Thirrjet “serbia serbia” dhe “Kosova është serbi”, merret vendimi për ndeshjen Rumani-Kosovë

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s për ta regjistruar me humbje zyrtare 3-0 ndeshjen e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës, e zhvilluar më 15 nëntor 2024 në kuadër të Ligës së Kombeve. Sipas CAS-it, largimi i futbollistëve kosovarë nga fusha në minutën e 90-të pas thirrjeve “Serbia, Serbia” dhe “Kosova është Serbi” përbën vendim të njëanshëm që solli ndërprerjen e takimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në dokumentin 18-faqësh të publikuar nga “Gazeta Sporturilor”, paraqiten dëshmi të delegatit të UEFA-s, Milovan Gjukanoviq, sipas të cilit dëgjoi vetëm thirrjet “Serbia, Serbia”, por jo ato që përmendnin drejtpërdrejt Kosovën. Ai shtoi se iu kërkua lojtarëve të Kosovës të ktheheshin, por ata vendosën përfundimisht të mos vazhdonin ndeshjen, edhe pas përpjekjeve për ndërmjetësim.

Trajneri Franco Foda dëshmoi se ekipi ishte gati të kthehej në fushë, por ndryshoi qëndrim pasi në dhomat e zhveshjes u paraqitën incizime ku dëgjoheshin thirrje “Kosova është Serbi”. Sipas tij, për lojtarët, këto ishin shprehje të qarta të diskriminimit dhe mohimit të identitetit kombëtar.

 

 

CAS theksoi se përgjegjësia për ndërprerjen i takon Kosovës, duke mos parë veprim të mjaftueshëm të gjyqtarit për ndërprerje zyrtare. Si rrjedhojë, Rumanisë i njihet fitorja në tavolinë, ndërsa Federata Rumune u gjobit me 128 mijë euro për sjellje të pahijshme të tifozëve. Federata e Kosovës u ndëshkua me 6.000 euro për braktisjen e fushës.

E reja që ra nga kati i katërt, flasin nga QKUK-ja – Kjo është gjendja e saj

Një vajzë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një banese në Fushë Kosovë. Pacientja ka përfunduar në gjendje të rëndë në Emergjencë në QKUK.


Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka thënë për IndeksOnline se vajza është pranuar në gjendje të rëndë dhe i është nënshtruar një operacioni.

Ai ka thënë se trajtimi i saj po vazhdon në Mjekimin Intenziv Qendror.

“Është pranuar në Qendrën Emergjente, gjendje e saj ka qenë e rëndë, pas ekzaminimeve të kryera, është dërguar për intervenim në sallë operative të QE nga ekipa e anestezionit, ortopedisë dhe neurokirurgjisë, vazhdon trajtimin në MIQ dhe gjendja e saj është e rëndë. E kyçur në aparaturë me frymëmarrje të asistuar”, ka thënë Syla.

Pronari i Vipa Chips, Bedri Kasumi ankohet për çmimin e rrymës: “Duhet të rrisim çmimin e produktit final”

Pronari i kompanisë së çipsave “Vipa Chips”, Bedri Kasumi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rritjen prej 16.1% të çmimit të energjisë elektrike, që do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e faturave për bizneset dhe qytetarët.

“Rritja prej 16.1% normalisht se do të sjellë fatura më të larta, gjë që do të ndikojë negativisht në ekonomi”, tha Kasumi. Ai tha se Kosova nuk është e përgatitur për kalimin në tregun e lirë të energjisë, pasi sipas tij, për momentin, bizneset po furnizohen vetëm nga një operator, KESCO, dhe nuk ekziston një treg i lirë konkurrues.

“Na është ofruar vetëm energjia nga një operator, dhe ai është KESCO. Operator tjetër nuk ofrohet për momentin, kjo tregon se nuk ka treg të lirë, por një monopol. Çmimi që na është ofruar është trefishi i atij që paguajmë tani,” tha Kasumi.

Sipas tij, kjo situatë do të ndikojë në rritjen e çmimit të produkteve të prodhuara nga kompania e tij.

“Në mënyrën që ne operojmë, duhet të rrisim çmimin e produktit final, dhe kjo do të reflektohet edhe në shitje, por edhe në numrin e të punësuarve,” përfundoi pronari i “Vipa Chips”.

Ndryshe, kompania “Vipa Chips” me pronar Bedri Kasumi ishte përfshirë në një skandal të madh para dy vitesh, ku një hulumtim i “Betimiperdrejtesi” kishte zbuluar se si çipsa me përbërje kancerogjene nga kjo kompani u shiten në tregun vendor dhe në Itali.

Në këtë skandali ishte indirekt e përfshirë e Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila nuk e kishte informuar publikun për të mos konsumuar çipsat Vipa.

