Jozi ka një mesazh për futbollistin nga Kosova

Teksa në “Air Albania” po zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri – Serbi, vëmendja nuk është vetëm në fushë, por edhe në rrjetet sociale ku figura publike po reagojnë njëra pas tjetrës.

Një ndër ta është Jozi, i cili ka publikuar një foto emocionuese të futbollistit kosovar Mirlind Daku, duke shpërthyer me fjalë të ndjera.

“Do të doja të ishe nga minuta e parë në lojë Mirlind Daku, por besoj me shpirt që nëse çunat kanë nevojë, ti do futesh e do na nderosh”, ka shkruar ai në Instastory, duke e shoqëruar me mesazhin e fuqishëm: “Ne do fitojmë.”

Daku mbetet një nga më të përfolurit në këtë përballje, jo vetëm për cilësitë teknike, por edhe për simbolikën që mbart si përfaqësues i Kosovës.

Kujtojmë që ndeshja e kombëtares ndaj serbisë përfundoi pa gola, dhe Daku u ikuadrua në pjesën e dytë

Ngjarje e rëndë në Gjermani, një grua sulmon me thikë kalimtarët – vritet nga policia

Disa persona u plagosën pasi një grua i sulmoi me thikë të shtunën në mbrëmje në Mynih.

Sulmuesja ishte një grua 30-vjeçare me origjinë bullgare, e cila u qëllua nga policia dhe përfundoi në spital pak kohë më vonë.

Gruaja sulmoi kalimtarët me thikë në Theresienwiese, vendi ku mbahet Oktoberfest në vjeshtë, siç rapoton BILD.

Oficerët e policisë patrulluese e qëlluan atë dhe gruaja u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente, por ndërroi jetë nga plagët e marra.

Motivi i sulmit mbetet i paqartë.”. Policia ka thënë se “nuk ka më rrezik për qytetarët”.

Numri i të plagosurve mbetet i panjohur.

“A jemi live, Serbi…” – Në këtë link mund të shihni atmosferë e ‘zjarrtë’ në Tiranë përpara ndeshjes me Serbinë

Sot zhvillohet ndeshja e shumëpritur midis Shqipërisë dhe Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Tifozët kuqezi kanë nisur atmosferën festive që në orët e para, duke mbushur stadiumin “Air Albania” me këngë patriotike dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm.

Për të parë ‘live’ atmosferën në Tiranë, mund të klikoni videon poshtë.

Shqipëri- Serbi, tifozët Kuq e Zi, atëmosferë fantastike në Tiranë

 

Ky pritet të jetë formacioni me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë ndaj Serbisë

5-vjeçari kafshohet nga qeni

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 4 kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. A., 61 vjeç, pas incidentit ku një fëmijë 5-vjeçar u kafshua nga qeni i tij. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ali Bushi”, kur fëmija hyri në oborrin e banesës së 61-vjeçarit, shkruan Gazeta Sinjali.

I mituri ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia vazhdon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet janë referuar në Prokurori për procedim të mëtejshëm.

Ky pritet të jetë formacioni me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë ndaj Serbisë

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ndaj Serbisë në stadiumin ‘Air Albania’.

Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të ciklit kualifikues për Botërorin e vitit 2026, me Shqipërinë që deri më tani ka një bilanc prej një fitoreje dhe një humbje.

Përzgjedhësi Sylvinho do të ketë një punë të vështirë për të zgjedhur formacionin titullar.

Megjithatë, tashmë ka një ide se si pritet që Shqipëria të zbresë në fushë për këtë ndeshje tejet të rëndësishme.

Në portë pritet që të konfirmohet Thomas Strakosha, teksa vija e mbrojtjes do të përbëhet nga emra si Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj.

Në repartin e mesfushës pritet që të aktivizohen dyshja e Serie A, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani, së bashku me Qazim Laçin.

Sa i përket fazës ofanzive, Mirlind Daku me gjasë do të startojë si sulmues qendre, teksa nga krahët do të ketë ndihmën e Arbër Hoxhës dhe Armando Brojës.

Formacioni i mundshëm (4-3-3):

Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Broja, Daku, Hoxha.

Ngërçi politik në vend, nga PDK-ja dalin me një propozim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale politike në vend, duke theksuar se Kosova është duke u qeverisur nga rrjete informale të pushtetit, dhe jo nga rendi kushtetues.

Musliu ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se “inatet e tij dhe mungesa e vizionit politik” po e mbajnë peng të ardhmen e vendit. Ajo e ka cilësuar qeverisjen aktuale si të zhytur në populizëm, improvizim dhe mungesë të thellë konsensusi kombëtar.

Ajo ka propozuar krijimin e një Këshilli Ndërpartiak të Politikave Kombëtare, një forum joformal, por i strukturuar, që do të përfshinte përfaqësues nga të gjitha partitë parlamentare për të trajtuar çështje madhore si dialogu me Serbinë, reforma në drejtësi, integrimi evropian dhe arsimi.

“Në këtë kaos, shumë veta dhe shumë gjëra lulëzojnë, por vetëm qytetarët jo,” shkruan Musliu, duke shtuar se nuk është më kushtetuta ajo që udhëheq shtetin, por rrjetet informale, servilizmi dhe favorizimi.

Ajo theksoi se qëllimi i këtij Këshilli do të ishte ruajtja e kohezionit kombëtar dhe sigurimi i një rruge politike të përbashkët në temat strategjike, pa implikime financiare dhe pa cënim të qeverisjes ekzistuese.

