Nëna e Ghetto Geasyt ndalohet nga Policia për keqpërdorim në Ministrinë e Infrastrukturës

Policia e Kosovës sot në mëngjes ka realizuar një operacion në Ministrinë e Infrastrukturës, ku ka hetuar disa persona nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, shkruan Insajderi.

Siç raportoi sinjali me burime se zyrtaret e arrestuara janë: Florije Selimi, Edila Gosalci dhe Vjollca Visha.

Ndërkohë njëra ndër të ndaluarat nga policia, Florije Selimi zyrtare në këtë Ministri është njëherish edhe nëna e reperit kosovar Getoar Selimi, i njohur si Ghetto Geasy.


Florije Selimi është mjaft aktive në rrjetin e saj social Facebook.

Madje ajo ka publikuar foto edhe gjatë kohës kur kishte dalur në terren për inspektim të patentë shoferëve.

Arrestimi i tyre është bërë pas veprimeve të koordinuara nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, ndërsa dyshimet që rëndojnë mbi to lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe veprime që mund të kenë dëmtuar interesin publik në kuadër të projekteve të infrastrukturës.

Hetimet janë në fazën e grumbullimit të provave.

Këto janë tri zyrtaret e Ministrisë së Infrastrukturës të ndaluara nga Policia – Njëra prej tyre, nëna e reperit të njohur

Janë siguruar emrat e tri zyrtareve të Ministrisë së Infrastrukturës që janë ndaluar deri më tani nga Policia e Kosovës, si pjesë e hetimeve që lidhen me dyshimet për shkelje të rënda ligjore.

Burime të besueshme të Sinjalit konfirmojnë se të ndaluarat janë: Florije Selimi – zyrtare në MI, njëherësh nëna e reperit Getoar Selimi, Edila Gosalci dhe Vjollca Visha.

Arrestimi i tyre është bërë pas veprimeve të koordinuara nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, ndërsa dyshimet që rëndojnë mbi to lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe veprime që mund të kenë dëmtuar interesin publik në kuadër të projekteve të infrastrukturës.

Hetimet janë në fazën e grumbullimit të provave, ndërsa pritet të ketë edhe ndalim të zyrtarëve të tjerë brenda ditëve në vijim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

“Paradite akuza për bashkëpunim me Listën Serbe, pasdite letër për bashkëpunim”, Abixhiku për Kurtin: Me mua s’i funksionon

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj, Albin Kurti, s’mund t’i funksionojë mënyra e veprimit politik, ku para dite e akuzon LDK-në për bashkëpunim me Listën Serbe dhe pasdite dërgon letër për bashkëpunim për koalicion, shkruan Gazeta Express.

Abdixhiku ka thënë se kjo ka mundur t’i funksionojë në të kaluarën, por jo më.

“S’mund të operosh me idenë që akuzon të tjerët, deri në bashkëpunim me Listën Serbe dhe në mbrëmje dërgon letër për bashkëpunim. Kështu s’ndodh politika. Mund t’i ketë funksionuar në të kaluarën, por me mua s’i funksionon, as atij as askujt”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka thënë se asnjë prej partive tjera si funksionon kjo logjikë politike në raport me LDK-në.

Shihni reagimin e Sveçlës kur pyetet për trafikantin e dyshuar të drogës: “Edhe… çka?”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svçela e ka krahasuar fotografinë që e shfaq atë në shoqërinë e Shemsi Bahtirit, të arrestuarit për trafikim droge, me dhjetëra mijëra fotografi të tjera të cilat i realizojnë “qytetarët e zakonshëm dhe aktivistët” me të.

Në një intervistë në RTK të mërkurën, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme tha se Bahtiri, i arrestuar për trafikim të narkotikëve javën e kaluar, nuk ka lidhje me qeverisjen.

“Edhe.. çka”, tha Sveçla në përgjigje ndaj pyetjes së gazetarit. “Pse qeverisje? Çka ka [lidhje] ai me qeverisjen?”.

“Shumë në rregull pyetje juaj. Po edhe unë ua kthej pyetjen me një pyetje tjetër: Çka ka të bëjë ai me qeverisjen?”, pyeti Sveçla, gazetarin, raporton Paparaci.

