Zhduket 14-vjeçarja, babai i saj kërkon ndihmë për ta gjetur

14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala është raportuar e zhdukur nga babai i saj, Remzi Shala.

Klankosova.tv ka kontaktuar me prindin e të miturës, i cili ka thënë se vajza e tij ka dalë nga banesa në të cilën banojnë që nga e hëna e kësaj jave, më 26 maj të këtij viti.

 

I njëjti shtoi se kur u zgjuan në mëngjes Besforta nuk ishte në banesën e saj.

“Rastin e kam lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës, kur jemi zgjuar në orën 07:00 të mëngjesit të hënën vajza nuk ka qenë aty”, ka thënë Shala për Klankosova.tv.

Ai tregoi se kanë provuar ta kontaktojnë vazhdimisht me të edhe në rrjetet sociale, porse nuk iu ka kthyer përgjigje.

Shala ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion për vajzën e tij ta kontaktojnë atë në numrin personal: +38345642378.

Rasti i zhdukjes së Besfortës figuron edhe në raportin 24 orësh të policisë. Në të thuhet babai ta ketë raportuar zhdukjen e vajzës gjatë ditës së premte, më 30 maj.

 

“Rruga ‘Nëna Terezë’, Fushë Kosovë 26.05.2025 – Ankuesi mashkull kosovar më 30.05.2025 ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga banesa dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor që mban datën e sotmeI’m

Shkencëtarët paralajmërojnë: Masat mbrojtëse ndaj nxehtësisë po bëhen të pamjaftueshme

Shkencëtarët thonë se katër miliardë njerëz, pothuajse gjysma e popullsisë së botës, kanë përjetuar “të paktën 30 ditë” me nxehtësi ekstreme për shkak të ndryshimeve klimatike nga maji 2024 deri në maj 2025.

Nxehtësia ekstreme ka shkaktuar sëmundje, vdekje, humbje të të korrave dhe mbingarkesë të sistemeve energjetike dhe shëndetësore të tëra shteteve, sipas një raporti të disa organizatave, përfshirë edhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar.

“Edhe pse përmbytjet dhe uraganet shpesh dominojnë në lajme, nxehtësia është ndoshta fenomeni ekstrem më vdekjeprurës”, thuhet në raport. Në pothuajse të gjitha vendet e botës, numri i ditëve me nxehtësi ekstreme është të paktën dyfishuar, shkruajnë mediat.

Meteorologët me parashikimin për verën e vitit 2025 - na presin thatësira dhe vapë “ferri”

Valët e të nxehtit janë vrasës të heshtur, tha Friederike Otto, profesoreshë e shkencave klimatike në Imperial College në Londër dhe një nga autoret e raportit. Shtresat e varfra dhe popullsitë e cenueshme, si të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore, janë më të prekura nga nxehtësia ekstreme.

Ishujt e Karaibeve ishin ndër më të goditurit, me ditë shtesë nxehtësie ekstreme. Porto Riko, një territor i SHBA-ve, përjetoi 161 ditë me nxehtësi ekstreme. Pa ndryshimet klimatike, ato do të ishin vetëm 48.

Temperaturat e larta të regjistruara në Azinë Qendrore në mars, në Sudanin e Jugut në shkurt dhe në Mesdhe korrikun e kaluar nuk do të ishin të mundshme pa ndikimin e ndryshimeve klimatike, thuhet në raport.

Njerëzit po e vërejnë se temperaturat po rriten, por nuk e kuptojnë gjithmonë se kjo është për shkak të ndryshimeve klimatike, tha Rup Singh, shefi i qendrës për urbanistikë dhe atribucion në Qendrën Klimatike të Kryqit të Kuq.

Shkrirja e akullnajave shkaktoi gati 2 cm rritje të nivelit të detit këtë shekull, zbulon një studim

Lexo po ashtuShkrirja e akullnajave shkaktoi gati 2 cm rritje të nivelit të detit këtë shekull, zbulon një studim

Raporti thotë se strategjitë për përgatitjen ndaj valëve të të nxehtit përfshijnë sisteme për monitorimin dhe raportimin e temperaturave ekstreme, ofrimin e shërbimeve shëndetësore emergjente, rregullore të reja ndërtimi, zbatimin e rregullave të sigurisë ndaj nxehtësisë në punë dhe përgatitjen e qyteteve për t’i bërë më të qëndrueshme ndaj nxehtësisë.

Nismat urbane për të luftuar nxehtësinë ekstreme tashmë janë bërë të përhapura në disa pjesë të Azisë Jugore, Amerikës së Veriut, Evropës dhe Australisë. Një shembull është nisma për mbjelljen e pemëve në Marsejë, në Francën jugore, për të krijuar më shumë zona me hije.

