Bahtiri e fajëson opozitën për bllokadën në Kuvend: Po dalim keq para ndërkombëtarëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka thënë se opozita duhet të reflektojë pozitivisht, pasi situata aktuale është e tmerrshme dhe e turpshme, “edhe para familjeve të tyre, e lëre më para popullit”.

“Ne jemi gjithmonë të përkushtuar për të dhënë maksimumin. Çdo gjë që vjen nga Gjykata Kushtetuese, ne do ta zbatojmë. Përndryshe, jemi duke e pritur opozitën që të reflektojë pozitivisht dhe i ftoj të reflektojnë, sepse kjo është e tmerrshme dhe e papranueshme, edhe para familjeve të tyre, e lëre më para popullit”.

“Edhe njëherë po ju bëjë thirrje që të reflektojnë pozitivisht se jemi duke dalur keq para ndërkombëtarëve, por edhe para popullit”, tha Bahtiri.

I pyetur nëse e sheh opozitën si patriarkale, Bahtiri tha: “Nuk mund të them asgjë në atë drejtim.”

Sot i jepet lamtumira e fundit Armir Osmanit, i cili humbi jetën në një aksident

Një  person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti, që ka ndodhur të shtunën pas mesnate, në fshatin Pavlan të Pejës, ku një veturë është përfshirë nga zjarri.

Personi i cili ka humbur jetën në këtë aksident është 25 vjeçari Armir Osmani.

E familja e Armirit ka njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në orën 19:00 në varrezat e fshatit Zhabar të Mitrovicës.

I vdiq babai në Qabe, flet djali: Shkoi për herë të dytë, po e kryente Haxhin për prindërit (VIDEO)

Avdi Jusufi, një haxhi nga Kosova, ka ndërruar jetë dje në Mekë gjatë kryerjes së Haxhit.

Djali i tij, Alaudin Jusufi, ka folur sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke treguar se babai i tij kishte qenë edhe më herët në Haxh, por këtë vit kishte vendosur të shkojë sërish si bedel – për të kryer Haxhin për prindërit e tij.

“Babai para dy vitesh e ka kryer Haxhin për vete dhe ishte kthyer i shëndoshë e mirë. Këtë vit kishte vendosur të shkojë si bedel për njërin prind dhe kishte organizuar një person tjetër për të kryer Haxhin në emër të prindit tjetër”, u shpreh Jusufi, transmeton Klankosova.tv.

Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:

Ky është prifti që humbi jetën pasi ra nga çatia e kishës

Pas gati dy javësh në spital ka ndërruar jetë prifti Kristaq Viso, i cili u rrëzua nga çatia e Kishës së Shën Triadhës në Korçë, më 19 maj, teksa po kryente disa riparime. Ai u dërgua me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi kishte pësuar  dëmtime të rënda trupore në kokë dhe trup.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur Mitropolia e Shenjtë Korçë përmes një postimi në Facebook.

“Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso!  Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve! I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirin e tij me shenjtorët në gjirin e Avrahamit në Mbretërinë e Qiejve!

Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, parajsë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar!”, shkruan Mitropolia e Korçës, përcjell A2 CNN.

Prifti Kristaq Viso shërbente si klerik në kishën e Shën Thomait në fshatin Çiflig, por kishte shkuar të ndihmonte në riparimin e çatisë priftin tjetër të Kishës së Shën Triadhës në varret publike të qytetit të Korçës, kur papritur ra nga lartësia e kishës në tokë, duke pësuar dëmtime të rënda trupore.

Lirim Mehmetaj i publikon Saranda Bogujevcit një fotografi me Ivica Daçiqit

Saranda Bogujevci ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh pas një postimi kundër gazetarit Ilir Mirena – për çka gazetari Lirim Mehmetaj i postoi njo fotografi asaj të pares me Ministrin e Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiqin.

“Ne foto: Saranda Bugujevci e Ivica Dacic ne Beograd, duke i mundesuar kriminelit Dacic te marre pjese ne kete ekspozite qe te dergoje para botes imazhin se kinse Serbia po rehabilitohet dhe keshtu ta pastroje figuren e Serbise ne sy te perendimit”, shkroi Mehmetaj.

“Ne kete event Dacic kerkonte qe keshtu te ekspozohen edhe civilet “e vrare nga UÇK-ja” duke barazuar krimet serbe me luften e popullit shqiptar per liri”, shkroi Mehmetaj.

Postimi i plotë:

Kjo servilja e Albin Kurtit qe e keqperdor fatkeqesine familjare per perfitime politike…

Qe behet bashkepjesmarrese ne shkaterrimin e shtetit duke perdhosur sakrificen e gjithe popullit…

E cila krahapur e ka pranuar autonomine e arritur nga Albin Kurti ne Bruksel…

E cila krahapur e ka pranuar shtrirjen e Elektroseverit ne Kosove…

Qe s’ka thene nje fjale kunder Martin Berishajt qe paguhet nga Serbia e Mimoza Kusarit qe koordinohet me Milan Radojicic-in kunder veteraneve te luftes…

Prape paska perdorur fatkeqesine familjare e personale per t’iu vene ne ndihme Albin Strujes duke sulmuar gazetare.

Ne foto: Saranda Bugujevci e Ivica Dacic ne Beograd, duke i mundesuar kriminelit Dacic te marre pjese ne kete ekspozite qe te dergoje para botes imazhin se kinse Serbia po rehabilitohet dhe keshtu ta pastroje figuren e Serbise ne sy te perendimit.

Ne kete event Dacic kerkonte qe keshtu te ekspozohen edhe civilet “e vrare nga UÇK-ja” duke barazuar krimet serbe me luften e popullit shqiptar per liri.

P.S
Dil tash ankohu qe po sulmohesh qe je gru edhe luje viktimen pasi paraprakisht ja deshirove nje gazetari vdekjen vec se e ka perqeshe Albin Strujen.