Dardan Gashi niset për Haxh – Aktori kosovar flet për përjetimet shpirtërore në Mekë

Aktori i njohur i serialeve kosovare, Dardan Gashi, është nisur sot për në Haxh, pelegrinazhin e shenjtë të myslimanëve në Mekë, i cili këtë vit përkon me një numër të madh besimtarësh të nisur nga Kosova.

Nga aeroporti i Prishtinës, Gashi dha një deklaratë për platformën “N’shënjestër”, ku foli për emocionet dhe domethënien që ka për të ky udhëtim shpirtëror.

“Kësi ndjenje nuk kam përjetuar në asnjë udhëtim. Haxh nuk kam bërë asnjëherë, Umre tre herë. Edhe Meka dhe Medina të krijojnë një varësi. Unë nuk kam besuar herën e parë që do të shkoj kaq shpesh,” – tha aktori, duke shtuar se është hera e katërt që viziton këto vende të shenjta.

Gashi zbuloi se tashmë ka krijuar një lidhje të thellë shpirtërore me Mekën dhe Medinën, aq sa e ka vendosur si parim që të mos kalojë më shumë se dy vite pa i vizituar.

“Është hera e katërt dhe e kam një parim që mos me shku dy vjet pa i vizitu të paktën një herë ato dy vende. Nuk më ka ndodhur përpos vendim tim të dua një vend siç i kam dashtë ato dyja,” – u shpreh Gashi.

Dardan Gashi, i cili ka fituar zemrat e publikut përmes roleve të tij në komeditë televizive dhe serialet kosovare, prej kohësh edhe publikisht zbulon një dimension tjetër të jetës së tij krahas profesionit, atë të përkushtimit shpirtëror dhe lidhjes së fortë me besimin.

Udhëtimi i tij për në Haxh vjen në një kohë kur mijëra besimtarë nga e gjithë bota janë nisur për të kryer këtë obligim të shenjtë, ndërsa mesazhi i tij mbart jo vetëm përjetim personal, por edhe frymëzim për të tjerë besimtarë.

I shpallur në kërkim, Vis Pupa thyen heshtjen për herë të parë

Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa ka reaguar pasi sipas mediave australiane akuzohet për kultivim droge.

Ai shprehet se nuk është arratisur, por ndodhet prej më shumë se një muaji në Tiranë.

Reagimi i plotë i Pupës:

Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja “jam arratisur” dhe “ndodhem në kërkim”. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europe.

Çdo përpjekje për ta paraqitur ketë situatë ndryshe është një manipulim i pastër i informacionit, një keqinterpretimi qëllimshëm që synon të bëjë lajm aty ku nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

Sa i përket bashkëshortes sime, Belina, ajo vazhdon aktivitetin e saj profesional dhe është plotësisht e lirë. E gjithë situata që po trajtohet aktualisht është pjesë e një procesi ligjor që është ende në zhvillim, dhe siç është shprehur edhe ajo vetë, i takon drejtësisë të flasë e fundit.

Fatkeqësisht, kemi parë një keqpërdorim të rëndë të lajmit, me qëllim sensacionalizmi dhe klikimesh, ku deformimi ka marrë vendin e të vërtetës. Jetët tona janë publike, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të abuzojë me dinjitetin e njerëzve.

Jeta vazhdon normalisht, me punën dhe përgjegjësitë tona të përditshme. Ne do të përballojmë çdo situatë me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen që shumë prej jush na kanë treguar.

“Një influencuese në rrjetet sociale dhe terapiste e njohur në Adelaide është akuzuar për një perandori kanabisi, ndërsa partneri i saj, i bashkë-akuzuar, është larguar nga vendi”, kështu shkruajnë mediat australiane duke iu referuar Belina Pupës dhe aktorit të njohur të humorit Elvis Pupa.

Referuar mediave në Australi, bëhet me dije se çiftit i është zbuluar një ‘shtëpi bari’ në Adelaide ku ata jetojnë prej shumë vitesh.

