Së fundmi Vesa Vllasaliu ka qenë shumë e pranishme në mediat rozë, kryesisht për shkak të romancës së saj me futbollistin e kombëtares Mirlind Daku.
Ajo nuk ka ngurruar të ndajë herë pas here detaje që vërtetojnë lidhjen e tyre, shkruan “Kosovarja.
Por kësaj here, Vesa ka bërë një gjest që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ajo ka vendosur numrin e fanellës së Mirlindit në dizajnin e thonjve të saj, një veprim i veçantë dhe plot simbolikë që tregon dashurinë dhe përkushtimin e saj ndaj partnerit.
Ky detaj i vogël, por shumë domethënës, është komentuar gjerësisht në rrjetet social.
“Jemi gati t’i japim tre votat tona për në Kuvend dhe jo t’i kërkojmë vend në qeveri Kurtit.” Kështu shprehet në një intervistë në Ditarin e Kosovës në A2 CNN kryetari i Partisë Nisma, Fatmir Limaj, transmeton Insajderi.
Pas më shumë se 4 muajsh bllokim politik, më në fund duket se kriza mund të ketë një zgjidhje. Sipas Limajt, zgjidhja është te vullneti politik, dhe aspak te Kushtetuta, te Gjykata, apo — aq më pak — te presidentja.
Frika e Limajt shkon përtej partive dhe llogarive meskine të secilës prej tyre, sidomos atyre në opozitë. Llogari, të cilat Kosova nuk ka luksin t’i bëjë, sipas tij, pasi ende është një demokraci e pa rrumbullakosur.
“Ndërkohë që ne merremi me këto llogari, gjeopolitika ndryshon dhe mund të humbasim shumë çështje, në dëm të Kosovës,” thekson Limaj.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme ai nuk i sheh si alternativë; madje këtë ide e quan “një shaka që është bërë te presidentja.”
Analisti politik Imer Mushkolaj ka vlerësuar se skena politike në Kosovë pritet të pësojë ndryshime të mëdha në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të reja, me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) që sipas tij pritet të dalë fituese, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje (VV) do të humbasë avantazhin aktual.
“Fillimisht, NISMA Social Demokrate do të vendosë interesin partiak mbi gjithçka dhe do të hyjë në qeveri. NISMA dhe AAK-ja janë humbëset më të mëdha të zgjedhjeve dhe nuk mund të shkojnë në një koalicion parazgjedhor pas gjithë kësaj situate,” tha Mushkolaj në DebatPlus.
Sipas tij, lideri i Nismës, Fatmir Limaj, do të pranojë të bëhet pjesë e qeverisë dhe do të japë votën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke kontribuar në formimin e një shumice të re.
Mushkolaj u ndal edhe te pozita e Lëvizjes Vetëvendosje në rast të zgjedhjeve të reja.
Ai theksoi se kjo parti nuk do të arrijë të mbajë epërsinë që kishte në zgjedhjet e kaluara.
“LVV do t’i fajësojë të tjerët për situatën e krijuar, por partia që del e para në zgjedhje duhet të bëjë koalicion për formimin e qeverisë. Pse duhet të viktimizohet sërish me narrativën ‘unë desha, por ata s’pranuan’? Në këtë rast, Vetëvendosja nuk do të arrijë t’i fitojë zgjedhjet nëse shkohet në to,” u shpreh ai.
Në këtë kontekst, Mushkolaj parashikon që PDK-ja të dalë fituese në zgjedhjet e reja.
Duke komentuar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ai tha se kjo parti po kalon një periudhë të paqartë.
“LDK-ja fillimisht kërkoi qeveri tranzitore, pastaj qeveri uniteti. Tani është në një situatë të paqartë — as me Sheher, as me Barilevë. Nuk po do të hyjë në qeveri. Një situatë e çuditshme dhe aspak e favorshme për LDK-në,” përfundoi Mushkolaj.
Avokati Arianit Koci, ka bërë të ditur se Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale, i është caktuar masa e paraburgimit njëmujor në Serbi.
Koci këtë e ka quajtur vendim të padrejtë e të motivuar politikisht pa asnjë provë faktike.
“Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative (NJSO), pas dy ditësh ndalimi, sot i është caktuar masa e paraburgimit njëmujor në Serbi. Ky vendim është i padrejtë, i motivuar politikisht dhe pa asnjë provë apo bazë faktike”.
“Kërkoj angazhim të drejtpërdrejtë të shtetit të Kosovës – jo vetëm nga Ministria e Jashtme dhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd – por edhe reagim të qartë dhe publik nga Kryeministri dhe Presidentja e vendit.Sepse asnjë qytetar i këtij vendi nuk guxon të lihet vetëm, kur përsekutohet padrejtësisht. Punën që nuk po e bën shtetit i Kosovës – po më duhet ta bëj une. P.S. Nesër nisem drejt Suboticës”, ka shkruar Koci.
