A do ta votojnë VV-në? Abdixhiku ka një porosi për deputetët e partisë së tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk flet me deputetët e LDK-së nëse kanë presion nga LVV.

LDK-ja e ka pranuar se disa deputetë të saj janë kontaktuar nga LVV.

Por, Abdixhiku tha se çdo deputet e ka rrugën çelë të shkojë, nëse mendon që duhet të tradhtohet vota e LDK-së.

“Me asnjë deputet nuk kam folur a keni presion apo jo, as nuk do t’i bindi. Tash po ju them kushdo që mendon që duhet me kalu në shumicë rrugën çel e kanë. Nëse mendoni me tradhtu rrugën e LDK-së urdhëroni, por asnjë nuk ka shfaq një gjë të tillë. Këto janë diskutime mediatike që lindin prej studiove më tepër, ka kontakte – por asnjë nuk ka thënë po shkojë”, ka thënë Abdixhiku në T7.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se sikur LDK-ja t’i kishte 48 deputet shumë lehtë do të formonte institucionet.

Por, ai tha se edhe po të shkojë më gazë lotsjellës në Kuvend, asgjë nuk ndryshon – Kushtetuta fillimisht i jep përparësi partisë së parë.

Abdixhiku tha se LDK-ja sillet brenda rendit kushtetues.

“Duhet i pari ta bëjë shumicën, nuk ka alternativë tjetër. Qëndrimi i LDK-së mbetet i njëjtë, çështja është se dhe po reagova e shkova me gaz lotsjellë, sërish asgjë nuk bëhet pa të parin. Kushtetuta e Kosovës e determinon që i pari duhet të nis urën”, ka thënë Abdixhiku.

E dhimbshme: Vdes gjyqtari kosovar, ishte edhe tranjer fitnesi

Pas një sëmundje të rendë ka vdekur në moshë të re gjyqtari i notit, Ervin Halimi.

Pas kësaj ka reaguar Federata e Notit të Kosovës.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të parakohshme të Ervin Halimit, më 29 maj 2025. Ai ishte një sportist i përkushtuar dhe gjyqtar noti me vlera të larta njerëzore e profesionale”, shkruan në njoftimin e kësaj Federate.

Në njoftim thuhet se kontributi i Ervinit në sportin kosovar, sidomos në zhvillimin dhe përfaqësimin e denjë në fushën e notit, do të mbetet i paharruar., raporton IndeksOnline.

Nuk është Lufti Haziri – Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit

Arbër Ismajli është emëruar kandidati zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet lokale të ardhshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e bëri të ditur vetë Ismajli përmes një postimi në Facebook, duke konfirmuar mbështetjen e plotë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetari aktual i degës në Gjilan, Lutfi Haziri.

Me këtë vendim, Haziri ka vendosur të mos garojë për një mandat të ri në krye të komunës.

Ismajli falënderoi Abdixhikun dhe Hazirin për besimin dhe mbështetjen, si dhe nëndegët e partisë në qytet. Ai e konsideron nominimin si një përgjegjësi të madhe dhe shpreh gatishmërinë për t’u përkushtuar me vendosmëri në shërbim të qytetarëve.

“Gjilani meriton më shumë dhe këtë rrugëtim do ta bëjmë së bashku,” tha Ismajli, duke bërë thirrje për bashkim dhe përkrahje nga të gjithë qytetarët, me synimin për zhvillim, dinjitet dhe përparim të qytetit.

“Reuters” shkruan për protestën e bizneseve që bllokuan sot hyrjet e Prishtinës

Agjencia e lajmeve Reuters, ka shkruar për protestën e mbajtur sot në Prishtinë nga qindra pronarë biznesesh kundrejt vendimit të daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Përderisa janë dhënë detaje për protestën që mbylli hyrjet kryesore të kryeqytetit, Reuters duke iu drejtuar Kosovës, si një nga vendet më të varfra të Evropës, shkruan se vendi prodhon mbi 90% të energjisë së saj nga dy termocentrale të vjetra me qymyr, megjithatë ende varet nga importet, duke vënë në fokus edhe blerjen e energjisë me vlerë 114 milionë euro nga tregu i hapur gjatë vitit të kaluar.

