Lirim Mehmetaj: Saranda Bogujevci pranoi 44 mijë euro nga Serbia për 14 familjarët e saj të vrarë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, kishte deklaruar publikisht se nuk pranon dëmshpërblim nga Serbia për familjen e saj, e cila ishte viktimë e masakrës gjatë luftës në Kosovë.

Sipas analistit politik, Lirim Mehmetaj, në deklarimin e pasurisë për vitin 2020, ajo ka raportuar një depozitë prej 44 mijë eurosh, të cilën e ka pranuar si kompensim pas një padie ndaj shtetit serb.

“Në publik ndryshe, në konto ndryshe,” ka shkruar Mehmetaj, duke publikuar edhe fragmente nga dokumentet e deklarimit të pasurisë. Ai gjithashtu ka shtuar se nga kjo shumë, Bogujevci në deklarimin e fundit figuron se ka mbetur me vetëm 12 mijë euro.

Megjithëse pranimi i dëmshpërblimit nuk është i dënueshëm, analisti thekson se është problematik fakti që një përfaqësuese publike ka dhënë deklarime kontradiktore për një çështje të ndjeshme.

Kritikat ndaj saj janë shtuar edhe për qëndrimet politike brenda Kuvendit, përfshirë mungesën e kundërshtimit ndaj disa vendimeve të qeverisë Kurti, si dhe mbështetjen e saj për ministrin Faton Peci në rastet e fundit që lidhen me akuza për korrupsion.

“Përndryshe, Bogujevci mbetet një nga deputetet më servile që ka parë Parlamenti i Kosovës. Ajo nuk e ka kundërshtuar Kurtin as kur ky i fundit e ka shpallë hero të Kosovës, Oliver Ivanovicin, kryekriminelin serb që vrau e masakroi shqiptar.

Në anën tjetër, sa herë ka nevojë qeveria, kjo vendoset në mbrojtje të krimit e korrupsionit, si në rastin e fundit që u vendos në mbrojtje të Faton Pecit”, ka shkruar Mehmetaj.

Ekskluzive: Zgjedhjet në prag, presidentja Osmani fton në një takim partitë për dekretimin e datës

Presidentja e Republikës së Kosovës ka thirrur një takim të rëndësishëm politik, ku do të diskutohet dhe pritet të merret vendimi për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se takimi është planifikuar të mbahet nesër (4 qershor 2025) dhe sipas informacioneve, presidentja pritet të nxjerrë dekretin për shpalljen zyrtare të zgjedhjeve lokale në vend.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur dinamika politike në nivel lokal ka filluar të intensifikohet, ndërsa disa komuna po përballen me vakume institucionale.

Burimet tona theksojnë se presidentja është duke zhvilluar konsultime me partitë politike, për të garantuar një proces të koordinuar dhe ligjërisht të qëndrueshëm, para marrjes së vendimit përfundimtar për datën e votimit.

Surprizë zgjedhore- Gruaja e Dardan Molliqaj kandidate për Kryetare të Prishtinës

Ish ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka njoftuar se do të garojë për kryetare të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.

Këtë Shahini e ka konfirmuar përmes një video adresimi në profilin e saj në Facebook, ku ka thënë se Prishtinës i duhet në ndryshim ‘‘radikal në kahjen e zhvillimit’’.

‘‘Para 4 viteve jam kthyer të jetoj në Prishtinë nga Tirana, në një qytet që e dua fortë, që e ka një potencial të jashtëzakonshëm i cili ka marr një kahje të gabuar në zhvillimin e vet. Është një qytet që është kryesisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbërta, kryesisht i papastër dhe jo shumë miqësor për fëmijët. Prishtinës i duhet një ndryshim radikal në kahjen e zhvillimit’’, ka thënë ajo.

Tutje, e njëjta ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë ‘‘e këtij ndryshimi’’.

‘‘Unë dua të jem pjesë e këtij ndryshimi, ndaj në vjeshtë do të garoj për kryetare të Komunës në zgjedhjet lokale 2025.  Ju ftoj të më bashkangjiteni të gjithë ju që i ndani shqetësimet e mia për qytetin dhje që keni sado pak energji që të përfshiheni në përpjekjen tonë të përbashkët për ndryshim’’, ka deklaruar ajo. /GazetaExpress

Deputetja e VV-së tall Duda Baljen: Kënd kish mujt me mësu ajo?

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, është tallur me Duda Baljen.

E pyetur për pozitën e profesoreshës në Shkup, i cili thuhet se i është ofruar në këmbim të votës, ka thënë se është kureshtare të dijë se çfarë lënde do mund të ligjëronte deputetja nga komuniteti boshnjak.

”Jam shumë kurioze me ditë çfarë lënde kish mujt me dhënë Duda Balje, jam kurioze me ditë kënd kish mujt me mësu Duda?”, shprehej ajo në Kanal10.

Policia aksion në tri rajone, kundër drogës dhe krimeve kibernetike

Policia e Kosovës ka nisur një operacion në tri rajone kundër trafikimit me substanca narkotike dhe krimeve kibernetike.