Sipas Sveçlës, fotografia nuk tregon asgjë më shumë sesa dhjetëra tjera fotografi që ai i ka të realizuara me njerëz të tjerë.

“Unë kam fotografi me dhjetëra mijëra aktivistë. Sot ishte në tri katër aktivitete dhe kam bërë bërë dhjetëra fotografi të cilat i bëjnë qytetarët e zakonshëm dhe aktivistët. Ne nuk po themi që ai nuk ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nëpër aktivitetet e ndryshme…”, u përgjigj Sveçla.

Ndërkaq, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ndërhyu duke sqaruar se Vetëvendosje ka ndërmarrë masa ndaj aktivistit Shemsi Bahtiri.

Kurti vendos lule te varri i Rugovës: Shënojmë gëzimin për çlirim dhe kujtesën për sakrificën

Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, bënë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në lagjen Velania të Prishtinës.

Kurti tha se Rugova ishte një figurë kyçe për unitetin e popullit dhe për ta bërë çështjen e Kosovës të njohur në botë.

“Duke vënë lule të freskëta te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, një kontribuues i madh për unitetin e popullit dhe për ndërkombëtarizimin e Kosovës dhe çështjes kombëtare në përgjithësi gjatë gjithë viteve të 90-ta dhe më pas presidentit të parë të Kosovës, pas do të vazhdojmë edhe te varri i simbolit të rezistencës, Mandeles së Shqiptarisë dhe Europës, Adem Demaçi, për të vijuar me kompleksin Adem Jashari”, tha ai.

Kurti shtoi se me këto vizita shënohet “gëzimi për çlirim” por edhe kujtesa për ata që punuan dhe sakrifikuan për Kosovën e sotme.

“Shënojmë kësisoj edhe gëzimin tonë për çlirim, por edhe kujtesën tonë për ata që punuan dhe sakrifikuan për shtetin që e ndërtojmë dhe e zhvillojmë sot”, tha Kurti për gazetarët.

Pas deklaratës, Kurti nuk pranoi pyetje të gazetarëve.

Gjykata Speciale merr një vendim për Jakup Krasniqin

Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm Jakup Krasniqit. Në dokumentin të cilin e ka parë Nacionale, zbulohen arsyet pse gjyqtarët e Speciales e kanë refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm. Aty përmenden tendencat për frikësimin e dëshmitarëve, pavarësisht se dëshmitarët e Prokurorisë kanë përfunduar. Jakup Krasniqi thuhet se mund të ndikojë edhe në dëshmitarët e mbrojtjes. Përmendet edhe postimi kundër Shkëlzen Gashit.

Jakup Krasniqi mund të ndikojë edhe në dëshmitarët e mbrojtjes. Ky është veç njëri prej konstatimeve që kanë nxjerr gjyqtarët e Gjykatës Speciale, duke vendosur t’ia refuzojnë kërkesën për lirim të përkohshëm nga paraburgimi.

Në parashtresën që e ka parë Nacionale, gjyqtarët kanë pranuar se rreziku i arratisjes nuk ekziston. Megjithatë, ata kanë theksuar se Jakup Krasniqi ka tendencë t’i frikësojë dëshmitarët. Edhe pse dëshmitarët kanë përfunduar, gjyqtarët e vënë theksin te dëshmitarët e avokatit të viktimave, madje edhe të vetë mbrojtjes së krerëve të UÇK-së.

“Në rrethanat aktuale, Paneli vëren se ZPS-ja mbështetet në argumente ligjore të cilat, megjithatë, nuk mbështeten nga prova konkrete për të treguar se çdo vendim i Panelit mbi aplikimet sipas Rregullës 130 do ta shtynte Z. Krasniqi të arratisej. Për të njëjtat arsye, duke marrë parasysh parashtrimet e Mbrojtjes së Krasniqit në lidhje me rrethanat personale dhe familjare të Z. Krasniqi, Paneli është i mendimit se, në këtë pikë, nuk ka nevojë t’i shqyrtojë ato në kontekstin e rrezikut të arratisjes, pasi Paneli tashmë ka vërtetuar se nuk ka mundësi mjaftueshëm reale që Z. Krasniqi të arratiset”, thuhet në vendim.