“Vendi varet shumë nga importet për të mbuluar mungesat vjetore. Vitin e kaluar, qeveria bleu energji nga tregu i hapur me vlerë 114 milionë euro për të mbuluar diferencën,” shkruan Reuters.

Tutje, shkruhet se kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë asnjë shenjë të tërheqjes, përkundër pakënaqësive të bizneseve, ndërsa citohet për deklaratën e tij të mbajtur para protestës ku tha se “plotësimi i kërkesës së bizneseve për më shumë kohë nuk e zgjidh problemin, por transferon kostot e energjisë në faturat shtëpiake.”

Në artikull citohet edhe Shaqir Palushi, pronar i kompanisë së pijeve “Frutex”, i cili duke folur për agjencinë ka thënë se fatura vjetore e energjisë për kompaninë e tij do të trefishohet, duke arritur rreth 1.3 milionë euro, sipas ofertave të marra nga furnizues të ndryshëm.

Kujtojmë se rregullatori i energjisë njoftoi në muajin mars se, duke nisur nga 1 qershori, të gjitha kompanitë me më shumë se 50 punonjës ose me një xhiro mbi 10 milionë euro nuk do të përfitojnë më nga subvencionet shtetërore që i bëjnë bërë faturat e energjisë në Kosovë ndër më të ulëtat në Evropë. Sipas rregullatorit, ky hap është pjesë e përkushtimit për “liberalizimin e tregut”, një kusht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, megjithatë, bizneset kanë protestuar duke thënë se masa do të dëmtojë rëndë bilancet e tyre financiare.

“Pak po ju bëjnë çka meritojnë” – Abdixhiku komenton protestën e bizneseve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se qëndron në mbështetje të bizneseve.

Por, ai tha në “Presisng” të T7, se janë 171 mijë punëtorë që punojnë në sektorin e privat.

Abdixhiku tha se 42% për Lëvizjen Vetëvendosje pa punuar asgjë për katër vjet, flet shumë.

Ai theksoi se “nga zemra e plasur”, po  e citon Gazmend Muhaxherin se “pak po ju bëjnë çka e meritojnë”.

“Ndjej keqardhje që gjendemi në situatë të tillë ku bizneset kryesore të Kosovës kanë një breng që s’mund t’ia besojnë institucioneve të Kosovës, por siç thotë ndonjëherë Gaz Muhaxheri pak po iu bëjnë çka meritojnë. Po e them prej zemrës së plastë”.

“Janë 171 mijë punëtorë që punojnë sektorin privat në këto biznese që prekën direkt prej krizs energjetike”, ka thënë Abdixhiku.

Shqetësuese – Sejdiu thotë se situata është serioze: Vendi po shkon drejt bankrotit

Opinionisti Dardan Sejdiu sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova foli në lidhje me protestën e sotme të bizneseve, duke thënë se prej tyre 143 mijë njerëz marrin paga çdo muaj.

Ai u shpreh se situata është serioze dhe tha se vendi po shkon drejt bankrotit, përcjell Klankosova.tv.

“Këto biznese që kanë protestuar sot, i kanë 143 mijë punëtorë, 143 mijë njerëz marrin rroga muaj për muaj prej këtyre bizneseve”.

“11 miliardë euro qarkullim në vit bëjnë këto biznese, 11 miliardë euro të ekonomisë së kësaj Kosove vijnë prej këtyre bizneseve që kanë protestuar sot, që është 50 për qind e qarkullimit të përgjithshëm ekonomik të Kosovës edhe 4.5 milionë euro tatime në ditë paguajnë”.