Por pa reduktimin e përdorimit të karburanteve fosile, valët e të nxehtit do të vazhdojnë të bëhen gjithnjë e më të forta dhe më të shpeshta, dhe masat mbrojtëse ndaj nxehtësisë do të humbasin efektivitetin e tyre, thonë shkencëtarët.

Leonora Jakupi ka blerë shtëpi në vlerë të 600 mijë eurove në Prishtinë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, është bërë sërish pjesë e lajmeve rozë, këtë herë për një investim të rëndësishëm në jetën e saj private.

Sipas Prive artistja ka blerë një shtëpi të re në Prishtinë me vlerë rreth 600 mijë euro.

Bëhet fjalë për një rezidencë moderne dhe luksoze, që ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të kryeqytetit. Shtëpia thuhet se ka hapësira të mëdha dhe është e ndërtuar me standarde të larta, duke reflektuar shijen elegante dhe stilin e veçantë të Leonorës.

Megjithëse vetë këngëtarja nuk ka bërë ndonjë reagim publik për këtë blerje, ajo vazhdon të jëtë mjaftë e rezervuar në rrjete sociale.

 

 

Rikja e ‘Big Brother’ në pushime me moderatorin e njohur, publikohen pamjet

Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Rike Roçi, ka marrë një pushim relaksues në Spanjë ku është parë e shoqëruar nga moderatorin e njohur, Ronaldo Sharka.

Kur flasim për dynjanë e spektaklit shqiptar, Rike Roçi dhe Ronaldo Sharka janë dy emra që kanë tërhequr vazhdimisht vëmendjen e publikut.

Pas përfundimit të ‘Big Brother VIP Albania’, Rike po vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes, dhe tani duket se edhe pushimet e saj janë të mbushura me misteriozitet.

Një postim i fundit në rrjetet sociale nga moderatorin Sharka ka nxitur diskutime të shumta, duke bërë që ndjekësit të spekulojnë nëse dyshja në fjalë janë duke zhvilluar një romancë.

Në fotot e ndara nga Ronaldo, të dy dukeshin të lumtur dhe të relaksuar, duke shijuar pamjet e bukura të Spanjës.

Ankthi dhe pyetjet për marrëdhënien e tyre janë rritur, pasi Rike dhe Ronaldo kanë zgjedhur të mos komentojnë për marrëdhënien e tyre në publik. Dikush mund të mendojë se kjo heshtje vetëm sa e nxit kuriozitetin e fansave, duke i bërë ata të spekulojnë për natyrën e vërtetë të marrëdhënies së tyre.

Gjykata merr një vendim për Naim Murselin dhe të tjerët

Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të mbahet më 4 qershor.

Kusari tha se seanca në rastin e Liridona Ademajt do të mbahet me fillim nga ora 13:20.

Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë ish-bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla, dhe Tom Dodaj.

Në seancën e 31 janarit, ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt ishte deklaruar i pafajshëm.

Shtohet numri i fëmijëve me probleme në zemër, shkak pijet energjike

Mjekët kardiopediatër japin alarmin se numri i fëmijëve me probleme kardiake si pasojë e konsumimit të pijeve energjike po rritet çdo ditë.Në një intervistë për Euronews Albania, Numila Kunesha, shefe e Kardiologjisë Pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shprehet se ndërsa rritet numri i konsultave, nuk mungojnë as rastet e shtrimeve në spital.

“Shohim se është rritur numri dhe është ulur mosha e përdorimit të pijeve energjike. I shohim fëmijët që nga mosha 9–10 vjeç dhe, për më tepër, kemi raste të shtruara në spital si pasojë e dëmeve që këto pije shkaktojnë,” – deklaron mjekja Kunesha.

Sipas saj, pijet energjike janë të ndaluara për fëmijët dhe adoleshentët, pasi ndikimet negative në shëndet janë të shumta dhe serioze.

“Këto pije përmbajnë përqindje të lartë kafeine, më shumë se kafeja, dhe kjo çon në ankth, çrregullime të gjumit, nervozizëm. Së dyti, kanë shumë sheqer, çka nxit obezitetin, prishjen e dhëmbëve dhe shton rrezikun për diabet të tipit 2. Së treti, fëmijët paraqiten me probleme në zemër dhe tru: takikardi, rrahje të shpejta zemre, dhimbje gjoksi, dhe në disa raste janë regjistruar edhe kriza epileptike,” – thotë mjekja Kunesha.Ajo shton se shumë nga këto pasoja shëndetësore instalohen që në fëmijëri dhe lënë gjurmë për gjithë jetën ndërsa apeli i saj për prindërit është i qartë:
“Të flasin me fëmijët e tyre dhe t’i ndërgjegjësojnë për dëmet që pijet energjike shkaktojnë në shëndetin e tyre”.

