div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vdekja e të riut nga Lipjani: Çfarë dihet deri tani

Një ngjarje tragjike ndodhi në orët e para të së hënës në Lipjan, ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu humbi jetën në rrethana të dyshimta pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.

Sipas informacioneve zyrtare, Policia kishte reaguar rreth orës 00:15, pas një njoftimi se një person, i dyshuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte kalimtarë dhe automjete në rrugën “Haradin Bajrami”.

Njësitet policore e kanë vënë situatën nën kontroll dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente, por përkundër përpjekjeve, mjekët kanë konstatuar se i riu kishte ndërruar jetë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante hetimore dhe Prokurori për Krime të Rënda. Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Agon Borovci, zëdhënës i rajonit të Prishtinës.

Menjëherë pas ngjarjes, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë nisur hetimet me dyshimet për keqtrajtim apo tejkalim të kompetencave gjatë ndërhyrjes policore.

Mbrëmjen e djeshme, pesë zyrtarë policorë, u arrestuan nën dyshimin për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. IPK konfirmoi se këta zyrtarë ishin suspenduar paraprakisht me rekomandim të tyre.

“Sot në orët e mbrëmjes, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë ftuar për intervistim në IPK në cilësinë e të dyshuarve pesë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë ndërhyrje/reagim policor (një rreshter dhe katër zyrtarë policorë)”, thuhet në njoftim transmeton klankosova.

“Pas intervstimit të tyre dhe pas administrimit edhe me dëshmitë e tjera që janë siguruar sot pas veprimeve hetimore, që të pesë zyrtarët policorë janë arrestuar si të dyshuar kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”.

Hetimet pritet të zgjerojnë edhe më tej, përfshirë analizën e pamjeve filmike, dëshmive të dëshmitarëve, si dhe rezultatet nga ekzaminimet mjeko-ligjore.

Prokurori për krime të rënda, së bashku me ekipin hetimor, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në vendngjarje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Vdekja e dyshimtë e Agon Zejnullahut: Gjithçka që dihet për arrestimin dhe ndalimin e pesë zyrtarëve policorë

Pesë zyrtarë policorë janë arrestuar mbrëmjen e kaluar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në lidhje me incidentin e ndodhur në Lipjan që përfundoi me vdekjen e një qytetari.

Sipas njoftimit të IPK-së, arrestimi është bërë pas hetimeve të zhvilluara në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Të arrestuarit janë një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të cilët ishin të përfshirë në ndërhyrjen e forcave të rendit gjatë incidentit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhrin për këtë masë, nën dyshimet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, gjatë arrestimit të Agon Zejnullahut.

Ndaj tyre është marrë masa e ndalimit për 48 orë me vendim të prokurorit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Kaltrina Shala, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

“E konfirmoj se janë arrestuar pesë zyrtar policor për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia” nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje sepse mund të dëmtojmë integritetin e hetimeve”.