“Ky vend është duke shkuar në bankrot. Është serioze”, u shpreh tutje Dardan Sejdiu./Klankosova.tv

Rusët e akuzuan “se i shiti për Ukrainën”, reagon Vuçiq

Aleksandar Vuçiq ka folur rreth pretendimeve të shërbimeve ruse se “Beogradi vazhdon t’i dërgojë municion Kievit përmes vendeve ndërmjetëse”.

Presidenti serb pohoi se ka biseduar posaçërisht me presidentin rus, Vladimir Putin, të cilët i ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Edhe në prani të disa personave nga të dy delegacionet, por edhe në bisedë kokë më kokë. Kemi formuar një grup pune, së bashku me partnerët rusë, për të përcaktuar faktet. Disa nga gjërat që janë thënë nuk janë të vërteta. Për shembull, ata thonë saktësisht se ekziston një kontratë me Çekinë. Por, nuk është dhënë leje dhe asnjë nga raketat nuk është dorëzuar”, siguron presidenti i Serbisë, shkruan N1.

Zyra e shtypit e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme (SVR) të Federatës Ruse njoftoi se, sipas informacioneve që mbërrijnë në SVR, ndërmarrjet mbrojtëse serbe, pavarësisht “neutralitetit” të deklaruar të Beogradit, vazhdojnë t’i dërgojnë municion Kievit.

"Ju kemi ndihmuar në momentet më të vështira, kujtojeni Kosovën", Rusia zemërohet me Serbinë shkaku i Ukrainës

Lexo po ashtu“Ju kemi ndihmuar në momentet më të vështira, kujtojeni Kosovën”, Rusia zemërohet me Serbinë shkaku i Ukrainës

Në njoftimin në faqen zyrtare, SVR thotë se për aktivitetet kundër Rusisë po përdoret një skemë e thjeshtë me certifikata të rreme të përdoruesit përfundimtar dhe vende ndërmjetëse.

“Por edhe një gjë tjetër: fabrikat tona duhet të jetojnë dhe të funksionojnë. Në industrinë ushtarake punojnë drejtpërdrejt rreth 24 mijë njerëz dhe ata varen nga ajo industri. Aktualisht, armët po i drejtojmë për furnizimin e ushtrisë sonë”, thotë Vuçiq.

Ai pretendon se ata që më parë e kanë akuzuar si spiun rus, tani po thonë se ka ndërruar anë “jo, zotërinj, ne punojmë vetëm për Serbinë”.

Ndryshe, Serbia raportohet se eksportoi 800 milionë euro (908 milionë dollarë) municion në Ukrainë nëpërmjet vendeve të treta që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit ukrainas në vitin 2022.

Paralajmërohet shtrenjtimi i vajit, ja sa pritet të kushtoj

Pronari i kompanisë së vajit “Fluidi”, Berat Mustafa, ka thënë se të gjithë duhet ta kuptojnë se bizneset nuk janë kundër kalimit në tregun e lirë të energjisë elektrike, por se kjo të bëhet duke qenë të përfshira më shumë kompani, që sipas tij, të ketë konkurrencë mes tyre që ofrimin e çmimit të rrymës.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka pohuar se deri tani me planin që është për liberalizim të tregut energjetik për bizneset, është vetëm një kompani e cila është në shërbim të bizneseve për furnizim me energji.

“Në të gjithë botën e qytetëruar prodhuesit janë të shenjtë, apo trajtohen si të shenjtë të themi me një sy pak më ndryshe. Kurse për fat të keq, po shihemi si njerëz që duan të dëmtojnë apo nuk duam të bashkëpunojmë me institucionet tona qeveritare. Të kuptohet për të gjithë publikun apo për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës se prodhuesit nuk janë kundër daljes në tregun e lirë të energjisë, ka dalë i gjithë regjioni dhe e gjithë Evropa, dhe ne duhet sigurisht të ballafaqohemi”.

