‘Natën e mirë’, nëna ia bën ‘8 me 2’ Gjestit!

Pas ditëve të mbushura me koncerte, Gjesti po shijon pak kohë në vendin e tij të origjinës, fshatin Pavlan.

Ai atje është shfaqur në disponim të mirë teksa në një video thotë:

“A po don shihemi ma von’ në katun”.

 

Ky varg është marrë si ftesë për Eglin por një tjetër moment është bërë viral.

Gjesti e pyet nënën e tij se çfarë ka për të ngrënë dhe ajo i jep disa alternativa të cilat nuk i pëlqejnë.

Kur Gjesti nuk zgjodhi as suxhuk e as speca, zonja Sebahate pati veç një gjë për të thënë: “Natën e mirë”.

Momenti është bërë viral në rrjet duke risjellë shprehjen e famshme të këngëtarit përgjatë qëndrimit në Big Brother VIP. /Prive By Liberta Spahiu

 

Përfundon seanca për vrasjen e Liridonës – merret ky vendim për Naim Murselin
Ka përfunduar seanca ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve për vrasjen e Liridona Ademajt, shkruan Demos.

Trupi gjykues ka pranuar kërkesën e avokates Teuta Zhinipotoku për ekzaminim të të mbrojturit të tij, Naim Murselit.

Seanca gjyqësore e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt u caktua me 2 korrik në ora 13:10.

Në seancën e 2 korrikut pritet të dëshmojë vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj.

Gjyqi do të vazhdojë edhe në datat 9 korrik, në ora 13:10, si dhe me 14 korrik në ora 09:00.

Mes telasheve të tjera, edhe menaxheri e braktisë fituesin e “BBVK”, Drilonin

Pas zhvillimeve të fundit dhe publikimeve në media lidhur me sjelljet dhe veprimet e Drilonit, duket se Visar Braha, menaxher i fituesit te “BBVK”, është distancuar prej disa javësh.

Ai nuk ka publikuar asnjë postim në rrjetet sociale, gjë që ka ngritur dyshime për një prishje të mundshme të marrëdhënies mes tyre.

Në rrjetet sociale, ndjekësit kanë vënë re mungesën totale të reagimeve, përmendjeve apo mbështetjes nga ana e Visarit, ndryshe nga më parë kur të dy ishin shpesh të pranishëm së bashku në platformat publike.

Ky distancim i heshtur ka nxitur spekulime nëse rrugët mes Drilon Rames dhe menaxherit të tij janë ndarë, shkruan “Kosovarja”.

Nga ana e tij, Visar Braha duket i fokusuar në projekte të reja dhe deri më tani nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me situatën, duke lënë të hapur dyshimet për shkëputje në bashkëpunim.

Haxhiu flet pas takimit me presidenten, zbulon tri datat e mundshme të zgjedhjeve lokale
Ka përfunduar takimi i presidentes Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike në vend.

Në këtë takim nga radhët e Vetëvendosjes e pranishme ishte e propozuara për kryekuvendare, Albulena Haxhiu.

E pas takimit, Haxhiu deklaroi se tri datat e mundshme për zgjedhjet lokale janë 5,12 apo 19 tetor.

Duhet përkujtuar që në vendin tonë ende nuk është zgjidhur situate e krijuar pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit- e një situatë e tillë duket se do vazhdojë ende.

“Sapo përfundoi takimi i thirrur nga presidentja Osmani që kishte për qëllim konsultimin për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Në këtë takim në vend të Kurtit isha e pranishme si përfaqësuese e VV-së. Sa i përket Vetëvendosjes paraqitëm qëndrimin tonë që është me rëndësi që zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë aq më mirë. Nëse zgjedhjet shpallen nesër është mundësi edhe data 5 tetor, por edhe data 12 tetor, apo 19 tetor. Këto ishin tri datat që u përmendën më shumti. Shumica e përfaqësuesve ishin për 12 apo 19, ndonëse qëndrimin e paraqesin ata vetë”,tha Haxhiu

Detaje të reja nga aktakuza për vrasjen e Liridona Murselit: Prokuroria me prova të shumta kundër tre të akuzuarve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur një dosje të gjerë provash ndaj tre të akuzuarve – Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla – për vrasjen e rëndë në bashkëkryerje të Liridona Murselit, ngjarje që tronditi opinionin publik në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas Prokurorisë, dyshimi i bazuar ndaj të akuzuarve mbështetet në një numër të madh provash materiale, teknike dhe dëshmish personale. Ndër provat kyçe janë: një fishek që rezulton të jetë shkrepur nga arma e krimit me numër serik identifikues, raporti i autopsisë, analiza preliminare e të dhënave nga telefonat e të pandehurve, pamjet e kamerave të sigurisë nga lokacionet “Etno Kuqa” dhe pompa “Kastrati”, si dhe transaksionet bankare në Bankën Ekonomike dhe BKT.

