Faton Peci u intervistua si i dyshuar, Gërvalla sulmon Prokurorinë Speciale: Inskenim i Blerim Isufajt

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar me tone të ashpra pas aksionit të sotëm të Prokurorisë Speciale që përfshiu ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.


Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla e cilësoi ndërhyrjen si një “inskenim të gërditshëm” të udhëhequr nga prokurori Blerim Isufaj. Ajo e mbrojti fuqishëm ministrin Peci, të cilin e quajti “ministrin më shembullor të këtij mandati”.

Sipas saj, veprimi i Prokurorisë nuk është asgjë më shumë se një “hakmarrje e shëmtuar” ndaj angazhimit të ministrit Peci në luftën kundër korrupsionit.

“Kur pikërisht ata që e kanë për detyrë ta mbrojnë shtetin ligjor dhe qytetarët e Republikës nga krimi i keqpërdorin organet e drejtësisë për hakmarrje dhe për të njollosur figurat e suksesshme dhe të pastra politike, atëherë asgjë më nuk duhet të na habisë,” shkroi Gërvalla në reagimin e saj.

Faton Peci lirohet në procedurë të rregullt

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është liruar me procedurë të rregullt pasi është intervistuar nga Njësia e Veçantë Hetimore

Ai u intervistua në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore.

Lajmin e ka konfirmuar Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.

“Ka përfunduar. Z. Peci është liruar në procedure te rregullt”, ka thënë Luta.

Me autorizimin e Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës kreu bastisje në katër lokacione, përfshirë edhe Ministrinë e Bujqësisë.

Prokurori Shala bëri të ditur për media se hetimet në lidhje me dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

E papritura në pushime, Adelina Tahiri përballet me një situatë të pazakontë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka përjetuar një situatë të pazakontë gjatë pushimeve të saj në Vjenë, Austri.

Teksa po qëndron në një hotel luksoz, një ngjarje e çuditshme e ka befasuar krejtësisht – dritarja e dhomës së saj është rrethuar nga një numër i madh bletësh.

Ngjarja ka ndodhur papritur dhe ka shkaktuar shqetësim tek këngëtarja, e cila nuk ka hezituar të kërkojë ndihmë nga autoritetet austriake.

Në një reagim të shkurtër në Instagram, Adelina është shprehur se nuk ka përjetuar kurrë më parë një situatë të tillë dhe se mbeti e habitur nga ajo që pa.

“Asnjëherë në jetë nuk kam parë diçka të tillë”, tha Adelina duke e përshkruar skenën si të pazakontë dhe të frikshme.

Rrëfehet reja Mihrije Brahës, tregon se ku e takoi për herë të parë Platorin

Reja e Mihrijes tregon se ku e takoi për herë të parë Platorin, të fejuarin e saj.

Platori është i njohur si djali i këngëtarit Naim Abazi dhe këngëtares Mihrije Braha, kohë të gjatë ai nuk përflite në media deri së fundmi kur u fejua.

Fejesa e tij bëri bujë kjo nga fama që kanë prindërit e tij, duke u komentuar mjaft shumë nga mediat dhe publiku për atmosferen, dukjen e tyre e të ftuarve, pasi kishte mjaft shume te ftuar.

E nga ajo ceremoni për publikun u bë e njohur edhe e fejuara e Platorit, Tringa e cila është goxha aktive në rrjete sociale duke sjellur momente nga përditshmëria, së fundmi ajo u pyet në Instagram nga ndjekësit se ku është takuar me Platorin ku nu hezitoi të përgjigjet:

“Për herë të parë u takuam në prishtinë por unë dhe Platori kemi një histori shumë të gjatë dhe interesante andaj është e vështirë të thuhet me pak fjalë”, ishte përgjigja e Tringes./InfoKosova

“Le të vriten edhe 20 mijë fëmijë në Gaza” – Deklarata tronditëse e aktivistes shqiptare

Një deklaratë e dhënë gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë televizive nga aktivistja shqiptare që jeton në Izrael, Jeta Gani, ka tërhequr vëmendjen për shkak të përmbajtjes së saj të fortë dhe gjuhës së përdorur.

E ftuar në një emision televiziv Gani shprehu mbështetje të plotë për veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës. Sipas saj, ajo që po ndodh në Gaza është pasojë direkte e sulmeve të Hamasit ndaj popullsisë izraelite, shkruan Gazeta Imazhi

Deklarata e saj e plotë në lidhje me këtë çështje ishte si më poshtë:

“Hamasi u ka marrë jetën të rinjve që jetojnë në Izrael, dhe për këtë arsye po ndodhin vrasjet në Gaza. Le të vriten edhe 20 mijë fëmijë të tjerë në Gaza, ç’na duhet ne?” – tha Gani në transmetim të drejtpërdrejtë.

Jeta Gani është një qytetare shqiptare me banim në Izrael, e cila ka dalë publikisht edhe më parë me qëndrime të forta në mbështetje të shtetit izraelit. Kjo deklaratë është një nga më të drejtpërdrejtat dhe më të ashpra që ajo ka bërë deri më tani në kontekstin e konfliktit të armatosur mes Izraelit dhe Hamasit.