“Merrni gjygymat pini çaj se pa Llapin nuk ka Superligë” – Batatina tallet keq me Rashicën dhe Vushtrrinë pas fitores në barazh

Pas fitores dramatike të Llapit ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e barazhit për qëndrimin në Superligë, trajneri Tahir Batatina ka reaguar me një postim ironik e të zjarrtë në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur kritikëve dhe “ekspertëve” që sipas tij, e kishin nënvlerësuar skuadrën llapjane.

“Këta ekspertat para ndeshjes kishin pas menduar se do të luajnë me Milloshevën. JO JO me Llapin e Zahir Pajazitit,” shkruan Batatina në Facebook.

Ai uroi të gjithë qytetarët e Llapit dhe Gollakut për vazhdimin në elitën e futbollit kosovar dhe nuk kurseu ironinë, shkruan Gazeta Imazhi.

“Merrni gjygymat pini çaj sepse pa Llapin nuk ka Superligë!”

Interesante në këtë postim është se krahas trajnerit Batatina, në foto shfaqen edhe disa figura të njohura të futbollit, përfshirë edhe Milot Rashicën, që duket se ka qenë ndër përkrahësit e Vushtrrisë në këtë përballje.

Postimi i plotë:

Nuk ndalet ZRRE, paralajmërojnë tjetër shtrenjtim të rrymës

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu thotë se gjatë vitit 2023 dhe 2024 kanë qenë çmimet më të larta të energjisë elektrike.

I pyetur se përse nuk janë informuar bizneset për daljen në treg të lirë të energjisë, për shkak se bizneset kanë shfaqur këtë ankesë, Fejzullahu ka thënë se ky proces është shtyrë që nga vitit 2017.

“Shtyrja në vitin e kaluar ka qenë për deri më 31.03.2025, e kemi shtyrë edhe për dy muaj me qëllimin e vetëm që të përgatiten bizneset edhe për shkak se në muajin qershor ka edhe më shumë oferta”, ka deklaruar Fejzullahu në emisionin emisionin Kallxo Përnime.

Fejzullahu thotë se vendosja e bizneseve në treg të lirë të energjisë është kriter i Bashkimit Europian.

Sipas tij, bizneset janë informuar dhe se ligjërisht është dashur të dalin në treg që nga viti 2017.

Më pas, Fejzullahu ka lutur bizneset që të përgatiten sepse edhe Kosova si shtetet e rajonit, ngadalë do i vendos të gjitha bizneset në treg të lirë të energjisë.

Fejzullahu ka paralajmëruar shtrenjtim të energjisë edhe me vendosjen e taksës së CO2 dhe remonteve në termocentralet Kosova A dhe Kosova B.

“Sapo të vendoset taksa e CO2, do të shtrenjtohet energjia elektrike për të gjithë konsumatorët. Kjo taksë është shtyrë, por do të vendoset. Energjia elektrike do të rritet edhe për shkak të investimeve që do të bëhen në Kosovën A dhe Kosovën B, nëse ato bëhen” – ka deklaruar ai duke shtuar se nuk mund të dihet me saktësi se sa mund të jetë shtrenjtimi.

Tutje ai ka thënë se energjia e KEK-ut është më e lirë se ajo në treg. I pyetur se pse nuk është marr vendim që të mbrohen prodhuesit nga çmimi i lartë i energjisë në treg, Fejzullahu arsyetohet se ky është kriter ligjor i vendosur nga Kuvendi i Kosovës.

“Aty thuhet qartë që të drejtën e furnizimit universal e gëzojnë dy kategori, konsumatorët shtëpiak dhe bizneset e vogla me qarkullim më pak se 10 milionë ose më pak se 50 punëtorë” – ka shtuar ai.

I pari i ZRRE-së thotë se janë institucionet tjera që mund të marrin vendime për të mbrojtur prodhuesit.

“Kuvendi mund të bëj ndryshime ligjore, por nuk i ka bërë që nga viti 2017. Ky proces nuk mund të shtyhet në pafundësi, meqenëse nuk kemi pasë asnjë lëvizje, as nga bizneset e as lëvizje të ndryshimeve në legjislacionin primar”, shton Fejzullahu.

Në rast se Kuvendi bën ndryshime ligjore, Fejzullahu thotë se ZRRE e ka si detyrë që brenda 9 muajve të përgatit legjislacionin sekondar të nevojshëm për implementimin e ligjit./Kallxo.com