjekëve specialistë, perspektiva për jetën e 82-vjeçarit është e kufizuar në këtë periudhë kohore.

Megjithatë, Dr. Jackson nuk ka humbur shpresën “se trajtimi do të jetë efektiv dhe që presidenti Biden të jetojë shumë më gjatë se sa parashikimet e tanishme”.

 

 

Ai nënvizoi rëndësinë e trajtimeve të avancuara dhe përkujdesjen intensive mjekësore që ish-lideri amerikan po merr aktualisht.

Kjo deklaratë vjen në një moment kritik, teksa publiku dhe komuniteti politik po ndjekin me vëmendje shëndetin e presidentit më të moshuar në historinë amerikane.

Ndërkohë që Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar drejtpërdrejt për këtë deklaratë, mediat po vazhdojnë të kërkojnë informacione të mëtejshme për gjendjen shëndetësore të Biden.

Grabitje si në filma në zemër të Prishtinës – Tre persona të maskuar marrin peng rojen dhe grabisin kasafortën e kompanisë

Njé grabitje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në pikën e IPKO-s në Sheshin “Nëna Terezë”, ku një kasafortë me pajisje elektronike dhe para të gatshme u mor nga tre persona të maskuar. Por, përveç dëmit material, ajo që e bën rastin edhe më të rëndë është se grabitësit morën peng rojen e sigurimit, pjesëtarin e Besa Security, Milaim Krasniqi, derisa realizuan grabitjen.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda kompanisë së sigurimit, të cilat janë në dijeni të deklaratës që Krasniqi ka dhënë më pas në Polici, ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, teksa ai ndodhej jashtë objektit duke pirë cigare. Në atë moment, tre persona të veshur me të zeza dhe jelekë reflektues iu afruan dhe e kapën për qafe, duke e tërhequr zvarrë deri në kuzhinën e objektit.

“Më kapën nga pas për qafe dhe më tërhoqën zvarrë në brendësi të lokalit. Më mbajtën me kokën poshtë gjatë gjithë kohës, nuk më lejuan të shoh asgjë,” mësohet të ketë deklaruar roja.

Ndërkohë që ai mbahej peng, grabitësit depërtuan në zyrat e brendshme, ku lokalizuan dhe morën kasafortën e IPKO-s, për të cilën dyshohet se përmbante sasi të konsiderueshme parash, telefona të rinj dhe mbushje elektronike. Ata e kanë transportuar kasafortën përmes një karroce të vogël dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi, në drejtim ende të paidentifikuar.

Pasi autorët u larguan, roja ka kontaktuar shefin dhe më pas ka njoftuar Policinë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Forenzikën dhe hetuesit. Ndërkohë, Prokuroria ka autorizuar që rasti të procedohet për hetim si “Grabitje”.

Policia ka arritur të identifikojë veturën e dyshimtë që u përdor në ikje dhe hetimet janë në zhvillim për kapjen e autorëve të këtij akti të rëndë kriminal, i cili ndodhi në një nga pikat më të frekuentuara dhe të ndjeshme të kryeqytetit.

Megjithatë, rasti mund të transferohet për hetim tek Krimet e Rënda, me saktësisht tek njësiti kundër grabitjeve, në mënyrë që të analizohen pamjet e siguruara, të bëhet krahasimi me grabitje të tilla në të kaluarën dhe po ashtu, të intervistohen sërish pjesëtari i sigurimit dhe zyrtarë tjerë që kanë informacion për lartësinë e dëmit dhe të dhënat për telefonat e grabitur.

Rasti tragjik i Festim Isufit, përfundon raporti i autopësisë

Raporti i autopsisë për dizajnerin e njohur Festim Isufi, i cili u gjet pa shenja jete më 9 maj në banesën e tij në Rrugën B në Prishtinë, ka përfunduar.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar Ditor Haliti- zëvendësdrejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), duke thënë se dokumenti tashmë është i gatshëm, porse nesër do t’i dorëzohet prokurorisë.

“Raporti i autopsisë për Festimin ka përfunduar. Prokurorisë do t’i dorëzohet nesër, pastaj ata vazhdojnë me hetime,” tha ai.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur ditë më parë hetimet për këtë rast të rëndë.

Nga ana tjetër bashkëshortja e Isufit, Rina Maloku-Isufi, e cila mbeti e plagosur nga therja me thikë në të njëjtin incident, është intervistuar poashtu ditë më parë nga organet e drejtësisë.