Livia bën veprimin e papritur ndaj Mevlanit

Raporti i Livias dhe Mevlanit ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, duke tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve.

Livia ka ndarë disa kujtime me Mevlanin në llogarinë e saj, duke shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar dhe spekuluar për një mundësi ribashkimi të çiftit.

Duke rikthyer këto momente të kaluar, Livia ka lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre mund të ketë një mundësi të re, megjithatë nuk ka konfirmuar asgjë.

Ky veprim ka bërë që fansat të ngrihen pyetje mbi statusin e marrëdhënies së tyre, dhe tashmë mbetet të shihet në vazhdim nëse ata do të provojnë përsëri një lidhje.

Për momentin, nuk ka asnjë informacion të ri rreth lidhjes së tyre, por mbetet të shihet.

ZRrE-ja mban mbledhje të jashtëzakonshme, merr dy vendime të rëndësishme
Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.

Në këtë mbledhje, ZRrE-ja ka marrë dy vendime që ka të bëj me liberalizimin e tregut të energjisë.

Bordi ka marrë vendim që t’i lëshohet licenca kompanisë VOLTKOS dhe t’i njihet licenca e AI EnergyX

“Në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme. Në këtë mbledhje, Bordi i ZRRE-së ka vendosur të lëshojë licencën për furnizim me energji elektrike për ndërmarrjen VOLTKOS S Sh.p.k., një hap ky që kontribuon drejtpërdrejt në zgjerimin e ofertës dhe rritjen e konkurrencës në tregun e furnizimit me energji elektrike në Kosovë”, thuhet në njoftim.

“Gjithashtu, sipas parimit të reciprocitetit, Bordi ka njohur licencën e ndërmarrjes AI EnergyX – Dega në Kosovë, duke i mundësuar kësaj kompanie që të veprojë në tregun vendor në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

Vdes në Austri i riu nga Kosova

Një aksident tragjik ka ndodhur pas përplasjes së dy veturave në rrugën L1436 në Perg të Austrisë ku la të vdekur 21 vjeçarin nga Kosova.

Pas intervenimit të emergjencës austriake përmes helikopterit, thuhet se i riu kosovar ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin më të afërt.

Ndërkohë, 29 vjeçari tjetër i aksidentuar, ka marrë lëndime të lehta dhe është liruar nga spitali.

Policia austriake ende nuk ka dalë me një sqarim për shkakun e këtij aksidenti fatal dhe për mënyrën se si ndodhi.

Për këtë rast ka shkruar edhe mediumi austriak “Heute.at”.

“Ka me dalë në shesh e vërteta”, çka po paralajmëron vëllai i Festimit…!

Vëllai i viktimës së 9 majit në Rugën B në Prishtinë, Festim Isufi i cili u gjet i vdekur në banesën e tij, e për të cilin raporti i autopsisë tha se vdiq si pasojë e dy plagëve fatale nga thika të marra nga gjithsej 7 prej tyre, ka folur për ngjarjen e rëndë për të cilën akoma detajet janë në ‘mjegull’, raporton GazetaDemos.

Teksa foli për vetit e viktimës, ai shtoi se po punojnë shumë për zbardhjen e rastit duke potencuar se të gjitha pistat ia kanë lënë organeve të rendit, me çrast uroi që kjo tragjedi mos t’i ndodh askujt.

“Saktë nuk e mbajë në mend kur kemi fol, por pasi zanatet tona janë krejt të ndryshme, kemi fol veç qysh je, a je mirë, qysh po shkon puna. U kanë një njeri i veçantë në familje, u kanë ma i vogëli i familjes. Besoj që drejtësia ka me shku në vend, për këtë punë jemi duke punu shumë, shumë, shumë, shumë. Ka me dalë në shesh e vërteta”, u shpreh ai.

“Na si familjarë nuk e kemi fajësu Rinën, për tjera sene ia kemi lanë Policisë dhe Hetuesisë me u marr me atë punë, se çdo sen që thuhet…në Gjermani thonë ‘fjalët i merr era’…”.

I pyetur se a e kanë pyetur bashkëshortën e Festimit, Rinën për ditën tragjike, ai u shpreh se “nuk kemi dashur me lujtë ping-pong me fjalë”, teksa shtoi se nuk e kanë fajësuar asnjëherë të njëjtën për rastin tragjik.

“Jemi kanë në varrim. Jemi taku me Rinën. Në ato momente s’kemi pas shkëmbim fjalsësh se u kanë qaq rast i rëdum, s’kemi me pas çka me fol veç jemi përqaf”, shtoi ndër tjera ai.

“Ne s’i familje nuk dimë asnjë detaj. Na nuk e kemi fajësu Rinën. Nuk është e vërtetë që u fajësu Rina. Deri në momentin që del e vërteta në shesh, fajtor nuk është kërkush. Na mundemi me dyshu në krejt botën, ama dyshimi dhe fakti i vërtetë janë dy botë të ndryshme”, tha ai në “Kosova Today”.