Arsyeja kryesore mbi të cilën Jakup Krasniqit i është vazhduar paraburgimi, është pengimi i procedurave. Për gjyqtarët e Speciales, nuk ka rëndësi pse dëshmitarët e Prokurorisë kanë përfunduar. Ata ia kanë kujtuar Krasniqit deklaratat kundër Dhomave të Specializuara, kundër Shkëlzen Gashin të cilin e pat quajtur “kolaboracionist”, dhe faktin që Krasniqi ka informacione konfidenciale. Sipas gjyqtarëve,

“Për më tepër, Paneli nuk dha asnjë përfundim se përfundimi i çështjes së ZPS-së do të përjashtonte rrezikun e pengimit. Në këtë drejtim, Paneli konsideron se Mbrojtësi i Viktimave do të paraqesë një listë të dëshmitarëve të mundshëm për çështjen e tij deri më 28 maj 2025 dhe se Mbrojtësi i Viktimave është udhëzuar të jetë gati për të paraqitur çështjen e tij në korrik 2025. Z. Krasniqi në fund të fundit, brenda një kohe të shkurtër, do të ekspozohet ndaj informacionit të ndjeshëm në lidhje me emrat dhe të dhënat personale të dëshmitarëve, dhe deklaratave të viktimave ose informacionit plotësues mbi dëmin që pretendohet se kanë pësuar shumë viktima. Paneli konsideron se arsyetimi që aplikoi në lidhje me dëshmitarët e ZPS-së vlen njësoj edhe për dëshmitarët që do të thirren nga Mbrojtësi i Viktimave”, thuhet në vendim.

Gjyqtarët e Speciales kanë dhënë një argument të çuditshëm. Ata kanë konstatuar se Jakup Krasniqi mund të ndikojë në dëshmitarët e mbrojtjes.

“Paneli në shumë raste ka kujtuar se për shkak të klimës së përgjithshme të frikësimit të dëshmitarëve dhe viktimave që mbizotëron në Kosovë, viktimat dhe dëshmitarët që marrin pjesë në procedura janë veçanërisht të prekshëm. Në këtë kontekst, Paneli gjen disa merita, megjithëse të kufizuara, në pohimin e ZPS-së se lirimi i përkohshëm i z. Krasniqi në Kosovë mund të ketë një efekt frenues në gatishmërinë e viktimave dhe/ose dëshmitarëve të mundshëm për të marrë pjesë në procedura.9 Paneli gjithashtu konsideron se kjo do të rriste rrezikun që informacioni i ndjeshëm që lidhet me dëshmitarët të bëhet i njohur për anëtarët e publikut para se dëshmitarët në fjalë të japin dëshmi. Paneli gjithashtu vëren se rreziku i ndërhyrjes ekziston edhe në lidhje me dëshmitarët që Mbrojtja mund të zgjedhë të thërrasë”, thuhet më tutje.

“Përveç kësaj, rreziku i ndërhyrjes që paraburgimi synon të parandalojë nuk kufizohet vetëm në përpjekjet për të zbatuar një version të caktuar të ngjarjeve; ai gjithashtu përfshin, për shembull: (i) çdo përpjekje për t’u hakmarrë ndaj dëshmitarëve që kanë dëshmuar në këto procedura; (ii) përpjekjet për të nxitur një dëshmitar të tërheqë dëshminë; dhe (iii) përpjekjet për të ndërhyrë te dëshmitarët në procedurat paralele. Lidhur me këtë pikë të fundit, Paneli vëren se procedurat në lidhje me pretendimet për ndërhyrje në rastin aktual janë duke vazhduar”, thuhet më tutje.

Gjyqtarët kanë rrëzuar ankesën e mbrojtjes edhe për postimin që Krasniqi e kishte bërë kundër Shkëlzen Gashit.

