“S’e mbaj dot”… – Aktorja 45-vjeçare rrëfehet pas videos virale

Një video e Jessica Biel nga seriali televiziv The Better Sister, në të cilën aktorja e famshme ecën drejt një rezidence e veshur me një fustan të bardhë, është bërë virale.

Pasi mori komente jashtëzakonisht pozitive për të dhe… të pasmet e saj, aktorja 45-vjeçare ndjeu nevojën për të ndarë në një video në TikTok mënyrën se si e ka arritur këtë formë.

“Të gjithë po flasin për – ose më thonë se u pëlqen shumë – seriali “The Better Sister”, i cili është i mrekullueshëm… dhe po flasin edhe për fustanin e bardhë. Doja të tregoja se figura e bukuroshes që kam në serial nuk është diçka që mund të mbahet nëse nuk jeton stilin më të rreptë të jetesës për sa i përket dietës dhe fitnesit – gjë që unë nuk mund ta bëj”, tha fillimisht Biel në video.

Siç shpjegon ajo, mbajtja e të pasmeve të saj në këtë formë në mënyrë të përhershme është shumë e vështirë, megjithëse ajo rrëfeu se po “përpiqet të rikthehet pak në atë formë”.

Në video, aktorja 45-vjeçare prezantoi disa nga ushtrimet që bën, të cilat ia tregoi guruja e Pilates, Ashley Brown.

VIDEO

Yllka Kuqi jep lajmin mortor

Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi ka kumtuar lajmin e hidhur.

Kuqi përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta vjehrri i saj.

Lajmin e ka shoqëruar me një foto të vajzës së saj me tashmë të ndjerin, për të cilin ka treguar respekt të madh.

Përmes njoftimit të saj, ajo e ka konsideruar atë si “baba të dytë”.

Alba Vukaj i bën vetës një super dhuratë luksoze: Një pasqyrë e vërtetë e suksesit!

Modelja e njohur Alba Vukaj, ish-banore e BBVK2, ka festuar një ditë shumë speciale sot.

Ajo ka vendosur t’i bëjë vetes një super dhuratë, duke blerë makinën e saj personale.

“Krenare me veten për blerjen e veturës sime. Puna e madhe shpaguhet!”, shprehet Alba në një postim emocionues në Instagram.

Bëhet fjalë për Range Rover Velar, një automjet luksoz i markës britanike Land Rover.

Ky model është i njohur për dizajnin minimalist dhe pamjen e fuqishme, që me siguri do të tërheqë vëmendjen e shumë njerëzve.

Range Rover Velar është projektuar për të ofruar një përvojë të jashtëzakonshme në drejtim, duke kombinuar stilin me teknologjinë e fundit.

Ndryshe nga modelet e tjerë është i pajisur me drita LED, që e bëjnë të duket edhe më mbresëlënës në errësirë.

Alba Vukaj, e cila ka treguar se punon shumë për të arritur majat e sukseseve të saj, ka merituar kjo dhuratë për përpjekjet e saj të pandërprera.

Alba ka vazhduar të ndihmojë të rinjtë duke u inkurajuar ata që të punojnë drejt ëndrrave të tyre, ashtu si ajo. E gëzofsh Alba!

Me pak fjalë, ky është një moment frymëzues që na fton të gjithë të ndjekim ëndrrat tona dhe të investojmë në suksesin personal.

Ky është 25-vjeçari që dyshohet se ra nga kati i 13-të i ‘Hotel Grandit’ sot në mesditë

Ngjarja tronditëse ndodhi rreth orës 11:34 në qendër të Prishtinës. Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima ka rënë nga lartësia dhe ka mbetur pa shenja jete në vendngjarje.

Sinjali mëson se viktima është Rien Bytyqi, 25 vjeçar.

Të gjitha njësitë e nevojshme – Policia, hetuesit, forenzika, emergjenca dhe zjarrfikësit – janë angazhuar në hetimin e rastit.

Vdes 25-vjeçari që ra nga lartësia në hotelin “Grand”

Një 25-vjeçar ka vdekur si pasojë e rënies nga një lartësi në hotelin “Grand”.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si edhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar se viktima mashkull rreth 25 vjeç, është pa shenja jete”, thuhet në përgjigje.

Një person dyshohet se ka rënë nga lartësia te “Grandi”

Një person dyshohet se ka rënë nga lartësia e hotelit “Grand”, të mërkurën në Prishtinë.

Sipas pamjeve të siguruara nga Paparaci, një person dyshohet se ka rënë në platon pas hotelit ikonik në Prishtinë.

Në vendngjarje ndodhen edhe njësitet e zjarrfikësve dhe autoambulanca.

Paparaci ka tentuar të marrë informacione nga Policia, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë akoma përgjigje.

