Aksion i madh i Policisë, arrestohen 11 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar 11 të dyshuar në disa komuna.

Të njëjtit dyshohen për dallavere me patent-shoferë.

Komunikata:

Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit me datën 29.05.2025 sipas Planit Operativ “PATENTA” ka realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë me ç’rast në rajonin e Prishtinë , Gjilanit dhe Gjakovës janë kontrolluar 10 lokacione të ndryshme si; shtëpi private, zyrat rajonale të MMPHI-së -koordinatorë/ekzaminerë dhe biznese me veprimtari të auto shkollës.

Hetimet për ketë rast kanë filluar muaj më parë me ç’rast janë aplikuar masat e veçanta të hetimit përmes të cilave janë arritur të sigurohen dëshmi të mjaftueshme për veprat penale ’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, duke u dëshmuar se njëmbëdhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë në forma të ndryshme në vazhdimësi kanë ndihmuar kandidatë të shumtë për tu pajisur me patentë shofer të kategorive të ndryshme, me qëllim të përfitimit material për vete apo për persona të tjerë, gjithnjë në kundërshtim me ligjin.

Gjate kontrollit janë sekuestruar provat si në vijim :

një AK47,

dy revole,

224 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm,

para të gatshme (16.145 euro dhe 6660 franga zvicerane),

17 telefona mobil,

3 PC,

2 USB

si dhe dokumentacion relevant për procedurë të mëtejme hetimore.

Lidhur me rastin personat e dyshuar janë shoqëruar për intervistim dhe me vendim të prokurorit dhjetë prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 ore, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.

E dhimbshme: Vdes në moshë të re profesori nga Presheva

Është ndarë sot nga jeta në moshën 31 vjeçare profesori shqiptar nga Presheva, Ervin Halimi.

Vdekja e tij sipas familjarëve erdhi pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

I njëjti ishte edhe trajner fitnesi.

”Me dhimbje të thellë në zemër njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit tonë, Ervin Halimi, i cili u largua nga kjo botë më datën 29.05.2025 pas një beteje të gjatë dhe të guximshme.

Ervini ishte një bir, vëlla, bashkëshort e mik i jashtëzakonshëm. Zemërbardhë, i dashur dhe i përkushtuar ndaj familjes, ai që la pas dashuri, mirësi dhe kujtime të paharruara që do të jetojnë përherë në zemrat tona.

Ndërsa trupi i tij prehet, shpirti i tij mbetet i gjallë në çdo buzëqeshje që na kujton mirësinë e tij, në çdo kujtim që na prek zemrën dhe në çdo lutje që ngrihet për të.

Lamtumirë i dashur Ervin,

prehu në paqe.

Do të të duam dhe do të na mungosh përjetë.

Ju njoftojmë për kohën e varrimit”.

Gjesti habit: Jam duke vuajtur, shumë keq i kam punët

Besart Kelmendi – Gjesti po vazhdon me koncerte nëpër vende të ndryshme të Evropës.

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4 ka performuar së fundmi në Dyseldorf të Gjermanisë.

Para interpretimit të një kënge, ai thotë se është duke vuajtur dhe se i ka punët keq.

Foto: Screenshot/TikTok

“Pasha Zotin jam duke vuajtur, shumë keq i kam punët”, u shpreh ndër të tjerash artisti.

Këngëtari pejan me këtë ka bërë fansat të kenë aludime në lidhje me raportin me Egli Takon.

Foto: Screenshot/TikTok

Ata nuk janë shfaqur së bashku që nga Big Brother, ku edhe në ditët e fundit realizuan një ceremoni, në kuadër të lojës.

Sidoqoftë, të njëjtit po vazhdojnë me angazhimet e tyre profesionale në muzikë.

’70 % e ushtrisë serbe në kufi’ – Kërquki: Derisa s’flet komandanti i KFOR e flet Maqedonci, veç ndërro krahun

70% e forcës dhe kapaciteteve ushtarake të Serbisë, tha Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i mbrojtjes, janë vendosur në jug të Serbisë në afërsi të Kosovës. Kjo deklaratë u bë brum për debat dhe tallje në “Pressing” të T7.