Belina Pupa përballet me akuza për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa po ashtu i bashkë-akuzuar është edhe aktori.

Psikologia është paraqitur në gjykatë dhe aktualisht është në liri me kusht, ndërsa Elvis Pupa thuhet se është larguar nga Australia dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet atje.

Gjesti thumbon Xhenetën, por ka një mesazh edhe për Eglin

Fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’ Gjesti mbrëmë në një koncert i ka dedikuar edhe disa fjalë për ish banoret.

Në një moment dëgjohet kur shprehet se “Po e këndojmë edhe një këngë për inati të ish të dashurave”, shkruan “Kosovarja”.

Por me pas kur publiku i drejtohet se a ishte për Eglin, ai është shprehur se “Jo atë nuk e kam ish të dashur”, e kjo lë të nënkuptohet se ishte një thumb për Xhenetën.

Pas suksesit në këtë reality show, Gjesti ka fituar shumë përkrahës dhe sot performon në vende të ndryshme të Evropës.

Pas një periudhe të gjatë Edona James thyen heshtjen, tregon se ku ndodhet

Ish finalistja e ‘Big Brother VIP Kosova’ Edona James ka një kohë që është larguar nga Kosova dhe rrjeteve sociale.

Përmes një postimi ajo ka treguar se është mirë edhe për momentin gjendet në Gjermani.

Arsyeja e largimit të Edonës ishte lodhja nga prezenca e vazhdueshme para kamerave në shumë studio televizive dhe projekte të ndryshme, ndaj ajo vendosi të tërhiqet për një kohë të pa caktuar.

E rrallë: 14 infermiere shtatzënë në të njëjtën kohë, në të njëjtin repart të spitalit

14 infermiere nga i njëjti repart në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë shtatzënë në të njëjtën kohë, raporton revista “People”, përcjell Reporteri.net.

Të njëjtat punojnë në repartin për gratë dhe foshnjat të spitalit HSHS St. Vincent.

“Ky është një moment i jashtëzakonshëm me shumë nga infermieret tona që do të bëhen nëna për herë të parë”, tha drejtoresha e qendrës, Amy Bardon, në një deklaratë.

“Çdo njëra prej këtyre grave ishte tashmë eksperte në fushën e kujdesit për foshnjat,” vazhdoi ajo, duke shtuar se për disa prej tyre, njohuritë “janë gati të thellohen edhe më shumë.”

Bardon gjithashtu theksoi se nënat në pritje — të cilat janë të gjitha infermiere të regjistruara, kanë marrë kujdesin dhe kontrollat e tyre prenatale nga miq dhe kolegë pikërisht aty në St. Vincent./Reporteri.net

Lajm i hidhur për Rita Orën – humb një nga njerëzit më të afërt familjarë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është përballur me një humbje të rëndë familjare.

Ka ndërruar jetë Fadil Bajraktari, daja i saj, i cili jetonte prej vitesh në Londër, shkruan Gazeta Imazhi

Bajraktari kishte prejardhje nga fshati Rudicë e Klinës, ndërsa lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi shkaqet e vdekjes.

Basha thotë se ‘njeri i gjallë s’e thirri zyrtarisht’ Baljen: Me dhanë msim Duda a?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka mohuar t’i kenë ofruar pozitë të profesoreshës deputetes Duda Balje, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.

Basha në “Infokus” ka thënë se “nuk ka njeri të gjallë që zyrtarisht e ka thirrë”.

l

“Nuk qëndron, e diskutuam edhe brenda në Kuvend, nuk ka njeri të gjallë që zyrtarisht e ka thirrë e i ka thënë. Ajo zoja nuk e di çka ka fol, e na nuk mundemi me ditë çka mendon ajo në mendjen e vet” – ka thënë ai fillimisht.

Basha tutje ka shtuar:

“Me dhanë msim Duda a? Ani vallai, veç le të del e të tregon se une s’po di. S’duhet me kanë pjesë e pazarit Albulena, duhet me votu se Kuvendi na takon të gjithëve”.