“Është e rëndësishme të theksohet se këto konsiderata duhet të peshohen në sfondin e klimës së përgjithshme të ndërhyrjes së dëshmitarëve që vazhdon në Kosovë në lidhje me këtë rast dhe të tjera para Gjykatës së Lartë. 99 Për arsye të ngjashme, Paneli gjithashtu hedh poshtë argumentin e Mbrojtjes së Krasniqit se gjetjet e Panelit, për aq sa ato lidhen me deklaratat e tij publike nga viti 2020, datojnë para arrestimit të tij dhe se nuk ka pasur ndonjë sjellje tjetër të tillë që atëherë”, thuhet në vendim.

“Paneli kujton se vazhdon të ekzistojë rreziku që z. Krasniqi të pengojë procedurat. 106 Prandaj, Paneli është i bindur se nuk kanë lindur rrethana të reja që nga shqyrtimi i fundit i paraburgimit ose si rezultat i fazës aktuale të procedurave që do të justifikonin një gjetje të ndryshme në lidhje me këtë çështje. Paneli thekson më tej faktin se gjykimi është duke vazhduar dhe se çdo rrezik i kryerjes së mëtejshme të krimeve duhet të shmanget”, kanë vendosur gjyqtarët.

“Paneli arrin në përfundimin se, në këtë kohë, duke përfshirë edhe në dritën e fazës së re të procedurave, vazhdon të ketë informacion të pamjaftueshëm para tij që justifikon një gjetje se z. Krasniqi mund t’i ikë drejtësisë. Megjithatë, Paneli nuk është i bindur se faza aktuale e procedurave justifikon një përmbysje të gjetjeve të mëparshme të Panelit se ekziston rreziku që Z. Krasniqi të pengojë përparimin e procedurave të Gjykatës së Lartë ose të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast. Paneli do të vlerësojë më poshtë nëse këto rreziqe mund të adresohen në mënyrë adekuate nga ndonjë kusht për lirimin e Z. Krasniqi”, përfundon vendimi.

Fansat alarmohen, Gjestit i ndodh e papritura

Një pjesë e madhe e këngëve të dikurshme të Gjestit janë zhdukur nga rrjetet sociale, konkretisht nga platforma Youtube.

Detaji i ka rënë në sy fansave të tij.

Bëhet fjalë për hitet: “Katile”, “Idiote”, “U halite”, “Pandemia” e të tjera që nuk gjenden më në Youtube.

Këngët janë nga periudha e menaxhimit të Gjestit nga menaxheri Samed Potera, me të cilin ishte dakorduar t’ia lë këngët në kanal kur shkëputi kontratën.

 

Megjithatë, Prive By Liberta Spahiu mëson se këngët nuk janë fshirë por kanali është hakuar.

Aktualisht po bëhen përpjekje për t’i kthyer kanalet ku kanë qenë këto këngë të ngarkuara teksa nuk dihet se kush qëndron prapa hakimit të tyre.

A është kjo një betejë në heshtje për hitet e dikurshme që kanë bërë namin e rrjedhimisht po gjenerojnë fitime sidomos nga Big Brother VIP Albania e këtej?

Ministri i Kurtit feston duke i ngritur tre gishtat, dalin fotografitë nga ndeja

Një ndejë private në Shtërpcë, javën që shkoi, ku i pranishëm ishte edhe Nenad Rashiq, u manifestua me ngritjen e tre gishtave gjatë pozimit për fotografi. Veprimin me simbolin “problematik” serb e bëri edhe vetë Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë në detyrë Kurti II.

Fotografinë e Ministrit në detyrë, Nanad Rashiq, ku ai shihet bashkë me një person tjetër duke i ngritur tre gishta.

Fotoja në fjalë ishte publikuar në rrjetet sociale, por më pas “u zhduk”.

Bazuar në fotografitë tjera të publikuara në Facebook, festa me mish e raki ku u shkrep edhe kjo me Rashiqin me tre gishtat lart, u zhvillua më 5 qershor 2025, në një ndejë në një restorant në Shtërpcë.

Ministri serb i Qeverisë në detyrë Kurti të enjten është ballafaquar në oborrin e Kuvendit të Kosovës me fotografinë e tij, nga gazetarja e gazetës online Reporteri.net, Leonora Kolukaj.

“I fesë”, u përgjigj Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq.

“Pse është fshi pra prej Facebook-u kjo fotografi?”, e pyet më tej gazetarja.