Lajmin e ka konfirmuar për Periskopin, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Pas një pune operative dhe hetimore, nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës (PK), nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor. Gjatë këtij operacioni policor janë kryer kontrolle në tri rajone të Kosovës që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të lokacioneve të ndryshme, kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike”, ka pohuar ai.

Mes tjerash, Kelani ka shtuar se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ndërsa detajet tjera do të bëhen pas kompletimit të operacionit./Periskopi

Nëse e njihni këtë person lajmërone policinë

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graçanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuar kërkohet për veprën vjedhje.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë, në të cilin janë bashkëngjitur edhe fotografitë e personit në kërkim.

 

Tërmeti tmerron – humb jetën një 14-vjeçare pas atakut të panikut, 69 persona hidhen nga lartësia

Tërmeti me magnitudë 5.8 Rihter është ndjerë fuqishëm edhe në Turqi, teksa banorët i ka zënë në gjumë, rreth orës 2 të mesnatës.

Ndërsa Greqia nuk raportoi lëndime në njerëz, në Turqi bilanci është tragjik.

Një 14 vjeçare raporton ‘Sabah’ ka humbur jetën si pasoje e një sulmi paniku gjatë tërmetit, ndërsa 69 persona kanë mbetur të plagosur, pasi janë hedhur nga lartësia për shkak të frikës.

Lëkundjet kanë qenë tepër të forta, me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe janë ndjerë kryesisht në Mugla, Izmir, Antalia, Aydın, Denizli dhe Manisa.

“Gjatë tërmetit në Fethiye, vajza jonë 14-vjeçare Afranur Günlü u dërgua në spital për shkak të një ataku paniku, por për fat të keq humbi jetën pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve. Në Muğla dhe rrethet e saj, 14 nga 69 qytetarët tanë që u hodhën nga lartësitë për shkak të panikut u trajtuan në spital. U uroj shëndet qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajt vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

Vendet që do të mbesin pa rrymë sot, thuajse tërë ditën

 

 

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës

 

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

 

 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/20kV Prishtina I do të ndërprehet:

Dalja 20 kV J01 Fushë Kosova nr 8 (kodi: 10012181) nga ora 11:00 deri 15:00

Vendet: Magjistralja Prishtinë -Fushë-Kosovë, Interexi, Universiteti AAB, Euro Medi, Al Trade Center, Shtypshkronja Dinor dhe NNT Model Sllovenia 1.

Arsyeja: Mirëmbajtja preventive, ndërrimi i kthinës J01.

2.

Nga TS 35/10kV Fushë Kosova I do të ndërprehet:

LP 20[kV] Dalja F.K. nr.10 (kodi: 10012182) nga ora 11:00 deri 15:00

Vendet: Bercom, Europrint, Semitronix, rr. Hamdi Grajqevci, objekte në rr. Dardania banesat e Tregtisë, disa objekte në rr. Enver Maloku.

Arsyeja: Mirëmbajtja preventive, ndërrimi i kthinës J01.

3.

Nga TS 35/20 kV Prishtina I do të ndërprehet:

LP 10kV J04 Dalja F.K nr 12 (kodi: 10012183) nga ora 11:00 deri 15:00

Vendet: rr Prishtinë- Fushë- Kosovë- zona industriale.

Arsyeja: Mirëmbajtja preventive, ndërrimi i kthinës J01.

4.

Nga TS 220/35/10(20)[kV] Podujeva do të ndërprehet:

LP 10kV J07 Podujeva 2 (kodi: 14000002) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Spitali, Kombinati, Bankosi dhe Sh.f. “Shaban Shala”.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i kthinave 10 [kV] në NS 10/0.4 [kV] Shtëpia e mallrave.

5.

Nga NS 35/10[kV] Mazgiti do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Lumi I Madh-Prugovc (kodi: 15019008) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Nici petroll, Te Bazeni-Halim Thaqi, Amazona, Stanovci i Ulët, Lumi i Madh -Banesat, Stanofc i Epërm, Bujaria B.M, Bakshi, Prugovc, Milloshevë te Shkolla, Hamdi Aliu Qender Rekreative Sportive Afariste,”Barileva” Sh.P.K.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Punime nga pala e tretë

1.

Nga TS 220/1[kV] Drenas do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Drenas Qendra (kodi: 16100001) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: rr.14 Qershori, rr.Feronikeli, rr.Fehmi Xheve Lladrovci, rr.Rasim Kiqina, rr.Bedri Shala, një pjesë e Drenasit – kah qendra.

Arsyeja: Krijimi i sistemit hyrje dalje sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 35/10kV Isniqi do të ndërprehet:

LP 10kV J03 Bletaria (kodi: 53057004) nga ora 09:00 deri 15:00

Vendet: Bletaria, Pushimorja e fëmijëve dhe fshati Hulaj.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave, izolatorëve, pastrimi i trasesë dhe shtrëngimi i përçuesve.