Shqipe Hysenaj, ish-finalistja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, që së fundmi u pa si opinioniste në “Fan Club”-in e Big Brother VIP Albania, po shijon verën me kohë me të lirë.
Por menjëherë pas mbylljes së këtij kapitulli, nuk kanë munguar spekulimet për jetën e saj private. Në një pyetje anonime në Instagram përmes platformës NGL, dikush i shkruan: “Kam marrë vesh që je në lidhje…”, duke e ngacmuar për një romancë të mundshme.
Reagimi i Shqipes ishte i prerë dhe me humor:
“Ma thuaj dhe mua kur ta gjesh me kë?!”, ka shkruar ajo, duke hedhur poshtë çdo thashethem për një lidhje dashurie aktuale.
Duket se Shqipja po zgjedh të fokusohet tek vetja dhe projekte të reja, ndërsa fansat vazhdojnë të jenë kuriozë për çdo hap të saj si në ekran, ashtu edhe jashtë tij.
Pas dy ditësh heshtje në rrjetet sociale dhe shumë zhurmë nga publiku, Egli ka thyer më në fund heshtjen, duke reaguar për herë të parë pas veprimit të Fifit që hoqi nga YouTube dy këngët e tyre të përbashkëta, “Shuj Shuj” dhe “Ku je nis”.
Në një status të gjatë dhe të matur, Egli sqaron se nuk ka asnjë përgjegjësi mbi këto projekte, pasi – siç thotë vetë – ka qenë thjesht e ftuar në këngë, ashtu si DJ Gimi-O, dhe nuk është autore apo poseduesja ligjore e tyre.
> “Kënga është hequr për 2 ditë nga platforma YouTube, në vendim të autores për shkaqe të sajat, ndaj edhe nuk kam bërë asnjë ndërhyrje apo reagim, pasi nuk janë materiale të miat”, thekson Egli.
Me shumë kujdes dhe elegancë, këngëtarja i lë topin te Fifi, duke treguar se nuk ka qenë në dorën e saj as vendimi për fshirjen, e as rikthimi i tyre. Por ajo gjithashtu shpreh vlerësim për publikun që e ka përkrahur dhe shton se për hir të dashurisë së fansave, ajo është dakord që këngët të rikthehen, “në aq vendim sa më takon”.
Por pjesa më interesante mbetet fundi i reagimit të saj, ku ajo konfirmon një shkëputje të qartë dhe të qëllimshme nga Fifi, në aspektin profesional:
> “Kam vendosur me shumë respekt reciprok me Fifin, të shohim në një spekter më të gjerë, në mënyrë që asnjëra palë të mos ndikojë tek tjetra, për sa kohë të dyja i përkasim të njëjtës fushë, këndimit.”
Në përfundim, Egli premton rikthim me projekte të reja muzikore dhe shumë surpriza gjatë këtij muaji, duke i falënderuar fansat për dashurinë e pandalshme.
Drama vazhdon, por Egli të paktën për momentin – e mban tonin të qetë dhe diplomatik. Tani topi është tërësisht në fushën e Fifit.
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë sot ka mbajtur takim me struktura, ku të pranishëm ishin deputetët nga ky qytet, Armend Muja, Arjeta Fejza dhe Agim Bahtiri.
Edhe pse ishte pritur që në takim të jetë prezent edhe Albin Kurti, ai nuk mori pjesë, ani pse rreth dy orë para këtij takimi të VV-së ai ka vizituar Komunën e Mitrovicës, ku është pritur nga kryetari Bedri Hamza e Nënkryetari Arian Tahiri.
Mosprezenca e kryetarit të LVV-së në këtë takim, ka reflektuar atmosferë jo të këndshme, pasi që një pjesë e strukturës ka pritur që sot aty të zyrtarizohet edhe kandidati i kësaj partie për kryetar komune në zgjedhjet e tetorit.
Veriu.info mëson se bojkoti që Kurti i ka bërë këtij takimi të strukturave të LVV-së në momentet e fundit, lidhet me faktin se një pjesë e konsiderueshme e LVV-së në Mitrovicë nuk po e mbështet kandidaturën eventuale të Faton Pecit për kryetar komune.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se figura kyçe brenda LVV-së në Mitrovicë që po e kundërshtojnë kandidaturën e Pecit të GUXO-s në siglën e LVV, ka të bëjë me faktin se kjo parti edhe në dy palë zgjedhjet e kaluara kishte kandiduar për kryetar komune persona që nuk kishin të kaluar të gjatë me këtë parti.
