E dhimbshme sa ska më: Vdes i riu nga Ferizaj

Me dhimbje të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të Agon Munishit, i cili u shua në moshë të re, duke lënë pas pikëllim të madh te familjarët, farefisi, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nsot, më 31 maj 2025, në orën 18:00, në varrezat e fshatit Lloshkobarë (te Fanxhet), përgjatë rrugës kryesore. Funerali do të niset nga xhamia e Lloshkobarës.

Ngushëllime të sinqerta familjes Munishi dhe të gjithë të afërmve. Qoftë i lehtë dheu për Agonin.

Vdes mitrovicasi i plagosur në Mal të Zi, babai i tij konfirmon lajmin tragjik

Një mitrovicas ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë dy netë më parë në Podgoricë, pranë kodrës së Goricës.

Binak Kabashi, është me prejardhje nga Hasi e që ka banuar në Mitrovicë, por që ishte shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili fillimisht ishte raportuar si i plagosur rëndë dhe ishte dërguar në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKKM), ku iu nënshtrua ndërhyrjeve urgjente kirurgjikale, shkruan Mitropol.

Fatkeqësisht, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Lajmin për ndarjen nga jeta të të riut e ka konfirmuar edhe babai i tij, Ali Kabashi, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.

“Shokë, miq, do ju njoftojmë me kohë për varrimin e djalit.”, shkruan ai me foton e bashkëngjitur.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:45 të së enjtes, si pasojë e një debati mes viktimës dhe një tjetër shtetasi shqiptar, E.B., 23 vjeç.

Sipas Policisë së Malit të Zi, autori u arrestua në kanionin e lumit Moraça, midis urave Blazov dhe Viseçi, pas një operacioni ku u angazhuan edhe Njësitë Speciale të Policisë.

Policia njoftoi se E.B. posedonte dokumente udhëtimi të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe ndaj tij janë ngritur akuza për vrasje.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje vijojnë.

Eglit nuk po i pëlqen kënga e fundit e Gjestit?

Egli dhe Gjesti janë emrat më të kërkuara në rrjete sociale dhe jo vetëm, shkruan Kosovarja.

Ndonëse thashethemet e fundit po flasin për një ndarje të mundshme, dyshja nuk ka konfirmuar asnjë të re publikisht.

Gjesti së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re, e cila u prit mjaftë mirë nga publiku duket se Eglit nuk po i pëlqen.

Këtë detaj e kanë vë në pah ndjekësit të cilët e komentuan faktin se Eglin nuk e ka pëlqyer postimin ku Gjesti lajmëroj se kënga tanimë është e përfunduar.

Gjesti ‘harron’ Eglin, ‘kapet mat’ me këtë femër

Ish-fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’, Gjesti, vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar në rrjetet sociale, edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Kohët e fundit, vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr një detaj interesant, Gjesti po i shfaq hapur pëlqimet e tij ndaj postimeve të Gloria Meshit, një tjetër emër i njohur nga bota e televizionit. Ai është parë duke reaguar me “like” në disa nga postimet më të fundit të saj, shkruan “Kosovarja”.




Kjo ka ngjallur interes të madh, sidomos për faktin se nuk bëhet fjalë për Eglin, vajzën me të cilën Gjesti kishte krijuar një lidhje emocionale gjatë qëndrimit në ‘BBVA’. Megjithëse nuk është konfirmuar një ndarje mes tyre, por veprimet e këngëtarit po lenë vend për dyshime.

Kujtojmw se Gloria është një emër që u bë i njohur për publikun vitin e kaluar, pas pjesëmarrjes së saj në ‘Ferma VIP’.

Tragjike në Gjermani! Avioni përplaset me një ndërtesë, ka të vdekur

Të shtunën në mëngjes, një aeroplan i vogël u rrëzua në një ndërtesë banimi në lagjen Kleinenbroich, qyteti Korschenbroich, në rajonin e Rajn (Rhein-Westfalen Veriore) në Gjermani.

Në aksident humbën jetën piloti i aeroplanit dhe një person tjetër.

Sipas informacionit fillestar, aeroplani u përplas në kopshtin e përparmë të një shtëpie, duke dëmtuar rëndë fasadën dhe murin e ndërtesës. Një pjesë e shtëpisë ka marrë flakë dhe re të dendura tymi janë ngjitur mbi zonën.

Piloti kishte raportuar probleme me motorin ndërsa ishte në ajër, duke kërkuar të ulej në aeroportin e Mönchengladbach-ut, por fatkeqësisht aksidenti ndodhi para se të arrinte atje.

Në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta të policisë, zjarrfikësve dhe shërbimeve të shpëtimit, që po punojnë për menaxhimin e situatës dhe hetimin e shkakut të aksidentit.

Kurti sulmon opozitën: Votuan Zajednicën e Gjykatën Speciale, por jo Albulena Haxhiun

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka mbrojtur të propozuarën e tij për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, duke akuzuar deputetët e partive tjera pse s’po e votojnë atë.

Kurti në një fjalim pretendoi se me votimin e Haxhiut për kryeparlamentare do të respektonin popullin meqë Haxhiu është gruaja “të cilën populli e ka votuar më së shumti”.

 

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Gruas në Vetëvendosje, Kurti ngjashëm sikurse disa deputetë të tij përmendi votat e deputetëve në të kaluarën për “Zajednicën, Gjykatën Speciale,

“Gruaja të cilën më së shumti e ka votuar populli në zgjedhjet e 9 shkurtit është Albulena Haxhiu. Në vend se ta respektojnë popullin e luftojnë Albulenën”.

