‘Ku i bane milionat’, ja si i përgjigjet Bekë Berisha komentuesit

Në rubrikën më të re në Prive by Liberta Spahiu, “Koment për Koment”, i ftuari ishte deputeti Bekë Berisha.

Ai u përball me komentet më të nxehta nga ndjekësit online dhe, në stilin e tij të drejtpërdrejtë, dha përgjigje pa dorashka për secilën.

Nga pyetjet provokuese si “Ku u bane milioner?”, deputeti Berisha nuk hezitoi të flasë hapur.

Ai madje tregoi se një komentues që kishte fyer nënën e tij nuk e kishte lënë me kaq, Beka kishte shkuar personalisht natën në shtëpinë e tij, duke e përballur direkt me fjalët që kishte shkruar.

Ndiqni përgjigjet epike të tij në materialin e mëposhtëm! /Prive By Liberta Spahiu

Aksident i rëndë në Prishtinë – motoçikleta goditet nga vetura, një 13-vjeçar në gjendje kritike

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:20 në udhëkryqin e rrugëve “Xhelal Hajra” dhe “Murat Xhakaj” në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, me pasoja serioze për jetën e një të mituri.

Sipas burimeve nga organet e rendit, në aksident janë përfshirë: Një veturë tip Volkswagen Golf, e drejtuar nga B. H. dhe një motoçikletë Yamaha, e drejtuar nga E. C. me pasagjer E. C..

Të dy të rinjtë që ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. Pasagjeri, i moshës 13-vjeçare, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pa vetëdije dhe në trajtim intensiv.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, përfshirë njësinë e hetimeve të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, të cilët kanë kryer ekzaminimet teknike dhe procedurat e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, shoferi i veturës është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat dhe përgjegjësinë në këtë aksident të rëndë.

Plagoset nga arma e zjarrit një 19-vjeçar – gjendet me plumb në gjoks, dërgohet në QKUK

Gazeta Sinjali mëson nga burime brenda sistemit të drejtësisë se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vrellë të Istogut, ku një i ri ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit.

Bëhet fjalë për A. M. 19-vjeçar, i cili është dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit të Pejës me plagë në gjoks të shkaktuar nga arma e zjarrit. Sipas mjekut kujdestar, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, megjithatë plumbi ka mbetur në trup dhe për këtë arsye është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar nga Spitali tek Policia. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat lidhen me incidentin.

Dy dëshmitarë janë intervistuar në vendin e ngjarjes dhe kanë deklaruar se kishin dëgjuar një krismë dhe menjëherë më pas kishin shkuar në dhomën e të riut ku e kishin gjetur të plagosur. Ata e kishin transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe pas intervistimit të të plagosurit në QKUK, prokurorja kujdestare për krime të rënda do të vendosë për veprimet e mëtejshme.

Ndonëse akoma nuk është i njohur motivi dhe shkaqet që çuan në këtë incident, autoritetet po trajtojnë edhe tentativën e vetëvrasjes si pistë hetimi.