Operacioni Stuhia | Kroacia përgatitet për shënimin e 30 vjetorit të fitores ndaj Serbisë, tregon fuqinë ushtarake
Kanë mbetur pak më shumë se dy javë deri në paradën ushtarake me rastin e 30-vjetorit të operacionit policor ushtarak Stuhia (Oluja), dhe përgatitjet për ngjarjen tashmë janë duke u zhvilluar në disa vende të Kroacisë.
Parada do të mbahet më 31 korrik në Zagreb, dhe është njoftuar një shfaqje e njësive të mekanizuara të Ushtrisë Kroate, përfshirë automjete të reja luftarake.
“Përgatitjet për paradën ceremoniale ushtarake me rastin e 30-vjetorit të VRO Oluja janë në kulmin e tyre! Trajnimi intensiv i skalioneve të mekanizuara të Ushtrisë Kroate është duke u zhvilluar për spektaklin ushtarak që na pret më 31 korrik në Zagreb! Në paradë, do të keni mundësi të shihni më shumë se 500 automjete luftarake dhe jo-luftarake, përfshirë tanket luftarake Leopard që do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë në të ardhmen. Jeni të gjithë të mirëpritur në Zagreb më 31 korrik!”, shkroi ai Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq.