“Po konsideroj se keni shumë pyetje më të mira se kjo… Konsideroj se pyetje…”, tha Rashiq duke ndërprerë në gjysmë fjalinë e tij, derisa po hiqte xhaketën dhe po largohej në drejtim të veturës së tij dhe po ndiqej nga gazetarja.

“Kallxoma veç kuptimin”, insiston gazetarja.

“Feja. Tre gishta është feja. Kaloni mirë”, përfundon bisedën ministri në detyrë, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, derisa futet në veturën e tij për tu larguar nga oborri i Kuvendit, pas përfundimit të tentativës së 30 për konstituimin e legjislatures së re.

Simboli i tre gishtave të ngritur – zakonisht gishti tregues, gishti i mesëm dhe gishti i madh – është një gjest i njohur në kulturën serbe dhe ka kuptime të ndryshme në kontekste të ndryshme, si historike, fetare dhe politike.

Ndonëse në gjenezë ka qenë gjest që lidhet me besimin ortodoks dhe simbolizonte “Trininë e Shenjtë” (Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë), gjatë viteve ’90, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, kuptimi i këtij simboli ndërroi rrënjësisht dhe mori konotacion të rrezikshëm nacionalist, politik e shovinist.

Simboli i tre gishtave u përdor gjatë fushatave nacionaliste serbe, veçanërisht nga forcat ushtarake dhe paramilitare gjatë luftës në Kosovë dhe Bosnje, duke u shndërruar në simbol të nacionalizmit serb dhe shpesh u perceptua si provokim nga shqiptarët, kroatët, boshnjakët dhe të tjerë që vuajtën nga agresioni serb në rajon.

Në këtë kontekst, “tre gishtat lart” nuk ishin më simbol i besimit, por shprehje krenarie etnike apo dominimi, madje edhe urrejtjeje ose përçmimi ndaj popujve të tjerë në Ballkan.

Për më tepër edhe politikanë serbë, si krimineli serb i dënuar nga Haga, Vojislav Sheshel jo rrallë herë e përdornin këtë simbol si formë nxitje të tensioneve dhe propagandës, duke i ngritur lart tre gishtat publikisht në mitingje, fjalime dhe para kamerave, shpesh gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, përfshirë edhe gjatë luftës në Kosovë.

Ky simbol edhe sot shpesh shihet në stadiume, protesta, ose manifestime nacionaliste serbe.

Ky ishte fjalimi i Bill Clintonit për përfundimin e luftës në Kosovë

Sot në Kosovë shënohet 26 vjetori i çlirimit të Kosovës. 26 vjet më parë, trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, hynë në Kosovë më 12 qershor të vitit 1999 prej nga po largoheshin trupat serbe dhe që atëherë kjo cilësohet si dita e lirisë së Kosovës.

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, njoftoi amerikanët se ushtria dhe policia serbe po tërhiqen nga Kosova.

“Unë mund t’i raportoj popullit amerikan se kemi arritur një fitore për një botë më të sigurt, për vlerat tona demokratike dhe për një Amerikë më të fortë. Pilotët tanë janë kthyer në bazë. Sulmet ajrore janë pezulluar. Agresioni ndaj një populli të pafajshëm është frenuar dhe po kthehet prapa”, tha ai përmes një deklarate.

Sipas tij rezultati do të jetë siguria dhe dinjiteti për popullin e Kosovës, raporton RTKlive. “Duhet të kujtojmë se dhuna të cilës iu përgjigjëm në Kosovë ishte kulmi i një fushate 10-vjeçare të Sllobodan Millosheviqit, liderit të Serbisë, për të shfrytëzuar dallimet etnike dhe fetare për të imponuar vullnetin e tij në tokat e ish-Jugosllavisë,”, tha ai.

Fjalimi i plotë:

Amerikanë , sonte për herë të parë në 79 ditë, qiejt mbi Jugosllavi janë të heshtur. Ushtria dhe policia serbe po tërhiqen nga Kosova. Një milion burra, gra dhe fëmijë të dëbuar nga toka e tyre po përgatiten të kthehen në shtëpi. Kërkesat e një komuniteti ndërkombëtar të indinjuar dhe të bashkuar janë përmbushur.