2.

Nga 110/10[kV] Peja 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV J20 Kastrati (kodi: 51000007) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Lagjja Dardania, Llozhani, Zllopeku, Poqesta, Belinca, Dobërdoli, Babiqi, Piston dhe Sedefi.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/35/10[kV] Prizreni 1 do të ndërprehet:

LP 10[kV] Bodrumi (kodi: 30000014) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Atmaxha, Nasheci I, Nasheci II, Mazrek, Kojushe, Nashec, Gurshite, Gjonaj I, Gjonaj II, Gjonaj III dhe Zym.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 35/10[kV] Kaçaniku do të ndërprehet:

Nga LP 10kV J02 Drejtimi Pylltaria (kodi: 40043004) nga ora 10:30 deri 15:00

Pa tension mbesin:

1.TS10/04kV Drenush kodi: 40043004081

2.TS10/04kV Kërbliq – Rek kodi: 40043004083

3.TS10/04kV Kërbliq – Samakov kodi: 40043004084

4.TS10/04kV Kërbliq – Leskovicë kodi: 40043004085

Vendet: Kërbliq dhe Leskovicë, Drenusha, Rakoci, Sanatoria, Llanishta, Gjurgjedelli, Runjeva, Hekurudha, Kisi dhe Lagjja e re.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV J09 Ekstra (kodi: 73000006) nga ora 11:00 deri 14:00

Vendet: rrugët: Bahri Kuqi, Shote Galica, Azem Bejta, Lutfi Musiqi, Shales, Drenicës, Adnan Shyti, Hoxhë Kadri Prishtina, 2 Maji, Osman dhe Shaban Bunjaku dhe fshati Begaj.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i kthinave 10 [kV] në NS 10/0.4 [kV] Shtëpia e mallrave

2.

Nga NS 110/10[kV ] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV J06 Novolani (kodi: 73000005) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Një pjesë e Bukoshit, Novolani, Kolla, Vërnica, Rezniku, Shallci, Druvari dhe Mihaliqi.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë, tërheqja e përçuesve, ndërrimi i izolatorëve dhe kontrollimi i trafostacionit.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/35/10[kV] Rahoveci do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Qyteti II (kodi: 82000004) nga ora 10:30 deri në orën 15:00

Vendet: rr.409 Sylejman Vokshi, rr.486 Xhelal Hajda-Toni, rr.487 UÇK-së, rr.488 Mizair Isma, rr.489 Avdullah Bugari, rr.490 Gëzim Hamza-Piktori, rr.491 Vëllezrit Frashëri, rr.492 Agom Çelaj, rr.493 Hasan Prishtina, rr.494 Bekim Sylka, rr.496 Mexhit Mustafa, rr.497 Shkelzen Krasniqi, rr.500 28 Nëntori, rr.502 Sylejman Vokshi, rr.510 Bujar Thaqi, rr.512 Ali Sokoli, rr.513 Sheh Hilmi Maliqi, rr.514 Bajram Veliu, Rr.516 Vëllezrit Frashëri, Rr.525 Kuvendi i Manastirit, Rr.526 Rifat Dina, Rr.527 Sabit Shabandula, Rr.528 Fitim e Enver Duraku, Rr.529 Ramiz e Xhevdet Krasniqi, Rr.530 Agim Kelmendi, Rr.531 Selim Berisha, Rr.532 Bekim Isma, Rr.533 Sakip Bellaga, rr.534 Viktimat e Korrikut, Rr.535 Prof.Hamdi Berisha,Rr.540 Jeton e Besim Kabashi, Rr.541 Dëshmorët e Zatriqit, Rr.542 Musë Rahoveci, Rr.544 Shkelzen e Luan Krasniqi, Rr.545 Ismail e Besim Gashi, Rr.546 Fahredin Hoxha, Rr.547 Tafil Zyberi, Rr.548 Mark Sopjani, Rr.554 Viljam Voker, Rr.555 Shkelzen Zllanoga, Rr.557 Bedri Berisha, Rr.558 Jahë Hoti, Rr.608 Hamdi Berisha, Rr.Luftëtari.

Arsyeja: Ndërprerje per siguri, Instalimi i kabllit të tensionit të mesëm të tipit XHE 48/0-A 3x1x70/16mm2, 20kV.

Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është lavdëruar me rritjen historike të pagave në sektorin privat gjatë vitit 2024, duke thënë se kjo është dëshmi e mbështetjes që qeveria e tij i ka dhënë ekonomisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një postim në rrjete sociale, Kurti tha se paga mesatare neto është rritur për 50%, ndërsa ajo bruto për 57%, krahasuar me vitin 2020. Ai theksoi se kjo është rritja më e madhe ndonjëherë brenda një viti dhe më e lartë sesa shtatë vjet të qeverisjeve të mëparshme të marra së bashku.

“Kjo rritje ka ndihmuar bizneset, punëtorët, shtetin dhe qytetarët,” tha Kurti, duke cituar të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.