Pa shumë fjalë – si e arsyetoi Specialja rrëzimin e mocionit të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale nuk ka dhënë shumë arsyetim ndërsa ka vendosur ta rrëzojë mocionin e përbashkët të avokatëve të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’i hequr nga aktakuza disa pjesë, përfshirë incidente që sipas mbrojtjes binin jashtë periudhës së konfliktit të armatosur.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha se nuk është e nevojshme të shkojnë në themel të argumenteve të mbrojtjes, meqenëse ajo që kundërshtojnë avokatët, sipas gjyqtarëve “nuk është akuzë, por është pjesë e një akuze në formën e fakteve materiale të caktuara që përbëjnë akuzat apo pikat në aktakuzë”, raporton Gazeta Express.

Gjykatësi tha se “sa i takon thelbit të kundërshtimit të mbrojtjes, trupi gjykues vëren se incidentet dhe akuzat që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohet prej mbrojtjes, nuk janë akuza brenda kuptimit të rregullës 130”.

“Në fakt ato janë fakte materiale që kanë të bëjnë me akuza dhe pikat në aktakuzë”, tha ai.

Në këtë rast, sipas tij, trupi gjykues nuk ka autoritet të rrëzojë pjesë të akuzave.

“Bazuar në sa më sipër, trupi gjykues nuk është bindur që ai ka autoritet sipas rregullës 130 për të rrëzuar pjesë të akuzave, ose të fakteve materiale që formojnë pjesë të aktakuzës, në qoftë se për shkaqe kohe ose për shkaqe të tjera. Mbi këtë bazë trupi gjykues rrëzon mocionin e mbrojtjes, sipas rregullës 130, në tërësinë e vet”, tha Smith.

Gjykatësi tha se duke marrë parasysh këto, “trupi gjykues nuk është e nevojshme që të shkojë në themelsinë e argumenteve të mbrojtjes sa i takon periudhës së fillimit dhe të përfundimit të konfliktit të armatosur jokombëtar”.

“Pyetja ose çështja e fushëveprimit kohor ose shtrirjes kohore të konfliktit të armatosur që ka të bëjë me këtë çështje gjyqësore do të trajtohet në fund të gjykimit kur do të vendoset për themelsinë e çështjes”, tha ai.

Vendimi për këtë mocion konsiderohej i rëndësishëm pasi pritej ta përcaktonte rrjedhën e vazhdimit të këtij procesi gjyqësor.

Seanca po vazhdon e mbyllur për publikun përkohësisht, me çështje të tjera gjyqësore duke u trajtuar.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët po paraqiten fizikisht në këtë seancë, kishin kohë deri më 12 qershor për ta dorëzuar mocionin për rrëzimin e akuzave. Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndërkaq pati kohë të përgjigjet deri më 7 korrik.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në një proces të stërzgjatur dhe shumë të kritikuar gjyqësor.

Gazetari Lani reagon pas vendimit ndaj çlirimtarëve: “ATA u ngritën kur të tjerët heshtën. Edhe sot ne po heshtim…”

Paneli i gjyqtarëve të caktuar për shqyrtimin e mocionit të mbrojtjes në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka vendosur të lërë në fuqi të gjitha akuzat e aktakuzës ekzistuese.

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkëpandehurve kishte kërkuar rrëzimin e aktakuzës, duke pretenduar për shkelje të procedurave dhe mungesë provash të mjaftueshme. Megjithatë, paneli gjyqësor ka hedhur poshtë këtë kërkesë, duke hapur rrugën për vazhdimin e procesit gjyqësor.

Pas këtij vendimi, ka reaguar gazetari i T7, Arsim Lani, përmes një postimi në rrjete sociale. Ai ka lënë të kuptohet se qytetarët duhet të reagojnë ndaj këtij vendimi të gjykatës, shkruan Jepi zë

Në postimin e tij, Lani shkruan:

“ATA u ngritën kur të tjerët heshtën. Edhe sot ne po heshtim…”

Procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku ata po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Peci për reagimet e Qeverisë ndaj Supremes: Qeveria po kalon në diktaturë, kapje e shtetit me zor

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka komentuar reagimet e Qeverisë në detyrë ndaj Gjykatës Speciale.

Ai e përshkruajti këtë situatë si dëshirë e Qeverisë për të mbajt pushtetin me zor.

”Qeveria po kalon në diktaturë”, tha Peci.

 

 

“Mënyra se si po vepron një Qeveri që de facto nuk ekziston pas vendimit të Gjykatës Supreme, është rrugë drejt diktaturës. Kjo është mbajtje e pushtetit me zor, refuzim i vendimeve të gjykatave – kjo është diktaturë. Nuk e njeh gjykatën, thotë: ‘vetëm çka them unë vlen’. Kur arrin në këtë pikë, me emër e mbiemër, atëherë ke hyrë në diktaturë,” tha Peci. /RTV21