Unë mund t’i raportoj popullit amerikan se kemi arritur një fitore për një botë më të sigurt, për vlerat tona demokratike dhe për një Amerikë më të fortë. Pilotët tanë janë kthyer në bazë. Sulmet ajrore janë pezulluar. Agresioni ndaj një populli të pafajshëm është frenuar dhe po kthehet prapa.

Kur urdhërova Forcat tona të Armatosura për të luftuar, ne kishim tre qëllime të qarta: t’i mundësonim popullit kosovar, viktima të disa prej mizorive më të egra në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, të ktheheshin në shtëpitë e tyre me siguri dhe vetëqeverisje; të kërkohet që forcat serbe përgjegjëse për ato mizori të largohen nga Kosova; dhe të vendosë një forcë ndërkombëtare sigurie, me NATO-n në thelb, për të mbrojtur të gjithë njerëzit e asaj toke të trazuar, serb dhe shqiptarë, njësoj. Këto synime do të arrihen. Një konflikt i domosdoshëm është sjellë në një përfundim të drejtë dhe të ndershëm.

Rezultati do të jetë siguria dhe dinjiteti për popullin e Kosovës, i arritur nga një aleancë që qëndroi së bashku në qëllim dhe vendosmëri, e ndihmuar nga përpjekjet diplomatike të Rusisë. Kjo fitore sjell një shpresë të re se kur një popull veçohet për shkatërrim për shkak të trashëgimisë dhe besimit të tij fetar dhe ne mund të bëjmë diçka për këtë, bota nuk do të shikojë nga ana tjetër.

Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për burrat dhe gratë e Forcave tona të Armatosura dhe atyre të Aleatëve tanë. Ditë pas dite, natë pas nate, ata fluturuan, duke rrezikuar jetën për të sulmuar objektivat e tyre dhe për të shmangur viktimat civile kur u qëlluan nga zonat e populluara. Kërkoj nga çdo amerikan të bashkohet me mua për t’u thënë atyre, faleminderit, ju na keni bërë shumë krenarë.

Unë jam gjithashtu mirënjohës ndaj popullit amerikan për qëndrimin kundër spastrimit të tmerrshëm etnik, për dërgimin e ndihmës bujare për refugjatët dhe për hapjen e zemrave dhe shtëpive tuaja për viktimat e pafajshme që erdhën këtu.

Unë dua të flas me ju për disa çaste sonte rreth asaj se pse luftuam, çfarë arritëm dhe çfarë duhet të bëjmë tani për të çuar përpara paqen, dhe së bashku me njerëzit e Ballkanit, të krijojmë një të ardhme lirie, përparimi dhe përparimi dhe harmoni.

Duhet të kujtojmë se dhuna të cilës iu përgjigjëm në Kosovë ishte kulmi i një fushate 10-vjeçare të Sllobodan Millosheviqit, liderit të Serbisë, për të shfrytëzuar dallimet etnike dhe fetare për të imponuar vullnetin e tij në tokat e ish-Jugosllavisë.

Kjo është ajo që ai u përpoq të bënte në Kroaci dhe në Bosnje, dhe tani në Kosovë. Bota pa pasojat e tmerrshme: 500 fshatra u dogjën; burra të të gjitha moshave të ndarë nga të dashurit e tyre për t’u pushkatuar dhe varrosur në varre masive; gra të dhunuara; fëmijët e bërë për të parë prindërit e tyre të vdesin; një popull i tërë u detyrua të braktiste, me orë të tëra, komunitetet që familjet e tyre kishin shpenzuar breza duke ndërtuar.

Për këto mizori, z. Millosheviç dhe ndihmësit e tij kryesorë janë paditur nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Nuk do t’i harroj kurrë refugjatët kosovarë që takova kohët e fundit. Disa prej tyre mezi flisnin për atë që kishin kaluar. Atyre u kishte mbetur vetëm shpresa se bota nuk do të kthente shpinën.