Opinionisti Dukagjin Gorani, peshoi seriozitetin e kësaj deklarate të ministrit: teksa tha se do të duhej të pyetes “a duhemi mu armatosë na?” ndërsa moderatori i tha “të ndërrojë krahun” në pamerak për sa kohë është duke folur Ejup Maqedonci e jo komandanti i KFOR-it..

Dukagjin Gorani: Nëse sot i kishte thanë ministrin – dhe, unë besoj sa ka qenë dashtë m’i thanë – meqenëse qenka situatë kaq alarmante dhe kritike, ministër, çka po thu me bë? A të çohemi mu armatosë, a të çohemi me ik? Se ti si ministës i mbrojtjës ishe qenë dasht me na udhëzu.

Leonard Kerquki: Sa të fol Ejup Maqedonci, veç ndërroje krahun. Derisa nuk fol komandanti i KFOR-it. Se kur të jetë tu fol Maqedonci (për luftë) nëse ti je tu kqyr televizorin, nëse e ke krahun qështu, munesh me kthy qështu.

‘Shpërthen’ punëtori: Me m’i gjet bombat, unë i pari hi me bombë në Qeveri

Sot disa nga bizneset e Kosovës kanë protestuar duke i bllokuar disa nga rrugët kryesore të Prishtinës, pas pakënaqësive të tyre, lidhur me vendimin e ZRRE-së  për daljen në treg të hapur të energjisë elektrike për 1200 ndërmarrje, raporton GazetaDemos.

Frustim të madh lidhur me këtë vendim, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor, ka shprehur edhe një punëtor, i cili teksa kritikoi qeveritarët, foli edhe me gjuhë më të ashpër ndaj tyre.

“Jo veç kompaninë teme por krejt kompanitë i përfaqësoj. Veç këqyre qëto kompani që kanë ardhë sot sa milionë euro kanë humb, edhe mëditja vetëm hiqet, edhe pse kemi ardhë qëtu mëditje s’kemi, në përgjithësi, jo veç për kompani teme.

Me na i gjetë bombat edhe unë i pari hi me bombë qaty në Qeveri, se qe tre muj a sa s’po munden me gjetë një kryetar të Parlamentit. Secila parti kur po vjen [puna] te votat po ma dinë krejt shtëpinë, sot s’po më njeh kurrkush. Sot mundet me më hjek shefi prej punës, s’e nuk të mban pa punë kur s’ka as ky”, tha ai.

Qalaj i PDK-së: Kam brengën që Kurti nga aspekti mental nuk është mirë

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka folur për ngërçin politik i cili është duke ndodhur tash e më shumë se një muaj.

Qalaj tutje ka treguar se që këto kohet e fundit shpesh herë nuk është paraqitur në Kuvendin e Kosovë pasi që situata po rezulton të jetë e njejtë.

Ai gjithashtu theksoj Albin Kurti nuk është i dendur me fjalorin të cilin ai po e përdorë si gjatë fushatës edhe tash që mban postin si kryeministër të vendit.

“Një person që pretendon të jete kryeministër prap të përdorësh një fjalor i cili është më i keq i mundshëm që të ofendon opozitën me fjalën hajvan duhet tujesh i kujdesshëm edhe gjatë fushatës mirëpo të kalosh deri në atë situatë e të folësh unë shpesh herë e kom pas brengës së si është nga aspekti mental”, ka thënë Qala sot në Tëvë1.

Deputetja e VV-së del kundër protestës së bizneseve, por ka gabime bazike në shkrim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka dalë kundër protestës së bizneseve, të cilët po kërkojnë të shpëtojnë nga shtrenjtimi enorm i energjisë elektrike.

Fejza me anë të një shkrimi ka pretenduar se partia që ajo përfaqëson është në anën e punëtorëve, prodhuesve, shtetit e qytetarëve. Por, kjo nuk është e tëra: Përgjatë shkrimit, ajo ka bërë edhe lëshime në drejtshkrim.