Fjala është për Fehmi Feratin në zgjedhjet e vitit 2017 dhe Agim Bahtirin në zgjedhjet e vitit 2021, i cili dy herë ishte zgjedhur kryetar komune nga AKR-ja e Behgjet Pacollit, por që duke e parë që kjo parti po dobësohej shumë, kishte vendosur të aderoj në LVV në këmbim të kandidaturës për kryetar komune.
Veriu.info mëson se në takimin e sotëm të LVV në Mitrovicë nuk është përmendur asnjë emër për kandidat, por që seriozisht po shqyrtohen edhe kandidaturat e deputetit dhe kryetarit të LVV-së në Mitrovicë, Armend Muja dhe ajo e njërit prej biznesmenëve më të shquar në rangë vendi nga Mitrovica, emrin e të cilit nuk po e publikojmë deri të marrim një prononcim nga ai.
Policia e Kosovës i ka shqiptuar një tiketë aktivistit serb Stefan Veljkoviq në veri, pasi ky i fundit refuzoi të zbatojë urdhrin policor gjatë aktivitetit të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi për Kohën, se Veljkoviq ka pranuar trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.
Veljkoviq u përplas fizikisht me mbrojtjen e ministrit dhe mbante me vete një bilbil si shenjë proteste civile ndaj politikave që, sipas tij, po shtypin komunitetin serb në veri të Mitrovicës. Ai deklaroi se u godit dhe iu dëmtua bluza nga pjesëtarë të Policisë në rroba civile, ndërsa gjithë ngjarja u regjistrua me telefon.
Aktivisti tha se protesta ishte kundër konfiskimit të pronave dhe trajtimit të padrejtë që sipas tij po ushtrohet ndaj serbëve nga autoritetet kosovare.
“Qytetarët na informuan se Kurti, Sveçla dhe Gazmend Hoxha (drejtor i Policisë së Kosovës) erdhën për t’u mburrur në veri të Mitrovicës, derisa po zbatohen politika antiserbe. Apartamente, shtëpi dhe toka po konfiskohen, njerëzit po shtypen, fëmijët po mbahen në paraburgim. Erdha me një bilbil si shenjë proteste civile”, ka deklaruar ai.
“Më goditën në kokë, më grisën bluzën, më goditën në dhëmb dhe në nofull. Gjithçka u regjistrua në telefonin tim”, ka shtuar ai për mediumin Kossev.
Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë ka vendosur të vazhdojë paraburgimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të çështjes që lidhet me akuzat për pengim të drejtësisë.
Vendimi është marrë nga gjykatësja paraprake Marjorie Masselot, e cila theksoi se rreziqet për arratisje, pengim të drejtësisë dhe kryerje të veprave të tjera penale mbeten të pranishme.
Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i arsyeshëm se Thaçi ka kryer veprat penale të shpalljes së sekretit zyrtar, fyerjes ndaj gjykatës dhe pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre.
Akuzat burojnë nga hetimet që lidhen me procesin tjetër gjyqësor në të cilin Thaçi po përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Gjykata e bazoi vendimin e saj në disa faktorë, përfshirë mundësinë që Thaçi të ndikojë te dëshmitarët ose të pengojë procedurat gjyqësore.
Në arsyetimin e saj, gjykatësja theksoi se Thaçi ka pasur rol udhëheqës në grupe që kanë synuar të ndikonin te dëshmitarët përmes shpërndarjes së informacionit të ndaluar dhe ofrimit të përfitimeve për të ndryshuar deklaratat.
Gjithashtu, gjykata nënvizoi se masat e sigurisë në ambientet e paraburgimit të Gjykatës Speciale janë më të sigurta për të parandaluar komunikimet e paautorizuara dhe ndikimet e mundshme ndaj procesit gjyqësor.
Përveç kësaj, Gjykata konfirmoi se procesi gjyqësor po ecën përpara me ritëm të kënaqshëm, ndërsa mbrojtja ka dorëzuar mocionet paraprake dhe prokuroria ka përfunduar pjesën më të madhe të dorëzimit të provave.
Gjykata i ka dhënë afat Thaçit që, nëse dëshiron, të paraqesë parashtresat e tij lidhur me shqyrtimin e radhës të paraburgimit deri më 27 qershor 2025. Në rast se nuk dorëzon parashtresa, Prokuroria Speciale duhet të bëjë paraqitjet e saj deri më 7 korrik 2025.
Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që Faton Peci të jetë kandidati i saj për kryetar të Komunës së Mitrovicës.
Albin Kurti ka vendosur për Faton Pecin që ta fus në garë për Mitrovicë dhe se vendimi po u kumtohet edhe asamblistëve dhe zyrtarëve të tjerë të partisë në Mitrovicë, në takimin që ka nisur në ora 16:00 në një lokal tek Liqeni, raporton “Jepi zë”.
Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga partia, por pritet që emri i Pecit të formalizohet së shpejti.