Refuzova ofertën për votë – Balje tregon për pjesëtarin e UÇK-së që i kërkoi votën për Albulena Haxhiun

Deputetja Duda Balje gjatë ditës së sotme ka konfirmuar informacionet që qarkullonin, se asaj i është ofruar të bëhet profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun.

Balje në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1 në një lidhje direkte ka jep detaje për personin i cili i’a ka ofruar pozitën e profesoreshës në Shkup në ‘këmbim të votës’ së saj.

Balje gjithashtu është shprehur se ka refuzuar ofertën dhe se ka vendosur të flas pas deklaratve të Ramush Haradinaj.

“Kjo ka ndodhë para disa jave dhe nuk kam desht me fol, por reagova pasi z.Haradinaj e përmendi.Unë kam refuzu ofertën dhe nuk kam shku as në kafe. Oferta është bërë nga njerëz të paritsë që janë në pushtet”, ka thënë Balje. Ajo është shprehur se nuk ka ndërru qëndrim dhe se nuk do ta mbështesë Vetëvendosjen”,ka thënë Balje.

Për këtë ajo është shprehur se personi i cili ka ofruar që të bëjë ‘këmbim të votës’ është pjestar i UÇK-së.

“Kanë bërë ofertë ata të cilët janë në pushtet. Personi i cili ka bërë kërkesen është një doktorë prej Kosovës është pjestar i UÇK-së edhe e respektoj shumë edhe unë e di se ai është duke më përcjell edhe personi edin se kush është edhe për respekt nuk po tregoj më shumë”, është shprehur Balje

Kaos në Serbi: Rrufe, breshër dhe reshje të dendura – qytetarët paralajmërohen për rrezik jetësor

Stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshëri dhe vetëtima goditi sot në orët e pasdites shumë pjesë të Serbisë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë u ka dërguar qytetarëve të Beogradit një njoftim urgjent për gjendjen e jashtëzakonshme përmes një mesazhi SMS, konkretisht një paralajmërim për stuhi të fortë në kryeqytetin e Serbisë, raporton Nova.rs.

“Në fuqi është një paralajmërim për stuhi të fortë me shi, breshër dhe erëra të fuqishme. Stuhia mund të shkaktojë dëme materiale, përmbytje lokale, rrëshqitje dheu, shembje dhe paraqet rrezik për sigurinë e njerëzve dhe kafshëve”, thuhet në paralajmërim.

Shtohet gjithashtu se ekziston rreziku nga goditjet e rrufesë, probleme në funksionimin e të gjitha pajisjeve që përdorin energji elektrike, rrezik për zjarr, probleme në telekomunikacion dhe në trafik.

“Rekomandohet të qëndroni në shtëpi dhe të ndiqni informacionet nga autoritetet përkatëse”, thuhet në paralajmërim.

Menjëherë pas kësaj, reshje të dendura shiu të shoqëruara me vetëtima përfshinë Obrenovacin, Pançevën, Mlladenovacin, Kragujevcin dhe shumë zona të tjera.

Reshjet e fuqishme kanë shkaktuar tashmë përmbytje në shumë vende, por ende nuk ka informacione më të detajuara nëse stuhia ka shkaktuar dëme materiale në ndonjë vend.

Fejzullahu: Qeveria duhet të subvencionojë tarifat e energjisë nëse nuk dëshiron rritjen e tyre

Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se vendimi i këtij institucioni për daljen në treg të hapur për biznese nuk mund të shtyhet nga ana e tyre.

Dalja në treg të hapur është standard që institucionet vendore e kanë marrë si obligim ndaj Bashkimit Evropian.

“Ne kemi marrë një vendim për daljen në treg të hapur për bizneset, u kemi dhënë kohë që të përgatiten – i mirëkuptojmë – por ne nuk mund ta shtyjmë vendimin tonë më tutje, sepse ky proces ka filluar në vitin 2017. Qeveria mund të ndërhyjë duke subvencionuar tarifat, sikur ka bërë deri më tani. Ndryshe, vendimi nuk mund të shtyhet. Ne si ZRrE kemi njoftuar të gjitha palët – edhe qeverinë, edhe bizneset, edhe secilën palë që është e interesuar. Ky është realiteti.

Në vitet 2021 dhe 2022, çmimi i një megavati ka shkuar deri në 1040 euro, por bizneset tona nuk e kanë paguar asnjëherë atë çmim, sepse ka qenë i subvencionuar nga qeveria”, ka pohuar Fejzullahu.

Partitë politike kanë paralajmëruar bordin e ZRrE-së se posa të konstituohet Kuvendi, do të shkarkohen dhe do të rikthehen tarifat e vjetra.

Fejzullahu ka thënë se ky është problemi më i vogël.

“Nëse bordi i ZRrE-së është problem, nëse unë jam problem që të kthehen tarifat e vjetra, atëherë unë largohem. Por problemi nuk është këtu, dhe partitë politike e dinë këtë. Tregu ka ndryshuar, rrethanat kanë ndryshuar, obligimet ndaj BE-së duhet të realizohen. Pra, para se të bëjmë politikë, duhet të merremi me problemin – dhe problemi nuk është as bordi i ZRrE-së, e as unë”, ka shtuar Fejzullahu.

