“Ramushi mërzitet kur unë dal në klub”- Anita flet për ‘problemet’ në çift

Anita Muçaj – Haradinaj ka folur për jetën e saj në çift me bashkëshortin, kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj.

E pyetur për përplasjet apo ‘zënkat’ e vogla mes tyre, Anita tregoi se ndodhin si pasojë e preferencave të ndryshme për kohën e lirë.

Ajo theksoi se megjithëse kanë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, karakteret dhe stili i jetesës shpesh kërkojnë kompromis.

“Ai do malin, unë dua detin. Si e zgjidhim? Kjo është temë më vete”, u shpreh spikerja e lajmeve.

Tutje tregoi se Ramushi preferon natyrën, ndërsa ajo preferon të kalojë kohë me shoqet në ambiente të tjera.

“Për shembull, unë dal me shoqet në klube, në lokale. Ramushi mërzitet, thotë ‘pse më le vetëm’. Siç ndodh me burrat. Nuk e kanë nga xhelozia, por s’duan të rrinë vetëm në shtëpi se nuk ka kush t’u rrijë gati”.

Britanikët suspendojnë Drilonin në boks

Meçi i 28 qershorit i Drilon Ramës u komentua me të madhe.

Kjo pas ndryshimit të beftë të kundërshtarit, nga një me asnjë humbje në tjetrin me mbi 20 radhazi pak ditë para ndeshjes.

Kundërshtari i parë, afrikani nga Tanzania foli për Prive By Liberta Spahiu duke thënë që nuk është lënduar por problemi me vizë e la pa u përballur me Drilonin.

 

 

Megjithatë, një tjetër zhvillim ka ardhur s ai përket përballjes që bëri shumë bujë.

Në BoxRec, databazën kryesore, Drilon Rama figuron i suspenduar deri në fund të këtij muaji.

Suspendimi një mujor vjen si pasojë e lëndimit të shkaktuar në përballje, të paktën sipas asaj që tregoi promoteri i meçit, Costacis Evangelou.

 

 

Kjo është një procedurë rutinore në boks derisa të bëhen ekzaminimet njerëzore.

Grenell demanton Vjosa Osmanin, thotë se manipuloi fjalët e Trump

Emisari Amerikan, Richard Grenell, i ka quajtur “manipulim të fjalëve të Donald Trump”, fjalët e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, referuar presidentit amerikan se “javët e fundit” e ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell tha se “është absurde” të pretendohet se ka pasur diçka të re – dhe se fjalët e Trump i referohen kohës së Marrëveshjes së Uashingtonit.

“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump.

Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit nga Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde”, tha Grenell në “X”.

Egli e ‘puth’ Gjestin në mes të skenës (video)

Lidhja mes Eglit dhe Gjestit po vazhdon te jetë temë e diskutuar nga fansat e tyre.

Kureshtja më e madhe është të zbulohet raporti mes tyre, shkruan Indeksonline.

Ishte Egli ajo e cila në një koncert të mbajtur së fundmi bëri një veprim të lezetshëm ndaj tij.

Ajo u surprizua me një bluzë ku ishte fotografia e këngëtarit dhe kjo nuk heziton dhe e puth atë.

 

“Unë do ta puthë, unë jam mësuar se ia kam kthyer puthjet kështu që…”, tha Egli.

800 mijë trupa, tanke e helikopterë në rrugët e Hamburgut, kjo është arsyeja

Mes paralajmërimeve për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë, Gjermania do të presë një nga stërvitjet ushtarake më të rëndësishme të NATO-s në vitet e fundit, në fund të shtatorit.

Hamburgu do të presë “Red Storm Bravo” nga 25 deri më 27 shtator, një stërvitje tre-ditore, ditë e natë, që simulon reagimin e shpejtë të Aleancës ndaj një sulmi të mundshëm rus në krahun lindor të NATO-s.

Disa vlerësime thonë se deri në 800,000 njerëz do të marrin pjesë në stërvitje. Ushtarët do të praktikojnë lëvizjen e trupave nëpër qytet, duke ofruar ndihmë mjekësore dhe duke evakuuar të plagosurit në kushte reale. Rrugët e Hamburgut do të mbushen me konvoje ushtarake, automjete transporti, spitale të lëvizshme dhe helikopterë, ndërsa qyteti do të luajë një rol kyç si një qendër logjistike në rast të një konflikti.

“Kërcënimi është real. Ne tashmë po shohim sulme ndaj infrastrukturës sonë”, paralajmëron Kapiteni i Bundeswehr-it Kurt Leonards, duke përmendur raste të sabotimit industrial, spiunazhit dhe vrasjeve të planifikuara.

I vendosur në Gjermaninë veriore, Hamburgu ka një nga portet më të mëdha në Evropë, një infrastrukturë të zhvilluar transporti dhe qasje të drejtpërdrejtë në rrugët baltike. Në rast lufte, ai do të bëhej porta kryesore për furnizimet dhe vendosjen e forcave aleate në Poloni dhe shtetet Baltike. Afërsia e tij me Skandinavinë dhe Evropën Lindore e bën atë një pikë kyçe për reagimin e shpejtë ushtarak të NATO-s.

