Terrori i një nëne: Mërgime Aliu rrëfen momentet dramatike me të birin, pëson kriza febrile dy herë radhazi

Influencerja e njohur Mërgime Aliu ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një nga përjetimet më traumatike të jetës së saj si nënë, teksa djali i saj i vogël Zayn është përballur me krizë febrile të rëndë, madje jo një, por dy herë brenda një nate.

Në një rrëfim të ngjeshur emocionalisht, ajo tregon se si gjithçka ndodhi papritur gjatë një qëndrimi të djalit tek gjyshërit. Fillimisht, një telefonatë alarmuese nga vëllai i vogël i bashkëshortit e njoftoi se fëmija ishte bërë blu në fytyrë. Për Mërgimen, momenti ishte i pakuptueshëm, por shumë shpejt, pas fjalëve të vjehrrit “ka humbur vetëdijen”, ajo kuptoi menjëherë se bëhej fjalë për një krizë febrile – një gjendje që e kishte përjetuar më parë edhe mbesa e saj.

“Është krizë febrile – nxirreni jashtë në ajër të pastër!”, kujton ajo si reagimin e parë, përpara se të thërriste urgjencën.

Fëmija u transportua me autoambulancë dhe në gjendje të pavetëdijshme në spital. Nëna dëshmon se e kishte të pamundur të qëndronte e qetë dhe mezi priste të përqafonte të birin. Momenti më emocional ndodhi kur ai hapi sytë në krahët e saj dhe filloi të qante ngadalë – një shenjë se po kthehej në vetëdije.

Por drama nuk përfundoi aty. Gjatë natës, Zayni pësoi një tjetër krizë febrile, e cila kërkoi sërish ndërhyrje emergjente me oksigjen dhe ilaçe. Mërgimja rrëfen momentin me emocione të përziera: “Ai ende nuk po reagonte… me drita të ndezura u nisëm drejt spitalit.”

Në mëngjes, fëmija kishte temperaturë, por gjatë ditës u përmirësua. Megjithatë, frika nuk u zhduk.

“Na kanë dhënë një farmaci emergjente në rast se ndodh sërish. InshaAllah mos ndodhë më kurrë,” përfundon ajo rrëfimin prekës.

  

Çfarë është kriza febrile dhe si duhet të reagohet?

Kriza febrile është një lloj konvulsioni (ngërçi) që ndodh te fëmijët e vegjël kur temperatura trupore rritet papritur. Ato janë më të zakonshme te fëmijët midis moshës 6 muajsh dhe 5 vjeç.

Çfarë duhet të bëni nëse një fëmijë përjeton krizë febrile:

1.⁠ ⁠Qëndroni të qetë – Edhe pse pamja mund të jetë tronditëse, shumica e krizave febrile janë të padëmshme.

2.⁠ ⁠Vendoseni fëmijën në një sipërfaqe të sheshtë, anash, për të shmangur mbytjen.

3.⁠ ⁠Mos i futni asgjë në gojë.

4.⁠ ⁠Mos e mbani me forcë – Lejoni trupin të lëvizë lirshëm gjatë konvulsioneve.

5.⁠ ⁠Thirrni ndihmën e shpejtë – veçanërisht nëse kriza zgjat më shumë se 5 minuta, ose fëmija nuk zgjohet pas saj.

6.⁠ ⁠Pasi kalon kriza, ulni temperaturën me ilaçet përkatëse sipas udhëzimeve të mjekut.

Frika e Mërgimes është frika e çdo prindi, por rrëfimi i saj mund të ndihmojë shumë familje të informohen dhe të veprojnë saktë në situata të ngjashme. /Prive By Liberta Spahiu

Kadri Veseli sot feston ditëlindjen, ja sa vite mbush

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli feston sot ditëlindjen.

Kadri Veseli ka mbushur sot 58 vite, ndërsa, kjo është ditëlindja e dytë ai po e kalon në Hagë, pas arrestimit nga Specialja në vitin e kaluar.

Ai u lind më 31 maj të vitit 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës.

Në të njëjtën ditë me Kryeparlamentarin, edhe vajza e tij Rrita e ka ditëlindjen.

Gjatë luftës ai emërohet komandat i Shërbimit të Zbulim Kundërzbulimit (G-2) të UÇK-së, përgjegjësi të cilën do ta ushtrojë deri në përfundim të luftës.

Pas çlirimit të Kosovës (12 qershor 1999), krahas njësiteve të tjera të UÇK-së edhe shërbimi i Zbulim Kundërzbulimit (G-2), vendoset në Prishtinë për ta vazhduar misionin në rrethana të reja.

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, Veseli u rizgjodh si Kryetar i Kuvendit më 7 shtator 2017.

Izmaku: Fatmir Limaj është figurë që sjell unitet, e meriton postin e Kryetarit të Kuvendit

Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, ka thënë se partia e saj konsideron që në këto momente, Kuvendit të Kosovës në krye i duhet një njeri si Fatmir Limaj, që sipas saj është figurë që  do të sillte konsensus.

Ajo ka thënë se ka konstruktivitet nga të dyja palët, por s’ka ndonjë qëndrim të ri.

