Xheneta përmend ngjarjen me Lumbardhin, Kader bën veprimin e papritur në emision

Një debat i papritur ka sjellë tension në studion e “E Diell”, ku e ftuar ishte Kader Kicaj. E pyetur për jetën personale, Kaderi tregoi se aktualisht nuk është në një lidhje:

“Jam shumë mirë, jam në paqe, jam single,” u shpreh ajo me qetësi.

Por atmosfera ndryshoi kur Xheneta, e pranishme gjithashtu në panel, solli në vëmendje emrin e ish-partnerit të Kaderit, Lumbardhit, një emër që u bë i njohur për publikun nga “Big Brother VIP Kosova”.

Sipas Xhenetës, pas daljes nga formati, ajo është kontaktuar në rrjete sociale nga disa ish-banorë, përfshirë edhe Lumbardhin. “Jashtë Big-ut kishin dalë llafe se jam ngacmuar me të që s’është e vërtetë. Më ka bërë follow dhe më ka ngacmuar, por unë e refuzova nga respekti për Kaderin,” u shpreh ajo, duke theksuar se mes tyre nuk kishte pasur asnjë lloj afrimiteti më parë.

Deklarata e saj nuk u prit mirë nga Kaderi, e cila u duk e mërzitur dhe kërkoi të mbyllte menjëherë diskutimin:

“A ka mundësi ta ndërpresim këtu këtë muhabet? Nuk kam ardhur të flas për ex-at,” tha ajo me ton serioz, përpara se të largohej nga studio.

Aksidenti ndodhi në orën 05:00, policia u njoftua në orën 13:15- Çka dihet deri më tani për vdekjen e të riut

Policia e Kosovës ka thënë se në bazë të hetimeve fillestare, Ideal Halabaku, 26-vjeçari që u vetaksidentua në autostradën “Arben Xhaferi”, s’e kishte humbur jetën për shkak të aksidentit.

Në njoftimin e Policisë u bë e ditur se tashmë i ndjeri ishte aksidentuar rreth orës 05:00, ku kishte rënë nga Ura e Kaçanikut në autostradë, ndërsa tek në ora 13:15 ishte lajmëruar Policia nga një qytetar, shkruan Insajderi.

Më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15, jemi njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç. Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut“, u tha në njoftimin e policisë

Tutje, policia bëri të ditur se hetuesit e trafikut kanë konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit.

Policia ka bërë të ditur se do të japë informacione shtesë pas ekzaminimit të nevojshëm nga hetuesit rajonalë.

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim kanë ndihmuar në tërheqjen e trupit nga vendi ku ka rënë tashmë i ndjeri.

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se ka përfunduar operacioni emergjent në Komunën e Kaçanikut, ku për fat të keq një person ka humbur jetën. Ekipet tona kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë në bashkëpunim me autoritetet përkatëse“, u tha në njoftimin e tyre.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili e cilësoi vdekjen e të riut si vdekje tragjike dhe u shprehu ngushëllime familjarëve.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas pikëllim të madh tek familja, miqtë dhe te e gjithë shoqëria jonë”, tha Sokol Haliti.