Kur përpjekjet tona diplomatike për të shmangur këtë tmerr u kundërshtuan dhe dhuna u rrit, ne dhe aleatët tanë zgjodhëm të vepronim. Zoti Millosheviq vazhdoi t’i bënte gjëra të tmerrshme popullit të Kosovës, por ne ishim të vendosur ta kthenim atë. Qëndrueshmëria jonë më në fund i dha fund një fushate të egër të spastrimit etnik dhe ne vepruam mjaft herët për ta kthyer atë, për t’u mundësuar kosovarëve të kthehen në shtëpi.

Kur ta bëjnë, ata do të jenë të sigurt. Ata do të jenë në gjendje të rihapin shkollat e tyre, të flasin gjuhën e tyre, të praktikojnë fenë e tyre, të zgjedhin udhëheqësit e tyre dhe të formësojnë fatin e tyre.

Nuk do të ketë më ditë kërkimi për ushqim në të ftohtin e maleve dhe pyjeve, nuk do të ketë më netë të fshehur në bodrume, duke menduar nëse e nesërmja do të sjellë vdekje apo çlirim. Ata do ta dinë se ushtria dhe forcat paraushtarake të z. Millosheviq do të zhduken, fushata e tij 10-vjeçare e represionit ka përfunduar.

NATO-ja e ka arritur këtë sukses si një aleancë e bashkuar, e udhëhequr me aftësi nga Sekretari i Përgjithshëm Solana dhe Gjenerali Clark.

Nëntëmbëdhjetë demokraci u bashkuan dhe qëndruan së bashku gjatë sfidës më të ashpër ushtarake në historinë 50-vjeçare të NATO-s.

Ne ruajtëm gjithashtu partneritetin tonë shumë të rëndësishëm me Rusinë, falë Presidentit Jelcin, i cili kundërshtoi përpjekjet tona ushtarake, por mbështeti diplomacinë për t’i dhënë fund konfliktit me kushte që plotësonin kushtet tona.

I jam mirënjohës të dërguarit rus Chernomyrdin dhe presidentit finlandez Ahtisaari për punën e tyre dhe zëvendëspresidentit Gore për rolin kyç që luajti në bashkimin e partneritetit të tyre. Tani, shpresoj se trupat ruse do të na bashkohen në forcën që do të ruajë paqen në Kosovë, ashtu siç kanë bërë në Bosnje

Më në fund, ne kemi shmangur luftën më të gjerë që mund të kishte shkaktuar ky konflikt. Vendet e Evropës Juglindore mbështetën fushatën e NATO-s, ndihmuan refugjatët dhe i treguan botës se ka më shumë dhembshuri sesa mizori në këtë rajon të trazuar. Kjo fitore i bën edhe më të mundshme që ata të zgjedhin një të ardhme me demokraci, trajtim të drejtë të pakicave dhe paqe.

Tani po hyjmë në një fazë të re, duke ndërtuar atë paqe dhe ka sfida të mëdha. Së pari, ne duhet të jemi të sigurt se autoritetet serbe do të përmbushin angazhimet e tyre.

Ne jemi të përgatitur të rifillojmë fushatën tonë ushtarake nëse ata dështojnë ta bëjnë këtë. Më pas, ne duhet t’i kthejmë refugjatët kosovarë në shtëpi të sigurt; fushat e minuara do të duhet të pastrohen; shtëpitë e shkatërruara nga forcat serbe do të duhet të rindërtohen; njerëzit e pastrehë që kanë nevojë për ushqim dhe ilaçe do të duhet t’i marrin ato; do të duhet të përcaktohet fati i të zhdukurve; Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të duhet të çmilitarizohet, siç ka rënë dakord të bëjë. Dhe ne në forcën paqeruajtëse do të duhet të sigurojmë që Kosova të jetë një vend i sigurt për të jetuar për të gjithë qytetarët e saj, serbët etnikë si dhe shqiptarët etnikë.

Që këto gjëra të ndodhin, duhet të vendoset siguria.

Për këtë qëllim, rreth 50,000 trupa nga pothuajse 30 vende do të vendosen në Kosovë. Aleatët tanë evropianë do të ofrojnë shumicën dërrmuese të tyre; Amerika do të kontribuojë me rreth 7000. Jemi mirënjohës që gjatë fushatës ajrore të NATO-s nuk humbëm asnjë ushtarak të vetëm në luftime. Por edhe kjo fazë tjetër do të jetë e rrezikshme.