Hetimet për vdekjen e Festim Isufit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij janë ende në vazhdim, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë për shkaqet apo motivet e mundshme të kësaj tragjedie që ka tronditur opinionin publik.

IndeksOnline ditë më parë ka vizituar edhe familjen e të ndjerit, mirëpo të njëjtit nuk kanë pranuar të japin ndonjë deklaratë, siç kanë thënë derisa t’iu dorëzohet raporti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën

Papa Leon i katërmbëdhjetë emëroi Luigji Bianko si Nunc Apostolik në Slloveni dhe Delegat Apostolik në Kosovë. Kështu raporton media e Vatikanit, që saktëson se Selia e Shenjtë vazhdon me politikën e vjetër ndaj Prishtinës zyrtare.

“Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe në të kaluarën ka mbështetur dialogun dhe moderimin në konfliktin me Serbinë. Rajoni, i cili është i banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Nga afërsisht një milion e gjysmë banorë, rreth 250 mijë kosovarë i përkasin Kishës Katolike, shumica prej të cilëve shqiptarë etnikë”, shkruan media Vatican News. Selia e Shenjtë thekson se situata mes Kosovës dhe Serbisë është stabilizuar kryesisht pas luftës, shkruan A2 CNN.

“Megjithatë, kohët e fundit ka pasur raste të përsëritura dhune dhe konflikti, veçanërisht në veri të Kosovës, e cila është kryesisht e populluar nga serbët. UNESCO e konsideron trashëgiminë kulturore ortodokse të krishterë të Kosovës si nën kërcënim”, lexohet në lajmin e Vatican News.

Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

Eglit po marrin gjithnjë e më shumë hov, dhe së fundmi një detaj i vogël, por shumë domethënës, po bën xhiron në rrjet.

Në një foto të fundit, Gjesti është parë me një varëse në qafë, e cila ka të ngjitura disa rruaza. Ajo që ka tërhequr vëmendjen është një prej rruazave ku duket qartë shkronja “E” – një detaj që fansat besojnë se është një dedikim i drejtpërdrejtë për Eglin.

Ky detaj duket se ka forcuar bindjen e ndjekësve se dyshja janë bashkë dhe pas BBV. Megjithatë, varësja “flet” më shumë se fjalët dhe është komentuar si një konfirmim i heshtur i romancës mes tyre.

A është kjo mënyra e Gjesti për të treguar ndjenjat e tij? Për momentin, mbetet të presim për një reagim nga vetë çifti.

Kriza politike në vend, PDK mban mbledhjen e kryesisë, marrin këtë vendim

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku ka diskutuar krizën politike të krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.

PDK vlerëson se Kosova po përballet me një bllokadë të rrezikshme institucionale, për të cilën përgjegjësi ka koalicioni i partive që kanë dalë të parët në zgjedhje, LVV, Guxo dhe Alternativa – që, në mungesë të shumicës parlamentare, kanë marrë peng themelimin e institucioneve të reja, legjitime dhe demokratike.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ritheksuar në takimin me Presidenten më 15 maj se zgjidhja më e mirë për vendin është formimi i një qeverie të re nga partitë që kanë qenë në opozitë, për të rikthyer stabilitetin dhe rrugën euroatlantike të Kosovës. Ai ka njoftuar se i ka kërkuar Presidentes që t’i drejtohet me pyetje kushtetuese Gjykatës Kushtetuese për çështjen e kandidatit për kryetar/e Kuvendi, me qëllim që të sqarohen pozicionet institucionale dhe juridike në këtë situatë.

Kryetari Krasniqi informoi Kryesinë edhe për takimin që ka zhvilluar me Kryetarët e Degëve të PDK-së, me qëllim të përgatitjeve për zgjedhjet lokale. Ai ka vlerësuar lart angazhimin dhe punën e tyre në funksion të organizimit sa më efikas dhe të suksesshëm të strukturave të partisë nëpër të gjithë vendin.

Në përmbyllje të mbledhjes, Kryesia e PDK-së ka shprehur shqetësimin dhe indinjatën lidhur me vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë për refuzimin e kërkesës për lirimin me kusht të z. Kadri Veseli, z. Jakup Krasniqi dhe z. Rexhep Selimi.

“PDK vlerëson se, pas përfundimit të fazës së prokurorisë dhe në mungesë të rrezikut për ndikim në proces, lirimi me kusht ka qenë një e drejtë e pritshme dhe e arsyeshme, ndërsa refuzimi i saj përbën mohim të një të drejte themelore, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të drejtësisë”, thuhet në njoftimin për media.