“Tatimin në fitim e deklarojnë shumë të ulët. Edhe më ulet i paguajn punëtorët edhe më e ulët ti detyrosh të protestojnë për fitimin e shefave. Ne jemi me punëtorët, ne jemi me prodhuesit, me shtetin e me qytetarët!”, ka deklaruar ajo.

Gabimet drejtshkrimore janë të evidentuara me ngjyrë të kuqe:

Trusti vjen me një njoftim të rëndësishëm

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) , ka njoftuar të gjithë kontribuuesit tanë se faza e testimit të platformës për aplikimin online për tërheqjen e pensionit është përfunduar me sukses.

Të gjithë kontribuuesit e kualifikuar mund ta dorëzojnë kërkesat e tyre për pension në mënyrë elektronike, përmes faqes zyrtare të FKPK-së.

Kjo platformë është zhvilluar me qëllim të thjeshtimit të procesit të aplikimit, duke mundësuar një përvojë më të shpejtë, më të sigurt dhe më të lehtë për të gjithë kontribuuesit tanë, pa pasur nevojë për vizita fizike në zyrat tona.

Për të aplikuar online, kontribuuesit duhet të:

• Vizitojnë faqen tonë zyrtare www.trusti.org

• Përdorin identifikimin përmes platformës eTrusti.

• Plotësojnë formularin e aplikimit dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme.

Për më shumë informata rreth procedurës, kritereve të aplikimit dhe pyetjeve më të shpeshta, ju ftojmë të vizitoni seksionin “Tërheqja e Kursimeve” në faqen tonë të internetit ose të na kontaktoni përmes qendrës së thirrjeve.

I falënderojmë të gjithë kontribuuesit për durimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë kësaj faze të rëndësishme të digjitalizimit të shërbimeve tona.

Këto janë vendimet që i mori sot qeveria në detyrë

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje e 260-të.

ZKM ka njoftuar se në këtë mbledhje qeveria ka:

–         Emëruar znj. Fikrije Zymberi në pozitën e Drejtores Ekzekutive në Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur;

–         Emëruar znj. Besa Bytyqi – Baraliu në pozitën e Drejtores së Përgjithshme të Inspektoratit të Arsimit;

–         Emëruar znj. Sebahate Bushrani Ibraimi në pozitën e Drejtores Ekzekutive në Agjencinë e Meteorologjisë së Kosovës;

–         Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim në Pozitën e lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Qendrore të Prokurimit;

–         Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim në Pozitën e lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Thesarin e Kosovës;

–         Ndarë 20,721 euro me qëllim mbulimin e kontributit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Qendrën Rajonale të Nismës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI);

–         Emëruar Komisionin e Ankesave për Shtetësi. Ky komision do të funksionojë si organ i pavarur administrativ për shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve për shtetësinë, duke siguruar një proces të drejtë dhe transparent. Qëllimi është forcimi i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe përmirësimi i procedurave administrative në këtë fushë;

–         Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit Mbyllja e Deponisë aktuale dhe realizimin e Deponisë Sanitare të Re në Pejë, Zona Kadastrale Lutogllavë, Komuna e Pejës;

–         Emëruar z. Labinot Zeqiri në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë;

–         Plotësuar dhe ndryshuar Tabelat nga paragrafi 2. i nenit 10 të Ligjit Nr.02/L-128 për Barnat Narkotike, Substancat Psikotrope dhe Prekursorë, duke u bazuar në mekanizmat për ndërrim dhe plotësim të përcaktuar me Konventat Ndërkombëtare për kontrollin e Narkotikëve;

–         Rialokuar 4.5 milionë euro në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal nga projekti kapital “Bashkëfinancimi me donatorët për skemën e granteve bazuar në performancën komunale” në 25 projekte kapitale në përputhje me 25 marrëveshjet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministri i MAPL-së dhe Kryetarët e Komunave dhe donatorët;

–         Aprovuar Planin e rishikuar të Veprimit 2025-2026 për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026.  Përmes këtij plani të veprimit synohet të rritet autonomia lokale dhe të ofrohen shërbime me kosto efektive nëpër komuna.