Deklarata e Kurtit, reagon Abdixhiku: Është gjendje e rëndë, i krahason bizneset me barrikada të Radojiçiqit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për protestën e bizneseve kundër mos-shtyrjes së vendimit për daljen në treg të hapur të energjisë elektrike.


Në emisionin Pressing në T7, Abdixhiku ka folur edhe për deklaratën e kryeministrit në detyrë, që krahasoi këto protesta me barrikadat në veri.

“Është gjendje e rëndë, i krahason bizneset me barrikada të Radojiçiqit”, ka thënë Abdixhiku.

“Janë mbi 100 mijë punëtorë që punojnë në këto biznese që preken nga çmimi i energjisë, por më duhet ta them me zemër të plastë, janë këta njerëz që kanë votuar 42 %. Ky është rast i paprecedent. Nuk kanë zgjidhje për këtë problem që i prek krejt qytetarët”, ka thënë Abdixhiku.

Tragjike: Bie nga kati i katërt gjatë pastrimit të dritareve – E reja në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Fazli Grajçevci” në Fushë Kosovë, ku një e re ka rënë nga kati i katërt i një objekti banesor.


Burime të Sinjalit brenda Emergjencës bëjnë me dije se viktima është identifikuar si A.Si,, 23 vjeçare, e cila dyshohet se ka rënë nga dritarja e banesës së saj derisa ishte duke pastruar xhamat.

E njëjta është gjetur e shtrirë në tokë, pranë objektit të “MureBest”, dhe me urgjencë është dërguar në QKUK, ku aktualisht po trajtohet për lëndime të rënda trupore.

Sipas stafit mjekësor, të cilët i ka kontaktuar Sinjali dhe kanë dhënë informacione pa dashur të citohen, ndonëse gjendja e saj është serioze, për momentin ajo është jashtë rrezikut për jetë

Nga hetimet preliminare, policia ka arritur të konfirmojë se ngjarja është aksidentale dhe se deri tani nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po trajtohet nga njësia e hetimeve në koordinim të plotë me Prokurorinë.

“Janë plotësuar kushtet për lirimin me kusht të Thaçit e të tjerëve”

Të hënën, mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me bashkakuzuarit e tij, pritet të paraqesë mocionin për rrëzimin e disa prej pikave të aktakuzës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në lidhje me këtë proces, avokati i licencuar në Gjykatën Speciale, Artan Çerkini, theksoi se kjo procedurë përbën një hap të ri dhe të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë ku përfshihen shtetasit e Kosovës.

Ai shtoi se, ndonëse Dhomat e Specializuara de jure konsiderohen pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, procedurat që zhvillohen atje janë në thelb të ndryshme nga ato që aplikohen në Republikën e Kosovës.

“Sipas kësaj procedure, Prokuroria e përfundon paraqitjen e rastit të saj, prezanton të gjitha provat dokumentare dhe dëgjon të gjithë dëshmitarët. Vetëm pas kësaj faze, mbrojtjes i jepet mundësia të paraqesë mocionin për rrëzimin e aktakuzës, duke argumentuar se provat e Prokurorisë nuk e përmbushin standardin e nevojshëm për të shpallur fajtor të pandehurit në lidhje me pikat përkatëse të aktakuzës,” u shpreh Çerkini.

Ai sqaroi më tej se në këtë fazë, gjykata mund të vendosë të hedhë poshtë disa aktakuza apo të gjitha. Në rast se ndonjë pikë e aktakuzës rrëzohet, ajo nuk do të trajtohet më në vazhdimin e procesit. Por nëse disa akuza mbeten në fuqi, atëherë mbrojtja do të ketë mundësinë të prezantojë kundër-prova në përpjekje për t’i rrëzuar ato gjatë fazës përfundimtare të gjykimit.

Çerkini deklaroi se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për lirimin me kusht të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkëpandehurve të tij.

Tutje, Çerkini theksoi se masa e paraburgimit është forma më e rreptë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në një procedurë penale, dhe se ekzistojnë alternativa më të buta që duhet të merren parasysh, veçanërisht në fazat e avancuara të procesit.

“Mendoj që tani janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për lirimin me kusht, ngase paraburgimi është masa më e rreptë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale. Përveç paraburgimit, ekzistojnë edhe masa të tjera alternative. Sa më shumë të avancojë procedura, aq më shumë duhet të zbuteshin masat e sigurisë,” deklaroi Çerkini në RTK.

Sipas tij, argumenti kryesor i Prokurorisë për mbajtjen në paraburgim ka qenë rreziku i ndikimit në dëshmitarë, por kjo bazë nuk ekziston më.

“I vetmi argument i Prokurorisë ka qenë që të pandehurit të mbahen në paraburgim për shkak të rrezikut të ndikimit në dëshmitarë. Tashmë ky rrezik nuk ekziston, sepse Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj dhe dëshmitarët e saj janë dëgjuar. Për rrjedhojë, nuk ka më mundësi që të ndikohet në dëshmitarët e Prokurorisë,” shtoi ai.