“Dhe kush e bën këtë? E bëjnë edhe 10 deputetë që sot janë në opozitë dhe e kanë votuar ‘Zajednicën’ me 27 qershor 2013; po ashtu 10 deputetë që sot janë në opozitë e kanë votuar amnistimin e kriminelëve serbë në veri me 11 korrik 2013; më tej, 7 deputetë opozitarë sot, me 3 gusht 2015 e patën votuar Gjykatën Speciale; dhe, 15 deputetë opozitarë që janë tani e patën votuar demarkacionin me Malin e Zi me 21 mars 2018! E këta deputetë të papenduar për këto 4 votime aq të këqija nuk e votojnë Albulena Haxhiun, dhe bile ia pamundësojnë kuorumin Kuvendit për votim të fshehtë. 5 deputetë opozitarë i kanë votuar të katërtat këto të këqija, kurse Albulena Haxhiu asnjërën prej tyre”, tha Kurti.

Këtë pjesë të fjalimit të Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje e veçoi në një postim në Facebook.

Në mes thirrjeve për themelim të institucioneve, sot dështoi sërish konstituimi i Kuvendit me këmbënguljen e Vetëvendosjes për ta bërë kryeparlamentare Albulena Haxhiun.

 

Për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët nuk votuan për formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryeparlamentarin e ri.

Votimi i fshehtë është propozuar më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara Albulena Haxhiu në disa votime të hapura nuk mori 61 votat e nevojshme që të zgjidhet në këtë post./Express/

Pako të Haribos tërhiqen nga tregu pasi rezultojnë me kanabis

Konsumatorët nuk duhet të hanë ëmbëlsirat “Haribo cola” nga qeset sepse një numër njerëzish kanë raportuar se ndjehen të trullosur pasi i kanë ngrënë ato, tha të enjten bordi holandez i sigurisë ushqimore NVWA.

Autoritetet po kryejnë kërkime për shkakun e marramendjes, në bashkëpunim të ngushtë me Haribo-n, tha agjencia në një deklaratë të shkurtër.

Sipas agjencisë së lajmeve ANP, gjurmë kanabisi janë gjetur në këtë produkt.

Policia po heton aktualisht se si kanabisi arriti deri në pako, raportoi ANP.

Haribo i ka kërkuar kujtdo që ka Haribo Happy Cola F!ZZ me datë përdorimi janar 2026 dhe kodin e produktit L341-4002307906 t’ia kthejë ato kompanisë për rimbursim.

Haribot e tjera nuk do të preken.

Ia shau nanën, si i shkoi Bekë Berisha natën komentuesit në shtëpi: I thash tash e mas ti…

Në rubrikën më të re në Prive by Liberta Spahiu, “Koment për Koment”, i ftuari ishte deputeti Bekë Berisha.

Ai u përball me komentet më të nxehta nga ndjekësit online dhe, në stilin e tij të drejtpërdrejtë, dha përgjigje pa dorashka për secilën.

Nga pyetjet provokuese si “Ku u bane milioner?”, deputeti Berisha nuk hezitoi të flasë hapur.

Ai madje tregoi se një komentues që kishte fyer nënën e tij nuk e kishte lënë me kaq, Beka kishte shkuar personalisht natën në shtëpinë e tij, duke e përballur direkt me fjalët që kishte shkruar.

Ndiqni përgjigjet epike të tij në materialin e mëposhtëm! /Prive By Liberta Spahiu

“Po afron dita e lirimit, shumë shpejt…”, Bedri Hamza uron Kadri Veselin për ditëlindje

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, e ka uruar ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, për ditëlindjen e 58.

Ai ka vlerësuar se po ofron dita e lirimit dhe shumë shpejt festa do të bëhet në Kosovës.

“Sot, në ditëlindjen e 58-të të Kadriut, urimi ynë është besim e shpresë se po afron dita e lirimit dhe shumë shpejt do të festojmë së bashku në Kosovë. Zëri i ish-krerëve të UÇK-së, zëri i themeluesve të shtetit tonë, është në çdo ndërgjegje që nuk e pranon padrejtësinë. Gëzuar ditëlindjen, miku im Kadri! Jemi me ju, sot e përgjithmonë!”, ka shkruar Hamza.

‘Njëri me numrin 19, spo ja di emrin’ – Vesa konfirmon lidhjen me futbollistin e njohur

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Vesa Vllasaliu, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjetet sociale, ku është treguar e hapur ndaj përgjigjeve të tyre.


Një nga pyetjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte: “A ke me shku me pa live Shqipëri-Serbi? Cili prej djemve kishe dashtë me dhanë gol?”. Vesa, ndonëse nuk përmendi emër, dha një përgjigje që ngriti dyshime për një lidhje romantike të mundshme.

“Po kysmet, njërin me numër 19, s’po ja di emrin”, ishte përgjigjja e saj, duke lënë të kuptohet se bëhej fjalë për futbollistin Mirlind Daku, i cili mban pikërisht këtë numër në fanellë.

Kjo deklaratë ka nxitur spekulime në rrjet, ku shumë ndjekës besojnë se ky është një detaj që lë të kuptohet për një romancë të mundshme mes Vesës dhe futbollistit.

Kujtojmë se Vesa e ka mbajtur jetën e saj private larg vëmendjes së mediave, por ky koment i saj ka bërë që ndjekësit të lidhin emrin e saj me atë të sulmuesit të njohur të Kombëtares shqiptare.