Musliu përmbylli reagimin e saj me një thirrje për përgjegjësi qytetare dhe politike:

“Kosova nuk do të reformohet kurrë vetëm duke luajtur me slogane. Sot kemi nevojë për më pak shfaqje dhe më shumë parime.”, ja shkruar Musliu.

 

Pak para ndeshjes me serbinë, tifozat Kuq e Zi dalin me reagim

Tifozat Kuq e Zi kanë dalë me disa fotografi me mbishkrime të ndryshme para ndeshjes se sotme (e shtunë) ndaj Serbisë.

Shqipëria do të përballet ndaj Serbisë me fillim nga ora 20:45 në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Botërorin e vitit 2026.

Ndeshja që do të zhvillohet në ‘Air Albania’ ka ngjallur interesim të madh nga publiku, por aty pitet që sot të mungojnë Tifozat Kuq e Zi.

Pas një përplasje me krerët e FSHF-së sa i përket biletave të shpërndara për tifogrupet e organizuara, ata morën vendimin të mos jenë pjesëmarrës në këtë ndeshje.

“Historia nuk harrohet për një Evropian”, “Jo harresës, jo bashkëorganizimit me gjakatarin”.

“Fëmijët tanë nuk panë Evropian, panë luftë”, “Nderi nuk blihet me futboll”, “Nuk ka pajtim mbi gjakun e 13.00 shqiptarëve”, ishin fotografitë me mesazhe të cilat ata i shpërndanë në rrjetet sociale.

Kujtojmë se për këtë ndeshje janë ndërmarrë masa të rrepta sigurie dhe rreth 2000 efektivë policorë do të përkujdesen për mbarëvajtjen e rendit.

Humbje e madhe për mjekësinë lokale: Ndërron jetë Xhevat Bajraktari

Ka ndërruar jetë Xhevat Bajraktari, teknik i radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm, një profesionist i përkushtuar që për vite me radhë ka shërbyer me devotshmëri në kujdesin ndaj pacientëve.

Lajmi për vdekjen e tij ka prekur thellë kolegët, miqtë dhe familjarët, të cilët e kujtojnë si një njeri të dashur, të sjellshëm dhe të përkushtuar ndaj profesionit të tij fisnik.

Ceremonia e varrimit të të ndjerit do të mbahet sot në ora 17:00 në varrezat e fshatit Kashic, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

Bajqinovci: Jam i gatshëm të jem kandidat për kryetar të Prishtinës, i kam mbi 10 mijë vota në kryeqytet

Deputeti nga LVV, Mefail Bajqinovci, tha se është ndër deputetët më të votuar të subjektit të tij në kryeqytet dhe se ka treguar angazhim të vazhdueshëm për çështjet që prekin Prishtinën.

Prandaj, ai ka lënë të hapur mundësinë që të kandidojë për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale.

Tutje ai potencoi se kandidatura e tij do të varet nga vlerësimi i kryesisë së partisë dhe liderit të VV-së, por shtoi se është i gatshëm dhe i interesuar që të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr kryeqytetin.

“Unë është e vërtetë që i kam mbi 10 mijë vota në kryeqytet, dhe jam një prej 14 deputetëve më të votuar në LVV. Kam punu shumë në Prishtinë që të jem kritik ndaj keqqeverisjës së Përparim Ramës, ku e ka mbuluar me mbeturina dhe me gjëra të ndryshme. Nëse lideri dhe kryesia e partisë vendos që mund ti plotësoj kriteret që të jem kandidat për Prishtinë, po me kënaqësi do ta pranojna. Jam i gatshëm të jem kandidat për kryetar të Prishtinës dhe kam interes. Ka shumë emra në Prishtinë dhe të shohim tash kryesia e cila mendon më së miri se kush mund të ketë impakt që ta fitoj Prishtinën do të vendoset së bashku me liderin tonë”, tha ai për Gazeta Blic.

Gjesti surprizon ndjekësit me një foto të veçantë familjare

Në ditët e sotme, Gjesti ka ndarë një postim emocionues në Instagram që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve të tij.

Fotoja tregon momentin e gëzuar me familjen, ku ata duken të lumtur dhe të bashkuar. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të treguar rëndësinë e lidhjeve familjare në jetën e tij, sidomos në këtë festë të shenjtë të Kurban Bajramit.

Pas suksesit të tij në Big Brother VIP, Gjesti ka fituar zemrat e shumë fansave që e ndjekin çdo hap në jetën e tij. Ai është bërë një emër i njohur në Kosovë dhe Shqipëri, duke sjellë ndjeshmëri dhe autenticitet në çdo postim.

Ky moment familjar tregon se, përkundër fame dhe lajmeve, ai mbetet i lidhur me rrënjët e tij. Në një kohë kur shumë figura publike mund të humbin kontakton me realitetin, Gjesti duket se e ka të qartë vlerën e ngjyrave të jetës.

Prania e prindërve dhe të afërmve tregon mbështetje të fortë, e cila është shpesh thelbësore për të përballuar presionin e fame. Ndaj, kjo foto është më shumë se një thjeshtë imazh; është një mesazh për dashuri, fortësi dhe përkushtim ndaj familjes që ai e thekson nëpërmjet fjalëve të bukura të urimeve për festë.

Për më tepër, gjithçka rreth tij rreth fluturave dhe thashethemeve siguron që Gjesti mbetet në qendër të vëmendjes, kryesisht për energjinë e tij pozitive dhe qeshjen e tij të veçantë.

Image