Supremja i përgjigjet qeverisë në detyrë: “Ndërhyrje e papranueshme në gjyqësor”

Gjykata Supreme e Kosovës ka thënë se të gjitha institucionet, përfshirë këtu edhe qeverinë, janë të obliguara të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit.

Supremja ka reaguar pas komunikatës së qeverisë në detyrë lidhur me vendimin për shfuqizimin e udhëzimit administrativ për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë.

Sipas Supremes, reagimi i qeverisë në detyrë përbën ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit.

Ata janë zotuar se do të ushtrojnë funksionin e tyre në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar, duke garantuar zbatimin e ligjit.

“Reagimi i Qeverisë në detyrë, përbën, jo vetëm një keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore, por njëkohësisht një ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit. Të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Supremja.

“Vendimet e Gjykatës Supreme janë të bazuara në Kushtetutë dhe në ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës dhe si të tilla duhet të respektohen”.

“Gjykata Supreme si zbatuese e ligjit, edhe në rastin konkret, ka garantuar që akti nënligjor të jetë në përputhje me normat juridike që rregullojnë mënyrën dhe kohën e miratimit të tyre. Ndaj, çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje autoritetin e Gjykatës dhe legjitimitetin e vendimeve të saj, përmes deklaratave politike, cenon pavarësinë e gjyqësorit dhe dëmton besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Gjykata Supreme pret në rend të parë nga institucionet shtetërore të tregojnë gatishmëri për zbatimin e vendimeve gjyqësore, si kusht i funksionimit të shtetit ligjor. Gjykata Supreme do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e saj në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar, duke garantuar zbatimin e ligjit”, thuhet në reagimin e Supremes.

Qeveria në detyrë, në një reagim të martën, e cilësoi arbitrar dhe të ndikuar politikisht aktgjykimin e Supremes, përmes së cilit është anuluar udhëzimi administrativ i nënshkruar nga ministri në detyrë Hekuran Murati.

Sipas Supremes, është e kundërligjshme dhe anti-kushtetuese që ministrat në detyrë të nxjerrin akte nënligjore, për shkak se të njëjtit nuk mund të shfrytëzojnë pozitën e deputetit dhe të ministrit njëkohësisht.

Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e avokatëve: Nuk bie poshtë asnjë prej akuzave ndaj krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale ka vendosur të rrëzohet mocioni i mbrojtjes së krerëve të UÇK-së, duke lënë në fuqi të gjitha akuzat.

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së kishte kërkuar rrëzimin e akuzave lidhur periudhën e aktakuzës.

Sipas avokatëve, në Kosovë nuk ka pasur konflikt pas qershorit 1999, dhe para fundit të majit 1998.

Si rezultat, ata kishin kërkuar të rrëzohen akzuat për incidente që janë kryer para ose pas këtyre datave.

Sipas vendimit, nëse kërkesa do të aprovohej, do të shktaktonte fragmentarizimin e rastit.

Njomza e Rinori sërish prindër, i vendosin një emër të veçantë djalit

Çifti i njohur i rrjeteve sociale, Rinori dhe Njomza, janë bërë sërish prindër. Lajmin e ëmbël e kanë ndarë vetë përmes një postimi prekës në Instagram, duke zbuluar se më 14 korrik 2025, në orën 15:28, ka ardhur në jetë djali i tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Keyan.

“Dhe papritur, zemra jonë u bë dy herë më e madhe”, shkruan dyshja krahas fotografisë simbolike, duke ndarë edhe emocionet e lindjes dhe peshën e bebit: 3270 gram dashuri të pastër.

Vogëlushja e tyre e parë, Aiyana, tashmë ka rolin e motrës së madhe dhe mezi pret ta ndajë dashurinë me vëllain e porsalindur.

Urimet për familjen e re të katërshes kanë vërshuar nga ndjekësit dhe miqtë e çiftit, të cilët janë një nga çiftet më të dashur në Instagram

 

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 21 vjeçares nga Kosova që vdiq në Gjermani

Yllka Hoti, e cila vdiq pas një aksidenti në Gjermani, do të varroset sot në fshatin Hoçë e vogël e Rahovecit.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 16:00.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më datë 10 korrik në autostradën B28 mes Metzingen dhe Reutlingen.

Sipas njoftimit të policisë së Reutlingenit, automjeti i saj doli nga rruga, u përmbys disa herë dhe ajo mbeti e plagosur rëndë.

21 vjeçarja nuk mundi t’ju bëjë ballë plagëve dhe vdiq të shtunën mbrëma më 12 korrik.

Konvertohet në krishter qytetari nga Prishtina: Kështu u ndjeva krenar edhe kur shkova në UÇK

Qytetari Bekim Shulemaja nga Prishtina, ka bërë të ditur se sot është konvertuar nga musliman në të krishterë.

Ai ka njoftuar se pagëzimin e ka kryer në Kishën e Llapushnikut.

“Nga sot quhem Bekim Gjergj Shulemaja.

Perveq kur na ka kerku atdheu ne UÇK-ë, per se dyti herë ndihem krenar qe zgjodha rrugen e drejt!”, ka shkruar Shulemaja në Facebook.

Ai ka shtuar se ndjehet shumë mirë shpirtërisht.

“Aty ku është Gjuha Shqipe, Flamuri Kombëtar, Tradita, Kultura Shqipe, Patriotizmi, Atdhedashuria është dhe feja Katolike”, ka shtuar ai

Tronditëse: Dy të rinj rrahin prindërit e tyre në Pejë, i bëjnë për spital

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Çdo ditë raportohen raste të ndryshme, ku përfshihen burra e gra, prindërit e fëmijët. Kështu ndodhi së fundmi në një familje në Pejë.

Sinjali mëson se një rast i rëndë i dhunës në familje, që ka përfunduar me lëndime fizike serioze, ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Jabllanicë e Leshanit në Pejë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 15 korrik 2025, rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një incident të dhunshëm në një familje, ku pas ndërhyrjes në vendin e ngjarjes, kanë hasur në një situatë të tensionuar.

Sipas informatave, i dyshuari B.D., rreth 21-vjeçar dhe motra e tij A.D., rreth 22-vjeçare ishin përfshirë në një përleshje me prindërit e tyre, ku pas konfliktit verbal ka pasuar kontakti fizik.

Gjatë incidentit, babai A.D., rreth 49-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa edhe nëna V.D., rreth 44-vjeçare ka përfunduar me lëndime të dukshme, për çka të gjithë janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë

Pavarësisht lëndimeve, burimet tregojnë se viktimat kanë deklaruar se nuk ndihen të rrezikuar dhe kërkojnë të kthehen në shtëpi.

Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj B.D. është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti është cilësuar si: “Dhuna në familje”, “Lëndim i rëndë trupor”, dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Hetimet po vazhdojnë nga njësia përkatëse hetimore.

Sytë kah Haga, sot vendimi i madh për ish-krerët e UÇK-së

Sot në Gjykatën e Hagës, me fillim nga ora 09:00 do të bëhet publike vendimi në lidhje me mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse për të rrëzuar pjesë të caktuara të Aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në rastin “Thaçi dhe të tjerët”.

Tashmë kanë kaluar një muaj që kur mbrojtja e ish-lrerëve të UÇK-së, e dorëzuar këtë Mocion, ndërkaq Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte afat deri më 14 korrik, megjithëse kundërpërgjigjen e kishte çuar në adresë të Gjykatës më 7 korrik.

Kjo do të jetë hera e parë ku do të mund të shihet se ku qëndron Trupi Gjykues në raport me Thaçin dhe të tjerët, dhe në raport me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e Specializuar.