“Artane Rizvanolli, po rren”, drejtoresha e RTV 21 i reagon ashpër ministres së Ekonomisë

Afërdita Saraçini- Kelmendi, drejtoreshë e Radio Televizionit 21 (RTV 21), i ka reaguar ashpër ministres së Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanollit, e cila pretendoi se kërkesa për shtyrje në kalim të tregut të lirë të rrymës po vjen vetëm nga kompanitë e mëdha.

Saraçini- Kelmendi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se kjo kërkesë po bëhen nga të gjitha kompanitë me mbi 50 punonjës, shkruan Insajderi.

ARTANE RIZVANOLLI, PO RREN! Nuk janë vetëm kompanitë e mëdha që po kërkojnë shtyerje të kalimit në tregun e lirë të energjisë! Janë të gjitha kompanitë me mbi 50 punëtorë”, ka deklaruar ndër të tjera ajo, ku ka thënë se përfshihen bizneset e grave, mediat e, siç u shpreh ajo “të gjitha ata që ende luftojnë për të mbajtur vende pune gjallë”.

Ky është kapitull i zi për demokracinë dhe ekonominë! Ky është mashtrim. Kjo është tradhti ndaj votës së qytetarit. Tradhti ndaj konsumatorit. Tradhti ndaj Kosovës. Tradhtarë janë të gjithë ata që e shkatërrojnë këtë vend për interesin e tyre personal apo politik”, përfundon shkrimi i saj.

 

Vjen paralajmërimi: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes së Gjermanisë.

Gjenerali Carsten Breuer i tha BBC se Rusia po prodhonte qindra tanke në vit, shumë prej të cilave mund të përdoren për një sulm ndaj shteteve anëtare të NATO-s dhe Baltikut deri në vitin 2029 ose edhe më herët, përcjell Telegrafi.

Ai gjithashtu këmbënguli që NATO, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, të mbetet e bashkuar mbi luftën në Ukrainë, pavarësisht dallimeve në opinione të shprehura së fundmi nga Hungaria dhe Sllovakia.

Gjenerali Breuer foli në margjinat e Dialogut Shangri-la, një samit mbrojtjeje në Singapor i organizuar nga grupi i ekspertëve, Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Strategjike.

Komentet e tij vijnë disa javë përpara një samiti të kombeve të NATO-s në Hagë, ku pritet të diskutojnë buxhetet e mbrojtjes, ndër tema të tjera.

Gjenerali Breuer tha se NATO po përballet me “një kërcënim shumë serioz” nga Rusia, një kërcënim që ai nuk e ka parë kurrë më parë në 40 vitet e tij në shërbim.

Për momentin, theksoi ai, Rusia po ndërton forcat e saj në një “masë të jashtëzakonshme”, duke prodhuar afërsisht 1,500 tanke beteje çdo vit.

“Jo çdo tank do të shkojë në [luftën në] Ukrainë, por po shkon gjithashtu në stoqe dhe në struktura të reja ushtarake që gjithmonë përballen me Perëndimin”, tha ai.

Rusia prodhoi gjithashtu katër milionë fishekë municionesh artilerie 152 mm në vitin 2024, dhe jo të gjitha do të shkonin në Ukrainë, shtoi gjenerali Breuer.

“Ekziston një qëllim dhe ka një grumbullim të stoqeve” për një sulm të mundshëm në të ardhmen ndaj shteteve anëtare të NATO-s në Baltik, citohet të ketë thënë ai.

“Kjo është ajo që po vlerësojnë analistët – në vitin 2029. Pra, duhet të jemi gati deri në vitin 2029… Nëse më pyetni tani, a është kjo një garanci që nuk është më herët se viti 2029? Do të thoja jo, nuk është. Pra, duhet të jemi në gjendje të luftojmë sonte”, shtoi ai.

Gjenerali Breuer veçoi të ashtuquajturin Boshllëk Suwalki, një zonë që kufizohet me Lituaninë, Poloninë, Rusinë dhe Bjellorusinë, si një nga më të prekshmet.