Avokati Çerkini theksoi se për këto arsye paraburgimi është dashur të zëvendësohet me masa më të lehta të sigurisë, siç është për shembull arresti shtëpiak.

Nuk ndalet Egli, ja çfarë po paralajmëron tani…

Egli Tako pak ditë më parë publikoi projektin e saj më të ri muzikor, i cili po pëlqehet tej mase në publik.


Megjithatë, artistja në fjalë duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, shkruan IndeksOnline.

Egli sapo ka njoftuar se veçse ka nisur përgatitjet e projektit tjetër.

Padyshim, ajo duket kaq e kuruar dhe shkëlqen e tëra./Indeksonline/

 

 

Një variant i ri COVID-19 po përhapet me shpejtësi – Ky shtet po përballet me rritje rastesh

Një variant i ri COVID-19 po nxit infeksionet në Australi, me ekspertët shëndetësorë që paralajmërojnë se ka potencial që ky variant të luajë një rol të rëndësishëm në sezonin e frymëmarrjes dimërore, raporton sot SBS News.


Varianti i ri NB.1.8.1. u caktua nga OBSH si një “variant nën monitorim” javën e kaluar, për shkak të përhapjes së tij në rritje globale dhe disa karakteristikave të dukshme që mund ta veçojnë nga variantet e mëparshme, raporton kp.

Ndërsa më pak njerëz po testojnë, është më e vështirë të gjurmosh shfaqjen e virusit në ditët e sotme. Por të dhënat e disponueshme sugjerojnë se në fund të majit, numrat e rasteve po rriteshin në Australi.

Sekuenca gjenomike ka konfirmuar NB.1.8.1 se në përgjithësi po rritet në Australi. Sipas të dhënave deri më 6 maj në të gjithë vendin, NB.1.8.1 varionte nga më pak se 10 për qind në Australinë e Jugut në më shumë se 40 për qind në Victoria.

Mbikëqyrja e ujërave të zeza në Australinë Perëndimore ka përcaktuar NB.1.8.1 është tani varianti dominues në mostrat e ujërave të zeza të mbledhura në kryeqytetin e shtetit Perth.

NB.1.8.1 po rritet gjithashtu, veçanërisht në Azi, duke nxitur një monitorim më të afërt nga agjencitë ndërkombëtare të shëndetit publik. Ai ishte varianti dominues në Hong Kong dhe Kinë në fund të prillit.

Sipas OBSH-së, NB.1.8.1, një nënlinjë e variantit Omicron, u zbulua për herë të parë në mostrat e mbledhura në janar 2025. OBSH, megjithatë, nuk ka vërejtur ende ndonjë provë që shkakton sëmundje më të rëndë në krahasim me variantet e tjera.

Simptomat e zakonshme të virusit përfshijnë dhimbje të fytit, lodhje, temperaturë, kollë të lehtë, dhimbje muskujsh dhe kongjestion nazal. Në disa raste mund të shfaqen edhe simptoma gastrointestinale.

A po ndryshon PDK-ja qëndrim për të votuar VV-në? Ja çfarë u konfirmua sot

Deputetja e betuar e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se beson në integritetin personal të deputetëve të PDK-së.


Ajo gjithashtu tha se nuk beson që ndonjëri prej tyre do të votojë, apo të ndërrojë qëndrim.

“Besoj në integritetin personal  të deputetëve që i përkasin Partisë Demokratike të Kosovës dhe nuk besoj që asnjëri nga ta do të votojë, apo do të ndërrojë qëndrim”, tha ai.

Musliu-Shoshi gjithashtu u shpreh se atë nuk e ka kontaktuar askush nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Personalisht nuk më ka kontaktuar askush dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me asnjërin nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh tutje ajo.


TË NGJASHME:

A po e ndryshon AAK-ja qëndrimin për Haxhiun si kryeparlamentare? Ja çfarë u konfirmua sot

 

 

Merr fund lidhja? Ky veprim i Jozit ndaj Loredanës ngre dyshime të mëdha

Pasi dolën nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, marrëdhënia mes Joz Markut dhe Loredana Bratit mbeti e paqartë për publikun.


Nga deklaratat e dyshes u kuptua që ata po i jepnin mundësi njëri-tjetrit të njiheshin edhe jashtë, pavarësisht mospërputhjeve të shumta që kishin pasur.

Mirëpo, duket se gjërat nuk po ecin siç shpresonin fansat.

Së fundmi, ndjekësit kanë vënë re një detaj që tregon shumë për raportin e tyre: Jozi ka hequr Loredanën nga Instagrami. Ndërkohë, Loredana ende e ndjek Jozin.

Asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një reagim publik.