“S”mundem me konfirmu që ka pasur takim të ri. Ska asnjë qëndrim të ri. NISMA konsideron që Kuvendit në këto momente i duhet z. Limaj, që do të sillte konensus. Jemi në ato qëndrime. Ka bisedime, por s’ka një vendimmarrje të re. S’ka pas një takim të re mbrëmë. Nuk e besoj. Mbesim në ato qëndrime”, ka thënë ajo.

Izmaku ka thënë se s’kanë ndonjë afat për këtë kërkesë të tyre.

“S’mundem me thënë që ka afat. Ka një vullnet që të dilet nga ky ngërc”, ka thënë ajo.

 

Bekë Berisha flet pa ‘filtra’, tregon sa ju ka dalë paga

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se mbase gjëja e fundit që ka mbetur për të dalë nga bllokada në Kuvend është pritja e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese ose eventualisht një iniciativë që t’i bëjë bashkë partitë politike, për të cilën tha se mund ta bëjë presidentja.

Berisha tha se në të kaluarën kur kanë gjetur zgjidhje iu “kanë nejt gati” ambasadat, por se këtë herë si politikanë nuk po arrijnë t’i japin drejtim.

“Është për të ardhur keq. Si deputetë dhe si përfaqësues të qytetarëve, është zhgënjyese që nuk kemi pasur mundësinë apo aftësinë për t’u mbledhur dhe për të gjetur një zgjidhje”, tha Berisha.

Ai u ankua edhe për pamundësinë për të folur në Kuvend.

“Nuk po kemi as fjalë në Kuvend për me gjet një zgjidhje. Një situatë e çuditshme”.

Berisha tha se pagën bazë e kanë marrë, por tha se atë normalisht “pagën duhet ta arsyetojmë me veprime”.

“Nja 1500 euro na kanë dalë pa komisione apo shtesa të tjera”.

Berisha ka refuzuar të flasë për Nismën dhe Fatmir Limajn dhe afrimin e tyre Lëvizjen Vetëvendosje.

“Njihem si person pajtues. Njeriu që e ka të kaluarën e tij nuk mund të flas keq. Nuk kam asnjë kundërshtim me këta tjerë”, tha ai.

Abelard Tahiri: Më keq se bllokada aktuale, do të ishte nëse Kurti bëhet kryeministër përsëri

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur për media para hyrjes në objektin e Kuvendit të Kosovës ku edhe do të mbahet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit, shkruan Gazeta Express.

Tahiri ka thënë se më e keqe se bllokada aktuale, do të ishte nëse kreu i LVV-së arrin që ta krijojë qeverinë e re dhe që Kurti të bëhet kryeministër përsëri

“Fakti që jemi këtu, fakti që e kundërshtojmë një qeveri Kurti, besoj se jemi në krye të detyrës. Më e keqe se kjo bllokadë, është nëse arrin Kurti me e bë edhe një herë Qeverinë”, ka thënë Tahiri.

‘Kush tha që …’ Gjesti konfirmon se nuk janë ndarë me Egli Takon?

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave që qarkulluan për prishjen e marrëdhënies së tij me këngëtaren Egli Tako.

Dyshja krijuan një lidhje të afërt brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, ku ndanë edhe momente intime si puthje në buzë, duke i dhënë publikisht emër romancës së tyre

Gjesti publikoi sot projektin e tij më të ri muzikor me titull “Veshu ndrequ”, një këngë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, jo vetëm për melodinë por edhe për tekstin me mesazhe të forta personale.

 

 

Në një nga vargjet, ai këndon:
“Kush ka thënë që bashkë nuk jena mo?”
Ky varg është marrë si një deklaratë indirekte për të sqaruar statusin e marrëdhënies me Eglin, duke lënë të nënkuptohet se lidhja e tyre vazhdon edhe pas daljes nga BBVA.

Gjendet e vdekur një grua në veri

Një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj dje në fshatin Dobravë në Leposaviq, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia tha se ajo ishte duke jetuar e vetme, ndërsa tha se po e heton vdekjen e saj.

“Fsh. Dobrava, Leposaviq 30.05.2025 – 13:48.  Viktima femër kosovare (e cila ishte duke jetuar e vetme) është gjetur e shtrirë-pa shenja jete në shtëpinë e saj. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”

U nda apo jo? Blero “thyen heshtjen” me këtë postim për Agnetën

Pas zërave të shumtë për një krizë në marrëdhënien e tyre, duket se çifti i njohur, Blero Muharremi dhe Agneta Emsha, janë pajtuar.


Këngëtari ka ndarë një foto në InstaStory, dhe ka etiketuar Agnetën, duke shtuar edhe një zemër të kuqe – një gjest që flet më shumë se fjalët.

Fotoja, e rishpërndarë më pas edhe nga Agneta në profilin e saj, tregon se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë. Me këtë postim të thjeshtë por domethënës, Blero duket se konfirmon se ai dhe e dashura e tij po kalojnë ditë të mira bashkë, duke hedhur poshtë çdo aludim për ndarje.