“Shtetet Baltike janë vërtet të ekspozuara ndaj rusëve, apo jo? Dhe sapo të jesh atje, e ndjen vërtet këtë… në bisedimet që po zhvillojmë atje”, theksoi ai.

Ai përmendi sulmet e fundit ndaj kabllove nënujore në Detin Baltik, sulmet kibernetike ndaj transportit publik evropian dhe dronë të paidentifikuar të vërejtur mbi termocentralet gjermane dhe infrastrukturën tjetër.

Anëtarët e NATO-s duhet të ndërtojnë përsëri ushtritë e tyre, argumentoi gjenerali Breuer.

Ndërsa i pyetur nga BBC në lidhje me kohezionin e NATO-s, duke pasur parasysh marrëdhëniet më të ngushta të Hungarisë dhe Sllovakisë me Moskën, gjenerali Breuer këmbënguli se aleanca ishte ende e shëndetshme.

Ai vuri në dukje vendimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë.

“Nuk kam parë kurrë një unitet kaq të madh sa është tani” midis kombeve dhe udhëheqësve ushtarakë, tha ai.

Gjesti “çmend” publikun në Gjermani – por shikoni kush tjetër ishte aty!

Gjesti, pas publikimit të këngës së tij më të re po vazhdon turin intenziv të koncerteve.


Siç ishte e paraparë, ai mbrëmë performoi në eventin e radhës që u mbajt në Gjermani mes edhe shumë artistëve të tjerë të njohur si Butrint Imeri, Don Xhon, Tayna, Kida, Ermal , Xhensila Myrtezaj, Ledri e Hellbanianz.

E duket se në event ka qenë edhe Driloni, fituesi i BBVK3. Kjo është kuptuar nga të pranishmit që kanë postuar foto me të dy, në të kundërtën s’do kuptohej prezenca e Drilonit në event.

 

Konfirmohet: I riu që mbijetoi në aksidentin në Polluzhë është jashtë rrezikut për jetë

Gjendja e të riut që u aksidentua në Polluzhë të Drenasit është stabile.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Emergjencës së QKUK, Naser Syla i cili njoftoi se i riu është transferuar në Klinikën e Ortopedisë.

“Ai është transferuar në Ortopedi , gjendja e tij është stabile”, është shprehur Syla për Klan Kosovën.

Bashkë me të ishte edhe një 24-vjeçare e cila humbi jetën si pasojë e këtij aksidenti.

Blerta dhe Leutrimi – Çifti që sot u aksidentuan sot, humbi jetën 24-vjeçarja nga Prekazi

 

Kompanitë që kanë dalë në treg të hapur e që ende s’kanë gjetur rrymë, mund të blejnë në KEK, Rizvanolli ua tregon çmimin

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nga sot furnizon të gjitha ndërmarrjet që kanë dalur në treg të lirë të energjisë elektrike dhe të cilat nuk kanë arritur ende të nënshkruajnë kontrata furnizimi.

“KEK njofton se energjia për këto ndërmarrje për ditën e sotme, pra 1 qershor, është siguruar me çmim mesatar prej 64.55 €/MWh përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX)”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Rizvanolli u bëri thirrje ndërmarrjeve që “në afat sa më të shkurtër dhe brenda atatit ligjor të nënshkruajnë marrëveshjen e furnizimit me KEK si FMF, ose të gjejnë furnizues alternativ”.

“KEK është në dispozicion për informata rreth furnizimit përmes mundësisë FMF. Nga ZRrE presim të monitorojë tregun me përpikmëri dhe të ndihmojë të gjitha palët për një tranzicion sa më të lehtë, nërsa Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar të ndihmojë ndërmarrjet që tashmë kanë dalur në treg për të bërë zgjidhjet më të favorshme për biznesin e tyre”, shkroi ajo.

“Sa më shpejt që ndërmarrjet informohen saktë, aq më i lehtë e më i shpejtë do të jetë tranzicioni për to”, thotë ministrja në detyrë.