Kujtimet e hidhura do të jenë ende të freskëta dhe mund të ketë edhe viktima. Pra, ne jemi siguruar që forca që shkon në Kosovë të ketë komandën dhe kontrollin e NATO-s dhe rregullat e angazhimit të vendosura nga NATO. Ajo do të ketë mjetet dhe mandatin për të mbrojtur veten gjatë kryerjes së detyrës.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara do të organizojnë një administratë civile duke përgatitur kosovarët për të qeverisur dhe policuar vetë. Ndërsa institucionet vendore do të marrin fuqi, NATO do të jetë në gjendje t’u dorëzojë atyre përgjegjësinë në rritje dhe të tërheqë forcat e saj.

Sfida e tretë do të jetë krijimi i një plani për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin. Që kjo të ndodhë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të planifikojnë për të nesërmen, jo vetëm sot. Ne duhet të ndihmojmë për t’u dhënë demokracive të Evropës Juglindore një rrugë drejt një të ardhmeje të begatë, të përbashkët, një magnet bashkues më të fuqishëm se tërheqja e urrejtjes dhe e shkatërrimit që ka kërcënuar t’i copëtojë ato.

Partnerët tanë evropianë duhet të sigurojnë pjesën më të madhe të burimeve për këtë përpjekje, por është në interesin e Amerikës të bëjmë pjesën tonë gjithashtu. Sfida e fundit do të jetë inkurajimi i Serbisë për t’u bashkuar me fqinjët e saj në këtë udhëtim historik drejt një Evrope paqësore, demokratike dhe të bashkuar.

Dua t’i them disa fjalë popullit serb sonte. E di që edhe ju keni vuajtur në luftërat e zotit Millosheviq. Ju duhet ta dini se liderët tuaj mund ta mbanin Kosovën si pjesë të vendit tuaj pa dëbuar asnjë familje kosovare nga shtëpia e saj, pa vrarë asnjë të rritur apo fëmijë, pa ftuar asnjë bombë të NATO-s që të binte mbi vendin tuaj.

Ju duruat 79 ditë bombardime, jo për ta mbajtur Kosovën krahinë të Serbisë, por thjesht sepse zoti Millosheviq ishte i vendosur të eliminonte shqiptarët e Kosovës nga Kosova, të vdekur apo të gjallë.

Për sa kohë që ai të mbetet në pushtet, përderisa kombi juaj drejtohet nga një kriminel lufte i paditur, ne nuk do të japim asnjë mbështetje për rindërtimin e Serbisë.

Por ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë humanitare tani dhe të ndihmojmë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë edhe për Serbinë, kur qeveria e saj përfaqëson tolerancën dhe lirinë, jo represionin dhe terrorin.

Amerikanë, të gjitha këto sfida janë thelbësore, por ato janë shumë më të preferuara ndaj sfidave të luftës dhe paqëndrueshmërisë së vazhdueshme në Evropë.

Ne kemi dërguar një mesazh vendosmërie dhe shprese për të gjithë botën. Mendoni për të gjithë miliona njerëz të pafajshëm që vdiqën në këtë shekull të përgjakshëm, sepse demokracitë reaguan shumë vonë ndaj së keqes dhe agresionit. Për shkak të vendosmërisë sonë, shekulli i 20-të po përfundon jo me indinjatë të pafuqishme, por me një afirmim shpresëdhënës të dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të njeriut për shekullin e 21-të.

Në një botë shumë të ndarë nga frika mes njerëzve të grupeve të ndryshme racore, etnike dhe fetare, ne u kemi dhënë besim miqve të lirisë dhe pauzë atyre që do të shfrytëzonin dallimet njerëzore për qëllime çnjerëzore.

Amerika ende përballet me sfida të mëdha në këtë botë, por ne mezi presim t’i përmbushim ato. Prandaj, sonte ju kërkoj të jeni krenarë për vendin tuaj dhe shumë krenarë për burrat dhe gratë që i shërbejnë atij me uniformë.

Sepse në Kosovë bëmë gjënë e duhur; ne e bëmë atë në mënyrën e duhur; dhe ne do ta mbarojmë punën.

Natën e mirë dhe Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.