Fejzullahu u ka bërë thirrje bizneseve që të aplikojnë për të dalë në treg të hapur, përndryshe do të përballen me çmime shumë më të larta.

Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër, 24 maj, nga ora 09:00 do të fillojnë punimet për rishtresim asfaltik, të cilat do të zhvillohen vetëm gjatë fundjavave dhe pritet të përfundojnë deri më 1 qershor 2025.

Segmentet rrugore që do të përfshihen janë rruga “Enver Maloku”, nga udhëkryqi te salla “1 Tetori” deri te kthesa për në rrugën “Armend Daci”, si dhe rruga “Hilmi Rakovica”.

“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për çdo pengesë të përkohshme gjatë zhvillimit të punimeve dhe i ftojmë që të ndjekin udhëzimet në terren për lëvizje alternative”, thuhet tutje në njoftim.

Kaos në Gjermani: Një grua theř me thiķë disa persona

Policia në Hamburg ka reaguar ndaj raportimeve për një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit të qytetit.

Policia e Hamburgut konfirmoi në një postim në platformën X se “disa persona” janë plagosur dhe se i dyshuari është arrestuar.

 

Megjithatë, ata nuk dhanë detaje mbi numrin apo për shkallën e lëndimeve që kanë marrë viktimat.

Skynews raportoi se 12 persona janë plagosur rëndë ndërsa deutche welle njofton se një grua është arrestuar në lidhje me këtë rast.

Policia tha se një “operacion i madh” është duke u zhvilluar në stacionin e trenit.

Ndërkohë, disa nga të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në stacionin e trenave, raportoi Bild.

Ndryshe, operatori hekurudhor gjerman, Deutsche Bahn, tha se shërbimet e trenave janë ndërprerë për shkak të operacionit policor, duke paralajmëruar për “vonesa dhe anulime të pjesshme”.

 

 

 

 

Ky është njëri nga kërcënimet e radhës ndaj Vjosa Osmanit

Rreth një javë pas raportimit të fundit për një kërcënim me jetë drejtuar presidentes së Kosovës  Vjosa Osmani, të cilin ajo e kishte pranuar përmes adresës elektronike zyrtare të presidencës, ende nuk ka zhvillime konkrete në këtë drejtim nga organet e drejtësisë.

Këshilltari për media i presidentes Bekim Kupina ka thënë për Indeksonlinen se Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se Prokuroria Speciale nuk e ka ngarkuar ende asnjë prokuror për të trajtuar këtë rast.

Por nuk është i vetmi kërcënim që persidentja Osmani ka marrë. Kërcënimet ndaj presidentes Osmani s’kanë të ndalur.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se presidentja Osmani deri tani ka marrë rreth 40 mesazhe kërcënuese.

E në adresë të presidentes Osmani sot ka shkuar dhe një mesazh tjetër kërcënues.

“Janë nis me të vra kurv dhe shpihunat e Serbisë, polici shka janë me armë të kontrabanduara”, thuhet në mesazhin kërcënues i cili sot ka arritur në adresë të presidentes Osmani.

 

Kurti tregon autoritet: Shkarkon zv.ministrin Vokrri pas deklaratave skandaloze

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka liruar sot nga detyra zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.

Ky vendim vjen pas deklarimeve të tij se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke apostrofuar me emër Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me veprime të tyre kanë nxitur trazira në veri të vendit.

Komunikatë nga Qeveria:

Lirohet nga detyra zëvendësminstri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka liruar sot nga detyra zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.

Ky vendim vjen pas deklarimeve të tij se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke apostrofuar me emër Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me veprime të tyre kanë nxitur trazira në veri të vendit.

Deklarimet e z. Vokrri nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Janë shumë afër me Kurtin” – Duda Balje zbulon prapaskenat e ofertës që iu bë nga Maqedonia në këmbim të votës për Albulena Haxhiun

Deputetja e komuniteti boshnjak,Duda Balje, sot konfirmoi publikisht se i është ofruar një pozitë si profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit.

Pas seancës, ajo ka dhënë detaje shtesë lidhur me këtë ofertë, duke thënë se njerëzit që ia ofruan janë të afërt me Albin Kurtin.

Ajo tha se atë e ka kontaktuar personi nga një parti politike në Maqedoni të Veriut, por që nuk do që ta zbulojë identitetin e tij meqenëse e ka shok dhe se ka respekt për të edhe për faktin se ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

 

 

“Jam shumë e sigurt që partia që më ka ofruar këtë post punë janë shumë afër me Kurtin dhe mendoj se në këtë mënyrë kanë menduar ta ndihmojnë atë për një votë brenda Kuvendit”.