Një raport i ri i Bundeswehr-it thotë konkretisht se Rusia nën Vladimir Putinin po përgatitet për luftë kundër NATO-s. Presidenti lituanez Gitanas Nausëda paralajmëron se një sulm i ri rus mund të ndodhë brenda 4-5 vitesh, ndërsa komuniteti i inteligjencës lituaneze vlerëson se Rusia përfaqëson një kërcënim afatgjatë për sigurinë e të gjithë Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Në të njëjtën kohë, jeta e përditshme në Gjermani po ndryshon. Industria ushtarake po shënon të ardhura rekord, me Rheinmetall që pritet të gjenerojë një xhiro prej 10 miliardë eurosh në vitin 2024. Gjithnjë e më shumë studime shkencore po shqyrtojnë skenarë për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore, ndërsa qytetarët po përjetojnë një ndjenjë gjithnjë e më të theksuar pasigurie dhe frike, raporton Spiegel, transmeton A2 Televizion.

Thirrjet në linjën e ndihmës psikologjike të Gjermanisë arritën në 1.3 milion vitin e kaluar, shumë prej të cilave përmendën luftën dhe paqëndrueshmërinë globale si burim ankthi. Disa po përgatiten për më të keqen, të tjerë po ikin nga vendi dhe të tjerë po u kërkojnë politikanëve të sigurojnë paqen ndërsa ka ende kohë.

Hamburgu do të bëhet skena e ushtrimeve ushtarake në vjeshtë, por edhe një simbol i një realiteti të ri në të cilin Gjermania duket gjithnjë e më shumë si një vend që beson se lufta është një e kaluar e largët. Kolonat ushtarake, paralajmërimet për kërcënime dhe frika midis qytetarëve thonë një gjë: koha e sigurisë që merrej si e mirëqenë po kalon ngadalë në histori.

Anita për Ramushin: Ma sjell mëngjesin në shtrat, është shumë romantik

Anita Muçaj – Haradinaj ka ndarë historinë e njohjes së saj me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për emisionin “S’e Luan Topi”.

Ajo tregoi se takimi i tyre i parë ndodhi gjatë një interviste, ku Ramushi ishte i ftuar.

Gjatë asaj interviste, ai e pyeti me një ton të njohur: “Goca e kujt je ti?” dhe Anita duke menduar se kishin një njohje familjare, iu përgjigj: “Jam goca e Mustafës”.

Ky takim ishte fillimi i një njohjeje që do të zhvillohej më tej

Spikerja e lajmeve theksoi se Haradinaj e tërhiqte për shkak të karakterit të tij të veçantë, një kombinim i pjekurisë dhe shpirtit aventurier.

“Mua më pëlqen gjithçka që është e vështirë, më pëlqen të sfidohem”, shtoi Anita, duke nënvizuar se Ramushi nuk ishte një njeri i zakonshëm, por dikush që nuk mund ta parashikojë.

Përveç kësaj, zbuloi edhe një anë më të panjohur të Haradinajt – atë personale dhe intime, që zakonisht nuk shfaqet në jetën publike të një lideri politik. Edhe pse nuk dha shumë detaje, e përshkroi këtë anë si të rrallë dhe të çmuar, duke shtuar se Ramushi është shumë romantik dhe se ia sjell mëngjesin në shtrat.

Rrëzohet një aeroplan në aeroportin e Londrës, dalin pamjet e frikshme

Një avion është rrëzuar në Aeroportin e Londrës.

Policia e Essex tha për BBC-në se u njoftua për një aeroplan 12 metra lart që po merrte flakë në vendin e ngjarjes në Southend-on-Sea pak para pasditës të dielën, përcjell Insajderi.

Shërbimi i Ambulancës së Anglisë Lindore tha se katër ekipe ishin në vendngjarje, përfshirë një automjet reagimi të shpejtë, një automjet reagimi në zona të rrezikshme dhe një ndihmës mjekësor.

Mund të konfirmojmë se ka pasur një incident serioz në Aeroportin e Londrës Southend këtë pasdite që përfshinte një avion të aviacionit të përgjithshëm“, tha një zëdhënës i aeroportit.

Mediumi Daily Mail ka publikuar pamje nga momenti i shpërthimit:

Albulena Haxhiu arrin në Kuvend, tregon nëse do të ketë ndonjë ndryshim sot (Video)

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit të Kosovës varet nga qëndrimi i opozitës.

Ajo theksoi se nëse opozita nuk ndryshon qasjen e saj, atëherë situata do të mbetet e njëjtë si deri më tani.

“Varet nëse opozita ka ndryshuar qëndrimin, natyrisht që mund të ketë ndryshime. Nëse jo, situatën mund ta kemi fatkeqësisht të njëjtë”, tha Haxhiu për mediat para fillimit të përpjekjes së 46-të për konstituimin e Kuvendit.

E rëndë: Vrasje e trefishtë – autori vret nipin dhe djalin 11-vjeçar, më pas vetëvritet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maqedoninë e Veriut dje pasdite. Në qytetin e Prilepit, një burrë ka kryer një akt të tmerrshëm duke vrarë nipin dhe djalin e tij 11-vjeçar, e më pas ka vrarë veten.

Ngjarja e rëndë është raportuar tek autoritetet rreth orës 15:30, por ajo që ka ngritur shqetësim të thellë është fakti se policia ka mbërritur në vendngjarje vetëm pas 7 orësh, rreth orës 22:30!