“Por, ne jemi kundër ofertës të cilës na ofrohet, e cila është vetëm një ofertë. Nuk e kemi ofertën  e dytë, dalja në treg të lirë së paku ishte dashtë të kishte minimum së paku pesë kompani, të cilat do të ofronin energji në treg, do të ishin në konkurrencë. Ne po dalim në treg të lirë me kërku diçka më lirë dhe jo me dalë diçka më shtrenjtë”.

“Unë si kompani si “Fluidi Group”, e kam vetëm një ofertë e cila më ofron 250 euro për megavat. Shtrohet pyetja, cili nga prodhuesit do të mund të jetë konkurrues me prodhuesit e regjionit? Kjo është e pamundur derisa ata paguajnë 100 euro apo 110 maksimumi të megavatit. Energjia tek prodhuesit është pjesë përbërëse apo element përbërës, nuk është pjesë dytësor apo e treta dorë, që nuk kalkulohet në çmim. Deri tash po supozojmë që ka marrë pjesë në 17 apo 18%, po tash po flasim me na marrë pjesë në 50 për qind në produkt. Si do të konkurrojmë në treg me këtë”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka shtuar se me kalimin e në tregun e lirë, bizneset detyrohen të rrisin çmimet e produkteve, ku tha se do të rrisë çmimin e litrit të vajit.

“Unë si prodhues i vajit më duhet të rrisë vajin deri në 20 apo 30 cent, do të thotë nëse në polisat tona shitet vaji 1 euro e gjysmë, unë detyrohem ta shesë në 1 euro e 80 cent. Ose importi e shet 1 e 50, tash qytetarët kur është një dallim esencial sigurisht se do të marrin produktin më të lirë, neve do të na bjerë prodhimi deri në atë masë ku ne do të detyrohemi të ndalim prodhimin”, ka thënë Mustafa. /Klankosova.tv

Pamje si nga ëndrrat, Hati zbulon pak nga dhoma e saj e re!

Hati ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një copëz të vogël nga dhoma e saj e re, por aq sa u pa, mjaftoi për të bërë përshtypje të madhe.

Me një dizajn modern, linja të pastra dhe ndriçim të sofistikuar, hapësira duket e kuruar në çdo detaj.

Ngjyrat e ngrohta dhe materialet cilësore e shndërrojnë këtë ambient në një vend ku çdo vizitor do të ndiejë rehati dhe frymëzim.

Ta ju tregoj paaaak fare nga dhoma ime e re”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos, duke e shoqëruar me një emoji, si për të treguar që surprizat e vërteta ende nuk janë zbuluar.

Nga ajo që shihet, dhoma premton të jetë një ambient i ngrohtë, funksional dhe estetikisht i mrekullueshëm – një dhomë ëndrrash për shumëkënd! Sa herë që dëshirojmë të zhdukim streset e përditshme, ky ambient do të jetë një shpëtim.

Me pajisje moderne dhe aksesorë të kujdesshëm, Hati ka krijuar një hapësirë ku funksionaliteti dhe estetika shkojnë dorë për dore. Ajo ka zgjedhur mobilje që reflektojnë stilin e saj të veçantë, duke e bërë dhomën jo vetëm një vend për të qëndruar, por edhe një pasqyrë të personalitetit të saj.

Fansat mezi presin të shohin më shumë nga ky transformim i ri në jetën e saj. Kjo dhomë e re është më shumë se thjesht një hapësirë; është një hap i ri në rrugën e saj artistike dhe personale.

Haradinaj: Kushdo që voton për Qeverinë Kurti III është argat i Serbisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, të udhëhequr nga Albin Kurti, si dhe ndaj të gjithë atyre që mund të bëhen bashkëpunëtorë të tij.

Sipas Haradinajt, kushdo që ndihmon në formimin e Qeverisë Kurti III është “argat i Serbisë dhe Rusisë”.

“Sa i përket qeverisë unë jam i bindur, kushdo që e ndihmon, pra Kurti III, është argat i Serbisë e Rusisë. Këtë nuk e ndryshoj. Është serioze”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.