“E di qe Kurti është shumë afër tani me këtë parti politikë që është në pushtet në Maqedoni dhe besoj që janë shokë dhe këtë e kanë bërë veç për të ndihmuar, se unë jam personi që nuk kam votuar në Kuvend dhe vota ime ndoshta është e rëndësishme në matematikë brenda Kuvendit”, tha Balje për Klan Kosova përcjell Insajderi.

“E kanë bërë veç për ta ndihmuar ose për t’ia kthyer të mirën me të mirë, sepse Kurti i ka ndihmuar kur ishin zgjedhjet në Maqedoni, pra e ka përkrahur këtë parti”, tha ajo.

 

 

lidhje me këtë deklaratë, Donika Gërvalla, e cila është pjesë e Listës së Vetëvendosjes, tha se nuk është në dijeni për një ofertë të tillë dhe mohoi çdo lloj pazari nga ana e subjektit të saj.

“Zonja Balje edhe zotëri Hoxha duhet të heqin dorë nga qasja bllokuese sepse s’jemi këtu në pazar ku shitemi e blihemi. Është çështje parimore konstituimi i Kuvendit. Nuk kam informacione për pazare të kësaj natyre”, deklaroi Gërvalla për media përcjell Insajderi.

Familjarja e dizenjatorit: Festim Isufi nuk ka bërë vetëvrasje

Një familjare e dizenjatorit të ndjerë, Festim Isufi, ka mohuar kategorikisht që ai të ketë kryer vetëvrasje.

Ajo tha se familja nuk ka pranuar ende raportin zyrtar të autopsisë, ndërsa theksoi se të gjitha informacionet që kanë marrë deri tani, i kanë mësuar përmes mediave.

“Absolutisht jo, nuk i ka dhënë fund jetës së tij. Festimi që e njohim ne, kjo është krejt e dyshimtë. Me 7 plagë është e pamundur të kryhet vetëvrasje, përmes mediave e kemi kuptuar sepse ne s’kemi pranuar ende asnjë raport,” – tha ajo nëKosova Today përcjell Insajderi.

Familjarja reagoi edhe ndaj mënyrës se si është trajtuar rasti publikisht.

“Më e rënda është që është trajtuar në mënyrë të keqe dhe janë thënë shumë fjalë që nuk kanë përkit me karakterin dhe dinjitetin e tij. Vetëvrasja që është thënë ka qenë jashtëzakonisht e rëndë për neve, por në të njëjtën kohë edhe dhuna që është përmendur ndaj bashkëshortes – po na del që nuk është e vërtetë.”

E pyetur nëse ka pasur ndonjë kontakt me Rina Maloku-Isufin, bashkëshorten e të ndjerit, ajo tha se nuk ka komunikuar me të personalisht.

Gazeta Insajderi ka mësuar detaje ekskluzive nga ngjarja tragjike e 9 majit, ku u gjet i vdekur dizenjatori i njohur Festim Isufi, në banesën e tij në Rrugën B, në Prishtinë. Përveç tij, e lënduar nga ngjarja ka mbetur edhe bashkëshortja e tij, Rina Maloku-Isufi.

Sipas burimeve të sigurta të Insajderit, autoritetet kanë gjetur dy thika në vendin e ngjarjes. Njëra thikë është parë në duart e bashkëshortes së viktimës, Rina Maloku-Isufi, ndërsa thika tjetër është gjetur pranë këmbës së majtë të viktimës.

Po ashtu, sipas të njëjtave burime, Rina Maloku-Isufi është parë me një thikë në dorë edhe në momentin kur ka kërkuar ndihmë në një ordinancë afër banesës së tyre.

Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se viktima kishte 7 plagë në trup, të gjitha në zonën e qafës dhe fytit – pesë prej tyre janë vlerësuar si të lehta, ndërsa dy si plagë fatale që rezultuan me humbjen e jetës së tij.

Raporti i autopsisë tashmë i është dorëzuar Prokurorisë përkatëse.

Trump s’e kursen BE-në: U krijuan për të përfituar nga SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se rekomandon vendosjen e një tarife prej 50% ndaj produkteve nga Bashkimi Evropian, duke nisur nga 1 qershori 2025, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky hap vjen si rezultat i mosmarrëveshjeve të thella tregtare me Brukselin, të cilin Trump e akuzon për barrierat dhe praktikat tregtare të padrejta ndaj SHBA-së.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi: “Bashkimi Evropian, i cili u formua me qëllimin kryesor për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara në TREGTI, ka qenë shumë i vështirë për t’u trajtuar. Barrierat e tyre të fuqishme tregtare, taksat e larta mbi vlerën e shtuar (TVSH), penalitetet qesharake për korporatat, barrierat jotregtare, manipulimet monetare, paditë e padrejta dhe të pajustifikuara ndaj kompanive amerikane dhe të tjera, kanë çuar në një deficit tregtar me SHBA-në prej më shumë se 250 miliardë dollarë në vit – një shifër plotësisht e papranueshme“.

Ai shtoi se tarifa do të hiqet për produktet që janë ndërtuar ose prodhuar në SHBA.

Nuk do të ketë tarifë nëse produkti ndërtohet ose prodhohet në Shtetet e Bashkuara. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!”.