KEK-u, njoftoi se “është përcaktuar zyrtarisht si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) me vlefshmëri deri më 30 Korrik 2025 për konsumatorët që nuk kanë përzgjedhur furnizues në tregun e lirë”. Tha gjithashtu se “ka siguruar me sukses kapacitetet e nevojshme për blerje të energjisë në tregun e hapur, me një çmim mesatar prej 64.55 €/MWh, i vlefshëm për datën 01 Qershor 2025”.

“Për informacione të përditësuara mbi çmimet e tregut, konsumatorët mund të referohen në bursën zyrtare të energjisë ALPEX: https://alpex.al/sq/rezultatet-e-tregut/. Për çdo informacion shtesë lidhur me furnizimin nga FMF ose hapat për kalim në treg të lirë, konsumatorët mund të kontaktojnë KEK në adresën zyrtare: 𝐟𝐮𝐫𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢@𝐤𝐞𝐤-𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐲.𝐜𝐨𝐦”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Blerta dhe Leutrimi – Çifti që sot u aksidentuan sot, humbi jetën 24-vjeçarja nga Prekazi

Një tragjedi rrugore ka goditur fshatin Polluzhë të Komunës së Skenderajt të dielën pasdite, kur një vetaksident në rrugën Drenas–Skenderaj ka përfunduar me një të vdekur dhe një të lënduar rëndë.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjerja Blerta Rexha, 24-vjeçare, ndërsa shoferi i automjetit, Leutrim Azemi, 27-vjeçar nga Skenderaj, ka mbetur i lënduar.

Merret vesh se Leotrimi dhe Blerta ishin të dashur dhe se ishin të fejuar.

E dhimbshme: Kjo është 24-vjeçarja e cila vdiq pas vetaksidentit në Drenas, i fejuari i saj në gjendje të rëndë

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditë së diel në rrugën Drenas-Skenderaj, shkruan GazetaDemos.

Si pasojë një grua 24-vjeçare ka vdekur, ndërsa shoferi që po ngiste veturën është në gjendje të rëndë.

Rastin e konfirmoi drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla.

Ai tha se për shkak të lëndimeve të rënda, viktima nuk mundi t’iu bëj ballë plagëve të marra.

“Pas një aksidenti të rëndë me lëndime të rënda trupore, nuk mundi t’iu bëj ballë plagëve të marra, dhe përkundër te gjitha masave me RCP të ndërmarra nga Ekipi i Mjekëve të Emergjencës, ka ndërruar jetë, femra e lindur në vitin 2001”, tha Syla.

Hoxha Enis Rama bëhet gjysh për herë të parë, djali i tij u bë me binjakë

Hoxha i njohur nga Mitrovica, Enis Rama ka njoftuar se sot është bërë gjysh për herë të parë.

Hoxha ka njoftuar se i biri i tij i madh, Abdurrahmani është bërë me djalë dhe vajzë, binjakë.

Njoftimi i plotë:

Falenderimi i takon Allahut të Madh!

Sot, Zoti na dhuroi një gëzim të dyfishtë: një nip dhe një mbesë, Nufejsin dhe Hafsën.

Lusim Allahun që t’i bekojë me shëndet dhe besim, t’i rrisë në rrugën e drejtë, t’i bëjë gëzim për familjen dhe të dobishëm për umetin!

Kjo është gjendja e 27-vjeçarit pas vetaksidentit ku humbi jetën fatalisht një 24-vjeçare

Një tragjedi rrugore ka goditur fshatin Polluzhë të Komunës së Skenderajt të dielën pasdite, kur një vetaksident në rrugën Drenas–Skenderaj ka përfunduar me një të vdekur dhe një të lënduar rëndë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 1 qershor 2025, rreth orës 14:43, kur një Audi A4, ka dalë nga rruga në rrethana që ende po hetohen.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjerja Blerta Rexha, 24-vjeçare, ndërsa shoferi i automjetit, Leutrim Azemi, 27-vjeçar nga Skenderaj, ka mbetur i lënduar.

Për gjendjen e tij ka folur drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.

“Një burrë i lindur në vitin 1999 është në gjendje stabile, në observim në QE”, tha Syla.