Po ashtu, në dosje përfshihen dy CD me të dhëna nga IPKO për komunikimet telefonike të të pandehurve, dy DVD me incizime të kamerave të sigurisë dhe një tjetër nga vende të ndryshme të ngjarjes. Prokuroria përmend edhe një përgjigje nga autoritetet shtetërore suedeze që lidhet me rastin.

Një dëshmi e rëndësishme pritet të jetë ajo e Leonard Ademajt, vëllait të viktimës, i cili atë natë ndodhej në Prishtinë dhe kishte marrë fëmijët e çiftit nga i akuzuari Naim Murseli.

Prokuroria shprehet se provat janë të mjaftueshme për të bindur gjykatën dhe opinionin publik se të pandehurit janë fajtorë për krimin e rëndë.

Vetëvendosje i propozon presidentes që zgjedhjet lokale të bëhen bashkë me ato parlamentare

Albulena Haxhiu e ka konfirmuar propozimin e bërë ndaj presidentes Osmani që zgjedhjet lokale të mbahen në të njëjtën kohë me ato parlamentare.

Haxhiu ka thënë se në takim me presidenten është diskutuar edhe për ngërçin politik.

“Ideja ishte e imja. Por së pari duhet ta konstituojm kuvendin dhe më pas ta shpërndajmë para se të ecim me këto hapa” ka thënë Haxhiu./Indeksonline/

 

Tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt sillen në Gjykatë

Në Gjykatë Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur seanca e radhës për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, raporton GazetaDemos.

Tre të akuzuarit, ish-bashkëshorti Naim Murselit, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, nën rendin e forcave, e të prangosur, u sollën në Gjykatë.

Ndaj të njëjtëve Gjykata ka konfirmuar aktakuzën me të cilët dhe ngarkohen për vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023.

Liridona Ademaj u vra në hyrje të fshatit Bërrnicë të Prishtinës, teksa po kthehej në shtëpinë e saj me bashkëshortin dhe dy fëmijët, duke u qëlluar me plumb në qafë.

Pamje nga Gjykata:

Naim Murseli
Granit Plava
Kushtrim Kokalla
A po i vjen fundi bllokadës në Kuvend, Limaj tregon nëse ka marrëveshje me VV-në

Ngërçi institucional në Kuvendin e Kosovës vazhdon të jetë një ndër çështjet më të diskutuara, sidomos për pozitën e kryetarit të Kuvendit, që ende nuk është votuar. Në këtë kontekst, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar se është e nevojshme një marrëveshje politike për të zhbllokuar situatën.

Limaj ka deklaruar para mediave se pa ndonjë ndryshim konkret të rrethanave, Nisma do të vazhdojë të qëndrojë në qëndrimin e saj të deritanishëm.

“Sido që të jetë, vendi duhet me pasë një shumicë parlamentare, pavarësisht si e qysh bëhen, Nisma e ka ofru një mundësi. Ne kemi dashur që duke kujtuar situatën, nevojën e pasjes së institucioneve, duke votuar që institucionet të krijohen vetëm përmes shumicave parlamentare, duke kujtuar pozicionimin dhe vullnetin të qytetarëve, ne kemi dashur që të jemi të përgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe të japim një mundësi. Unë jam i bindur se Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet. Derisa nuk ka ndryshim të gjendjes, sjellja jonë në parlament do të jetë siç ka qenë”, ka deklaruar Limaj.

Ai ka ritheksuar se krijimi i institucioneve është urgjencë për vendin dhe se Nisma do të jetë konstruktive, por pa marrëveshje politike, vota e tyre nuk do të ndryshojë.

BIK-u jep detaje për festën e Kurban Bajramit, namazin, ligjëratën dhe pritjen për mysafirë

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban-Bajramit është të premten, më 6 qershor 2025.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban-Bajramit, do të mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Namazi i sabahut falet në orën 04:20.

Ligjëratën tematike kushtuar kësaj feste do ta mbajë dr. Besnik Llumnica – imam në Xhaminë e Bardhoshit, Komuna e Prishtinës.

Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 05:35. Namazit do t’i prijë Hetem ef. Sopjani – kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban-Bajramit – do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban-Bajramit, ditën e parë, më 6 qershor 2025, kryesia e BIK-ut, siç është traditë, organizon pritje urimi në selinë e kryesisë, nga ora 09:00 deri në orën 12:00.