Vetëvendosje e akuzon PDK’në se i bleu tortë Simiqit për ditëlindje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka akuzuar deputetët e grupit parlamentar të PDK’së se i kanë bërë dhuratë një tortë deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq.

Zyba këtë akuzë e ka hedhur me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, ku pretendoi se torta erdhi përmes një asistenti të një deputeti të PDK’së.

“Befasia e seancës së sotme nuk ishte mosvotimi nga ana e opozitës, por ‘befasia’ që grupi parlamentar i PDK-së i kishin bërë deputetit të Listë serbe, Slavko Simiq, për ditëlindjen e tij. Tortja për të erdhi përmes një asistenti/këshilltari të grupit parlamentar të këtij subjekti”, thuhet në postimin e tij.

Postimi i Zybës është shpërndarë edhe nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

“PDK-ja tortë për Listën Serbe?”, ka mbishkruar Murati.

Në anën tjetër, koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka përmendur emrin e deputetit Elmi Reçica.

“Elmi Reçica nuk rri duarkryq”, ka shkruar ajo.

Sidoqoftë, ish-kryesuesja e grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Mimoza Kusari, ishte koordinuar me deputetin në fjalë lidhur me projektligje të ndryshme, përfshirë edhe atë të veteranëve. Për këtë ishin publikuar edhe përgjime

E dhimbshme: Ndërron jetë i riu, Mirzatin Berani

Ditën e premte, më 27 qeshor është raportuar për një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 21:45 në rrugën “Bekim Berisha Abeja” në Pejë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një biçikletë, shkruan Gazeta Imazhi.

Bëhet e ditur se ngasësi i motoçikletës, Mirzatin Berani, i riu nga Peja ka ndërruar jetë.

Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, plagët e rënda që pësoi nga aksidenti rezultuan fatale.

Lajmi për vdekjen e tij ka prekur thellë familjarët, miqtë dhe komunitetin në Pejë, ku Berani ishte i njohur dhe i respektuar.

Policia e Kosovës shpall konkurs për vende të reja pune

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për disa pozita të lira pune në kuadër të njësive dhe drejtorive të saj në qytete të ndryshme të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftim thuhet se janë të hapura këto pozita:

Zyrtar për Drejtimin e Mjeteve të Rënda – tri (3) vende të lira pune në Njësinë e Transportit, në kuadër të Drejtorisë së Logjistikës në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse.

Infermier (Bachelor) – një (1) vend i lirë pune në Sektorin e Mjekësisë dhe Promovimit të Shëndetit, në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore.

Teknik Medicinal – një (1) vend i lirë pune në Zyrën e Këshillimit dhe Përkrahjes në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri.

Teknik Medicinal – një (1) vend i lirë pune në Zyrën e Këshillimit dhe Përkrahjes në Sektorin Rajonal të Resurseve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Të interesuarit mund të aplikojnë sipas kritereve të përcaktuara në konkursin zyrtar të publikuar nga Policia e Kosovës.

👉 www.kosovopolice.com

Xheneta në lidhje me boksierin e njohur kosovar?

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale pas një postimi të fundit që ka ngjallur shumë kureshtje.

“A jeni gati për një befasi?”, ka shkruar Xheneta në një postim enigmatik, duke nxitur aludime të shumta për një lajm të mundshëm nga jeta e saj private.

Dyshimet për një romancë të re janë shtuar edhe më shumë kur ajo ka komentuar me një emoji zemre në një nga postimet e boksierit të njohur Ardian Krasniqi, duke ndezur menjëherë diskutimet mes fansave për një lidhje të mundshme mes tyre.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga asnjëri prej tyre.

Muharremi: LVV-ja preferohet më shumë nga votuesit me të ardhura nga 151 e deri në 300 euro

Analisti Shenoll Muharremi, ka ndarë rezultatet e matjes së fundit të qershorit, ku tregohet se Lëvizja Vetëvendosje, është më e preferuar tek votuesit me të ardhura të ulëta dhe mesatare.

Nga rezultatet e matjeve, del 49.5 për qind e atyre që e preferojnë VV-në i fitojnë nga 151 e deri në 300 euro.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës, ka përkrahje të ulët tek grupet me të ardhura të ulëta, por rritet në mënyrë të dukshme tek ata me të ardhura më të larta, duke arritur 32.1 për qind te ata që fitojnë mbi 900 euro.

Derisa, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbështetje nga qytetarët me të ardhura të ulëta (28.8 për qind), por ka një rënie të dukshme te ata me të ardhura më të larta, duke u regjistruar vetëm 8.6 për qind te ata me 751 deri në 900 euro dhe 15.4 për qind te ata që fitojnë mbi 900 euro.